Blog

  • Kuvendi mblidhet të enjten, tri projektligje në rend dite

    Kuvendi mblidhet të enjten, tri projektligje në rend dite

    Kuvendi mblidhet të enjten, tri projektligje në rend dite

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, duke filluar nga ora 12:00.

    Në mesin e pikave të propozuara për shqyrtim janë tri projektligje, të cilat pritet të kalojnë në lexim të parë.

    Bëhet fjalë për Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë, si dhe Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

    Deputetët do të shqyrtojnë edhe raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2025.

    Po ashtu, në rend dite janë përfshirë propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për zëvendësimin ose emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Seanca pritet të nisë të enjten, në orën 12:00.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Flick nuk dorëzohet pas dy humbjeve radhazi: Barcelona synon La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

    Flick nuk dorëzohet pas dy humbjeve radhazi: Barcelona synon La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

    Flick nuk dorëzohet pas dy humbjeve radhazi: Barcelona synon La Ligën dhe Ligën e Kampionëve

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk ka ndërmend të ndryshojë ambiciet e skuadrës, pavarësisht dy humbjeve të fundit ndaj Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

    Tekniku gjerman ka bërë të qartë se objektivat e klubit mbeten të njëjta: fitimi i La Ligës dhe Ligës së Kampionëve. Ai beson se Barcelona ka cilësinë e nevojshme për të luftuar për të dy trofetë.

    “Objektivat tona janë ta fitojmë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Jam i bindur se kemi cilësinë e nevojshme për t’ia dalë. Asgjë nuk ka ndryshuar pavarësisht humbjeve”, deklaroi Flick në konferencë për media.

    Ai pranoi se disfatat ndaj PSG-së dhe Real Madridit ishin zhgënjyese, por theksoi se skuadra duhet të përqendrohet te sfidat e ardhshme, pa u ndalur te rezultatet e kaluara.

    “Unë nuk dua të fokusohem te humbjet apo fitoret, por gjithmonë mendoj për ndeshjen e radhës”, u shpreh trajneri.

    Flick foli edhe për përballjen me Aston Villan në Ligën e Kampionëve, duke vlerësuar trajnerin Unai Emery dhe organizimin e skuadrës angleze.

    Synimi i Barcelonës, sipas tij, është ta përfundojë fazën e ligës në mesin e tetë ekipeve të para.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rasti i babait me të bijën në Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj 65-vjeçarit

    Rasti i babait me të bijën në Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj 65-vjeçarit

    Rasti i babait me të bijën në Gjilan, kërkohet paraburgim ndaj 65-vjeçarit

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj B.Demiri, i dyshuar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, i dyshuari është babai i viktimës 27-vjeçar dhe aktualisht ndodhet në ndalim prej 48 orësh.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 nëntor 2026, ndërsa Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, transmeton Klankosova.tv.

    Prokuroria ka bërë të ditur se kërkesën për caktimin e paraburgimit e ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Gjilan, Departamentin për Krime të Rënda, nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”, sipas nenit 173 të Kodit Penal të Kosovës.

    Prokuroria në koordinim me Policinë ka bërë të ditur se do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    27-vjeçari dhe foshnja e tij u gjetën pa shenja jete brenda shtëpisë, derisa nuk dihet ende se si ka ndodhur rasti./Klankosova.tv

  • Hoxhë Ladi: Ka ardhur koha që e xhumaja të jetë ditë pushimi në Kosovë e Shqipëri (VIDEO)

    Hoxhë Ladi: Ka ardhur koha që e xhumaja të jetë ditë pushimi në Kosovë e Shqipëri (VIDEO)

    Hoxhë Ladi: Ka ardhur koha që e xhumaja të jetë ditë pushimi në Kosovë e Shqipëri (VIDEO)

    Diskutimi për ditën e xhuma, pas një situate në Kuvendin Komunal të Prishtinës, është bërë temë edhe në rrjete sociale.

    Për këtë çështje u fol edhe sot në emisionin ‘Kosova Today’ në Klan Kosova, ku Hoxhë Ladi nga Shqipëria, ka kërkuar që dita e premte të jetë ditë pushimi, duke argumentuar se duhet të respektohen të drejtat fetare dhe parimi i laicitetit.

    “Të drejtat janë të drejta. Fjala laik do të thotë të respektohet ë gjitha fetë që janë, pra të respektohet. Dhe atëherë është prekur laiciteti. Po nuk është respektuar feja, që laiciteti e ka pikë kryesore, atëherë ku është laijka pastaj.  Nuk ka laike, atëherë kur nuk e respekton. Është e drejtë kushtetuese.

    Jo vetëm koha e xhumasë, unë mendoj që ka ardhur koha që dita e xhumasë të jetë ditë pushim komplet. Ashtu siç respektohet dita e shtunë për çifutët, dita e diel për të krishterët. Të ulen e të diskutojnë si ta gjejnë zgjidhjen.” – tha ai.

    Deklarata e tij shkaktoi menjëherë reagime në studio, të cilat mund t’i ndiqni në linkun e mëposhtëm.

