Blog

  • Tragjedi në Gjilan, një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi

    Tragjedi në Gjilan, një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi

    Tragjedi në Gjilan, një 27-vjeçar dhe një foshnjë gjenden pa shenja jete në një shtëpi

    Një ngjarje e rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku në një shtëpi janë gjetur dy persona pa shenja jete, një burrë dhe një foshnjë.

    Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se informacioni është pranuar rreth orës 08:47 të 1 nëntorit.

    Sipas Hashanit, njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e të dy personave.

    Viktima mashkull ishte i vitlindjes 1999, ndërsa personi tjetër i pajetë ishte foshnjë.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

    Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorinë, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rusia e zhvendos luftën përtej frontit – sa e sigurt është Kosova?

    Rusia e zhvendos luftën përtej frontit – sa e sigurt është Kosova?

    Për të shkaktuar kaos, Rusisë nuk i duhen domosdoshmërisht tanke apo ushtarë.
    Sabotimet, sulmet kibernetike dhe operacionet e fshehta janë bërë pjesë e përballjes së saj me Perëndimin, duke vënë në provë edhe sigurinë e vendeve të NATO-s.

    Por, sa e cenueshme është Kosova ndaj këtyre kërcënimeve dhe sa është e përgatitur për t’u mbrojtur? Kosova nuk është në luftë, por kërcënimet që po shqetësojnë Evropën mund të mos e anashkalojnë as atë.

    Me mijëra trupa të NATO-s në territorin e saj, tensione të vazhdueshme me Serbinë dhe infrastrukturë kritike që tashmë ka qenë objekt sulmesh, vendi përballet me rreziqe që nuk marrin domosdoshmërisht formën e një përballjeje ushtarake.

    Në pjesë të tjera të Evropës, ato janë shfaqur përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike dhe operacioneve të fshehta, të cilat janë shtuar që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, në vitin 2022.

    Autoritetet evropiane kanë hetuar një varg incidentesh, disa prej të cilave janë lidhur me shërbimet ruse të inteligjencës. Në shënjestër kanë qenë rrjetet e transportit, institucionet shtetërore dhe kompanitë që furnizojnë Ukrainën me pajisje ushtarake.

    Përmes këtyre veprimeve, Moska – e cila vazhdimisht e mohon përfshirjen – dyshohet se synon të pengojë mbështetjen për Kievin dhe të krijojë pasiguri në vendet perëndimore, pa hyrë në një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak me to.

    Sipas një analize të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), numri i sulmeve dhe planeve për sulme me pasoja fizike në Evropë, të identifikuara si të lidhura me Rusinë, është rritur nga vetëm tri në vitin 2022 në 34 në vitin 2024. Rritja e këtyre incidenteve ka nxjerrë në pah edhe vështirësitë e parandalimit të tyre.

    Një analizë e Këshillit Atlantik, e publikuar në fillim të tetorit, vlerëson se NATO-ja ka forcuar mbrojtjen ushtarake, por ende ka vështirësi në frenimin e operacioneve që mbeten nën pragun e një konflikti të hapur.

    Problemi nuk qëndron vetëm te parandalimi i sulmeve, por edhe tek identifikimi i atyre që qëndrojnë pas tyre dhe përcaktimi i mënyrës së reagimit.

    “Përgjigjet e NATO-s dhe të vendeve anëtare kanë qenë kryesisht reaktive dhe mbrojtëse. Ato janë përqendruar në zbulimin dhe kundërshtimin e provokimeve të caktuara, por nuk kanë arritur të dëshmojnë aftësi efektive për t’i frenuar ato”, thuhet në analizë.

    Përtej dëmeve materiale, operacionet e tilla mund të krijojnë frikë dhe pasiguri, duke i detyruar autoritetet të reagojnë ndaj incidenteve, përgjegjësit e të cilave shpesh mbeten të paidentifikuar.

    Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, paralajmëroi gjatë një vizite në Talin, muajin e kaluar, se reagimet e tepruara ndaj çdo incidenti mund t’i shërbejnë Moskës. Ai ritheksoi, njëkohësisht, vendosmërinë e Aleancës për të mbrojtur territorin e vendeve anëtare.

    “Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të aleatëve, pavarësisht nëse aty jetojnë njerëz apo jo, pavarësisht nëse ndodhet pranë Parisit, Talinit, Uashingtonit apo Otavës”, tha Rutte.

