Blog

  • Di Canio për Amorim: Po bën atë që nuk iu lejua te Man Unitedi

    Di Canio për Amorim: Po bën atë që nuk iu lejua te Man Unitedi

    Duke folur në emisionin “Sky Calcio Club”, pas përfundimit të ndeshjeve të javës në Serie A, Di Canio theksoi se Amorim te Milani po arrin të zbatojë idetë që nuk pati mundësi t’i realizonte gjatë aventurës së tij në Angli.

    “Amorim te Milani po bën atë që dëshironte të bënte te Manchester Unitedi, por që nuk iu lejua. Ai po përpiqet të gjejë ekuilibrin e duhur dhe ka afruar futbollistë që kanë kapacitet të madh fizik dhe janë të aftë të vrapojnë shumë”, deklaroi Di Canio.

    Analisti italian u ndal edhe te paraqitjet e Diego Moreiras, duke vlerësuar profesionalizmin, seriozitetin dhe guximin e tij në fushën e lojës.

    “Profesionalizmi, serioziteti dhe guximi i tij janë befasues. Ai po shndërrohet në një futbollist vendimtar, gjë që e ka dëshmuar edhe në minutat që ka pasur në dispozicion. Vrapon vazhdimisht në të dy drejtimet dhe nuk ka probleme me këtë aspekt të lojës”, u shpreh ai.

    Në fund, Di Canio vlerësoi se investimi i bërë për Moreiran po dëshmon se ka qenë i qëlluar, si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen e klubit italian.

    Burimi: RTKLive

  • Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale

    Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale

    Ndryshimet e reja pritet të zbatohen në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, kur qytetarët do të votojnë për kryetarët dhe këshillat e 46 bashkive. Ndërkohë, 12 qarqet ekzistuese do të mbeten të pandryshuara.

    Në dekretin e Presidentit, në mbështetje të nenit 84, pika 1, dhe nenit 93 të Kushtetutës, shpallet ligji nr. 100/2026, “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

    Sipas ndarjes së re, 33 bashki do të mbeten të pandryshuara, ndërsa 28 të tjera do të përfshihen në procesin e riorganizimit territorial. Në këtë kuadër, 15 bashki do të humbasin statusin e tyre dhe do të përfshihen në njësi më të mëdha vendore.

    Bashkitë që parashikohet të bashkohen janë Fushë-Arrëzi, Klosi, Rrogozhina, Dimali, Poliçani, Patosi, Divjaka, Selenica, Maliqi, Këlcyra, Memaliaj, Libohova, Cërriku, Belshi dhe Përrenjasi.

    Konkretisht, Fushë-Arrëzi do t’i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Në qarkun e Beratit, Dimal dhe Poliçan do të bashkohen me Beratin.

    Në qarkun e Elbasanit, Cërriku dhe Belshi do t’i bashkohen bashkisë Elbasan, ndërsa Përrenjasi do të bashkohet me Librazhdin. Në qarkun e Fierit, Patosi do të përfshihet në bashkinë Fier dhe Divjaka në bashkinë Lushnjë.

    Me organizimin e ri, territori do të ndahet në 46 bashki, 71 qytete përbërëse dhe 387 njësi administrative. Çdo bashki do të ketë një kryetar, një këshill bashkiak, një administratë dhe një buxhet të vetëm, ndërsa qytetet do të kenë rol në koordinimin administrativ dhe organizimin e shërbimeve.

    Reforma synon përmirësimin e administrimit të territorit, menaxhimin e financave dhe ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët, si dhe forcimin e autonomisë financiare të pushtetit vendor dhe rritjen e kapaciteteve administrative.

    Sipas argumentimit të reformës, riorganizimi synon gjithashtu përshtatjen e ndarjes territoriale me ndryshimet demografike dhe kërkesat e procesit të integrimit.

    Burimi: RTKLive

  • Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt vazhdon mbledhjen pa praninë e mediave

    Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt vazhdon mbledhjen pa praninë e mediave

    Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës ka mbyllur mbledhjen për media gjatë shqyrtimit të pikës “të ndryshme”.

    Gjatë mbledhjes, deputeti Eman Rrahmani ka propozuar që anëtarët e komisionit të zhvillojnë një vizitë te familja e Arlinda Zekës.

    Ndërkaq, deputetja e LDK-së ka thënë se vendimi për një vizitë të tillë duhet t’i lihet familjes, duke respektuar vullnetin e saj për të vendosur se kur dëshiron t’i takojë deputetët.

    Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt

    Burimi: Dukagjini

  • Haradinaj bën homazhe në nderim të Afrim Zhitës dhe Fahri Fazliut: Atdhetarë që ranë për çlirimin e Kosovës

    Haradinaj bën homazhe në nderim të Afrim Zhitës dhe Fahri Fazliut: Atdhetarë që ranë për çlirimin e Kosovës

    Haradinaj bën homazhe në nderim të Afrim Zhitës dhe Fahri Fazliut: Atdhetarë që ranë për çlirimin e Kosovës

    Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim të veprimtarëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët i ka cilësuar si pjesë të brezit të hershëm të lëvizjeve për liri.

    Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Zhitia dhe Fazliu ishin atdhetarë që ranë për çlirimin e Kosovës dhe se jeta e vepra e tyre motivuan brezat që në fund të shekullit të kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës çlirimtare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Andreas Almgren triumphs in New York Marathon

    The 31-year-old Swedish athlete crossed the finish line with a time of 2 hours, 6 minutes and 1 second, marking a remarkable success in one of the world’s most prestigious athletic races.

    The triumph is of even greater value in view of the fact that Almgren had never previously competed at a distance of 42,195 miles [42,195 km].

    The year 2026 has been particularly successful for Swedish. In September, he established a European record in the semi-marathon, while at the European Athletics Championship, held in August, he won the gold medal in the 10,000m event.

    After Almgren, Italian Yemaneberhan Crisppa was ranked second, which finished the race only 13 seconds later than the winner.

    Podium was completed by Lesotho athlete Kamohello Mofolo, who passed the finish 12 seconds after Crispas.

    Thus, the debut in the distance of the marathon became an unforgettable triumph for Almgren, who once again confirmed his potential in the international arena of athletics.

    Source Layer: RTKLive

  • Andreas Almgren triumfon në Maratonën e New Yorkut

    Andreas Almgren triumfon në Maratonën e New Yorkut

    Atleti suedez, 31-vjeçar, kaloi i pari vijën e finishit me kohën prej 2 orë, 6 minuta e 1 sekondë, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në njërën prej garave më prestigjioze të atletikës botërore.

    Triumfi merr vlerë edhe më të madhe duke pasur parasysh se Almgren nuk kishte garuar më parë në distancën prej 42.195 kilometrash.

    Viti 2026 ka qenë veçanërisht i suksesshëm për suedezin. Në shtator, ai vendosi rekord evropian në gjysmëmaratonë, ndërsa në Kampionatin Evropian të Atletikës, të zhvilluar në gusht, fitoi medaljen e artë në garën e 10 mijë metrave.

    Pas Almgrenit, në vendin e dytë u rendit italiani Yemaneberhan Crippa, i cili e përfundoi garën vetëm 13 sekonda më vonë se fituesi.

    Podiumi u kompletua nga atleti i Lesothos, Kamohelo Mofolo, që kaloi finishin 12 sekonda pas Crippas.

    Kështu, debutimi në distancën e maratonës u shndërrua në një triumf të paharrueshëm për Almgrenin, i cili konfirmoi edhe një herë potencialin e tij në arenën ndërkombëtare të atletikës.

    Burimi: RTKLive

  • Haradinaj kujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Ranë për çlirimin e Kosovës

    Haradinaj kujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Ranë për çlirimin e Kosovës

    Haradinaj kujton Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun: Ranë për çlirimin e Kosovës

    Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë e kombit, Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun, duke vlerësuar kontributin e tyre në lëvizjet e hershme për lirinë e Kosovës.

    Përmes një postimi, Haradinaj ka thënë se Zhitia dhe Fazliu i përkasin brezit të atdhetarëve që sakrifikuan jetën për çlirimin e vendit.

    “Heronjtë e kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu i takojnë brezit të hershëm të lëvizjeve për liri, i atdhetarëve që ranë për çlirimin e Kosovës. Afrimi e Fahriu janë atdhetarët e hershëm që me jetën dhe veprën e tyre motivuan brezat që në fundshekullin e kaluar t’i japin fund robërisë përmes luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

  • Liverpooli shenjëstron dy mbrojtës

    Liverpooli shenjëstron dy mbrojtës

    Liverpooli shenjëstron dy mbrojtës

    Liverpooli po planifikon përforcimin e qendrës së mbrojtjes dhe ka vënë në shënjestër dy futbollistë.

    Murillon e Nottingham Forestit dhe Nico Schlotterbeckun e Borussia Dortmundit.

    Drejtuesit e klubit anglez synojnë të sigurojnë një mbrojtës të nivelit të lartë, duke menduar edhe për pasardhësin e Virgil van Dijkut.

    Schlotterbecku, 26-vjeçar, ka spikatur me paraqitjet e tij te Dortmundi, ndërsa Murillo, 24-vjeçar, është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes së Nottingham Forestit.

    Sipas raportimeve në mediat britanike, të dy mbrojtësit janë në planet e Liverpoolit, që mund të ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e njërit prej tyre./Klankosova.tv

  • Belgjikë, Luksemburg dhe tani edhe në Suedi – sulme të tjera kibernetike në sistemet e ftohjes së supermarketeve evropiane

    Belgjikë, Luksemburg dhe tani edhe në Suedi – sulme të tjera kibernetike në sistemet e ftohjes së supermarketeve evropiane

    Ahold Delhaize dhe Colruyt njoftuan të hënën se një incident në sistemet e teknologjisë së informacionit, i ndodhur gjatë natës, preku frigoriferët dhe ngrirësit në dhjetëra dyqane në Belgjikë dhe Luksemburg.

