Blog

  • Haxhiu: Strategjia t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Apel, ligji shqyrtohet nga Komisioni për Legjislacion

    Haxhiu: Strategjia t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Apel, ligji shqyrtohet nga Komisioni për Legjislacion

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin e strategjisë që do t’u shërbejë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e apelit në Hagë.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues për hartimin e kësaj strategjie, ndërsa ka kërkuar seriozitet dhe profesionalizëm në këtë proces.

    “Tashmë Qeveria e Republikës së Kosovës ka formuar grupin punues për hartimin e strategjisë, dhe unë gjithnjë kam kërkuar që e gjithë vëmendja, përqendrimi ynë të zhvendoset pikërisht te kjo strategji, që duhej apo do të duhej të përpilohej në atë mënyrë që t’u shërbejë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shkallën e apelit. Pra, kam kërkuar vëmendje, seriozitet, profesionalizëm, që vëmendja dhe puna jonë të zhvendoset pikërisht te kjo strategji”, tha ajo.

    Ndërkaq, sa i përket ligjit të kthyer në Kuvend, Haxhiu ka bërë të ditur se ai i është adresuar Komisionit për Legjislacion, i cili ka katër javë kohë për ta trajtuar.

    Ajo ka thënë se do të takohet me kryetarin e këtij komisioni për të diskutuar qëndrimet lidhur me procedurën që duhet ndjekur, pasi, sipas saj, ekzistojnë dy interpretime nga juristët për mundësinë e ndryshimit të ligjit pas kthimit në lexim të tretë.

    “Sa i përket ligjit, tashmë e kam adresuar kthimin e ligjit te Komisioni për Legjislacion. Komisioni për Legjislacion ka katër javë kohë; unë do të takoj sot kryetarin e Komisionit për Legjislacion, për të parë qëndrimet që Komisioni për Legjislacion i ka në këtë drejtim. Më lejoni që t’ju informoj që ka dy interpretime nga juristët; pra, një grup i juristëve që thekson se pas kthimit të ligjit në lexim të tretë, ky vendim mbetet vetëm ta votojë ose të mos e votojë. Dhe grupi tjetër është që mund të bëjë ndryshime në këtë drejtim. I mbetet Komisionit për Legjislacion që ta trajtojë këtë çështje. Ju e dini që unë kam pasur një deklarim për këtë, por deklarimi im është i bazuar vetëm në një gjykim të Gjykatës Kushtetuese, në rastin e presidentes Atifete Jahjaga”, tha ajo./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Investigative Commission’s Meeting Begins for the Murder of Arlinda Zekiaj, Treatment of Family Violence Cases

    The assembly of the Parliamentary Investigative Commission has started on institutional actions and inactions related to the murder of Arlinda Zeka, as well as dealing with cases of violence against children and women in the family.

    At this meeting, members of the Commission are expected to review the action plan, which defines further steps and commitments under the parliamentary investigation.

    The Commission aims to examine institutional responsibilities and the approach of cases of violence against women and children in the family.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nis mbledhja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje

    Nis mbledhja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje

    Nis mbledhja e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje

    Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës, si dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

    Në këtë mbledhje, anëtarët e Komisionit pritet të shqyrtojnë planin e veprimit, i cili përcakton hapat dhe angazhimet e mëtejshme në kuadër të hetimit parlamentar.

    Komisioni synon të shqyrtojë përgjegjësitë institucionale dhe mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve në familje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Next plenary Assembly session scheduled for Thursday

    The next plenary session of the Kosovo Assembly will be held Thursday, November 5th, starting at 12:00.

    Meanwhile, at the request of the Alliance’s Parliamentary Group ( The AAK has been proposed holding a parliamentary debate on expensive electricity.

    The debate is agreed to be held next week.

    AAK Parliamentary Group chief Besnik Tahiri has declared before the media that Kosovo is currently buying electricity at the highest price at the level of the Western Balkans.

    Source Layer: Dukeagini

  • Caktohet për të enjten seanca e radhës plenare e Kuvendit

    Caktohet për të enjten seanca e radhës plenare e Kuvendit

    Seanca e radhës plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten, më 5 nëntor, duke filluar nga ora 12:00.

    Ndërkaq, me kërkesë të Grupit Parlamentar të Aleancës (AAK), është propozuar mbajtja e një debati parlamentar për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

    Për këtë debat është dakorduar që të mbahet javën e ardhshme.

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar para mediave se Kosova aktualisht po e blen energjinë elektrike me çmimin më të lartë në nivel të Ballkanit Perëndimor.

    Burimi: Dukagjini

  • Kërkohet nga policia për vjedhje të rëndë, qytetarët thirren për bashkëpunim

    Kërkohet nga policia për vjedhje të rëndë, qytetarët thirren për bashkëpunim

    Kërkohet nga policia për vjedhje të rëndë, qytetarët thirren për bashkëpunim

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

    Me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e të dyshuarit, duke kërkuar nga qytetarët që nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i ndihmojnë organet e rendit.