    Nga një mesazh në Telegram te një akt sabotimi

    Për të kryer një operacion sabotimi, nuk nevojiten domosdoshmërisht agjentë të trajnuar të inteligjencës.

    Ndonjëherë, gjithçka mund të nisë me një mesazh në Telegram, një detyrë të thjeshtë dhe një pagesë prej disa qindra eurosh.

    Fotografimi i një objekti, mbledhja e informacioneve apo një akt vandalizmi mund t’i besohet një personi pa përvojë, i cili pranon të veprojë kundrejt pagesës. Kjo është një nga metodat që, sipas ekspertëve, përdorin shërbimet ruse të inteligjencës për të organizuar operacione në territorin evropian.

    Kinga Redlowska, studiuese në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), shpjegon se përmes kësaj taktike, organizatorët mund të angazhojnë njerëz me kosto të ulët, duke ruajtur distancën nga veprimet që kryhen në terren.

    “Rusia përdor një taktikë shumë të lirë, por efektive, duke angazhuar ata që i quajmë agjentë të njëpërdorshëm. Operativët rusë rekrutojnë banorë të vendeve të Bashkimit Evropian ose të Britanisë, shpesh nga grupe të cenueshme, si studentë apo të papunë që kërkojnë të fitojnë para”, thotë Redlowska për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.
    Detyrat mund të nisin me fotografimin e një objekti ose mbledhjen e informacioneve dhe të përshkallëzohen deri në vandalizëm apo zjarrvënie.

    Edhe pagesat varen nga natyra dhe rreziku i detyrës.

    “Ekziston pothuajse një listë çmimesh për detyrat. Ndonjëherë shumat janë vetëm 100 ose 200 euro. Për detyra më të mëdha mund të jenë 1.000 euro, ndërsa për misione më të ndërlikuara mund të arrijnë në disa mijëra euro”, thotë Redlowska.

    Sipas një studimi të RUSI-t, pagesat kryhen kryesisht përmes kriptovalutave, megjithëse janë dokumentuar edhe transferime bankare dhe pagesa me para të gatshme. Një mënyrë e tillë organizimi e bën më të vështirë zbulimin e lidhjeve mes atyre që kryejnë sulmet dhe atyre që i urdhërojnë.

    Kështu, një incident që në pamje të parë duket i izoluar, mund të jetë pjesë e një operacioni shumë më të gjerë. Për Alexander Palmerin, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, synimi i Moskës shkon përtej dëmit që mund të shkaktojë një veprim i vetëm.

    “Çdo pengesë apo trazirë në një vend të orientuar drejt Perëndimit shihet si diçka pozitive për Rusinë, edhe nëse ajo nuk përfiton drejtpërdrejt. Mendoj se kjo buron nga një mënyrë të të menduari, sipas së cilës humbja e njërës palë është automatikisht fitore për tjetrën”, thotë Palmer për Exposenë. Por, për të shkaktuar dëme, nuk është gjithmonë e nevojshme as prania fizike në vendin që synohet të goditet.

    Sulmet mund të kryhen edhe nga distanca, përmes sistemeve digjitale. Gjermania dhe Çekia, për shembull, kanë identifikuar sulme kibernetike që ua kanë atribuuar hakerëve të lidhur me inteligjencën ushtarake ruse.

    Në Gjermani, në shënjestër ka qenë Partia Socialdemokrate, ndërsa në Çeki institucionet shtetërore, përmes shfrytëzimit të një dobësie në programin Microsoft Outlook.

    Çfarë rrezikon Kosova?

    Për Kosovën, kërcënime të tilla nuk janë vetëm çështje e zhvillimeve në pjesë të tjera të Evropës. Institucionet e saj të sigurisë kanë identifikuar tashmë një varg rreziqesh që mund të shfrytëzohen për destabilizim.

    Në dokumentin strategjik SOCTA 2025, Policia e Kosovës përmend operacionet e fshehta, sulmet kibernetike, propagandën dhe përdorimin e grupeve joformale. Si cenueshmëri identifikohen situata e sigurisë në veri, pakënaqësitë sociale dhe krizat energjetike.

    Dokumenti paralajmëron edhe për mundësinë e shtimit të sulmeve kibernetike ndaj institucioneve, bankave dhe mediave, si dhe të përpjekjeve për të nxitur mosbesim ndaj Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

    Disa prej këtyre rreziqeve kanë marrë formë konkrete në Kosovë qysh më herët.

    Në maj të vitit 2024, faqet e internetit të Presidencës, Kryeministrisë dhe disa institucioneve të tjera mbetën përkohësisht të paarritshme pas sulmeve kibernetike. Incidentet ndodhën pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në mbështetje të Ukrainës.

    Disa grupe proruse morën përgjegjësinë për sulmet, ndërsa Qeveria e Kosovës fajësoi hakerët rusë. Megjithatë, përcaktimi i autorëve të një sulmi kibernetik është më i ndërlikuar sesa identifikimi i adresës nga e cila ai kryhet.

    Kujtim Gashi, ish-drejtor i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit në Kosovë, shpjegon se sulmuesit mund të përdorin serverë ndërmjetësues dhe pajisje të komprometuara për të fshehur origjinën.

    “Fakti që një sulm vjen nga një IP-adresë apo një infrastrukturë e vendosur në një shtet të caktuar, nuk dëshmon 100 për qind se origjina e atij sulmi vjen po nga ajo adresë apo ai shtet”, thotë Gashi për Exposenë.

    Rreziqet për Kosovën nuk kufizohen vetëm në hapësirën digjitale. Në nëntor të vitit 2024, një shpërthim dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit, nga i cili varen furnizimi me ujë i disa qyteteve dhe nevojat e prodhimit të energjisë elektrike.

    Autoritetet kosovare e cilësuan incidentin si sulm terrorist dhe akuzuan Serbinë për përfshirje. Beogradi e mohoi përgjegjësinë. Për rastin janë ngritur akuza ndaj tre personave.

    Megjithatë, nuk janë paraqitur prova publike që ta lidhin atë me shërbimet ruse të inteligjencës apo me operacionet e sabotimit të hetuara në Evropë. Rasti, sidoqoftë, nxori në pah se çfarë pasojash mund të ketë goditja e një infrastrukture nga e cila varen shërbimet jetike.

    Por, a kanë identifikuar institucionet kosovare përpjekje për rekrutim, sabotim apo mbledhje informacionesh rreth objekteve të tilla? Kjo mbetet e paqartë.

    Radio Evropa e Lirë kërkoi përgjigje nga Policia dhe Prokuroria e Kosovës për këto çështje, ndërsa Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit dhe misionit të NATO-s, KFOR, u drejtoi pyetje për kërcënimet kibernetike.

    Asnjëri prej këtyre institucioneve nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij artikulli. Ekspertët e sigurisë, ndërkohë, paralajmërojnë se Ballkani Perëndimor ka karakteristika që mund ta bëjnë të cenueshëm ndaj operacioneve destabilizuese.

    Palmer vlerëson se Rusia e sheh rajonin si terren të përshtatshëm për to, për shkak të historisë së tij të afërt dhe ndarjeve të brendshme politike.

    Ai përmend dyshimet për organizim trazirash, plane për grushte shteti dhe përfshirje të grupeve të armatosura në rajon. Por, nuk e konsideron domosdoshmërisht praninë e NATO-s si arsyen kryesore që mund ta bëjë Kosovën objektiv.

    “Nuk është e qartë për mua nëse prania e bazës së NATO-s është një nga faktorët kryesorë që e bëjnë Kosovën të cenueshme. Mendoj se ky rajon perceptohet si një pjesë më e paqëndrueshme e botës dhe Rusia, sipas meje, ka qasje më të lehtë në vende të tilla, për shkak të historisë relativisht të re të institucioneve dhe ndarjeve të brendshme politike”, thotë Palmer.

    Një raport i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i publikuar në dhjetor të vitit 2025, vlerëson se Rusia e shtrin ndikimin e saj në Kosovë kryesisht përmes lidhjeve me popullsinë serbe dhe shfrytëzimit të tensioneve ndëretnike.

    Sipas raportit, dezinformimi, ndërhyrjet politike, sulmet kibernetike dhe presioni ekonomik janë ndër metodat që përdoren për të nxitur përçarje dhe për të penguar integrimin euroatlantik të rajonit.

    Sa e përgatitur është Kosova?

    Nëse një sulm do të ndërpriste funksionimin e institucioneve apo të shërbimeve jetike në Kosovë, sa shpejt do të mund të riktheheshin ato?

    Kjo është një nga pyetjet kryesore që shtrohet për kapacitetet mbrojtëse të vendit.

