Blog

  • Qeveria mblidhet sot në orën 16:00, pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027

    Qeveria mblidhet sot në orën 16:00, pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027

    Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, e cila është caktuar të fillojë në orën 16:00, në ndërtesën e Qeverisë.

    Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, ndërsa në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet dhe të miratohet projektbuxheti për vitin 2027.

    Se projektbuxheti do të procedohet këtë të hënë në Kuvend e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të partisë së tij, të mbajtur të shtunën.

    Me atë rast, Kurti kishte përmendur edhe investimet kapitale, për të cilat kishte thënë se do të kalojnë shumën prej një miliard eurosh.

    Ndërkohë, Qeveria është përballur me kritika nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët e kanë akuzuar për shkelje të afatit ligjor për procedimin e projektbuxhetit të vitit 2027.

    Pas mbledhjes së sotme pritet të bëhen të ditura vendimet dhe detajet e projektbuxhetit që do t’i procedohet Kuvendit për shqyrtim./Telegrafi/

  • Banned custody of doctor attack on Ferizaj

    According to the prosecution’s announcement, the case occurred on November 1st 2026, about hour 5, at QKMF’s Primar Emergency Service facilities on Ralmadan Rexhepi street.

    Suspect E.J. He was allegedly physically assaulted by physician F.F., after bringing his father, who was evidently drunk to get medical attention.

    During patient treatment, the suspect allegedly intervened and exerted pressure on medical personnel. After being asked to leave the room to enable unhindered treatment, he has refused and then punched the doctor to the left of his face.

    The prosecution suggests that there is a suspicion about the suspects based on the commission of criminal action against the official person, according to Article 402, paragraph 1 of the Republic of Kosovo Penal Code.

    The suspect is on hold for 48 hours, with the State Prosecutor’s decision, while the request for the detention assignment has been handed over to the Foundation Court in Ferizaj.

    Source Layer: RTKLive

  • Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj mjekut në Ferizaj

    Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj mjekut në Ferizaj

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 00:35, në ambientet e Shërbimit Emergjent Primar të QKMF-së, në rrugën “Ramadan Rexhepi”.

    I dyshuari E.J. dyshohet se ka sulmuar fizikisht mjekun kujdestar F.F., pasi kishte sjellë babanë e tij, i cili ishte në gjendje të dukshme të dehur, për të marrë ndihmë mjekësore.

    Gjatë trajtimit të pacientit, i dyshuari dyshohet se ka ndërhyrë dhe ushtruar presion ndaj personelit mjekësor. Pasi i është kërkuar të largohet nga dhoma për të mundësuar trajtimin e papenguar, ai ka refuzuar dhe më pas e ka goditur mjekun me grusht në pjesën e majtë të fytyrës.

    Prokuroria bën të ditur se ndaj të dyshuarit ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, sipas nenit 402, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    I dyshuari ndodhet në ndalim prej 48 orësh, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndërsa kërkesa për caktimin e paraburgimit i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Ferizaj.

    Burimi: RTKLive

  • Iran says it is considering a two-day plan for reopening Hormuz Strait

    On Monday, Iran declared it is willing to reopen Hormuz Strait within two days, if the US accepts its terms; earlier, a week-long deadline was proposed.

    The possibility of implementing this plan within two days is another indicator of Iran’s trustful approach, Foreign Ministry spokesman Esmaeil Baghaei said.

    We have stated that, if Iran’s demands are met, it will be possible to restore security in the Strait of Hormuz and resume the negotiation process within a short period.

    He announced that messages are being exchanged with the United States through mediators and that everything depends on accepting Iranian demands from the American side.

    Only then can we discuss further phases.

    Since the outbreak of war in the Middle East in late February, Iran has claimed control over the Strait of Hormuz, a vital artery to energy transport.

    Iran often targets ships trying to cross the strait without its authorization, while the US, in response, has imposed a maritime blockade on Iranian ports.

    In September, Iran first proposed a seven-day plan that it forwarded to the US through Qatar, under which Tehran would reopen the strait on the sixth day, after the US had met Iranian requirements.