  • Kurti dhe Shiroka-Pula bënë homazhe në 37-vjetorin e rënies të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

    Kurti dhe Shiroka-Pula bënë homazhe në 37-vjetorin e rënies të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me presidenten, Justina Shiroka Pula kanë bërë homazhe te varret e Afrim Zhitisë dhe të Fahri Fazliut, të cilët para 37 vjetëve ranë heroikisht në ballafaqim të armatosur e të pabarabartë me forcat e shtetit serbo-jugosllav.

    Kurti përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në vitet e 80’ta ishte dekada kur shqiptarët nën ish-Jugosllavi, përbënin 1/8 e popullsisë së gjithmbarshme, por rreth 80 për qind të të gjithë ish të burgosurve politikë ishin shqiptarë.

    “Në vitin 1989 i kishim Afrimin e Fahriun, e pesë vjet para tyre, në mes të viteve të 80-ta, e kishim Rexhep Malën e Nuhi Berishën. Ishin këto përballje në të cilat rënia heroike e veprimtarëve intelektualë dhe patriotëve idealistë, bëhej ngritje e vetëdijes dhe e organizimit të shqiptarëve. Ishte kjo dekada kur shqiptarët nën ish-Jugosllavi, përbënin 1/8 e popullsisë së gjithmbarshme, por rreth 80 për qind të të gjithë ish të burgosurve politikë ishin shqiptarë”, ka shkruar ai.

    Tutje Kurti tha se Afrimi e Fahriu, edhe punuan edhe luftuan, u angazhuan e kontribuuan, për çlirimin e Kosovës, për lirinë e popullit dhe për bashkimin e përparimin e tij.

    “Ata tani prehen të qetë së bashku me heronjtë tanë të tjerë, Ilir Konushevcin, doktor Hazir Malën, Agron Rrahmanin, Bahri Fazliun, e në mes të gjithë këtyre, simboli i qëndresës shqiptare, Bacë Adem Demaçi. Duke lartësuar Republikën dhe kombin tonë, duke mbrojtur integritetin territorial, duke ruajtur sovranitetin shtetëror, duke rritur ekonominë dhe forcuar ushtrinë, duke ju shërbyer qytetarëve e shoqërisë, ne ju përmbahemi idealeve të dëshmorëve të kombit”, ka shkruar ndër të tjera Kurti. /Telegrafi/

  • Çfarë të bëni në kopsht në nëntor, mbillni pemë frutore dhe bulbe, krasitni dhe mbroni bimët nga ngricat

    Çfarë të bëni në kopsht në nëntor, mbillni pemë frutore dhe bulbe, krasitni dhe mbroni bimët nga ngricat

    Edhe pse sezoni i kopshtit duket se ka mbaruar, nëntori është një muaj për mbjelljen, krasitjen dhe përgatitjen e tokës. Shoqëria Mbretërore Britanike e Hortikulturës (RHS) deklaron se tani është një kohë e mirë për të mbjellë pemë frutore dhe shkurre, për sa kohë që toka nuk është e ngrirë ose e mbushur me ujë.

    Ditët më të shkurtra dhe mëngjeset më të ftohta i kanë bërë shumë veta t’i vendosin mjetet e tyre deri në pranverë. Megjithatë, puna e bërë tani do ta bëjë më të lehtë fillimin e sezonit të ri dhe do t’i mbrojë bimët nga ngricat që do të vijnë.

    Mbjellja e pemëve frutore dhe gardheve

    Në këtë kohë të vitit, në çerdhe mund të gjeni fidanë të pemëve frutore, shkurreve dhe gardheve pa bar, domethënë me rrënjë të zhveshura. RHS këshillon që fidanë të tillë të mbillen sa më shpejt të jetë e mundur pas blerjes, në mënyrë që rrënjët e tyre të mos thahen. Për mbjellje, duhet të zgjidhni një ditë kur toka nuk është as e ngrirë dhe as shumë e lagësht.

    Llamba pranverore

    Nëntori është gjithashtu muaji për mbjelljen e bulbeve të pranverës në vazo dhe vazo. Ndër punët e listuara nga RHS për nëntorin dhe dhjetorin janë mbjellja e bulbeve, marrja e prerjeve, përgatitja e tokës dhe mbjellja e pemëve frutore, shkurreve dhe trëndafilave pa bar.

    Krasitja dhe ndarja e bimëve shumëvjeçare

    Kur pemët frutore lëshojnë gjethet, mund të fillojë krasitja dimërore. Në këtë kohë, ekspertët e RHS rekomandojnë gjithashtu heqjen dhe ndarjen e bimëve shumëvjeçare barishtore, krasitjen, marrjen e prerjeve dhe kujdesin për perimet dimërore. Duke i ndarë bimët shumëvjeçare të rritura, ato fitojnë vrull të ri dhe nga një bimë merren disa të reja.