    Ndërkohë, rrjetet suedeze të supermarketeve ICA dhe Coop raportuan rritje të ngjashme të temperaturave, ku njëri prej dyqaneve e cilësoi ngjarjen si sulm kibernetik, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Këto incidente pasojnë një sulm të ndodhur në Francë muajin e kaluar, gjatë të cilit, sipas policisë, hakerët morën kontrollin e njësive ftohëse në qindra supermarkete.

    Kjo çoi në rritjen e temperaturave deri në 50 gradë Celsius (122 gradë Fahrenheit), duke shkaktuar zjarre dhe humbje të produkteve ushqimore.

    Muajin e kaluar, Ahold raportoi gjithashtu një incident të sigurisë kibernetike pranë policisë holandeze, pasi kishte konstatuar aktivitete të dyshimta në infrastrukturën e saj.

    Zëdhënësja e zinxhirit të supermarketeve Delhaize, Sarah De Meester, deklaroi se të hënën u vërejtën rritje të temperaturave në sistemet e ftohjes. Kompania është duke hetuar incidentin.

    Stephan Moelans, drejtori ekzekutiv i kompanisë belge të sistemeve të ftohjes “Sabcobel” – e cila menaxhon sistemet e Delhaize – i tha agjencisë së lajmeve “Belga” se bëhej fjalë për një sulm kibernetik, ku avulluesit e njësive ftohëse ishin kaluar në modalitetin e shkrirjes (defrost).

    Zyra e Moelans nuk pranoi të komentonte kur u kontaktua nga agjencia “Reuters”.

    Një zëdhënës i “Colruyt Group” – i cili operon dyqanet “Spar” në Belgjikë përmes një sistemi franshize – bëri të ditur se sistemet e ftohjes në pesë dyqane ishin vënë në shënjestër të sulmit.

    Nga frigoriferët dhe sistemet e ngrohjes e deri te kamerat e sigurisë dhe rrjetet e alarmit, një gamë gjithnjë e më e gjerë pajisjesh – që dikur ishin kryesisht mekanike – tashmë mund të monitorohen dhe kontrollohen nga distanca, duke krijuar mundësi të reja për kriminelët kibernetikë.

    Autoritetet nuk kanë dhënë detaje se kush mund të qëndrojë pas incidenteve të muajit të kaluar dhe askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këto ngjarje. /Telegrafi/

  • Katër prona për banim në Prishtinë - përzgjedhja e kësaj jave

    Katër prona për banim në Prishtinë – përzgjedhja e kësaj jave

    Nga banesat në zona të njohura të kryeqytetit te shtëpitë familjare afër Prishtinës, përzgjedhja e kësaj jave sjell katër alternativa me sipërfaqe dhe karakteristika të ndryshme.

    Banesë 68.41m² në Bregun e Diellit

    Për ata që kërkojnë banesë funksionale në një zonë të konsoliduar, kjo pronë prej 68.41m² në Bregun e Diellit ofron dy dhoma gjumi, qëndrim ditor, kuzhinë, banjo dhe ballkon.

    Ngrohja realizohet përmes Termokos, ndërsa prona ka qasje përmes rampës dhe mundësi për vendparkim. Çmimi i shitjes është 198,000 euro.

    Shtëpi 235m² në Lagjja Jonë

    Nëse po kërkoni më shumë hapësirë për familjen, kjo shtëpi prej 235m² në Lagjja Jonë, Çagllavicë përfshin katër dhoma gjumi, tri banjo, qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari dhe depo.

    Lokacioni afër Prishtinës dhe organizimi i brendshëm e bëjnë pronën të përshtatshme për banim familjar. Çmimi është 305,500 euro.

    Banesë 122.59m² te Qafa

    Për ata që preferojnë një pronë më afër qendrës, kjo banesë prej 122.59m² te Qafa ofron hapësirë të bollshme dhe organizim të përshtatshëm për familje.

    Banesa ka tri dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe ballkon, ndërsa ndërtesa është e pajisur me ashensor dhe ofron mundësi për vendparkim.

    Banesë 82.5m² në Lagjen Kodrina

    Një tjetër alternativë e kësaj jave është banesa prej 82.5m² neto në Lagjen Kodrina, me dy dhoma gjumi, dy banjo dhe ballkon.

    Ndërtesa ka ashensor, ndërsa prona ofron edhe garazh dhe vendparkim. Banesa ofrohet për shitje me çmim prej 143,000 euro.

    Katër pronat e kësaj jave sjellin alternativa për kërkesa të ndryshme, nga banesa më kompakte në qytet te shtëpitë me më shumë hapësirë për familjen.

    Nëse edhe ju jeni në kërkim të një prone për banim, më shumë oferta për shitje dhe qira mund t’i gjeni në Telegrafi Real Estate.