    These requirements include: Ending the Middle East war on all fronts, unlocking Iranian assets abroad, removing sanctions on the oil sector and ending the American naval blockade.

    Since August, Washington has imposed a new wave of sanctions, part of what it has called Iran’s economic responsibility.

    In recent days, the United States and Israel have also stepped up threats of relaunching Iran’s attacks at a time when the two countries are facing crucial elections.

    On Saturday, US President Donald Trump declared he still has to deal with one or two objectives, including APUekaxe Mountain (Pickaxe Mountain) in central Iran a country allegedly linked to the nuclear programme, although Tehran denies it.

    Every act of aggression against Iran, any military attack on Iran with any means it may face a powerful, immediate and comprehensive response on our part, Baghaei said during a foreign ministry briefing Monday. /Telegraph/

  • Irani thotë se po shqyrton një plan dyditor për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Irani thotë se po shqyrton një plan dyditor për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

    Të hënën, Irani deklaroi se është i gatshëm ta rihapë Ngushticën e Hormuzit brenda dy ditësh, nëse SHBA-ja pranon kushtet e tij; më herët, ishte propozuar një afat prej një jave.

    “Mundësia e zbatimit të këtij plani brenda dy ditësh është një tjetër tregues i qasjes së Iranit me mirëbesim”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baghaei.

    “Ne kemi deklaruar se, nëse kërkesat e Iranit përmbushen, do të jetë e mundur të rivendoset siguria në ngushticën e Hormuzit dhe të rifillojë procesi i negociatave brenda një periudhe të shkurtër”.

    Ai bëri të ditur se po shkëmbehen mesazhe me Shtetet e Bashkuara përmes ndërmjetësve dhe se “gjithçka varet” nga pranimi i kërkesave iraniane nga pala amerikane.

    “Vetëm atëherë mund të diskutojmë për fazat e mëtejshme”.

    Që nga shpërthimi i luftës në Lindjen e Mesme në fund të shkurtit, Irani ka pretenduar kontrollin mbi ngushticën e Hormuzit, një arterie jetike për transportin e energjisë.

    Irani shpesh merr në shënjestër anijet që përpiqen të kalojnë ngushticën pa autorizimin e tij, ndërsa SHBA-ja, si kundërpërgjigje, ka vendosur një bllokadë detare ndaj porteve iraniane.

    Në shtator, Irani propozoi fillimisht një plan shtatëditor – të cilin ia përcolli SHBA-së përmes Katarit – sipas të cilit Teherani do ta rihapte ngushticën në ditën e gjashtë, pasi SHBA-ja të kishte përmbushur kërkesat iraniane.

    Këto kërkesa përfshijnë: dhënien fund të luftës në Lindjen e Mesme në të gjitha frontet, zhbllokimin e aseteve iraniane jashtë vendit, heqjen e sanksioneve ndaj sektorit të naftës dhe përfundimin e bllokadës detare amerikane.

    Që nga muaji gusht, Uashingtoni ka vendosur një valë të re sanksionesh, pjesë e asaj që e ka quajtur “asfiksim ekonomik” i Iranit.

    Gjatë ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shtuar gjithashtu kërcënimet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit, në një kohë kur të dyja vendet po përballen me zgjedhje vendimtare.

    Të shtunën, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se i duhet ende të “merret” me një ose dy objektiva, përfshirë “Malin Pickaxe” (Pickaxe Mountain) në Iranin qendror – një vend që dyshohet se lidhet me programin bërthamor, ndonëse Teherani e mohon një gjë të tillë.

    “Çdo akt agresioni kundër Iranit, çdo sulm ushtarak ndaj Iranit – me çfarëdo mjeti qoftë – do të përballet me një përgjigje të fuqishme, të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse nga ana jonë,” tha Baghaei gjatë një informimi të Ministrisë së Jashtme të hënën. /Telegrafi/

  • It destroys 1,226 pounds of meat products, continues tracking

    The extermination was carried out on October 30th 2026, under the supervision of AUV inspectors, in the implementation of the Veterinary Inspectorate and in accordance with the Food Law.

