Blog

  • Albin Outu, protest of Kurt’s resignation begins

    Some citizens have gathered to protest Prime Minister Albin Kurti’s rule, demanding his resignation.

    Protesters have gathered to express their dissatisfaction over what Kurti’s ill-governance is considering, as well as to oppose his government’s policies and decisions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Albin Outu, protest of Kurt’s resignation begins

    Some citizens have gathered to protest Prime Minister Albin Kurti’s rule, demanding his resignation.

    Protesters have gathered to express their dissatisfaction over what Kurti’s ill-governance is considering, as well as to oppose his government’s policies and decisions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Albin Out”, nis protesta për dorëheqjen e Kurtit

    “Albin Out”, nis protesta për dorëheqjen e Kurtit

    “Albin Out”, nis protesta për dorëheqjen e Kurtit

    Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

    Protestuesit janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me atë që e konsiderojnë keqqeverisje të Kurtit, si dhe për të kundërshtuar politikat dhe vendimet e Qeverisë së tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • “Albin Out”, nis protesta për dorëheqjen e Kurtit

    “Albin Out”, nis protesta për dorëheqjen e Kurtit

    “Albin Out”, nis protesta për dorëheqjen e Kurtit

    Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

    Protestuesit janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me atë që e konsiderojnë keqqeverisje të Kurtit, si dhe për të kundërshtuar politikat dhe vendimet e Qeverisë së tij.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gjykata urdhëron administratën Trump të ndalojë kërcënimet ndaj zyrtarëve zgjedhorë në SHBA

    Gjykata urdhëron administratën Trump të ndalojë kërcënimet ndaj zyrtarëve zgjedhorë në SHBA

    Një gjykatëse federale ka urdhëruar administratën amerikane të ndalojë kërcënimin e zyrtarëve lokalë dhe shtetërorë të zgjedhjeve me akuza penale për mënyrën se si i trajtojnë fletëvotimet.

    Gjykatësja në Kaliforni vendosi që Departamenti i Drejtësisë (DoJ) të mos u kërkojë më zyrtarëve zgjedhorë të veçojnë apo të mos përpunojnë fletëvotime për të cilat administrata e presidentit Donald Trump pretendon se mund t’u përkasin personave që nuk janë shtetas amerikanë.

    Vendimi vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve të mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë se cila parti politike do të kontrollojë Kongresin amerikan gjatë dy viteve të fundit të presidencës së Trumpit, transmeton Telegrafi.

    Presidenti e kritikoi vendimin të shtunën, duke shkruar: “Pse do ta refuzonin korrigjimin e mashtrimit zgjedhor?”

    Në fillim të këtij muaji, Departamenti i Drejtësisë u dërgoi letra sekretarit të shtetit të Kalifornisë dhe zyrës së regjistrimit të votuesve në Los Angeles, duke kërkuar që të veçoheshin fletëvotimet e 20 mijë votuesve të regjistruar, të cilët administrata Trump pretendonte se me gjasë nuk ishin shtetas amerikanë.

    Rreth një javë më vonë, zyrtarë të armatosur të Departamentit të Sigurisë Kombëtare ua dorëzuan letra autoriteteve dhe punonjësve të qarqeve në Kaliforni, duke i kërcënuar me ndjekje penale nëse nuk i veçonin këto fletëvotime.

    Megjithatë, autoritetet lokale thanë se nuk mund t’i zbatonin kërkesat, pasi ishin të detyruara të ndiqnin procedurat zgjedhore të përcaktuara nga ligjet shtetërore dhe federale. Një gjykatëse e rrëzoi kërkesën, duke paralajmëruar se zbatimi i saj do të shkaktonte “kaos” në procesin zgjedhor.

    Në të njëjtën periudhë, Departamenti i Drejtësisë nisi një hetim penal ndaj zyrtarëve zgjedhorë të qarqeve dhe lëshoi fletëthirrje nga një juri e madhe federale.

    Organizatat për të drejtat civile dhe sindikatat që përfaqësojnë punonjësit zgjedhorë paraqitën një ankesë ligjore, duke akuzuar Departamentin e Drejtësisë për ndërhyrje në punën e tyre. Në përgjigje, gjykatësja Trina Thompson urdhëroi administratën të ndalonte veprimet e tilla.

    “Megjithëse të paditurit pretendojnë se veprimet e tyre synojnë të ndalojnë votimin e paligjshëm nga personat që nuk janë shtetas, këto veprime ka të ngjarë të ndërhyjnë në administrimin e zgjedhjeve dhe t’u mohojnë të drejtën e votës qytetarëve që kanë të drejtë të votojnë”, shkroi gjykatësja Thompson.

    Sipas vendimit të saj, administrata Trump kishte dërguar një letër të ngjashme edhe në shtetin e Uashingtonit, duke i kërkuar sekretarit të shtetit që të ndalonte përpunimin e fletëvotimeve të votuesve që dyshohej se nuk ishin shtetas amerikanë.

    Këto veprime janë pjesë e një fushate shumëvjeçare të Trumpit dhe administratës së tij kundër mashtrimeve të pretenduara zgjedhore, të cilat presidenti i konsideron të përhapura, ndonëse studimet tregojnë se raste të tilla janë jashtëzakonisht të rralla.

    Para zgjedhjeve të mesmandatit, të planifikuara për 3 nëntor, Trump ka vënë në pikëpyetje sigurinë e procesit zgjedhor, duke pretenduar se ka mashtrime të përhapura me votimin përmes postës dhe pjesëmarrjen e personave që nuk janë shtetas amerikanë. Ai gjithashtu ka ofruar një shpërblim prej një milion dollarësh për personat që raportojnë raste të mashtrimit zgjedhor në SHBA dhe që çojnë në dënime.

    Megjithatë, të dhënat tregojnë se raste të tilla janë të rralla. Sipas një verifikimi të BBC-së, baza e të dhënave e organizatës Heritage Foundation identifikoi vetëm 24 raste të personave që nuk janë shtetas amerikanë dhe që janë dënuar për votim të paligjshëm gjatë periudhës 2005–2025.

    Në reagimin e tij të së shtunës, Trump kritikoi edhe vendimet e tjera gjyqësore kundër administratës së tij lidhur me pretendimet për mashtrime të mundshme zgjedhore, duke u zotuar se do të vazhdojë luftën për “integritetin e zgjedhjeve”. /Telegrafi/

  • Rritja e eksportit dhe zëvendësimi i importeve, Kurti tregon planin e Qeverisë në takim me biznese

    Rritja e eksportit dhe zëvendësimi i importeve, Kurti tregon planin e Qeverisë në takim me biznese

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria synon të rrisë prodhimin vendor dhe të zvogëlojë varësinë nga importet, përmes Planit Një Miliard Euro.

    Në një njoftim të publikuar në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në kuadër të takimeve të formatit Data4Breakfast, gjatë tri mëngjeseve të punës, janë zhvilluar diskutime me përfaqësues të bizneseve të tregtisë me pakicë, përpunimit të ushqimit dhe prodhimit të pijeve joalkoolike.

    Sipas Kurtit, sektori i pijeve përfaqëson një shembull konkret të potencialit prodhues dhe eksportues të Kosovës.

    “Zgjerimi i mëtejshëm kërkon kushte që u mundësojnë kompanive të investojnë, të prodhojnë dhe të depërtojnë në tregje të reja”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka theksuar se një nga synimet kryesore të Qeverisë është zëvendësimi i produkteve të importuara me produkte të prodhuara në vend.

    “Përmes Planit Një Miliard Euro, synojmë të zëvendësojmë importet me prodhim vendor”, ka deklaruar kryeministri.

    Kurti ka prezantuar edhe të dhëna për rritjen e eksporteve, duke thënë se krahasuar me vitin 2021, eksporti është rritur për 27,5 për qind, apo katër herë më shpejt se importi.

    Duke folur për fuqinë blerëse dhe zhvillimin ekonomik, ai ka përmendur edhe rritjen e pagës minimale nga 170 në 500 euro, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe punësimin e të rinjve.

    “Pagat më të mira dhe më shumë vende pune krijojnë edhe më shumë fuqi blerëse për produktet vendore”, ka theksuar Kurti.

    Në fund, kryeministri ka vënë theksin edhe te konkurrenca e drejtë në treg, duke kërkuar zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe zbatim të rregullave të barabarta për të gjitha bizneset.

    “Në treg fitohet me produkt e cilësi, prandaj zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe rregulla të barabarta për të gjithë”, ka shkruar ai.

    Kurti ka bërë të ditur se në vitin 2027 do të zhvillohen sërish takime me bizneset, ku do të vlerësohen rezultatet e arritura dhe përparimi në këtë drejtim. /Telegrafi/

  • Fiksimi i presidentit të Bylisit për ta transferuar –Haliti zbulon prapaskenat e kalimit të tij te klubi shqiptar

    Fiksimi i presidentit të Bylisit për ta transferuar –Haliti zbulon prapaskenat e kalimit të tij te klubi shqiptar

    Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-futbollisti i njohur kosovar Ahmet Haliti, i cili rikthen kujtimet nga karriera e tij si futbollist dhe flet për rrugëtimin e ri në futboll, tashmë në rolin e ndihmës trajnerit te Ballkani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

    Haliti ka treguar historinë interesante se si presidenti i Bylisit ishte fiksuar pas idesë së transferimit të tij, si dhe mënyrën se si ai vendosi që përfundimisht t’i bashkohet klubit shqiptar.

    “Presidenti i Bylisit kish qenë i fiksum edhe me mu edhe këtu ka qenë, arsyeja pse kam kalu ka qenë bali Hash”.

    “Nuk e di, më ka parë duke luajtur diku dhe kishte thënë e du me çdo kusht, a po kupton? Është ndoshta unë në atë kohë isha te Prishtina, edhe bisedova me Prishtinën ata donin me vazhdu kontratën”.

    “E arrita një marrëveshje në fakt me Prishtinën, tash mbetën me u kry disa obligime ndaj meje. Prit një javë, prit dy javë, a po kupton këndej më bojke presion edhe bali Hash për atje, por unë nuk doja me kalu, sepse pak kushtet veçse u rregulluan edhe këtu”.

    “Ndihesha mirë edhe në Prishtinë edhe më afër këtu. Nuk desha me kalu shumë atje. Po ashtu u prishëm me Prishtinën dhe pastaj ndoshta me cek faktin që kur e kam arritë marrëveshjen me Bylisin, kam qenë me një dasmë edhe bali Hash më shkruante non stop, është duke më bo presion, shumë presion po don gjithqysh, a po kupton?”.

    “Edhe tash na duke kërcy kemi qenë duke vallëzu, veç e kam shkru një mesazh okej rregullo edhe kështu ka ndodhë kalimi im”, ka rrëfyer mes tjerash Haliti.

    Episodin e plotë me Ahmet Halitin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • LSDM me akuza ndaj Cërvenkovskit, thonë se ka punuar në favor të OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it

    LSDM me akuza ndaj Cërvenkovskit, thonë se ka punuar në favor të OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it

    Partia opozitare LSDM ka dalë me qëndrim kundër ish-kryetarit të partisë, Branko Cërvenkovski.

    Në një komunikatë partiake, drejtuesit e LSDM-së kanë përdorur gjuhë të ashpër ndaj kritikëve të tyre, duke e përfshirë edhe Cërvenkovskin, të cilin e kanë quajtur “mumie” dhe “fytyrë të balsamosur”.

    Në komunikatë, partia e akuzon ish-liderin se për vite me radhë ka bërë biznes me OBRM-PDUKM-në dhe se ka ndihmuar në krijimin e partisë ZNAM.

    “Një njeri që për vite me radhë bën biznes me OBRM-PDUKM-në, një njeri që ndihmoi në krijimin e ZNAM-it, versioni i parë. Mickoski e financoi”, thuhet në pjesën e komunikatës që i kushtohet Cërvenkovskit.

    Nga kryetar i parë i LSDM-së në “mumie”

    “Dhe tani, nga dollapi po e nxjerrin Branko Cërvenkovskin. A për këtë e ka fjalën Mickoski kur thotë se po nxjerr ‘kocka nga e kaluara’? Mjaft më me kockat nga dollapi, me ato mumie dhe fytyra të balsamosura që bënë gjithçka për ta shuar LSDM-në”, thuhet më tej në komunikatën partiake.

  • With the join in use, in front of police in the Prizren/Gjakovi magistrate, 33-year-old Rahoveci shows him the marijuana he was carrying.

    A checkpoint in the Prizren/Gjakovi magistrate has ended with a case of narcotics possession, as police have encountered a person allegedly consuming marijuana. When he realized that there were police officials in front of him, 33-year-old Rahoveci told them he even owned cigarettes wrapped in suspected narcotic substances.

    Signal Gazette sources suggest this is about Arlind Limamenra, 33, who was detained on Saturday, October 31, about 16:35, in the village of Piran, Prizren.

    According to information provided by the signal, the patrol of the Prizren Road Communications Unit was conducting control in magistrates, when it encountered in Limamena by consuming a substance suspected of marijuana.

    Once he realized that the people in front of him were policemen, he claimed he owned two and a half cigarettes with suspected narcotics substance of marijuana.

    The suspect has told police officials that he was a marijuana user and that he was consuming it even at the moment of control.

    A patrol of the North Police Station in Prizren has also been engaged at the scene, which has accompanied the suspect for further procedures.

    During the case’s treatment, police have seized 3.2 grams of suspected narcotic substance, which was allegedly marijuana.

    After interviewing and consulting with the State Prosecutor, Limamera has been released in regular procedure.

    The case has been initiated for the criminal work, unauthorized possession of narcotics, psychotrope and analogue substances, while investigations are under way by the appropriate drug unit in Prizren.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Me joint në përdorim, përballë policëve në magjistralen Prizren–Gjakovë – 33-vjeçari nga Rahoveci ua tregon vetë marihuanën që kishte me vete

    Me joint në përdorim, përballë policëve në magjistralen Prizren–Gjakovë – 33-vjeçari nga Rahoveci ua tregon vetë marihuanën që kishte me vete

    Me joint në përdorim, përballë policëve në magjistralen Prizren–Gjakovë – 33-vjeçari nga Rahoveci ua tregon vetë marihuanën që kishte me vete

    Një pikë kontrolli në magjistralen Prizren–Gjakovë ka përfunduar me një rast të posedimit të narkotikëve, pasi policët kanë hasur në një person që dyshohet se po konsumonte marihuanë. Kur e kuptoi se përballë kishte zyrtarë policorë, 33-vjeçari nga Rahoveci ua tregoi vetë se posedonte edhe cigare të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për Arlind Limanmerën, 33 vjeçar, i cili është ndaluar të shtunën, më 31 tetor, rreth orës 16:35, në fshatin Piran të Prizrenit.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Prizren ishte duke zhvilluar kontroll në magjistrale, kur ka hasur në Limanmerën duke konsumuar një substancë që dyshohej të ishte marihuanë.

    Me të kuptuar se personat përballë tij ishin policë, ai ka deklaruar se posedonte dy cigare e gjysmë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    I dyshuari u ka thënë zyrtarëve policorë se ishte përdorues i marihuanës dhe se po e konsumonte atë edhe në momentin e kontrollit.

    Në vendngjarje është angazhuar edhe një patrullë e Stacionit Policor Veriu në Prizren, e cila e ka shoqëruar të dyshuarin për procedura të mëtejshme.

    Gjatë trajtimit të rastit, Policia ka sekuestruar 3.2 gramë substancë të dyshuar narkotike, e cila dyshohet se ishte marihuanë.

    Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, Limanmera është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësia përkatëse e antidrogës në Prizren.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali