Blog

  • Cyrihu renditet qyteti i dytë më i sigurt në botë, pas Montrealit

    Cyrihu renditet qyteti i dytë më i sigurt në botë, pas Montrealit

    Cyrihu është renditur në vendin e dytë në listën e qyteteve më të sigurta në botë për vitin 2027, sipas një klasifikimi të publikuar nga kompania amerikane e sigurimeve të udhëtimit Berkshire Hathaway Travel Protection.

    Qyteti zviceran është ngjitur një pozitë krahasuar me vitin e kaluar, duke u renditur pas Montrealit të Kanadasë.

    Sipas raportimit të mediumit zviceran JournalPlus, renditja përfshin 38 qytete të njohura për udhëtarët amerikanë dhe bazohet në përvojat e turistëve, si dhe në disa indekse ndërkombëtare të sigurisë.

    Pas Montrealit dhe Cyrihut, në tri vendet e para renditet Amsterdami, ndërsa në listë pasojnë Tokio dhe Reykjaviku, transmeton Telegrafi.

    Në mesin e 15 qyteteve më të sigurta për vitin 2027 janë edhe Oslo, Singapori, Venediku, Sidnei, Dublini dhe Kopenhaga.

    Një ndër arsyet që e kanë ndihmuar Cyrihun të arrijë këtë pozitë janë vlerësimet për sigurinë në transportin publik, sigurinë në lagje dhe nivelin e ulët të krimeve të dhunshme.

    Qyteti zviceran ka marrë vlerësime të larta edhe në kategoritë që lidhen me sigurinë nga terrorizmi dhe kujdesin shëndetësor.

    Sipas metodologjisë së publikuar nga Berkshire Hathaway Travel Protection, hulumtimi është realizuar me më shumë se 1,500 udhëtarë amerikanë, të cilët kanë vlerësuar qytetet që i kanë vizituar.

    Rezultatet janë plotësuar me të dhëna nga Numbeo, The Economist dhe GeoSure Global.

    Megjithatë, JournalPlus thekson se kjo renditje nuk duhet të konsiderohet si statistikë zyrtare e kriminalitetit, pasi një pjesë e vlerësimit bazohet në perceptimet dhe përvojat personale të udhëtarëve.

    Për krahasim, në renditjen e vitit 2026, Cyrihu ishte në vendin e tretë, ndërsa këtë vit ka avancuar në pozitën e dytë, duke u bërë një nga destinacionet më të vlerësuara për sigurinë e udhëtarëve në nivel ndërkombëtar./Telegrafi/

  • Gjermania lehtëson njohjen e diplomave shëndetësore, përfitojnë edhe profesionistët nga Kosova

    Gjermania lehtëson njohjen e diplomave shëndetësore, përfitojnë edhe profesionistët nga Kosova

    Nga 1 nëntori 2026 kanë hyrë në fuqi rregullat e reja në Gjermani për përshpejtimin e njohjes së diplomave të huaja në profesionet shëndetësore.

    Ndryshimet prekin edhe mjekët, stomatologët, farmacistët dhe mamitë nga Kosova që synojnë të punojnë në shtetin gjerman.

    Sipas Qeverisë Federale Gjermane, reforma synon të reduktojë burokracinë dhe të përshpejtojë procedurat për profesionistët e diplomuar jashtë Gjermanisë. Kualifikimet nga Kosova përfshihen në kategorinë e diplomave të vendeve jashtë Bashkimit Evropian.

    Një nga ndryshimet kryesore është vendosja e provimit të njohurive profesionale si rrugë standarde për dëshmimin e kualifikimit, transmeton Telegrafi.

    Kjo mundëson që aplikuesit të dëshmojnë njohuritë e tyre pa kaluar domosdoshmërisht në krahasimin e hollësishëm të të gjitha lëndëve dhe orëve të studimeve.

