Blog

  • The elections in Brvenica, K SZ: Until 1: 00 p.m. have voted 4,18 citizens, the exit stands at 27,81%

    The exit of voters in the second round of local elections in the Brvenica municipality continues to increase.

    According to the latest data, by 1: 00 p.m. their right to vote has been exploited by a total of 4,518 citizens, representing 27,81% of registered voters on the election list.

    The electoral process is under way in all municipal locations, and there have been no incidents or problems so far.

  • Zgjedhjet në Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 4.518 qytetarë, dalja arrin në 27,81%

    Zgjedhjet në Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 4.518 qytetarë, dalja arrin në 27,81%

    Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet.

    Sipas të dhënave të fundit, deri në orën 13:00 të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 4.518 qytetarë, që përfaqëson 27,81% të votuesve të regjistruar në listën zgjedhore.

    Procesi zgjedhor po zhvillohet në të gjitha vendvotimet e komunës dhe deri më tani nuk ka pasur incidente apo probleme.

  • "Nëse sulmohemi sërish...", Irani ka një paralajmërim për SHBA-në

    “Nëse sulmohemi sërish…”, Irani ka një paralajmërim për SHBA-në

    Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka paralajmëruar se çdo kërcënim ndaj vendit të tij do të pasohet nga një kundërpërgjigje e menjëhershme dhe e fuqishme, pa kufizime gjeografike.

    “Çdo nivel apo formë kërcënimi duhet të përballet me një përgjigje të menjëhershme, të fuqishme dhe pa kufizime gjeografike”, deklaroi Khamenei.

    Paralajmërimi vjen në një kohë kur SHBA-ja dhe Izraeli po shqyrtojnë mundësinë e një operacioni të ri ushtarak kundër Iranit.

    Sipas agjencisë shtetërore IRNA, Khamenei u takua të shtunën me komandantët e lartë ushtarakë, duke u kërkuar përgatitje për një përshkallëzim të mundshëm.

    Ai kërkoi gjithashtu përditësimin e listës së objektivave amerikane dhe izraelite, ndërsa theksoi se vetë Irani do të vendosë për kohëzgjatjen e çdo konflikti të ardhshëm.

    Ndërkohë, pavarësisht retorikës kërcënuese, nga Teherani kanë ardhur sinjale për përparim në negociatat me Uashingtonin, të ndërmjetësuara nga Katari.

    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se Irani mund të pranojë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda dy ditësh, ndërsa i cilësoi përpjekjet amerikane për dialog si një zhvillim pozitiv.

    Edhe kreu i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, konfirmoi se kishte marrë një letër nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, me propozimin për negociata.

    Megjithatë, Rezaei paralajmëroi se çdo sulm i ri ndaj Iranit do të pasohej nga “goditje shkatërruese” ndaj agresorit, duke përdorur armë të reja.

    Teherani ndërkohë këmbëngul që kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit të bëhet nën menaxhimin iranian dhe në një korridor të dakorduar me Omanin.

  • Dinamo Ferizaj ndan rrugët me Leotrim Krasniqin pas pesë ndeshjeve pa fitore

    Dinamo Ferizaj ndan rrugët me Leotrim Krasniqin pas pesë ndeshjeve pa fitore

    FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh jo të mira në Ligën e Parë të Kosovës.

    Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi ferizajas përmes një njoftimi zyrtar, ku konfirmohet ndarja me trajnerin, të cilin e kanë falënderuar për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tij në skuadër.

    Vendimi vjen pas një periudhe të vështirë për Dinamon, e cila në pesë ndeshjet e fundit nën drejtimin e Krasniqit regjistroi tri humbje dhe dy barazime, pa arritur të shijojë fitoren.

    Dinamo në vendin e shtatë me 20 pikë

    Pas 13 xhirove të zhvilluara, Dinamo Ferizaj ka grumbulluar 20 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë në tabelën e Ligës së Parë.

    Seria negative e rezultateve ka bërë që drejtuesit e klubit të ndërmarrin ndryshime në stolin e trajnerit, me synimin për ta rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive. Në njoftimin e tyre, ferizajasit kanë shprehur mirënjohje për punën e Krasniqit.

    “Klubi e falënderon trajnerin Krasniqi për angazhimin, punën dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës sonë. I urojmë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës profesionale”, thuhet në njoftimin e Dinamos.

    Ndërkohë, mbetet të shihet se kush do të jetë trajneri i ri që do ta marrë drejtimin e skuadrës ferizajase në vazhdim të kampionatit. /Telegrafi/

  • Megan Fox shndërrohet në sirenë gotike për Halloween

    Megan Fox shndërrohet në sirenë gotike për Halloween

    Megan Fox është shndërruar në një sirenë gotike për Halloween, duke publikuar në Instagram një seri fotografish me një pamje të guximshme dhe misterioze.

    Aktorja 40-vjeçare u shfaq në ujëra të errëta, nën dritën e hënës, me një pjesë të sipërme argjendi dhe një bisht sirene në nuanca gri.

    Pamjen e plotësonin gishtat me membrana, thonjtë e gjatë dhe gurët dekorues në fytyrë, shkruan DailyMail.


    Fotografitë u shoqëruan me një mesazh misterioz, përmes të cilit Megan la të kuptohej se kënga e sirenës ishte një kurth dhe deti ishte varri i viktimave të saj.

    Ndërkohë, në jetën personale, aktorja thuhet se nuk është e interesuar të rikthehet te marrëdhënia me ish-partnerin e saj, Machine Gun Kelly.

    Të dy, të cilët kanë së bashku vajzën Saga, thuhet se komunikojnë vetëm për çështjet që lidhen me rritjen e saj. /Telegrafi/

  • Haliti flet për sulmuesit më të dalluar të periudhës së tij si dhe bashkëlojtarët me të cilët formoi dyshe në mbrojtje

    Haliti flet për sulmuesit më të dalluar të periudhës së tij si dhe bashkëlojtarët me të cilët formoi dyshe në mbrojtje

    Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen kujtimet nga karriera e tij si futbollist dhe flet për rrugëtimin e ri në futboll, tashmë në rolin e ndihmës trajnerit te Ballkani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

    Haliti mes tjerash ka folur edhe për sulmuesit më të dalluar të periudhës kur ai ishte ende futbollist aktiv, si dhe bashkëlojtarët me të cilët krijoi tandem në qendër të mbrojtjes.

    “Më duhet t’i përmend disa sulmues që i kam pasur bashkëlojtarë, por edhe kundërshtarë. Kur e ke dikë bashkëlojtar, e sheh më shumë, e sheh çdo ditë në stërvitje dhe e kupton se çfarë është në gjendje të bëjë.

    Një ndeshje zgjat 90 minuta dhe pastaj përfundon, por ka shumë faktorë që ndikojnë. Mund të mos jetë dita jote, mund të mos të shkojë loja apo ekipi të mos luajë mirë. Kur e ke një futbollist në skuadër, atëherë e di se çfarë cilësish ka me të vërtetë.

    “Prandaj, më duhet t’i përmend disa emra. Ndoshta lista është pak e gjatë, por duhet ta përmend Labinot Osmanin, Kastriot Rexhën dhe Ahmed Jonuzin. Secili prej tyre ka pasur tipare të ndryshme”.

    “Nuk e di nëse po më kujtohen të gjithë, por sigurisht duhet t’i përmend edhe Mirlind Dakun dhe Arb Manajn, të cilët më pas kanë arritur të luajnë edhe në arenën ndërkombëtare”, ka thënë mes tjerash Haliti.

    Episodin e plotë me Ahmet Halitin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Two lifeless bodies are found in Gjilan

    The case confirmed. RTKLive Police spokesman for the Gjilan region, Ismet Hashani.

    Hashani has said the respective teams have emerged at the scene, and the medical emergency team, while the caretaker doctor has found that people are without signs of life.

    On 01.11.2026 around 08:47 we have received information that at a house in the village of Demaj in the municipality of Gjilan, it is suspected of two lifeless bodies, a person of the male gender of 1999 and a baby. With urgency at the site of the event, relevant police units have emerged, the State Prosecutor and the medical emergency team, where the caretaker doctor has been found to be without signs of life. Under the State Prosecutor’s decision, lifeless bodies will be sent to the Pristina Institute of Legal Medicine for Obligation, the report said.

    It is reported that in co-ordination with the State Attorney, all necessary operational and investigative actions are under way for the full enlightenment and clarification of the circumstances of the case, which has been described as suspicious death.

    Source Layer: RTKLive

  • Dy trupa të pajetë gjenden në Gjilan

    Dy trupa të pajetë gjenden në Gjilan

    Rastin e ka konfirmuar, për RTKLive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Hashani ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse dhe ekipi emergjent mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konstatuar se të personat janë pa shenja jete.

    “Më 01.11.2026 rreth orës 08:47 kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nag mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim.

    Njoftohet se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

    Burimi: RTKLive

  • Bolivia proclaims its state of emergency because of the danger of El Niño

    Bolivia’s president, Rodrigo Paz, has declared a state of emergency to cope with droughts and floods related to climate phenomena El Niño.

    The decision aims to facilitate the mobilisation of additional resources and the sending of emergency teams to areas most endangered by extreme weather.

    In a speech to citizens, Paz said institutions are working to limit the consequences of an El Niño episode, which is projected to be particularly powerful.

    According to the World Meteorological Organization ( WMO, the phenomenon is expected to intensify in the coming weeks, peak in December and continue to affect until February.

    El Niño affects temperatures and the distribution of rainfall, increasing the risk of droughts, floods, and heat waves in various parts of the world.

    Source Layer: Dukeagini

  • Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rrezikut nga El Niño

    Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rrezikut nga El Niño

    Presidenti i Bolivisë, Rodrigo Paz, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të përballuar rrezikun nga thatësirat dhe përmbytjet që lidhen me fenomenin klimatik El Niño.

    Vendimi synon të lehtësojë mobilizimin e burimeve shtesë dhe dërgimin e ekipeve të emergjencës në zonat më të rrezikuara nga moti ekstrem.

    Në një fjalim drejtuar qytetarëve, Paz tha se institucionet po punojnë për të kufizuar pasojat e një episodi të El Niños, i cili parashikohet të jetë veçanërisht i fuqishëm.

    Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO), fenomeni pritet të intensifikohet gjatë javëve të ardhshme, të arrijë kulmin në dhjetor dhe të vazhdojë të ndikojë deri në shkurt.

    El Niño ndikon në temperaturat dhe shpërndarjen e reshjeve, duke shtuar rrezikun e thatësirave, përmbytjeve dhe valëve të të nxehtit në pjesë të ndryshme të botës.

    Burimi: Dukagjini