Blog

  • E rëndë në Demiraj: Një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden të vdekur brenda shtëpisë – çfarë dihet për tragjedinë që mobilizoi Policinë dhe Prokurorinë?

    E rëndë në Demiraj: Një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden të vdekur brenda shtëpisë – çfarë dihet për tragjedinë që mobilizoi Policinë dhe Prokurorinë?

    E rëndë në Demiraj: Një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden të vdekur brenda shtëpisë – çfarë dihet për tragjedinë që mobilizoi Policinë dhe Prokurorinë?

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar mëngjesin e sotëm në fshatin Demiraj, ku një burrë i ri dhe një foshnjë janë gjetur të pajetë brenda një shtëpie. Vdekja e tyre, në rrethana ende të pasqaruara, ka mobilizuar Policinë, hetuesit rajonalë, forenzikën dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për A.D. 27 vjeçar dhe D.D., një foshnjë e gjinisë femërore, e lindur gjatë vitit 2026.

    Gjithçka është raportuar këtë të diel, më 1 nëntor, rreth orës 08:47, kur Policia ka pranuar një informacion shqetësues se brenda një shtëpie në Demiraj ndodheshin dy persona që dyshohej se kishin ndërruar jetë.

    Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur patrullat policore dhe një ekip i Emergjencës.

    Dyshimet më të këqija janë konfirmuar nga personeli mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e të dy personave.

    Pas këtij konstatimi, në vendngjarje kanë dalë hetuesit e Stacionit Policor në Gjilan, njësitë rajonale të hetimeve dhe forenzika, ndërsa në lokacion ka qenë e pranishme edhe Prokuroria e Shtetit.

    Për rastin është njoftuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, ekipi i të cilit ka dalë në vendngjarje.

    Ajo që mbetet ende e paqartë është se çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë dhe si kanë humbur jetën 27-vjeçari dhe foshnja.

    Deri më tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar shkakun e vdekjes apo ndonjë rrethanë tjetër që do të shpjegonte këtë ngjarje.

    Rasti po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa hetimet dhe ekzaminimet në vendngjarje po vazhdojnë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • After the fall of Vuciqi regime, one of the most powerful figures in Serbian police is arrested

    Marko Kcak, head of Serbia’s Anti-Crime Police Directorate, has been arrested on Sunday morning at the Supreme Prosecutor’s order in Belgrade, under suspicion of abuse of official office.

    Bosko Sekulovic, director of the Crime Press Service, has also been detained. According to reports, the detentions are linked to a criminal outcry presented by Veselin Milic’s lawyer, police deputy director and former head of Belgrade police.

    At the heart of the case is the investigation into the murder of Aleksandar Nashovic, known as ‘%Baya, at the restaurant ↓27, in Belgrade’s Senjak neighbourhood. The police operation behind this crime was headed by Kcak, while Milic was also involved in the initial connoissement of the police.

    Currently, Kricak allegedly forged evidence and exerted pressure on witnesses of the accused, with the aim of adapting facts to a predetermined version of the event. If proven, these actions would constitute serious interference in investigating a murder and violating the credibility of the structures responsible for fighting crime.

    Nashovic, who reportedly was linked to Dejan Stojanovic’s criminal group, known as KESHA, was killed in May.

    According to the version presented by the prosecution, on 12 May, about 11:00 p.m., he arrived near the restaurant with an armoured BMW X7. The meeting was allegedly invited by Milic, who had suggested that he come without security association.

    Reports say Nashovic initially hesitated to enter after he saw the vehicles of some of the suspects. However, after a call from Sasha V., with which there had been conflict before, he returned and sat down at the same table with him, Mario S. And Milic.

    The prosecution suspects that, after a debate, Sasha V. He fired several times in the direction of Nashovic. According to the investigation, the weapon was provided by Danka V., which had been handed over to Mario S., while the latter allegedly exceeded Sasha V.

    In this case, Sasha V., 48, and Mario S., 46, are suspected of serious murder, weapons – related acts, and public danger. Danka V., 42, faces arms-related charges, while others are suspected of not warning crime and helping the authors.

    According to the prosecution, after the shooting, Dejan S. helped the suspects drive to Shabakh, Lake Dobrodol, and then Stara Pasova.