    Sipas Ministrisë Federale Gjermane të Shëndetësisë, parashihen edhe mundësi të tjera vlerësimi, në përputhje me kushtet ligjore.

    Reforma përfshin gjithashtu thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave të aplikimit. Megjithatë, njohja e diplomës nuk është automatike. Profesionistët duhet të plotësojnë kërkesat për njohjen e gjuhës gjermane, aftësinë profesionale dhe kushtet për marrjen e licencës së ushtrimit të profesionit.

    Ligji u miratua nga Bundestagu më 26 mars 2026 dhe hyri në fuqi më 1 nëntor 2026. Detajet e ndryshimeve dhe dispozitat ligjore janë publikuar në Gazetën Zyrtare Federale të Gjermanisë.

    Për profesionistët shëndetësorë nga Kosova, këto ndryshime hapin mundësi për procedura më të thjeshta të njohjes së kualifikimeve dhe integrim më të lehtë në tregun gjerman të punës./Telegrafi/

  • Dyshohet se kërcënoi bashkëshorten, drejtorit të Spitalit të Mitrovicës i caktohet arrest shtëpiak

    Dyshohet se kërcënoi bashkëshorten, drejtorit të Spitalit të Mitrovicës i caktohet arrest shtëpiak

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji Gëzim Berishës, drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, i cili dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Gjykata ka bërë të ditur se ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Berishës.

    “Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.B. si të pabazuar dhe përmes Aktvendimit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Sipas vendimit, Stacioni Policor në Vushtrri është obliguar të zbatojë dhe të verifikojë respektimin e kësaj mase nga i pandehuri.

    Në rast të mosrespektimit të saj, Policia duhet ta njoftojë menjëherë gjyqtaren e procedurës paraprake.

    Gjykata ka vlerësuar se masa e arrestit shtëpiak është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës.

    Vendimi është marrë duke pasur parasysh edhe faktin se, sipas Gjykatës, i pandehuri dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare, ndërsa arresti shtëpiak është caktuar në pronën ku viktima nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre.

    Rasti u bë publik më 31 tetor, kur u raportua për arrestimin e Gëzim Berishës. Bashkëshortja e tij kishte raportuar në Polici se kishte përjetuar vazhdimisht dhunë psikike nga ai, me të cilin nuk bashkëjetonte prej disa muajsh.

    Sipas raportimeve të mediave, Berisha dyshohet se e kishte kërcënuar bashkëshorten duke i thënë se do t’i ndodhte njëjtë si Arlinda Zekajt, e cila ishte vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Ndaj vendimit të Gjykatës, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

  • ​“Do të punojmë me profesionalizëm e përgjegjësi”, anëtarët e Komisionit hetimor për Arlindën betohen për hetimin e rastit tragjik

    ​“Do të punojmë me profesionalizëm e përgjegjësi”, anëtarët e Komisionit hetimor për Arlindën betohen për hetimin e rastit tragjik

    Kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, Burim Ramadani propozoi për anëtarët që deri të mërkurën të procedohen idetë për veprimet që do t’i ndërmarrin, në mënyrë që të premten të nisin punën dhe të fillojnë planin e veprimit.

    Nënkryetari i Komisionit, Adnan Rrustemi shprehu dedikimin e tij që ta trajtojë këtë çështje me profesionalizëm dhe më përgjegjësi të madhe.

    “Komisioni Hetimor natyrisht e ka mandatin që të hetojë në detaje dhe profesionalzëm dhe pajtpohe me kryesuesin e komisionit që ne si anëtarë të iu qasemi me profesionalizëm këtij fenomeni në radhë të parë e pastaj me theks të veqantë rastit të Arlinda Zekajt. Për të hetuar, verifikuar në detaje secilin veprim, mosveprim, mospërmbushje të obligimeve ligjore të institucioneve përgjegjëse…Po shprehi dedikimin dhe përkushtimin tim që do ta trajtojmë me profesionalizëm dhe më përgjegjësi të madhe, të plotë”, tha Rrustemi.