    According to the operator’s evidence, waste products include lungs and chicken thighs, chicken meat, beef, beef and other meat products, as well as other food items.

    These measures come after the AUV’s initial order to stop the sale, withdraw from the market and eliminate 3,130kg of frozen chicken thighs, after completing the presence of mold.

    AUV has indicated that the process of tracking and collecting other amounts of products is continuing. Special attention is being given to products in which changes in organoleptic qualities, including the presence of mold, have been found.

    Products identified as inappropriate for human consumption will be subjected to the ban on sales, market withdrawal and annihilation.

    The agency has stressed that it will continue monitoring the process, verification of traceability, import documentation, conservation conditions and cooling chain, aimed at protecting consumer health and preventing trade in inadequate consumer products.

    Source Layer: RTKLive

  • Asgjëson 21,226 kilogramë produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria

    Asgjëson 21,226 kilogramë produkte mishi, vazhdon gjurmueshmëria

    Asgjësimi është kryer më 30 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së, në zbatim të urdhëresës së Inspektoratit Veterinar dhe në përputhje me Ligjin për Ushqim.

    Sipas evidencës së operatorit, produktet e asgjësuara përfshijnë mushkëri dhe kofshë pule, mish pule, mish të grirë, mish gjedhi dhe produkte të tjera të mishit, si dhe artikuj të tjerë ushqimorë.

    Këto masa vijnë pas urdhrit fillestar të AUV-së për ndalimin e shitjes, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e 3,130 kilogramëve kofshë pule të ngrira, pas konstatimit të pranisë së mykut.

    AUV ka bërë të ditur se procesi i gjurmueshmërisë dhe grumbullimit të sasive të tjera të produkteve po vazhdon. Vëmendje e veçantë po i kushtohet produkteve tek të cilat janë konstatuar ndryshime të cilësive organoleptike, përfshirë praninë e mykut.

    Produktet që identifikohen si të papërshtatshme për konsum njerëzor do t’i nënshtrohen ndalimit të shitjes, tërheqjes nga tregu dhe asgjësimit.

    Agjencia ka theksuar se do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit, verifikimin e gjurmueshmërisë, dokumentacionit të importit, kushteve të ruajtjes dhe zinxhirit të ftohjes, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve dhe parandalimin e tregtimit të produkteve të papërshtatshme për konsum.

    Burimi: RTKLive

  • Melting polar ice accelerates, scientists warn long – term effects on Earth

    The ice-covered regions on Earth are facing the risk of irreversible injuries, if global warming crosses a long range of 1.5 degrees Celsius, scientists warn in a report supported by the United Nations.

    According to the study, the melting of glaciers in Greenland and Antarctica is taking place about six times as early as the 1990s, and the effects can continue even if global temperatures decline again.

    The report is prepared by 80 scientists, in collaboration with the International Initiative for the Criosphere Climate and the United Nations Environment Programme.

    Experts warn that the loss of polar ice could cause rise in sea levels, threatening hundreds of millions of people living in coastal areas. The decay of permafrosts can also release gases that further accelerate the warming of the planet.

    According to the report, even a temporary crossing of the 1.5 °C could cause changes that would take centuries or millenniums to recover.

    Scientists point out that lower greenhouse gas emissions remain crucial to limit damage and protect earth’s icy ecosystems.

    The report comes on the eve of the upcoming United Nations climate conference, where states are expected to discuss new measures to cope with the climate crisis.

    Source Layer: Dukeagini

  • Shkrirja e akullit polar përshpejtohet, shkencëtarët paralajmërojnë pasoja afatgjata për Tokën

    Shkrirja e akullit polar përshpejtohet, shkencëtarët paralajmërojnë pasoja afatgjata për Tokën

    Rajonet e mbuluara me akull në Tokë po përballen me rrezikun e dëmtimeve të pakthyeshme, nëse ngrohja globale kalon për një periudhë të gjatë kufirin prej 1.5 gradësh Celsius, paralajmërojnë shkencëtarët në një raport të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

    Sipas studimit, shkrirja e akullnajave në Grenlandë dhe Antarktidë po ndodh rreth gjashtë herë më shpejt se në vitet 1990, ndërsa pasojat mund të vazhdojnë edhe nëse temperaturat globale ulen sërish.

    Raporti është përgatitur nga 80 shkencëtarë, në bashkëpunim me Iniciativën Ndërkombëtare për Klimën e Kriosferës dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin.

    Ekspertët paralajmërojnë se humbja e akullit polar mund të shkaktojë rritjen e nivelit të deteve, duke kërcënuar qindra miliona njerëz që jetojnë në zonat bregdetare. Shkrirja e ngricave të përhershme mund të çlirojë gjithashtu gazra që përshpejtojnë më tej ngrohjen e planetit.

    Sipas raportit, edhe një tejkalim i përkohshëm i kufirit 1.5°C mund të shkaktojë ndryshime që do të kërkonin shekuj ose mijëvjeçarë për t’u rikuperuar.

    Shkencëtarët theksojnë se ulja e emetimeve të gazrave serrë mbetet vendimtare për të kufizuar dëmet dhe për të mbrojtur ekosistemet e akullta të Tokës.

    Raporti vjen në prag të konferencës së ardhshme të Kombeve të Bashkuara për klimën, ku pritet që shtetet të diskutojnë masa të reja për përballimin e krizës klimatike.

    Burimi: Dukagjini

  • Stërvitje 15-minutëshe pa pajisje për ditët kur nuk keni kohë për palestër

    Stërvitje 15-minutëshe pa pajisje për ditët kur nuk keni kohë për palestër

    Edhe kur nuk keni kohë për palestër, mund të bëni një stërvitje të dobishme në shtëpi.

    Mjaftojnë 15 minuta dhe pak hapësirë në dhomë për të aktivizuar grupet kryesore të muskujve, pa pasur nevojë për pesha apo pajisje.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon 150–300 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar në javë, si dhe ushtrime për forcimin e muskujve të paktën dy ditë.

    Sipas ekspertëve, edhe periudhat e shkurtra të aktivitetit fizik kanë rëndësi, sidomos për personat që kalojnë shumë kohë ulur.

    Stërvitja 15-minutëshe

    Filloni me tri minuta nxehje, duke ecur në vend dhe duke lëvizur lehtë krahët e këmbët. Më pas, bëni gjashtë ushtrimet e mëposhtme për 40 sekonda secilin, duke pushuar 20 sekonda mes tyre. Përsëriteni qarkun dy herë.

    Ulje këmbësh (squat): Ulni vithet sikur të uleni në karrige, duke mbajtur shpinën drejt.

    Pompime: Mund t’i bëni me gjunjët në dysheme ose duke u mbështetur në mur.

    Lunges: Bëni hapa përpara duke alternuar këmbët dhe duke mbajtur trupin drejt.

    Ngritje të vitheve: Shtrihuni në shpinë, përkulni gjunjët dhe ngrini vithet nga dyshemeja.

    Plank: Mbështetuni në parakrahë dhe gishta, duke mbajtur trupin në vijë të drejtë.

    Kërcime me hapje të krahëve dhe këmbëve: Nëse nuk dëshironi të kërceni, bëni të njëjtën lëvizje duke hapur këmbët me radhë.

    Teknika ka më shumë rëndësi se shpejtësia. Bëni më pak përsëritje, por me lëvizje të sakta. Kur ushtrimet të bëhen më të lehta, mund ta zgjasni kohën e aktivitetit, të shkurtoni pushimet ose të shtoni një raund tjetër.

    Kjo rutinë mund të përsëritet dy deri në tri herë në javë. Personat me sëmundje kronike, probleme me zemrën, lëndime ose gratë shtatzëna duhet të konsultohen me mjekun përpara se të fillojnë një program të ri ushtrimesh. /Telegrafi/