    Një raport i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, i publikuar në gusht të vitit 2026, identifikon dobësi në koordinimin institucional, komunikimin gjatë krizave dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

    Në skenarin më negativ për vitin 2030, autorët përshkruajnë një Kosovë të përballur me incidente të përsëritura të sigurisë, sabotime, ndërprerje të shërbimeve nga sulmet kibernetike dhe përhapje të dezinformimit.

    Ky nuk është një parashikim, por një skenar që ilustron se çfarë pasojash mund të kenë dobësitë ekzistuese nëse nuk adresohen. Një nga pikat e ndjeshme është infrastruktura digjitale shtetërore.

    Qendra Shtetërore e të Dhënave, e administruar nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, strehon platformën eKosova dhe regjistrat shtetërorë. Një ndërprerje e rëndë e funksionimit të saj mund të ndikojë në shërbimet që qytetarët dhe institucionet marrin përmes këtyre sistemeve.

    Ministria e Digjitalizimit thotë për Radion Evropa e Lirë se qendra ka mekanizma të sigurisë fizike dhe kibernetike. Por, nuk sqaron se sa kohë do të duhej për rikthimin e shërbimeve kritike pas një ndërprerjeje, e as kur është testuar për herë të fundit një plan i tillë.

    Sipas Gashit, Kosova ka kapacitete për mbrojtjen e sistemeve, por mbetet problem mungesa e një infrastrukture rezervë sipas standardeve.

    “Kosova nuk e posedon sipas standardeve një qendër shtetërore të rimëkëmbjes së të dhënave në rast të fatkeqësive, apo një ‘disaster recovery center’, e cila mund të shërbejë si infrastrukturë për vazhdimësinë e shërbimeve”, thotë ai.

    Ministria e Digjitalizimit konfirmon se një qendër e tillë është ende në fazën e projektimit, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Banka Botërore. Përgatitjet për t’u përballur me kërcënimet kibernetike mbeten të papërfunduara edhe në aspektin ligjor dhe institucional.

    Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, i vitit 2025, konstatoi se vendi ka miratuar tetë nga 14 aktet nënligjore për sigurinë kibernetike dhe kërkoi funksionalizimin e Agjencisë për Siguri Kibernetike dhe Këshillit Kombëtar për Siguri Kibernetike.

    Një hap përpara u shënua në gusht, kur ekipi qeveritar GovCERT u akreditua në rrjetin ndërkombëtar Trusted Introducer, i cili mundëson shkëmbimin e informacioneve për kërcënimet dhe incidentet kibernetike mes ekipeve të specializuara në Evropë. Ky bashkëpunim ka rëndësi të veçantë përballë kërcënimeve që nuk njohin kufij.

    Në operacionet e sabotimit të hetuara në Evropë, personat që kryejnë sulmet, ata që i organizojnë dhe burimet e financimit mund të ndodhen në vende të ndryshme.

    Prandaj, sipas Redlowskës, një nga mënyrat për t’i zbuluar këto rrjete është ndjekja e rrjedhës së parave.

    “Autoritetet duhet të ndjekin gjurmët e parave që në fillim. Pagesat mund të lidhin individë që, në pamje të parë, nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin”, thotë ajo.

    Por, kur pagesat kryhen përmes kriptovalutave, hetimi kërkon bashkëpunim edhe përtej kufijve shtetërorë.

    “Kriptovalutat nuk njohin kufij. Edhe krimi i organizuar vepron përtej kufijve, ndaj edhe përgjigjja duhet të jetë ndërkufitare. Nuk mund të veprojmë të izoluar, sepse aktet e sabotimit të lidhura me Rusinë janë të shpërndara në gjithë Evropën”, thotë Redlowska.

    Sipas saj, ky bashkëpunim duhet të përfshijë edhe sektorin privat, veçanërisht institucionet financiare, të cilat posedojnë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e lidhjeve mes personave të përfshirë. Për Kosovën, tabloja mbetet e përzier.

    Kërcënimet janë identifikuar, disa mekanizma mbrojtës janë forcuar, por vazhdojnë të evidentohen mangësi në përgatitje dhe të mungojnë përgjigje për kapacitetet e reagimit.

    Në një mjedis ku sulmet mund të organizohen nga distanca, me kosto të ulët dhe pa paralajmërim, adresimi i këtyre çështjeve mund të bëjë dallimin.

    Burimi: Dukagjini

  • Nga një gol në tetë muaj te gjashtë në dhjetë ndeshje, Albian Ajeti po përjeton rilindje në Zvicër

    Nga një gol në tetë muaj te gjashtë në dhjetë ndeshje, Albian Ajeti po përjeton rilindje në Zvicër

    Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas muajve të vështirë të kaluar te Baseli.

    Sulmuesi shqiptar ka realizuar gjashtë gola në dhjetë ndeshje me skuadrën e re, duke qenë mesatarisht i përfshirë në një gol çdo 60 minuta. Një ndryshim i jashtëzakonshëm për 29-vjeçarin, i cili nga janari deri në fund të gushtit kishte shënuar vetëm një gol për Baselin, shkruan Blick.ch.

    Trajneri i Luganos, Mattia Croci-Torti, arriti t’i rikthejë vetëbesimin sulmuesit, i cili në momentin e transferimit ishte në një periudhë shumë të vështirë.

    Albian Ajeti, sulmues i Luganos

    Ish-trajneri zbulon çelësin e suksesit të Ajetit

    Për periudhën e vështirë të Ajetit ka folur edhe Thomas Haberli, ish-trajneri i tij te ekipi U21 i Baselit, i cili e njeh mirë karakterin dhe potencialin e sulmuesit.

    “Albianit i duhet besim dhe një marrëdhënie e afërt me trajnerin. Ai është shumë i orientuar drejt familjes dhe e mat performancën e tij kryesisht përmes golave që shënon”, ka deklaruar Haberli.

    Nën drejtimin e tij, Ajeti kishte realizuar 23 gola, më shumë sesa me çdo trajner tjetër në karrierën e tij.

    Haberli kujton se sulmuesi iu bashkua ekipit të tij në moshën 16-vjeçare dhe gjithmonë kishte ambicie të mëdha për të arritur në ekipin e parë.

    Te Baseli, situata ishte krejtësisht ndryshe. Pas fitimit të titullit kampion, Ajeti u përball me kritika të vazhdueshme për paraqitjet e tij si sulmuesi kryesor i skuadrës, ndërsa marrëdhënia me trajnerin Stephan Lichtsteiner u përkeqësua. Kjo e shtyu të kërkonte një ambient të ri.

    Festa e Albian Ajetit

    Ajeti mund të bëhet golashënuesi më i mirë

    Haberli beson se Ajeti nuk i ka humbur asnjëherë cilësitë e tij dhe se tani ka mundësinë të rikthehet në nivelin që kishte treguar në fillimet e karrierës.

    Ai madje e sheh të mundshme që sulmuesi shqiptar të përfundojë në krye të listës së golashënuesve në kampionatin zviceran.

    Si shembull përmend Haris Tabakovicin, i cili arriti të shpërthente në moshën 28-vjeçare.

    Ajeti, i cili në të kaluarën ishte transferuar nga Baseli te West Hami për rreth 12 milionë franga zvicerane, kishte provuar më pas aventurat te Celtic dhe Augsburg, por pa arritur të krijonte vazhdimësi në nivelet më të larta.

    Tani, te Lugano, ai duket se ka gjetur ambientin e duhur për të rilindur.

    “Besoj se tashmë e ka marrë vendimin e duhur duke ardhur te Lugano”, ka përfunduar Haberli.

    Thomas Haberli, ish-trajneri i Albian Ajetit te ekipi U21 i Baselit

    Interesant pritet të jetë edhe dueli i radhës ndaj ish-klubit të tij, Baselit, ku Ajeti mund të ketë mundësinë të përballet nga minuta e parë me skuadrën që nuk arriti t’ia nxirrte më të mirën. /Telegrafi/

  • Humbjet ruse në luftën në Ukrainë mund të arrijnë deri në 2.1 milionë ushtarë të vrarë dhe të plagosur

    Humbjet ruse në luftën në Ukrainë mund të arrijnë deri në 2.1 milionë ushtarë të vrarë dhe të plagosur

    Humbjet e ushtrisë ruse që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës mund të kenë arritur në 1.4 deri në 2.1 milionë ushtarë të vrarë dhe të plagosur.

    Prej tyre, numri i të vdekurve vlerësohet të jetë nga 374 mijë deri në 770 mijë, sipas një studimi të ri të publikuar nga revista “The Economist” më 30 tetor, transmeton Telegrafi.

    Vlerësimi për numrin e ushtarëve rusë të vrarë është rritur ndjeshëm krahasuar me përllogaritjet e mëparshme të publikuara nga revista. Në maj të vitit 2026, “The Economist” vlerësonte se numri i të vdekurve ishte nga 280 mijë deri në 518 mijë, ndërsa humbjet e përgjithshme arrinin në 1.1 deri në 1.5 milionë ushtarë.

    Në korrik të vitit 2025, vlerësimet ishin edhe më të ulëta: nga 190 mijë deri në 350 mijë të vrarë dhe nga 900 mijë deri në 1.3 milionë të vrarë e të plagosur.

    Për krahasim, faqja UALosses, e cila dokumenton humbjet ushtarake të Ukrainës, raporton rreth 116 mijë ushtarë ukrainas të vrarë dhe 106 mijë të tjerë të zhdukur.

    Studimi i “The Economist” evidenton gjithashtu intensifikimin e luftimeve në distanca të largëta. Gjatë tre muajve të fundit, forcat ukrainase kanë përparuar në një territor prej 73 kilometrash katrorë, duke kompensuar rreth gjysmën e fitimeve territoriale që Rusia ka realizuar gjatë këtij viti.

    Sipas organizatës ACLED, në periudhën deri më 23 tetor, Rusia kishte sulmuar 290 objekte të infrastrukturës civile në Ukrainë. Nga këto sulme, të paktën 62 civilë humbën jetën.

    Publikimi vëren gjithashtu se Rusia ka shtuar sulmet në distanca të largëta ndaj Ukrainës. Numri i tyre është rritur nga 130 në qershor në 453 në shtator.

    Gjatë së njëjtës periudhë, Ukraina kreu mesatarisht rreth 140 sulme në distanca të largëta çdo muaj, duke goditur objektiva në territorin rus. /Telegrafi/

  • Proposal to Government, a group of citizens seeks Kurt’s resignation

    A small group of citizens has gathered today in Skenderbeu Square in front of the Government building to protest Albin Kurti’s rule and call for his resignation.

    Protest organiser Durim Aliu has called on participants to protest peacefully and not cause damage. He has declared that small turnout does not discourage them from continuing the protests.

    We know most people can’t get out here because they risk their jobs. We know that this regime of Albin Kurt is not far from here. We’re not gonna stop with protests, we’re gonna fill up town square, Ali said.

    During the protest, in sign of riots, autoparlants have been issued.

    Participants have cheered on the resignation and held banners with inscriptions you have failed, and this is not how it works. /Kosovo priss

    Source Layer: Dukeagini

  • Protestë para Qeverisë, një grup qytetarësh kërkon dorëheqjen e Kurtit

    Protestë para Qeverisë, një grup qytetarësh kërkon dorëheqjen e Kurtit

    Një grup i vogël qytetarësh është mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu”, para ndërtesës së Qeverisë, për të protestuar kundër qeverisjes së Albin Kurtit dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij.

    Organizatori i protestës, Durim Aliu, u ka bërë thirrje pjesëmarrësve që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të mos shkaktojnë dëme. Ai ka deklaruar se pjesëmarrja e vogël nuk i dëshpëron dhe nuk i zmbraps nga vazhdimi i protestave.

    “Ne e dimë që shumica nuk guxojnë të dalin këtu për arsye se e rrezikojnë vendin e tyre të punës. Ne e dimë që ky regjim i Albin Kurtit nuk e ka shumë larg me ecë prej këtu. Nuk do të ndalemi me protesta, do ta mbushim sheshin me qytetarë”, ka thënë Aliu.

    Gjatë protestës, në shenjë revolte, janë lëshuar autoparlantë.

    Pjesëmarrësit kanë brohoritur “Dorëheqje” dhe kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Keni dështua” dhe “Nuk bëhet kështu”. /KosovaPress

    Burimi: Dukagjini

  • MPB: Seven drivers were arrested within 24 hours

    Seven drivers have been detained for the last 24 hours at different locations in the country for the carelessly running of the vehicle, according to Article 297 of the Criminal Code, the Interior Affairs Ministry reported.

    Three of them ran vehicles without giving the driver’s license exam. It’s about H.I. (39) From Veles, S.S. (36) by Kumanovo and A.S. (25) from the village of Sollca.

    Two drivers were caught driving under the influence of alcohol. They’re Mr. S. (43) by Kumanovo and Mr. Z. (63) by Veles.

  • MPB: Shtatë shoferë u arrestuan brenda 24 orëve

    MPB: Shtatë shoferë u arrestuan brenda 24 orëve

    Shtatë shoferë janë ndaluar gjatë 24 orëve të fundit në lokacione të ndryshme në vend, për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

    Tre prej tyre drejtonin automjete pa e dhënë provimin për patentë shoferi. Bëhet fjalë për H.I. (39) nga Velesi, S.Sh. (36) nga Kumanova dhe A.Sh. (25) nga fshati Sellcë.

    Dy shoferë u kapën duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Ata janë Z.S. (43) nga Kumanova dhe Z.Z. (63) nga Velesi.

  • The weakest player in Premier League this season

    The weakest player in Premier League this season

    Manchester United defender Lisandro Martinez is going through a very difficult time, as some of his mistakes have directly affected the team’s results.

    Martinez is experiencing one of the most difficult periods in his career, after being named the weakest player of the current season at the Premier League, according to an analysis published by The Athletic.

    The Argentinian defender has made some decisive mistakes in Manchester United’s matches, becoming one of the most critical football players at the beginning of this season.

    The weakest player in Premier League this season

    Next and card error against Chelsea

    His problems began in the 1-1 draw against Fulham, where he scored an autogong. In the next match against Tottenham, which ended with the same result, Martinez failed to stop Dominic Solanden, who scored with his head.

    The situation didn’t even improve in the 3-0 loss to Bournemouth at Old Tuffford. Brazilian attacker Rayan easily crossed the Arginas, who failed to stop his opponent.

    Even in the 5-2 victory over Ipswich, Martinez made a mistake when Chuba Akpom took the ball and scored, although this time it did not affect the final outcome.

    His appearance towards Chelsea was especially disappointing. Initially, he held responsibility for Morgan Rogers’ goal, and then was punished with red card after a clash with Wesley Fofan. At that moment, Manchester Unitedi was losing 2-0.

    YouTube www.youtube.com

    From one of the best to a future in question

    However, the analysis stresses that Martinez is not a weak footballer. He had held two very good seasons of Manchester United, while his absence of injury during 2025 had been noticeably on the team.

    One possible reason for poor shape may be physical fatigue after an intensive World Championship with Argentina, where defenders had played the ongoing games.

    According to the analysis, Manchester Unitedi cannot continue to lose point because of such mistakes. It is even a matter of the silverite’s future at Old Tuffford, with the possibility of a transfer to Atletico Madrid, where it could be reunited with the contemporary Cristian Romero.. /Telegraphy/

  • Two Palestinian babies die of fire in a tent in Gaza

    Habiba was to receive her two – month – old vaccines on Saturday. Instead, the family mourned her death and the seven – month – old Aseel after a fire swept through the tent, where their relatives had gathered in the south of the Gaza Strip.

    The family’s visit to al-Mawasi, west of Khan Yunis, ended in a desperate attempt to rescue two babies when fire broke out Friday afternoon.

    Both suffered severe burns and were taken into intensive care. They passed away on Saturday morning.

    The Nasser Medical complex identified them as Habiba Mohammed Zanoun, two months old, and Aseel Abu Suhayban, seven months old.

    Sources told Anadolu that the fire started during food cooking within the tent.

    According to them, major gas shortages for cooking and basic supplies, as a result of the Israeli blockade, have forced displaced families to prepare food on open flames.

    The grandmother said that her daughter had come to visit the family in their tent when fire broke out suddenly.

    Why is this happening to us? Every day there are accidents, bombings and fires, and people are dying in many ways, she added.

    For three years we’ve been living this way, between shift, anxiety and pain, Grandma explained.

    The fire was one of the three fires reported Friday in the tents of displaced families in central and southern Gaza, according to sources.

    Because of lack of gas for cooking, families have been forced to use improvised fires to prepare food. Within crowded shelters built with flammable materials, a daily need can endanger people’s lives.

    UN Office for the Coordination of Humanitarian Affairs ( O CHA) warned in June that cooking within tents of displaced families was one of the main causes of fires.

    The blankets, old fabric pieces, cardboard, and plastic covers used to reinforce shelters cause the flames to spread rapidly and make it difficult to extinguish fires, the warning said.

    Grandma, who is mourning the loss of two nieces, urged the world to pay attention to the displaced families in Gaza and to help end their suffering. / AA/