    Nashovic’s disappearance was reported by his co-existence after he had announced that he was at the restaurant shortly before the phone went off.

    Media have reported that the meeting was organised as an effort for reconciliation between Nashovic and Sasa V. But new allegations against officials who conducted the investigation raise serious questions about the way evidence is collected and the integrity of the investigative process.

    Source Layer: Dukeagini

  • Pas rënies së regjimit të Vuçiqit, arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe

    Pas rënies së regjimit të Vuçiqit, arrestohet një nga figurat më të fuqishme në policinë serbe

    Marko Kriçak, kreu i Drejtorisë së Policisë kundër Krimit në Serbi, është arrestuar të dielën në mëngjes me urdhër të Prokurorisë së Lartë në Beograd, nën dyshimin për shpërdorim të detyrës zyrtare.

    Bashkë me të është ndaluar edhe Boshko Sekuloviç, drejtues i Shërbimit për Shtypjen e Krimit. Sipas raportimeve ndalimet lidhen me një kallëzim penal të paraqitur nga avokati i Veselin Miliçit, ndihmësdrejtor i Policisë dhe ish-kreu i policisë së Beogradit.

    Në qendër të çështjes është hetimi për vrasjen e Aleksandar Neshoviçit, i njohur si “Baja”, në restorantin “27”, në lagjen Senjak të Beogradit. Operacioni policor pas këtij krimi ishte drejtuar nga Kriçak, ndërsa në kallëzimin fillestar të policisë ishte përfshirë edhe Miliçi.

    Tashmë, Kriçak dyshohet se ka falsifikuar prova dhe ka ushtruar presion mbi dëshmitarët e të akuzuarit, me qëllim përshtatjen e fakteve me një version të paracaktuar të ngjarjes. Nëse vërtetohen, këto veprime do të përbënin ndërhyrje të rëndë në hetimin e një vrasjeje dhe cenim të besueshmërisë së strukturave përgjegjëse për luftimin e krimit.

    Neshoviçi, i cili sipas raportimeve kishte lidhje me grupin kriminal të Dejan Stojanoviçit, të njohur si “Keka”, u vra në maj.

    Sipas versionit të paraqitur nga prokuroria, më 12 maj, rreth orës 23:00, ai mbërriti pranë restorantit me një BMW X7 të blinduar. Në takim dyshohet se ishte ftuar nga Miliçi, i cili i kishte sugjeruar të vinte pa shoqërim sigurie.

    Raportimet thonë se Neshoviçi fillimisht hezitoi të hynte pasi pa automjetet e disa prej të dyshuarve. Megjithatë, pas një telefonate nga Sasha V., me të cilin kishte pasur konflikt më herët, u kthye dhe u ul në të njëjtën tavolinë me të, Mario S. dhe Miliçin.

    Prokuroria dyshon se, pas një debati, Sasha V. qëlloi disa herë në drejtim të Neshoviçit. Sipas hetimeve, arma ishte siguruar nga Danka V., e cila ia kishte dorëzuar Mario S., ndërsa ky i fundit dyshohet se ia kaloi Sasha V.

    Për këtë rast, Sasha V., 48 vjeç, dhe Mario S., 46 vjeç, dyshohen për vrasje të rëndë, vepra që lidhen me armët dhe shkaktim të rrezikut publik. Danka V., 42 vjeçe, përballet me akuza lidhur me armët, ndërsa persona të tjerë dyshohen për moslajmërim të krimit dhe ndihmë ndaj autorëve.

    Sipas prokurorisë, pas të shtënave, Dejan S. i ndihmoi të dyshuarit të largoheshin me makinë drejt Shabacit, Liqenit Dobrodol dhe më pas Stara Pazovës.

    Zhdukjen e Neshoviçit e raportoi bashkëjetuesja e tij, pasi ai e kishte njoftuar se ndodhej në restorant, pak para se telefoni t’i fikej.

    Mediat kanë raportuar se takimi ishte organizuar si përpjekje për pajtim mes Neshoviçit dhe Sasha V. Por dyshimet e reja ndaj zyrtarëve që drejtuan hetimin ngrenë pikëpyetje serioze mbi mënyrën e mbledhjes së provave dhe integritetin e procesit hetimor.

    Burimi: Dukagjini

  • Hoti ngre alarmin për buxhetin e vitit 2027: U shkel afati ligjor

    Hoti ngre alarmin për buxhetin e vitit 2027: U shkel afati ligjor

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosmiratimin e projektbuxhetit për vitin 2027 brenda afatit të përcaktuar me ligj.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka rikujtuar se Neni 22 i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike e obligon Qeverinë që projektbuxhetin për vitin e ardhshëm t’ia dorëzojë Kuvendit të Kosovës jo më vonë se 31 tetori.

    Sipas tij, më 1 nëntor projektbuxheti ende nuk ishte miratuar në Qeveri, duke ngritur kështu shqetësimin për mosrespektimin e afatit ligjor.

    Hoti ka vënë në pikëpyetje edhe mënyrën se si Kuvendi do ta trajtojë projektbuxhetin në procedurat parlamentare, nëse ai dorëzohet pas afatit të përcaktuar.

    Ai ka theksuar se një situatë e tillë nuk ka ndodhur më parë, madje as gjatë periudhave zgjedhore, kur vendi është udhëhequr nga qeveri në detyrë.

    Në reagimin e tij, Hoti ka kritikuar edhe qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke pretenduar se shkeljet ligjore dhe kushtetuese janë bërë praktikë gjatë viteve të fundit.

    Ai ka përmendur vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ligje të shpallura antikushtetuese, çështjet e shkarkimit dhe mos-emërimit të zyrtarëve të lartë shtetërorë, si dhe ushtrimin e njëkohshëm të funksioneve të deputetit dhe anëtarit të Qeverisë.

    Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se projektbuxheti për vitin 2027 do të miratohet në mbledhjen e Qeverisë të hënën, më 2 nëntor, dy ditë pas afatit të 31 tetorit. Kjo e ka hapur debatin për respektimin e afateve ligjore dhe procedurën e mëtejshme parlamentare. /Telegrafi/

  • Endrit Brajshori shkëlqen në OKTAGON, shqiptari e mposht kundërshtarin me nokaut në raundit e parë

    Endrit Brajshori shkëlqen në OKTAGON, shqiptari e mposht kundërshtarin me nokaut në raundit e parë

    Luftëtari shqiptar i arteve marciale mikse (MMA), Endrit Brajshori, ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij, duke triumfuar në eventin OKTAGON 96, të zhvilluar të shtunën në Munih të Gjermanisë.

    Brajshori u përball me gjermanin Christian Mach në kategorinë Welterweight (77 kg), në një duel ku shqiptari arriti të tregojë epërsinë që në rundin e parë.

    Ai e dominoi kundërshtarin me goditje të fuqishme, derisa në minutën 4:38 të rundit të parë gjyqtari ndërhyri për ta ndërprerë përballjen, duke ia dhënë fitoren Brajshorit me nokaut teknik (TKO).

    Nga fillimet në MMA deri te skena evropiane

    Brajshori ka ndërtuar karrierën e tij në Gjermani, ku prej vitesh është i angazhuar në sportin e arteve marciale mikse.

    Ai stërvitet në klubin Martial Arts Academy Rosenheim, nën drejtimin e trajnerit Refiq Salihi, ndërsa ka më shumë se dhjetë vjet përvojë në këtë sport.

    I njohur edhe me pseudonimin “AK 47”, shqiptari garon në kategorinë Welterweight, ku ka arritur të krijojë emër përmes paraqitjeve në skenën evropiane të MMA-së.

    Tri fitore radhazi dhe bilanc pozitiv

    Fitorja ndaj Christian Mach ishte e treta radhazi për Brajshorin në organizatën OKTAGON, pas triumfeve ndaj Jan Malach dhe Petr Bartonek.

    Me këtë rezultat, ai e çon bilancin e karrierës profesionale në shtatë fitore dhe dy humbje.

    Nga shtatë triumfet e tij, katër kanë ardhur me nokaut ose nokaut teknik, dy me dorëzim dhe një me vendim të gjyqtarëve.

    Në moshën 29-vjeçare, Brajshori vazhdon të ndërtojë karrierën në një prej organizatave më të njohura evropiane të MMA-së, duke synuar rezultate edhe më të mëdha në vazhdim. /Telegrafi/

  • Vandalizohen dy vetura zyrtare në Tetovë, SPB jep detaje

    Vandalizohen dy vetura zyrtare në Tetovë, SPB jep detaje

    Dy automjete zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, të cilat shfrytëzohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Tetovë, janë dëmtuar nga një person i panjohur.

    Sipas informacioneve të SPB-së Tetovë, më 31 tetor, në orën 23:35, dëmtimin e ka denoncuar një 45-vjeçar nga fshati Xhepçisht, i punësuar në objektin e Inspektoratit të Tregut në rrugën “Boris Kidriç”.

    Sipas denoncimit, rreth orës 22:40, ai kishte vërejtur një person të panjohur duke hipur mbi dy veturat zyrtare të markës “Peugeot”, me targa të Shkupit.

    Gjatë këtij veprimi, personi kishte thyer xhamin e pasmë të njërës veturë, ndërsa automjetit tjetër i kishte dëmtuar fshirësen e xhamit të pasmë. Më pas, ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

    Policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit përgjegjës.

  • Trump i hap dyert Bolsonaros pas largimit nga Brazili: Në SHBA mund të qëndrojë sa të dëshirojë

    Trump i hap dyert Bolsonaros pas largimit nga Brazili: Në SHBA mund të qëndrojë sa të dëshirojë

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se senatori brazilian Flavio Bolsonaro, i cili iku në Shtetet e Bashkuara pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale nga Luiz Inacio Lula da Silva, mund të qëndrojë në vend ” për aq kohë sa të dëshirojë”.

    Duke folur me gazetarët në Mar-a-Lago të Floridas, Trump tha se nuk kishte planifikuar të takohej me senatorin Bolsonaro.

    Më parë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha në një konferencë për shtyp në margjinat e samitit të G20 në Atlanta se Uashingtoni nuk kishte “përfshirje të drejtpërdrejtë” në ikjen e Bolsonaros nga Brazili.

    Senatori brazilian deklaroi se ai dhe familja e tij ishin larguar nga Brazili për të shmangur ndjekjen penale.

    Ai tha se të hënën – pasi vizitoi babanë e tij, ish-presidentin Jair Bolsonaro, i cili është nën arrest shtëpiak – policia e informoi atë se pasaportat e tij po konfiskoheshin si pjesë e një hetimi për pastrim parash.

    “U largova për të mirën e Brazilit”, tha Flavio Bolsonaro, i cili nuk e pranoi humbjen e tij nga presidenti i qendrës së majtë Lula në raundin e dytë të zgjedhjeve.

    Bolsonaro foli për “mashtrim zgjedhor”, pavarësisht mohimeve si nga partia e tij ashtu edhe nga gjyqësori.

    Ai parashikoi se Brazili do të “falimentonte” nën Lulan dhe deklaroi veten të gatshëm të kandidonte përsëri për president.

    “Nuk po flas për vitin 2030, por më herët”, tha ai. /Telegrafi/

  • Like Vuciqi’s fall in Serbia reflected Orban’s in Hungary

    When they met in northern Serbia in November last year, Serbian President Aleksandar Vuciq and Hungarian Prime Minister Viktor Orban could hardly have imagined that within a year, the two would have left power.

    Both were knocked down by popular movement. Orban initially lost in April, after the Péter Magyar-led Tisza party won the election. While last Sunday, a student movement in Serbia, created less than two years ago, won the parliamentary elections convincingly.

    The Tisza Party in Hungary and the Student List in Serbia have very different structures. The first mainly relies on the personality and energy of its leader, while Serbian students insist they do not have a single leader.

    However, high voter turnout HINA 79 percent in Hungary and 69 percent in Serbia ʹ was encouraged by young people capable of using technology. In both countries, they used artificial intelligence tools to analyse data, identify risks to the election process, and mobilised tens of thousands of observers, with the aim of preventing voter intimidation and manipulation by the ruling parties.

    The mobilisation of voters and the presence of observers at polling stations played a key role in the opposition’s victory in both countries, Telegrafi broadcast.

    Last weekend, Hungarian civic activism group DE sent 70 election observers to Serbia, where they collaborated with representatives of the student movement and visited polling stations in the northern province of Vojvodina.

    During the summer, even before the election proclamation, the group had organised the worker to convey to Serbian students the experiences and methods used during the elections in Hungary.

    One of the main techniques was the preliminary identification of election areas suspected of manipulation. It was about polling where previous results had shown an extremely high number of votes for the ruling party, raising doubts about voter intimidation or practices known as chain voting.

    About 4: 00 p.m. on election day, we noticed groups of masked hooligans, supporters of Vuciqi, gathering near polling stations. So we sent moving teams and started filming everything, told BBC Péter Klemm, student activist from Subotica.

    According to him, along with observers standing in the country, 20 to 30 volunteers at each threatened centre created an adequate presence to prevent voter intimidation and manipulation.

    Orban in Hungary and Vuciq in Serbia for a long time seemed invincible. Both were powerful leaders, who had stayed 16 and 14 years in power respectively, had taken control of state institutions and established business empires with interrelated interests in both countries.

    When they met for a short lunch with traditional pies in a well – known oven in the center of Subotica about a year ago, Orban chose cheese pie, while Vuchy chose cheese pie.

    Later, they visited a winery where they discussed oil and other business deals, including Hungary’s plan to buy Serbian oil refinery NIS.

    The two nationalist leaders had many common interests, both in politics and in business. They shared friendship with Russian President Vladimir Putin and Chinese Xi Jinping, as well as support for Milorad Dodik, the separatist leader of Bosnian Serbs.

    Meanwhile, a high-speed railway line with Chinese financing and expertise is being built between Belgrade and Budapest.

    The similarities between removing the two leaders from power are obvious. Aleksandar Vuciq conceded defeat at 9:30 on Sunday, just the same hour Victor Orban had admitted defeat on 12 April. Few observers had expected any to accept the outcome peacefully.

    During this week, doubts have been raised that Vuciq had twice talked with Orban on Sunday evening to ask for advice: first before accepting defeat and then, at 23:15. According to these claims, Orban had convinced his Serbian ally not to use force.

    Vuciq denies that he spoke to Orban prior to his announcement of the outcome, but admits they had a conversation later. Orban, meanwhile, refused to comment on the BBC.

    An hour before the closure of deployments in Serbia, masked and hooded persons were positioned in downtown Belgrade. During the election process, similar groups were photographed near many polling stations, where observers were prevented.

    Another similarity is the number of seats in parliament. The Student List is expected to have 140 deputies in Serbia’s Parliament, which has 250 seats as many as the Péter Magyar Party won in the 199-seat Hungarian Parliament.

    Magyar was the only European leader who called the students directly to congratulate him that evening, and perhaps the only one who had their phone number.

    It is always good to hear that Tisza’s experience can serve as inspiration for other peoples, the Hungarian prime minister told the BBC.

    The outcome of elections in Hungary clearly showed us that what we are doing here is right, Ilija Srdanovic, chairman of the Student List, said on the eve of the vote.

    Srdanovic was one of the people with whom Péter Magyar spoke to him Sunday evening.

    Currently, Orban, 63, and Vuciq, 56, could face court processes for corruption and abuse of power.

    The systems of justice in both countries have similarities. Serbia’s Special Prosecutor for Organised Crime, known as JTOK, and Hungary’s young special prosecutors — known as NVVH — have similar competencies and can co-operate in this direction.

    Hungarian companies close to Orban were also involved in the Novi Sad railway station construction project. The sale of the station’s shelter on November 1st 2024, linked to corruption and neglect, caused the death of 16 people and became a spark that sparked the student movement in Serbia.

    There were perceptions in Europe that the longer the regimes of Orban and Vuciqi, the stronger they became, Áron Timar, founder of the Hungarian civic activism group DE, told BBC.

    In fact, they were weakening. And once society found her voice and stood up, there was nothing that could stop her, he ended up. /Telegraphy/

  • Si rënia e Vuçiqit në Serbi pasqyroi atë të Orbanit në Hungari

    Si rënia e Vuçiqit në Serbi pasqyroi atë të Orbanit në Hungari

    Kur u takuan në veri të Serbisë në nëntorin e vitit të kaluar, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri hungarez Viktor Orban vështirë se mund ta kishin imagjinuar se brenda një viti të dy do të largoheshin nga pushteti.

    Të dy u rrëzuan nga lëvizje popullore. Orban humbi fillimisht, në prill, pasi partia Tisza e udhëhequr nga Péter Magyar fitoi zgjedhjet. Ndërsa të dielën e kaluar, një lëvizje studentore në Serbi, e krijuar më pak se dy vjet më parë, fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare.

    Partia Tisza në Hungari dhe Lista Studentore në Serbi kanë struktura shumë të ndryshme. E para mbështetet kryesisht te personaliteti dhe energjia e liderit të saj, ndërsa studentët serbë këmbëngulin se nuk kanë një udhëheqës të vetëm.

    Megjithatë, pjesëmarrja e lartë në zgjedhje – 79 për qind në Hungari dhe 69 për qind në Serbi – u nxit nga të rinjtë e aftë në përdorimin e teknologjisë. Në të dyja vendet, ata shfrytëzuan mjete të inteligjencës artificiale për të analizuar të dhënat, identifikuar rreziqet për procesin zgjedhor dhe mobilizuar dhjetëra mijëra vëzhgues, me qëllim parandalimin e frikësimit të votuesve dhe manipulimeve nga partitë në pushtet.

    Mobilizimi i votuesve dhe prania e vëzhguesve në qendrat e votimit luajtën rol të rëndësishëm në fitoren e opozitës në të dyja vendet, transmeton Telegrafi.

    Fundjavën e kaluar, grupi hungarez i aktivizmit qytetar DE dërgoi 70 vëzhgues zgjedhorë në Serbi, ku bashkëpunuan me përfaqësuesit e lëvizjes studentore dhe vizituan qendrat e votimit në provincën veriore të Vojvodinës.

    Gjatë verës, edhe para shpalljes së zgjedhjeve, grupi kishte organizuar punëtori për t’u përcjellë studentëve serbë përvojat dhe metodat e përdorura gjatë zgjedhjeve në Hungari.

    Një nga teknikat kryesore ishte identifikimi paraprak i zonave zgjedhore të dyshuara për manipulime. Bëhej fjalë për vendvotime ku rezultatet e mëparshme kishin treguar numër jashtëzakonisht të lartë votash për partinë në pushtet, duke ngritur dyshime për frikësim të votuesve ose praktika të njohura si “votimi zinxhir”.

    “Rreth orës 16:00 të ditës së zgjedhjeve, vumë re grupe huliganësh të maskuar, mbështetës të Vuçiqit, që po mblidheshin pranë qendrave të votimit. Kështu dërguam ekipe lëvizëse dhe nisëm të filmonim gjithçka”, tha për BBC-në Péter Klemm, aktivist studentor nga Subotica.

    Sipas tij, së bashku me vëzhguesit që qëndronin në vend, 20 deri në 30 vullnetarë në secilën qendër të kërcënuar krijuan një prani të mjaftueshme për të penguar frikësimin e votuesve dhe manipulimet.

    Orban në Hungari dhe Vuçiq në Serbi për një kohë të gjatë dukeshin të pathyeshëm. Të dy ishin liderë të fuqishëm, që kishin qëndruar përkatësisht 16 dhe 14 vjet në pushtet, kishin marrë nën kontroll institucione shtetërore dhe kishin krijuar perandori biznesi me interesa të ndërlidhura në të dyja vendet.

    Kur u takuan për një drekë të shkurtër me byrekë tradicionalë në një furrë të njohur në qendër të Suboticës, gati një vit më parë, Orban zgjodhi byrek me djathë, ndërsa Vuçiq atë me mish.

    Më pas, ata vizituan një kantinë vere, ku diskutuan për naftën dhe marrëveshje të tjera biznesi, përfshirë planin e Hungarisë për të blerë rafinerinë serbe të naftës NIS.

    Dy liderët nacionalistë kishin shumë interesa të përbashkëta, si në politikë, ashtu edhe në biznes. Ata ndanin miqësinë me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping, si dhe mbështetjen për Milorad Dodikun, liderin separatist të serbëve të Bosnjës.

    Ndërkohë, mes Beogradit dhe Budapestit po ndërtohet një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë, me financim dhe ekspertizë kineze.

    Ngjashmëritë mes largimit të dy liderëve nga pushteti janë të dukshme. Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në orën 21:30 të së dielës, pikërisht në të njëjtën orë kur Viktor Orban kishte pranuar humbjen më 12 prill. Pak vëzhgues kishin pritur që ndonjëri prej tyre ta pranonte rezultatin paqësisht.

    Gjatë kësaj jave janë ngritur dyshime se Vuçiq kishte biseduar dy herë me Orbanin të dielën në mbrëmje për t’i kërkuar këshilla: fillimisht para se të pranonte humbjen dhe më pas, në orën 23:15. Sipas këtyre pretendimeve, Orban e kishte bindur aleatin e tij serb të mos përdorte forcën.

    Vuçiq mohon se ka biseduar me Orbanin para njoftimit të tij për rezultatin, por pranon se kanë zhvilluar një bisedë më vonë. Ndërkaq, Orban refuzoi të komentonte për BBC-në.

    Një orë para mbylljes së vendvotimeve në Serbi, persona të maskuar dhe me kapuç u pozicionuan në qendër të Beogradit. Gjatë procesit zgjedhor, grupe të ngjashme u fotografuan pranë shumë qendrave të votimit, ku u penguan nga vëzhguesit.

    Një tjetër ngjashmëri është edhe numri i vendeve në parlament. Lista Studentore pritet të ketë 140 deputetë në Kuvendin e Serbisë, i cili ka 250 ulëse – po aq sa fitoi partia Tisza e Péter Magyarit në parlamentin hungarez me 199 vende.

    Magyar ishte i vetmi lider evropian që telefonoi drejtpërdrejt studentët për t’i uruar atë mbrëmje, dhe ndoshta i vetmi që kishte numrin e tyre të telefonit.

    “Është gjithmonë mirë të dëgjosh se përvoja e Tiszës mund të shërbejë si frymëzim për popujt e tjerë”, tha kryeministri hungarez për BBC-në.

    “Rezultati i zgjedhjeve në Hungari na tregoi qartë se ajo që po bëjmë këtu është e drejtë”, deklaroi në prag të votimit Ilija Srdanoviq, drejtues i Listës Studentore.

    Srdanoviq ishte një nga personat me të cilët Péter Magyar bisedoi atë të dielë në mbrëmje.

    Tashmë, Orban, 63 vjeç, dhe Vuçiq, 56 vjeç, mund të përballen me procese gjyqësore për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit.

    Sistemet e drejtësisë në të dyja vendet kanë ngjashmëri. Prokuroria Speciale e Serbisë për Krimin e Organizuar, e njohur si JTOK, dhe prokurorët e rinj specialë të Hungarisë, të njohur si NVVH, kanë kompetenca të ngjashme dhe mund të bashkëpunojnë në këtë drejtim.

    Edhe kompani hungareze të afërta me Orbanin ishin të përfshira në projektin e ndërtimit të stacionit hekurudhor në Novi Sad. Shembja e strehës së stacionit më 1 nëntor 2024, e lidhur me korrupsionin dhe neglizhencën, shkaktoi vdekjen e 16 personave dhe u bë shkëndija që nxiti lëvizjen studentore në Serbi.

    “Ekzistonte perceptimi në Evropë se sa më gjatë të qëndronin në pushtet regjimet e Orbanit dhe Vuçiqit, aq më të fuqishme bëheshin ato”, tha për BBC-në Áron Timar, themelues i grupit hungarez të aktivizmit qytetar DE.

    “Në të vërtetë, ato po dobësoheshin. Dhe sapo shoqëria gjeti zërin e saj dhe u ngrit, nuk kishte më asgjë që mund ta ndalte”, përfundoi ai. /Telegrafi/

  • Heavy: This is Kosovar who lost his life in a sports vehicle accident in Has, Albania

    A tragic accident in the Domaj village meadows in Has, Albania, claimed the 46-year-old from Kosovo, Albert Qoqaj.

    News of his death has been made known by a comforting announcement published by Haasi Hericé, where the Qoqaj family, relatives, and friends have received condolences.

    According to reports, Qoqaj lost his life accidentally on October 31st in a sports accident. His brother, Valon Qoqaj, was injured in the same accident.

    May God have mercy on the deceased and the family grant them strength and patience to cope with this great loss, says the message of comfort.

    Meanwhile, family members have turned to messages of comfort, and the deceased’s brother has been wished for rapid healing.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal