Blog

  • SHGM: Koha nuk guxon ta zëvendësojë drejtësinë për sulmet ndaj gazetarëve

    SHGM: Koha nuk guxon ta zëvendësojë drejtësinë për sulmet ndaj gazetarëve

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), me rastin e 2 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Dhënien Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, rikujton se pa reagim efikas institucional dhe drejtësi në kohë, çdo sulm i pandëshkuar ndaj gazetarëve përbën kërcënim për lirinë e mediave dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

    “Siguria e gazetarëve nuk është vetëm çështje e sigurisë personale të punonjësve mediatikë, por edhe parakusht për gazetari të lirë dhe profesionale. Kur gazetarët përballen me kërcënime, dhunë, presione apo sulme të organizuara në internet, ndërsa autorët nuk përballen me pasoja, krijohet një atmosferë frike dhe përcillet mesazhi se sulmet ndaj punonjësve mediatikë mund të mbeten të pandëshkuara”.

    “SHGM gjatë viteve të fundit ka evidentuar disa përparime pozitive në reagimin institucional, veçanërisht në disa nga rastet më të fundit të sulmeve fizike. Megjithatë, pandëshkueshmëria dhe zvarritja e procedurave vazhdojnë të mbeten probleme serioze. Disa raste prej vitesh nuk kanë marrë zgjidhje përfundimtare, ndërkohë që po shtohen kërcënimet në internet, ngacmimet dhe fushatat për diskreditimin e gazetarëve, veçanërisht të gazetareve”, thonë nga SHGM.

    Ata presin që Ministria e Punëve të Brendshme, Prokuroria Publike dhe gjykatat të veprojnë në kohë, në mënyrë të koordinuar dhe efikase në të gjitha rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

    “Reagimi institucional nuk guxon të përfundojë vetëm me denoncimin e rastit apo nisjen e hetimeve. Ai duhet të çojë në zbardhjen e fakteve, identifikimin e autorëve dhe sanksionimin e tyre të duhur në përputhje me ligjin. Është veçanërisht e rëndësishme që dhuna digjitale të mos trajtohet si një formë më pak serioze e sulmit. Kërcënimet përmes rrjeteve sociale, fushatat e organizuara për diskreditim dhe gjuha e urrejtjes mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e gazetarëve dhe gatishmërinë e tyre për të raportuar lirshëm në interes të publikut”.

    “Më 2 nëntor, SHGM rikujton se koha nuk guxon ta zëvendësojë drejtësinë. Çdo sulm i pazbardhur nuk është thjesht një rast i pazgjidhur, por edhe një sinjal i mundshëm për autorët e ardhshëm se dhuna ndaj gazetarëve mund të mbetet pa pasoja. Presim rezultate të matshme nga Komiteti Kombëtar”.

    “Në këtë kontekst, SHGM përshëndet vendimin për formimin e Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Gazetarëve, në të cilin parashihet të marrë pjesë edhe SHGM. Komiteti duhet të shërbejë si mundësi për koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve dhe komunitetit mediatik, por edhe për përmirësimin sistematik të sigurisë së gazetarëve”.

    “Megjithatë, për SHGM-në, vlera e tij do të matet vetëm përmes rezultateve konkrete. Plani Kombëtar i Veprimit duhet të përmbajë detyrime të qarta, afate dhe tregues të matshëm për institucionet, si dhe një mekanizëm për ndjekjen dhe raportimin e rregullt të zbatimit të tij. Vetëm në këtë mënyrë Komiteti mund të shndërrohet në një mekanizëm efikas dhe jo të mbetet thjesht një organ formal koordinues”.

    “SHGM vlerëson se në këtë proces është e domosdoshme përfshirja aktive e Prokurorisë Publike dhe e gjyqësorit, pasi pa pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë nuk mund të sigurohet një përgjigje e plotë institucionale ndaj sulmeve kundër gazetarëve. Mbrojtja nuk përfundon me reagimin e policisë. Ajo nënkupton veprim në kohë nga prokuroria dhe zgjidhje efikase gjyqësore”, thonë nga SHGM.

  • Tahiri: The next session is held Thursday at 12: 00 p.m.

    The next session of the Kosovo Assembly will be held Thursday, at 12:00, while the energy and failures debate in this sector is postponed for next week.

    So has the head of the Alliance’s Parliamentary Group, Besnik Tahiri, announced after the meeting where he has been discussed continuing the work of the Parliament.

    It was decided that the next session will be held Thursday at 12: 00 p.m. The debate on energy and failures that have occurred agreed not to take place this week, but to be postponed for next week. The energy discussion, indeed, is a discussion on life, Tahiri said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Tahiri: Seanca e radhës mbahet të enjten në orën 12:00

    Tahiri: Seanca e radhës mbahet të enjten në orën 12:00

    Tahiri: Seanca e radhës mbahet të enjten në orën 12:00

    Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, në orën 12:00, ndërsa debati për energjinë dhe dështimet në këtë sektor është shtyrë për javën e ardhshme.

    Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes ku është diskutuar për vazhdimin e punimeve të Kuvendit.

    “U vendos që seanca e radhës të mbahet të enjten, në orën 12:00. Debati për energjinë dhe dështimet që kanë ndodhur u dakordua të mos mbahet këtë javë, por të shtyhet për javën e ardhshme. Diskutimi për energjinë, në të vërtetë, është diskutim për jetën”, tha Tahiri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Disrecognition is the greatest character ugliness, Leonora Jakupi with stinging messages

    The renowned singer Leonora Jakupi has called attention to a post published in Instastery, through which she has conveyed a message of ingratitude.

    Disthankfulness is the greatest character fuck!

    The singer has given no further details, nor has she mentioned any names, leaving it unclear on whom the message is addressed.

    Its post has intrigued the followers, while it remains to be seen whether Jakupi will provide more details about why he was moved to publish this message.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Mosmirënjohja është fukarallëku më i madh i karakterit”, Leonora Jakupi me mesazh thumbues

    “Mosmirënjohja është fukarallëku më i madh i karakterit”, Leonora Jakupi me mesazh thumbues

    “Mosmirënjohja është fukarallëku më i madh i karakterit”, Leonora Jakupi me mesazh thumbues

    Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka tërhequr vëmendjen me një postim të publikuar në InstaStory, përmes të cilit ka përcjellë një mesazh për mosmirënjohjen.

    “Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh i karakterit!!!”, ka shkruar ajo.

    Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera dhe as nuk ka përmendur ndonjë emër, duke lënë të paqartë se kujt i drejtohet mesazhi.

    Postimi i saj ka nxitur kureshtje te ndjekësit, ndërsa mbetet të shihet nëse Jakupi do të japë më shumë detaje për arsyen që e shtyu ta publikojë këtë mesazh.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nyla Jean MVP e javës, kjo është pesëshja më e mirë në Superligën e Femrave

    Nyla Jean MVP e javës, kjo është pesëshja më e mirë në Superligën e Femrave

    Jean ishte ndër më të dalluarat në parket në derbin kundër Peja 03, duke e përfunduar ndeshjen me 21 pikë, tetë kërcime dhe pesë asistime, me indeksin 25. Paraqitja e saj i siguroi çmimin e lojtares më të vlefshme të javës.

    Në pesëshen më të mirë janë përfshirë edhe dy basketbolliste të Bashkimit, si dhe nga një përfaqësuese e Trepçës dhe Pejës 03.

    Miyu Mizukawa e Trepçës realizoi 28 pikë, tri kërcime dhe dy asistime, duke regjistruar indeksin 28.

    Brittiney Seymour e Pejës 03 kontribuoi me tetë pikë, 11 kërcime dhe katër asistime, duke e mbyllur ndeshjen me indeksin 25.

    Në mesin e më të mirave u përfshi edhe Aulona Muhadri e Bashkimit, e cila regjistroi gjashtë pikë, tetë kërcime dhe katër asistime, me indeksin 15 të efiçiencës.

    Pesëshen më të mirë e kompleton Enisa Kamerolli, po ashtu e Bashkimit, me 13 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime, duke regjistruar indeksin 10.

    Top 5 – Superliga e Femrave

    Nyla Jean (Bashkimi) – MVP: 21 pikë, 8 kërcime, 5 asistime, 25 indeksi

    Miyu Mizukawa (Trepça): 28 pikë, 3 kërcime, 2 asistime, 28 indeksi

    Brittiney Seymour (Peja 03): 8 pikë, 11 kërcime, 4 asistime, 25 indeksi

    Aulona Muhadri (Bashkimi): 6 pikë, 8 kërcime, 4 asistime, 15 indeksi

    Enisa Kamerolli (Bashkimi): 13 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, 10 indeksi

    Burimi: RTKLive

  • Connor Withers fiton çmimin MVP i javës së shtatë

    Connor Withers fiton çmimin MVP i javës së shtatë

    Basketbollisti i skuadrës therandase e përfundoi ndeshjen me 16 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, duke regjistruar indeksin 33. Me këtë paraqitje, Withers u dallua si një nga lojtarët më të mirë të javës dhe fitoi çmimin e më të vlefshmit (MVP).

    Në pesëshen më të mirë të javës së shtatë janë përfshirë edhe basketbollistë të Bashkimit, Vëllaznimit, Borës dhe Trepçës, të cilët u dalluan me paraqitjet e tyre individuale.

    Divine Myles i Bashkimit kontribuoi me 23 pikë, një kërcim dhe nëntë asistime, duke regjistruar indeksin 26.

    Kentrell Pullian i Vëllaznimit realizoi 27 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime, me indeksin 35, duke qenë një nga basketbollistët më të dalluar të kësaj xhiroje.

    Muhamedali Janjeva i Borës vazhdoi me paraqitje të mira, duke shënuar 23 pikë, dy kërcime dhe dy asistime, me indeksin 19.

    Ndërkohë, Drilon Hajrizi i Trepçës kompletoi pesëshen më të mirë me 13 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, duke regjistruar indeksin 18.

    Top 5

    Connor Withers (Golden Eagle Ylli) – 16 pikë, 7 kërcime, 7 asistime, 33 indeksi (MVP)

    Divine Myles (Bashkimi) – 23 pikë, 1 kërcim, 9 asistime, 26 indeksi

    Kentrell Pullian (Vëllaznimi) – 27 pikë, 6 kërcime, 6 asistime, 35 indeksi

    Muhamedali Janjeva (Bora) – 23 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 19 indeksi

    Drilon Hajrizi (Trepça) – 13 pikë, 6 kërcime, 4 asistime, 18 indeksi

    Burimi: RTKLive

  • OJQ-të në Gjakovë protestojnë kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre

    OJQ-të në Gjakovë protestojnë kundër vrasjes së grave dhe dhunës ndaj tyre

    Ideal Zhavel, përfaqësues i OJQ-së “Activism Root”, tha se qëllimi i protestës ishte ngritja e zërit dhe kërkimi i përgjegjësisë nga institucionet përkatëse, duke theksuar se kanë kaluar tetë ditë nga vrasja e Arlinda Zekajt dhe ende nuk janë ndërmarrë masat e duhura ndaj përgjegjësve kryesorë.

    Ndërkaq, Dorina Babuni Krelani, përfaqësuese e OJQ-së “Medika”, tha se protesta, përveç kërkesës për përgjegjësi institucionale, ishte edhe thirrje për gjithë shoqërinë që të angazhohet më shumë në çdo mjedis shoqëror për parandalimin e kësaj dukurie shqetësuese.

    Burimi: RTKLive

  • Prada i thotë jo inteligjencës artificiale: Fushata e Krishtlindjeve realizohet me laps dhe letër

    Prada i thotë jo inteligjencës artificiale: Fushata e Krishtlindjeve realizohet me laps dhe letër

    Shtëpia e njohur italiane e modës Prada ka zgjedhur një qasje ndryshe për fushatën e saj të Krishtlindjeve 2026, duke vënë në qendër krijimtarinë njerëzore dhe animacionin tradicional, në një kohë kur inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në industrinë e reklamave.

    Fushata e titulluar “Drawing Prada: Animated By Hand” kombinon pamjet filmike me ilustrime dhe personazhe të animuara me dorë, duke krijuar një atmosferë përrallore dimërore.

    Për realizimin e saj, Prada ka angazhuar animatorin e njohur John Pomeroy, i cili ka drejtuar një ekip artistësh që kanë vizatuar çdo kuadër me teknika tradicionale, duke përdorur lapsin dhe letrën.

    Në fushatë shfaqen aktorë të njohur si Sadie Sink, Maya Hawke, Chen Haoyu, Luther Ford dhe Kelvin Harrison Jr. Pamjet fotografike janë realizuar nga fotografi Glen Luchford.

    Skenat përfshijnë kafshë të animuara, peizazhe dimërore dhe elemente të koleksionit të Prada-s, të ndërthurura me personazhet realë në një botë imagjinare.

    Pomeroy, i njohur për punën e tij në produksione të animuara të Disney-t, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së teknikave tradicionale dhe vlerën që ka prekja njerëzore në krijimtarinë artistike.

    Vendimi i Prada-s vjen në një periudhë kur përdorimi i inteligjencës artificiale në reklama po shtohet, ndërsa industria kreative po përballet me debate mbi të ardhmen e artistëve dhe animatorëve.

    Me këtë fushatë, marka italiane sjell një mesazh të qartë: teknologjia mund të zhvillohet, por krijimtaria dhe puna e artistit njerëzor vazhdojnë të kenë një vlerë të veçantë.

    Burimi: Dukagjini

  • Deputeti i LVV-së, Musliu: Vajzat duhet të kenë të drejtë në pronë njësoj si djemtë

    Deputeti i LVV-së, Musliu: Vajzat duhet të kenë të drejtë në pronë njësoj si djemtë

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu ka bërë thirrje për barazi gjinore në familje, duke theksuar se vajzat duhet të gëzojnë të drejta të barabarta në pronën familjare, ashtu si djemtë.

    Ai ka kritikuar mentalitetin tradicional, sipas të cilit prindërit investojnë më shumë në të ardhmen e djemve, duke u blerë vetura, duke u ndërtuar shtëpi apo duke u siguruar banesa, ndërsa vajzat shpesh nuk përfshihen në të njëjtat përfitime.

    Musliu ka theksuar se vajzat dhe djemtë janë të barabartë në familje dhe se prindërit duhet të tregojnë të njëjtin përkushtim ndaj të dy palëve, edhe kur bëhet fjalë për trashëgiminë dhe sigurimin e pronës.

    “Ju femnat duhet me pas pronë. Babës kur ia fal Zoti vajzën, ai duhet me mendu për pronën e saj sikur për djalin”, ka deklaruar ai.

    Në këtë kontekst, deputeti ka përmendur edhe një thënie profetike, përmes së cilës ka vënë në pah rëndësinë e rritjes së vajzave me dinjitet, kujdes dhe përkushtim.

    “Madje, Pejgamberi ka thënë se kush i rrit dy vajza me nderë, e ka xhenetin e sigurt”, ka thënë Musliu. /Telegrafi/