    Policia ka bërë thirrje që çdo informacion të raportohet në numrat:

    • 192

    • 0800 19999 (pa pagesë)

    • 039 432 327 – Drejtoria Rajonale në Pejë.

    Qytetarët gjithashtu mund të paraqiten në stacionin më të afërt policor./Klankosova.tv

  • Hoxhaj: Rezultatet e PISA-s shpërfaqin dobësitë serioze në fushën e arsimit

    Hoxhaj: Rezultatet e PISA-s shpërfaqin dobësitë serioze në fushën e arsimit

    Hoxhaj: Rezultatet e PISA-s shpërfaqin dobësitë serioze në fushën e arsimit

    Komisioni për Arsim dhe Shkencë ka organizuar diskutimin me temën “Sfidat dhe prioritetet në Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës”, ku janë diskutuar problemet dhe sfidat me të cilat përballet sistemi arsimor në vend.

    Kryetari i Komisionit për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka thënë se deri më tani nuk ka pasur një debat të mirëfilltë për strategjinë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërsa ka përmendur si çështje të rëndësishme edhe vlerësimin e nxënësve, rezultatet e PISA-s, tekstet shkollore dhe ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës.

    Ai ka theksuar se cilësia e arsimit varet në masë të madhe nga përgatitja dhe puna e mësimdhënësve në klasa.

    “E di që nuk ka pasur ndonjë debat të mirëfilltë se çfarë ka ndodhur me strategjinë e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, se cila do të duhej të ishte, dhe ka një debat të gjerë për vlerësimin e nxënësve.Shumica e anëtarëve të këtij komisioni – që unë jam shumë i nderuar – janë pjesë e fushës së arsimit. Madje, dua të theksoj se i kemi edhe dy ish-ministra të tjerë të arsimit pjesë e kësaj fushe, drejtorë të drejtorive komunale në të kaluarën, dhe intelektualë të cilët e njohin nga brenda fushën e arsimit. Por, ne e dimë që ajo se çfarë ndodh në shkollat tona varet shumë nga sa është i zoti mësuesi në klasë, sa është i përgatitur mësimdhënësi në klasë, sa është i paguar mësuesi në klasë, dhe çfarë ndodh në procesin mësimor”, tha ai, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

    “Debati i gjerë është çështja e PISA-s dhe e rezultateve të PISA-s, e cila jo pse është vlerësim i jashtëm ndërkombëtar në momente të caktuara, por e cila e shpërfaq në mënyrë serioze dobësitë e fushës së arsimit. Sikurse që çështja e teksteve shkollore është një temë permanente këtu prej fillimit e deri te tema ndërlidhëse e arsimit në tregun e punës, dhe se sa shkolla përgatisin të rinjtë dhe të rejat për tregun e punës”, tha Hoxhaj.

    Ndërkaq, zëvendësministri i Arsimit, Përparim Kryeziu, duke folur për prioritetet e strategjisë së re të arsimit, tha se edukimi në fëmijërinë e hershme do të jetë njëra nga katër shtyllat kryesore të saj.

    Ai theksoi se edukimi në këtë fazë është i rëndësishëm si për zhvillimin socio-emocional të fëmijëve, ashtu edhe për ngritjen e cilësisë së arsimit në shkollat e mëvonshme.

    “Meqë po flasim për arsimin parauniversitar, më lejoni që shkurtimisht të eci në ato që ne po konsiderojmë që do të jenë katër shtyllat e strategjisë së re. Po nisim me edukimin në fëmijëri të hershme. Ky edukim vlerësohet si jashtëzakonisht i suksesshëm jo vetëm për zhvillimin e aftësive socio-emocionale të fëmijëve, por edhe për ngritjen e cilësisë në shkolla. Studimet tregojnë se nxënësit të cilët kanë ndjekur çerdhet në fëmijëri të hershme, performojnë vazhdimisht më mirë se fëmijët të cilët nuk e kanë pasur këtë mundësi. Andaj, në këtë drejtim dy janë rrugët apo drejtimet të cilat do t’i kryejë ministria, një është zgjerimi i rrjetit të çerdheve publike, gjithsesi, por edhe organizimeve të tjera”, theksoi Kryeziu.

  • Borxhi që duhet shlyer

    Borxhi që duhet shlyer

    Borxhi që duhet shlyer

    Shkruan: Blerim Shala

    Vrasja që çoi peshë Kosovën.

    Mbase, më shkurt dhe më saktë nuk do të mund të tregohet se çka na ndodhi në javën e fundit të muajit tetor. Nuk është as hera e parë, dhe as e fundit (fatkeqësisht), që një femër vritet nga një mashkull, në atë që tashmë është e kodifikuar si dhunë familjare.

    Rrethanat, në secilin rast dallojnë, por rrjedha e tragjedisë është pak a shumë e njëjtë, teksa pasojat për një familje janë gati identike. Megjithatë, vrasja e Arlinda Zekajt, në fshatin Vitomiricë të Pejës, doli të jetë, thuaja me të tërat, një Botë në vete, e pakrahasueshme me shumë shembujt e tjerë që na kanë dërrmuar në të kaluarën.

    Arlinda Zekaj doli të jetë një gjetje shumë e veçantë njerëzore, dhe një gjendje, edhe më specifike e shoqërisë dhe e mënyrës se si funksionojmë si shtet dhe si pushtet.

    Ajo si rrallëkush ndër ne (dhe ky konstatim është alarm në vete, apo jo), i kishte deponuar, nëse mund të thuhet kështu, të gjitha shpresat për shpëtimin e jetës së saj, dhe për sigurimin e statusit të saj të nënës së një djali, në institucionet e sigurisë, të prokurorisë dhe të gjyqësisë.

    Arlinda i kishte bërë të gjitha gjërat e duhura, i kishte ndjekur të tëra procedurat që ta fitojë të drejtën për jetë, të cilën e kishte të rrezikuar me themel (siç do të kuptohej në fund), dhe të drejtën për të qenë nënë që kujdeset për të birin.

    Në këtë aspekt pra, Arlinda është një gjetje shumë e rrallë ndër ne. Nuk kishte hequr dorë, nuk ishte dorëzuar, nuk ishte zmbrapsur, nuk ishte penduar.

    Luftoi deri në çastet e fundit të jetës së saj të ndërprerë nga një sëpatë, në mënyrën më brutale të mundshme, brenda shtëpisë së saj, në prani të djalit. Mbrapa la, siç e dimë tani të gjithë ne që jemi të bashkuar në mosbesim, në dhimbje, në pikëllim dhe në mllef, një histori të dokumentuar mirë të gjitha përpjekjeve të saja që ta ndryshojë fatin e paracaktuar tragjik.

    Të thuash, është një tragjikë antike me këtë rrjedhën që nuk mund të shmanget dot dhe ku ai që goditet nga fati i keq, duhet vetëm të pajtohet me te. Në të vërtetë, këtu gjithçka ka mundur të evitohet, falë këmbëngulësisë së Arlinda Zekajt. Pak, fare pak është dashtur, që Arlinda të mbetej gjallë dhe që disi, t’i kthehej një jete normale me të birin. Por, gati asgjë nuk funksionoi si duhet në atë relacionin e institucioneve të sigurisë dhe të gjyqësisë me një qytetar të rrezikuar.

    Arlinda Zekaj si gjetje e pashoq e kësaj shoqërie (me ndjekjen e parreshtur të rrugëve ligjore për ta siguruar jetën e saj dhe lidhjen me të birin), në këtë mënyrë, me fundin e saj që ka qenë i evitueshëm, u bë një kod për gjendjen e tashme në këtë shoqëri dhe në këtë vend.

    Arlinda pra është tash më së shumti dhe mbi të gjitha emër i gjendjes sonë, e cila duhet patjetër të ndryshojë, me themel, jo vetëm në mënyrën se si funksionojnë strukturat e Sundimit të ligjit kudo, në të gjitha nivelet, por edhe në ato vlerat e dëmtuara dhe të kontestuara kulturore, arsimore dhe qytetare ndër ne, të cilat po e marrin tagrin për çdo vjet, gjithnjë e më shumë.

    Është kjo një betejë e gjatë që duhet të fitohet prej nesh, prej kësaj shoqërie, nëse duam që më të mos kemi lajme të këtilla tronditëse çfarë ishte ky që lidhej me Arlinda Zekajn.

    Nëse do të kemi përkushtimin, guximin dhe urtinë e saj, mund të thuhet me siguri të madhe që do ta fitojmë këtë betejë.

    Këtë zaten ia kemi borxh Arlinda Zekajt. Dhe vetëvetes, gjithsesi.

  • Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

    Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

    Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit Gëzim Berisha, i cili dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

    Në vend të paraburgimit, gjyqtarja e procedurës paraprake ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas njoftimit të Gjykatës, masa do të zbatohet nga Stacioni Policor në Vushtrri, i cili është obliguar të monitorojë respektimin e saj dhe të njoftojë menjëherë gjykatën në rast të shkeljes.

    Gjykata ka vlerësuar se arresti shtëpiak është masë e mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuarën dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale.

    Në arsyetimin e vendimit thuhet se i dyshuari dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare, ndërsa arresti shtëpiak është caktuar në një pronë ku e dëmtuara nuk banon, me qëllim të shmangies së kontaktit të drejtpërdrejtë mes tyre./Klankosova.tv

  • Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

    Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

    Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

    Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të diskutohet për caktimin e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare, raporton Ekonomia Online.

    Në mesin e pikave të propozuara për seancën e radhës janë shqyrtimi i parë i tri projektligjeve, Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjit për Regjistrimin e Bujqësisë dhe Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë.

    Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2025.

    Në rend dite janë paraparë gjithashtu propozimet e grupeve parlamentare të LVV-së, PDK-së dhe Listës Serbe për zëvendësimin ose emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

    Ndërsa në rend dite është edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave./EO