    Anëtarja tjetër e Komisionit, Besa Kabashi Ramaj nga PDK tha se përgjegjësia e shtetit nuk fillon kur një grua vritet, por kur ajo kërkon të mbrohet.

    “Detyra jonë nuk është me zëvendësu drejtësinë, mirëpo ka me qenë shumë me rëndësi me siguru llogaridhënie institucionale dhe politike mbi bazën e fakteve dhe provave. Prandaj edhe pse do t’I dërgojmë deri të mërkurën, do ti dërgojmë në detaje planin e veprimit. Është e rëndësishe që gjithqka të përfundojë saktë, sa më shpejtë…Përgjegjësia jonë si shtet nuk përfundon te zyrtari që e ka trjtu rastin, shtrihet dhe te drejtuesit që e kanë pasur detyrimin të sigurojnë funksionimin e shtetit tonë. Sepse përgjegjësia e shtetit nuk fillon kur një grua vritet, por kur ajo kërkon të mbrohet”, tha Rama.

    Deputetja Doarsa Kica Xhelili nga LDK-ja theksoi se detyra e tyre si anëtarë është të punojnë shumë në kuadër të këtij Komisioni.

    “E ndjera Arlinda i ka thënë të gjitha që ne sot s’mund t’i themi dhe e jona është të punojmë shumë në këtë komision hetimor”, tha ajo.

    Edhe anëtarë të tjerë si Adelina Tërshani, Eman Rrahmani u zotuan se do të punojnë drejtë dhe për të mirën e përgjithshme.

    Mledhja e radhës e këtij komisioni u caktua të mbahet të premten ku do të diskutojnë mbi planin e veprimit, e ku u kërkuan edhe raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve të Brendshme me qëllim të ndihmojnë në qartësimin e veprimeve. /KP/

  • Partnerët e koalicionit me mesazhe të ndryshme pas rezultatit të zgjedhjeve në Bërvenicë

    Partnerët e koalicionit me mesazhe të ndryshme pas rezultatit të zgjedhjeve në Bërvenicë

    OBRM-PDUKM dhe VLEN, partnerë të koalicionit në Qeveri, komentuan me mesazhe të ndryshme rezultatet e zgjedhjeve lokale në Brvenicë, të cilat u fituan nga kandidati i BDI-së, Arkin Jahiji.

    OBRM-PDUKM akuzoi VLEN-in se kontribuoi në fitoren e BDI-së në vend që të ngrihej mbi nacionalizmin etnik, ndërsa nga VLEN thonë se zgjedhjet treguan se ende ka shumë punë për t’u bërë në vend për të ndërtuar një model të vërtetë qytetar.

    Nga OBRM-PDUKM në një deklaratë për media thonë se garuan në zgjedhje me një program dhe projekte për zhvillimin e komunës, ndërsa, sipas partisë, kundërshtarët e saj e shndërruan garën zgjedhore në një garë ndarjesh etnike.

    “Një Brvenicë për të gjithë është më shumë se një koncept në të cilin theksuam forcën e unitetit, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë, investimeve në infrastrukturë dhe kushteve më të mira të jetesës, ndërsa kundërshtarët, duke përfituar nga situata demografike, bënë thirrje për votim etnik”, thonë nga OBRM-PDUKM.

    Nga kjo parti pretendojnë se BDI, LSDM, “E Majta” dhe VLEN vepruan bashkërisht kundër saj, duke vlerësuar se e shndërruan garën zgjedhore në një “unazë ndarjesh” në vend të një garë idesh.

    “Ajo që është veçanërisht për të ardhur keq është se partneri ynë i koalicionit, VLEN, humbi mundësinë në Brvenicë për të qenë ndryshe nga BDI dhe për t’u ngritur mbi nacionalizmin etnik, gjë që tregoi se, ashtu si kandidatët e LSDM-së dhe “Të Majtës”, ishte një kalë troje në favor të BDI-së”, thuhet në deklaratë.

    Ndërsa nga VLEN nga ana tjetër, thonë se zgjedhjet në Brvenicë u mbajtën në një atmosferë të lirë dhe demokratike, pa incidente dhe shkelje të rregullave zgjedhore. Prandaj, ata theksojnë se votat u përkasin qytetarëve dhe se asnjë parti politike nuk ka të drejtë t’i kontrollojë ato ose të pretendojë se ato janë pronë e saj.

    “Në një demokraci, vullneti i qytetarëve është dhe duhet të mbetet mbi çdo interes, dhe në demokracinë lokale, vullneti i qytetarëve duhet të jetë mbi vijat partiake. Votat u përkasin qytetarëve, të cilët vendosin lirisht se kujt do t’i besojnë”, thonë nga VLEN.

    Ata gjithashtu kritikuan mënyrën se si u zhvillua fushata zgjedhore, duke vlerësuar se thirrjet për votim etnik, së bashku me LSDM-në dhe “Të majtën”, nuk kontribuojnë në ndërtimin e një modeli qytetar.

    “Një model qytetar nuk mund të ndërtohet duke bërë thirrje për votim etnik së bashku me LSDM-në dhe “Të Majtën”. Aty ku është “E Majta”, nuk ka shqiptarë. Në shoqëritë me diversitet etnik, çdo veprim provokon një reagim. Një qasje e tillë rrezikon të krijojë një rreth vicioz nxitjeje dhe retorike polarizuese, si dhe të thellojë përçarjet etnike. Në vend të përparimit, do të kemi regres”, thonë nga VLEN.

    Ndryshe, në raundin e dytë të zgjedhjeve në Bërvenicë, kandidati i AKI-së Arkin Jahiji mori 4.442 vota, ndërsa kandidati i OBRM-PDUKM-së Stojanço Radiçevski ka marrë 4.177 vota./Telegrafi/

  • Disapproving is the greatest nonsense, Leonora Jakup’s reaction intriguing

    Disapproving is the greatest nonsense, Leonora Jakup’s reaction intriguing

    Singer Leonora Jakupi has called attention to a post published in InstaStory, where she has shared a message of ingratitude.

    Disthankfulness is the greatest character fuck!

    The singer has not given further details, nor has she mentioned any names, leaving it unclear who is addressed by this message.

    Its post has aroused curiosity, while it remains to be seen whether Leonora will find out more about the reason why he had it published. /Telegraphy/

    Disapproving is the greatest nonsense, Leonora Jakup’s reaction intriguing

  • Ghost Control, drugs are found &#82/11; one person is forbidden

    MPB Macedonia reports that yesterday (01.11.2026) at the hour in Gostivar, police officers from the Gostivar Department of Internal Affairs stopped S.J. (48) From Gostivar after a check was found and seized white powder and marijuana.

    Later, by court order, a search was conducted in his home and relief facilities, during which marijuana and a digital scale was found and seized.

    After full record of the case, corresponding charges will be brought against him, the MPB says.

  • Kontroll në Gostivar, gjendet drogë - ndalohet një person

    Kontroll në Gostivar, gjendet drogë – ndalohet një person

    MPB Maqedoni njofton se dje (01.11.2026) në orën 00:40 në Gostivar, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Gostivarit ndaluan S.J. (48) nga Gostivari pasi gjatë një kontrolli, tek ai u gjet dhe u sekuestrua substancë pluhur e bardhë dhe marihuanë.

    “Më vonë, me urdhër gjykate, u krye një kontroll në shtëpinë e tij dhe ambientet ndihmëse, gjatë të cilit u gjet dhe u sekuestrua marihuanë dhe një peshore dixhitale”.

    “Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.

  • “Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh”, reagimi i Leonora Jakupit ngjall kureshtje

    “Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh”, reagimi i Leonora Jakupit ngjall kureshtje

    Këngëtarja Leonora Jakupi ka tërhequr vëmendjen me një postim të publikuar në InstaStory, ku ka ndarë një mesazh për mosmirënjohjen.

    “Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh i karakterit!!!”, ka shkruar ajo.

    Këngëtarja nuk ka dhënë detaje të tjera dhe as nuk ka përmendur ndonjë emër, duke lënë të paqartë se kujt i drejtohet me këtë mesazh.

    Postimi i saj ka nxitur kureshtje, ndërsa mbetet të shihet nëse Leonora do të zbulojë më shumë rreth arsyes që e shtyu ta publikonte këtë shkrim. /Telegrafi/

    Disapproving is the greatest nonsense, Leonora Jakup’s reaction intriguing

  • Peja Peace Forum 2026: Dialog ndërkombëtar mbi paqen dhe vlerat njerëzore në epokën e inteligjencës artificiale

    Peja Peace Forum 2026: Dialog ndërkombëtar mbi paqen dhe vlerat njerëzore në epokën e inteligjencës artificiale

    Peja do të mirëpresë më 14 Nëntor 2026 edicionin e tretë të Peja Peace Forum, i cili do të zhvillohet në Universitetin “Haxhi Zeka”, me temën “Revolucioni i Urtësisë: Vlerat njerëzore në epokën e inteligjencës artificiale” (The Wisdom Revolution: Human Values in the Age of AI).

    I realizuar në partneritet me Komunën e Pejës, Universitetin “Haxhi Zeka” dhe Rotary Club Peja, forumi do të shërbejë si platformë dialogu ndërmjet përfaqësuesve institucionalë, akademikëve, ekspertëve dhe shoqërisë civile për të shqyrtuar ndikimin e inteligjencës artificiale në paqe, siguri, arsim dhe të drejtat e njeriut.

    Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si jetojmë, mësojmë dhe marrim vendime, forumi do të vërë në qendër urtësinë njerëzore, gjykimin etik dhe përgjegjësinë.

    Diskutimet do të përqendrohen në mundësitë dhe sfidat që sjell kjo teknologji, si dhe në nevojën që zhvillimi i saj t’i shërbejë mirëqenies së përbashkët dhe respektimit të dinjitetit të çdo njeriu.

    Programi do të përfshijë një ligjëratë kryesore mbi urtësinë njerëzore në epokën e inteligjencës artificiale dhe tri panele tematike: IA për paqen dhe sigurinë njerëzore, Dinjiteti njerëzor, të drejtat e njeriut dhe arsimi në epokën e IA-së dhe Agjentët e IA-së, përgjegjësia njerëzore dhe e ardhmja e njerëzimit.

    Një moment i rëndësishëm i forumit do të jetë prezantimi dhe nënshkrimi zyrtar i Deklaratës së Pejës 2026, si shprehje e angazhimit të përbashkët për paqen, mbrojtjen e vlerave njerëzore dhe zhvillimin e përgjegjshëm të inteligjencës artificiale.

    Për Pejën dhe Kosovën, ky takim ndërkombëtar krijon mundësi për shkëmbim përvojash, partneritete të reja dhe pjesëmarrje në debatet mbi të ardhmen e shoqërisë. Duke bashkuar perspektivat vendore dhe ndërkombëtare, Peja Peace Forum synon të forcojë rolin e qytetit si një qendër dialogu, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për paqen.

    Edicioni i sivjetmë zhvillohet në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 20-vjetorin e Rotary Club Peja, klubit të parë Rotary në Kosovë, duke ndërlidhur traditën e shërbimit ndaj komunitetit me përgjegjësinë për sfidat e së ardhmes.

    Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon në orën 09:30, ndërsa hapja zyrtare bëhet në orën 10:00. Punimet përfundojnë në orën 14:00, pasuar nga dreka dhe bashkëbisedimi.
    Përfaqësuesit e mediave ftohen të përcjellin punimet dhe mesazhet e forumit./Telegrafi/