    Mbrojtja e bimëve dhe mjeteve

    Para ngricave të para të forta, bimët e ndjeshme duhet të mbrohen, dhe ato në vazo duhet të zhvendosen në një vend të mbrojtur. RHS përfshin mbrojtjen e bimëve dhe mirëmbajtjen e veglave në nëntor. Veglat duhet të pastrohen, të thahen dhe të ruhen në një vend të thatë, në mënyrë që të jenë gati për pranverën.

  • Ten Hag criticises Ronaldo: His career ended after leaving you

    The Dutch coach, who led Ronaldon for a short period in Manchester United, praised his qualities and place in football history but claimed that Portuguese has failed to reveal his potential in recent years.

    Cristiano Ronaldo belongs to the world football elite, but the reality is that in the last seven or eight years, he has failed to deliver his maximum. From the time of Juvenus, it was all over. When Real Madrid allowed him to leave, he was already on the decline, Ten Hagg said in an interview. ESPN.

    Ronaldo left Real Madrid in 2018 and then played for Juvenus, Manchester United, and Al-Nasr. With the Italian team’s fanele, 101 goals were achieved in 134 presentations, while the return of Manchester United scored 27 goals in 54 matches.

    In Saudi Arabia, with Al-Nasr, Portuguese has continued to score regularly, implementing 132 goals in 154 presentations, according to data published by the Tuttomercat. O WEB.

    Despite Ten Hagg’s criticism, Ronaldo continues to aim for 1,000 career goals.

    Source Layer: RTKLive

  • Ten Hag kritikon Ronaldon: Karriera e tij përfundoi pas largimit nga Juve

    Ten Hag kritikon Ronaldon: Karriera e tij përfundoi pas largimit nga Juve

    Trajneri holandez, i cili e drejtoi Ronaldon për një periudhë të shkurtër në Manchester United, vlerësoi lart cilësitë dhe vendin e tij në historinë e futbollit, por pretendoi se portugezi nuk ka arritur më ta shfaqë potencialin e tij në vitet e fundit.

    “Cristiano Ronaldo i përket elitës së futbollit botëror, por realiteti është se në shtatë apo tetë vitet e fundit nuk ka arritur ta japë maksimumin e tij. Që nga koha te Juventusi, gjithçka kishte përfunduar. Kur Real Madridi e lejoi të largohej, ai tashmë ishte në rënie”, deklaroi Ten Hag në një intervistë për “ESPN”.

    Ronaldo u largua nga Real Madridi në vitin 2018 dhe më pas luajti për Juventusin, Manchester Unitedin dhe Al-Nassr. Me fanellën e skuadrës italiane realizoi 101 gola në 134 paraqitje, ndërsa në rikthimin te Manchester United shënoi 27 gola në 54 ndeshje.

    Në Arabinë Saudite, me Al-Nassr, portugezi ka vazhduar të shënojë rregullisht, duke realizuar 132 gola në 154 paraqitje, sipas të dhënave të publikuara nga TuttomercatoËEB.

    Pavarësisht kritikave të Ten Hagut, Ronaldo vazhdon të synojë arritjen e shifrës prej 1.000 golash në karrierë.

    Burimi: RTKLive

  • Major floods in Rhodes, Greece, cars seized by water flow, schools closed

    A new wave of bad weather has swept through several areas of Greece, where heavy rainfall and storms are expected to continue during Monday and Tuesday, mainly in the western part of the country and the islands of the eastern Aegean.

    The most problematic situation has been recorded on the island of Rhodes, where intense rainfall during the early hours of Monday caused floods and significant damage, especially in villages in the eastern part of it.

    Especially strong phenomena were recorded overnight when the water flooded the streets and created dangerous conditions for the residents.

    The area of Arandangelos was among the most affected, for getting out of a riverbed turned roads into powerful streams of water.

    As a result, several vehicles were seized from the water flow, while significant damage was reported to shops and other business facilities.

    In the face of the situation, emergency teams and responsible services have launched interventions to cope with the consequences of floods.

    In parallel, it is working on cleaning and restoring the road network to function, with the aim of normalising circulation and ensuring safety of residents.

    At the same time, with local authorities’ decision, schools in Arkangelos municipal units and Afantou in Rhodes will remain closed Monday due to poor weather conditions.

    The decision has been made for preventive reasons, with top priority the safety of students and teachers, as well as the avoidance of unnecessary travel in current weather conditions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arrest for domestic violence, Mitrovica Hospital Director Gzim Berisha suspended

    Mitrovica General Hospital Director Gzim Berisha has been temporarily suspended from work following the arrest and appointment of house arrest against him.

    The decision to suspend Berisha has entered into force on November 2nd 2026 and will remain in force until a new decision is made concerning his working status.

    News of the Signal Journal has confirmed the spokeswoman for the Kosovo Clinical and University Hospital Service ( KESKUK), Mirlinda Qyqalla. She has made it known that the move has been taken because of Berisha’s keeping in custody, given the Constitutional Court Act in Pristina.

    According to Qyqalla, the SHSKUK will act in accordance with legal decisions and procedures in force.

    Meanwhile, the Constitutional Court in Pristina has assigned Gzim Berisha the move to house arrest for a month, under suspicion of carrying out criminal work APUhuna in the family.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal