Blog

  • Dy foshnja palestineze vdesin nga zjarri në një tendë në Gaza

    Dy foshnja palestineze vdesin nga zjarri në një tendë në Gaza

    Habiba duhej të merrte të shtunën vaksinat e saj të moshës dymuajshe. Në vend të kësaj, familja vajtoi vdekjen e saj dhe të shtatëmuajshes Aseel, pasi një zjarr përfshiu tendën ku të afërmit e tyre ishin mbledhur në jug të Rripit të Gazës.

    Vizita e familjes në al-Mawasi, në perëndim të Khan Younisit, përfundoi në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar dy foshnjat, kur të premten pasdite shpërtheu zjarri.

    Të dyja pësuan djegie të rënda dhe u shtruan në kujdesin intensiv. Ato ndërruan jetë të shtunën në mëngjes.

    Kompleksi Mjekësor Nasser i identifikoi ato si Habiba Mohammed Zanoun, dymuajshe, dhe Aseel Abu Suhayban, shtatëmuajshe.

    Burime thanë për Anadolu se zjarri nisi gjatë gatimit të ushqimit brenda tendës.

    Sipas tyre, mungesat e mëdha të gazit për gatim dhe të furnizimeve bazë, si pasojë e bllokadës izraelite, i kanë detyruar familjet e zhvendosura të përgatisin ushqimin mbi flakë të hapura.

    Gjyshja e vajzave tha se vajza e saj kishte ardhur për të vizituar familjen në tendën e tyre kur papritur shpërtheu zjarri.

    “Pse po na ndodh e gjithë kjo?”, pyeti ajo. “Çdo ditë ka aksidente, bombardime dhe zjarre, dhe njerëzit po vdesin në mënyra të shumta”, shtoi ajo.

    “Prej tre vitesh po jetojmë kështu, mes zhvendosjes, ankthit dhe dhimbjes”, shpjegoi gjyshja.

    Zjarri ishte njëri nga tri zjarret e raportuara të premten në tendat e familjeve të zhvendosura në Gazën qendrore dhe jugore, sipas burimeve.

    Për shkak të mungesës së gazit për gatim, familjet janë detyruar të përdorin zjarre të improvizuara për të përgatitur ushqimin. Brenda strehimoreve të mbipopulluara, të ndërtuara me materiale të ndezshme, një nevojë e përditshme mund të rrezikojë jetën e njerëzve.

    Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) paralajmëroi në qershor se gatimi brenda tendave të familjeve të zhvendosura ishte një nga shkaqet kryesore të zjarreve.

    Batanijet, copat e vjetra të pëlhurave, kartoni dhe mbulesat plastike që përdoren për të përforcuar strehimoret bëjnë që flakët të përhapen me shpejtësi dhe e vështirësojnë shuarjen e zjarreve, thuhej në paralajmërim.

    Gjyshja, e cila po vajton humbjen e dy mbesave, i bëri thirrje botës që t’u kushtojë vëmendje familjeve të zhvendosura në Gaza dhe të ndihmojë në përfundimin e vuajtjeve të tyre. /AA/

  • Lojtari më i dobët në Ligën Premier këtë sezon

    Lojtari më i dobët në Ligën Premier këtë sezon

    Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Lisandro Martinez po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi disa gabime të tij kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e skuadrës.

    Martinez po përjeton një nga periudhat më të vështira në karrierën e tij, pasi është cilësuar si lojtari më i dobët i sezonit aktual në Ligën Premier, sipas një analize të publikuar nga The Athletic.

    Mbrojtësi argjentinas ka bërë disa gabime vendimtare në ndeshjet e Manchester Unitedit, duke u bërë një nga futbollistët më të kritikuar në fillim të këtij sezoni.

    Gabimet e njëpasnjëshme dhe kartoni i kuq ndaj Chelseat

    Problemet e tij nisën në barazimin 1-1 ndaj Fulhamit, ku shënoi një autogol. Në ndeshjen tjetër kundër Tottenhamit, e cila përfundoi me të njëjtin rezultat, Martinez nuk arriti ta ndalte Dominic Solanken, i cili shënoi me kokë.

    Situata nuk u përmirësua as në humbjen 3-0 ndaj Bournemouthit në Old Trafford. Sulmuesi brazilian Rayan e kaloi lehtësisht argjentinasin, i cili nuk arriti ta ndalte kundërshtarin.

    Edhe në fitoren 5-2 ndaj Ipswichit, Martinez bëri një gabim, kur Chuba Akpom ia mori topin dhe shënoi, ndonëse kësaj radhe nuk ndikoi në rezultatin përfundimtar.

    Paraqitja e tij ndaj Chelseat ishte veçanërisht zhgënjyese. Fillimisht, ai mbajti përgjegjësi për golin e Morgan Rogersit, ndërsa më pas u ndëshkua me karton të kuq pas një përplasjeje me Wesley Fofanan. Në atë moment, Manchester Unitedi ishte duke humbur 2-0.

    – YouTube www.youtube.com

    Nga një prej më të mirëve te një e ardhme në pikëpyetje

    Megjithatë, analiza thekson se Martinez nuk është futbollist i dobët. Ai kishte zhvilluar dy sezone shumë të mira te Manchester Unitedi, ndërsa mungesa e tij për shkak të lëndimit gjatë vitit 2025 ishte ndier dukshëm në skuadër.

    Një nga arsyet e mundshme për formën e dobët mund të jetë lodhja fizike pas një Kampionati Botëror intensiv me Argjentinën, ku mbrojtësi kishte luajtur edhe ndeshje që shkuan në vazhdime.

    Sipas analizës, Manchester Unitedi nuk mund të vazhdojë të humbasë pikë për shkak të gabimeve të tilla. Madje, shtrohet edhe çështja e së ardhmes së argjentinasit në Old Trafford, me mundësinë e një transferimi te Atletico Madridi, ku do të mund të ribashkohej me bashkëkombësin Cristian Romero./Telegrafi/

  • Manjuka: No Serbia elections, referenda in Kosovo

    Kosovo Government spokesman Arlind Manjuka has declared that since the current government’s coming to power, elections or referenda on the territory of the Republic of Kosovo have no longer been held.

    Through a post in Facebook, Manjuka stressed that before their governance, a total of 31 parties of Serbia’s elections and three referenda have been held by eight parties after Kosovo’s declaration of independence.

    Since our government, neither Serbia’s elections on the territory of the Republic nor referenda have been held. Nor were those held on Sunday, October 25th, Manjuka wrote, referring to Prime Minister Albin Kurti’s statement.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Manxhuka: Nuk ka pasur zgjedhje e referendume të Serbisë në Kosovë

    Manxhuka: Nuk ka pasur zgjedhje e referendume të Serbisë në Kosovë

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin e Republikës së Kosovës nuk janë mbajtur më zgjedhje apo referendume të Serbisë.

    Përmes një postimi në Facrbook, Manxhuka ka theksuar se para qeverisjes së tyre, në Kosovë janë mbajtur gjithsej 31 palë zgjedhje të Serbisë dhe tri referendume, prej të cilave tetë palë zgjedhje janë organizuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    “Që nga qeverisja jonë nuk janë mbajtur as zgjedhjet e Serbisë në territorin e Republikës dhe as referendumet. Nuk u mbajtën as ato të së dielës së 25 tetorit”, ka shkruar Manxhuka, duke iu referuar deklarimit të kryeministrit Albin Kurti.

     

    Burimi: RTKLive

  • Hoti accuses Government of violating legal deadline for draft budget

    The former Kosovo prime minister, simultaneously LDK deputy Avdullah Hoti, has accused Government of not respecting the legal deadline for handing over next year’s draft budget to the Assembly.

    Hoti has declared that Article 22 of the Public Finance Management Law tasked the executive with handing over the Assembly no later than October 31st.

    Today is November 1st. The draft budget in Government has not yet been adopted. With that, the government is violating the set deadline with the Public Finance Management Law, he wrote.

    The former prime minister has also raised questions about how the Parliament will consider a draft budget delivered after the legal deadline.

    According to him, such a situation has not occurred before, as even during election and government periods in office, the draft has been approved and delivered within the set deadlines.

    Never happened. Even in election time, with Government in office, the draft budget has been adopted and delivered to the Assembly in line with legal deadlines and requirements, Hoti has stressed.

    He has directed broader criticism of Vetevendosje government and its partners, claiming legal and constitutional violations have turned into practice.

    In this context, Hoti has cited declared unconstitutional laws, decisions on dismissal or not naming senior officials, and, according to him, the constitution under the constitutional deadline.

    The LDK MP has also accused the prime minister of failing to respond to justice bodies, while claiming that the exercise of the government office and MP’s mandate by the prime minister and ministers has violated the Supreme Court’s act of judgment.

    Source Layer: Dukeagini

  • Hoti akuzon Qeverinë për shkelje të afatit ligjor për projektbuxhetin

    Hoti akuzon Qeverinë për shkelje të afatit ligjor për projektbuxhetin

    Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se nuk e ka respektuar afatin ligjor për dorëzimin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm në Kuvend.

    Hoti ka deklaruar se neni 22 i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike e obligon ekzekutivin që projektbuxhetin t’ia dorëzojë Kuvendit jo më vonë se më 31 tetor.

    “Sot është 1 nëntor. Projektbuxheti në Qeveri nuk është miratuar ende. Me këtë, Qeveria po shkel afatin e përcaktuar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike”, ka shkruar ai.

    Ish-kryeministri ka ngritur pikëpyetje edhe mbi mënyrën se si Kuvendi do ta shqyrtojë një projektbuxhet të dorëzuar pas afatit ligjor.

    Sipas tij, një situatë e tillë nuk ka ndodhur më parë, pasi edhe gjatë periudhave zgjedhore dhe me qeveri në detyrë, projektbuxheti është miratuar e dorëzuar brenda afateve të përcaktuara.

    “Kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Edhe në kohë zgjedhjesh, me Qeveri në detyrë, projektbuxheti është miratuar dhe dorëzuar në Kuvend në përputhje me afatet dhe kërkesat ligjore”, ka theksuar Hoti.

    Ai ka drejtuar kritika më të gjera ndaj qeverisjes së Vetëvendosjes dhe partnerëve të saj, duke pretenduar se shkeljet ligjore e kushtetuese janë kthyer në praktikë.

    Në këtë kuadër, Hoti ka përmendur ligjet e shpallura antikushtetuese, vendimet për shkarkimin apo mosemërimin e zyrtarëve të lartë dhe, sipas tij, konstituimin e Kuvendit përtej afatit kushtetues.

    Deputeti i LDK-së ka akuzuar gjithashtu kryeministrin për mospërgjigje ndaj organeve të drejtësisë, ndërsa ka pretenduar se ushtrimi njëkohësisht i funksionit qeveritar dhe mandatit të deputetit nga kryeministri e ministrat ka shkelur aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

    Burimi: Dukagjini

  • Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026

    Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026

    Troja Bicurri është shpallur fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026. Çmimi iu dorëzua nga ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci.

    Lajmi u bë i ditur nga Bogujevci përmes një postimi në rrjetet sociale, ku përgëzoi fituesen dhe artistët pjesëmarrës në festival.

    Nata e dytë e festivalit solli performanca dhe emocione të shumta, duke përmbyllur garën në kategorinë e të rriturve.

    Ndërkohë, mbrëmja pasuese i kushtohet talenteve të reja, me performancat e fëmijëve.

    “Akordet e Kosovës” vijon të ruajë traditën e tij si një hapësirë e rëndësishme për promovimin e muzikës dhe artistëve të rinj. /Telegrafi/

  • Rubio expresses doubts about peace in Ukraine: We’re not on the verge of an agreement.

    US Secretary of State Marco Rubio has stated that it is still not clear whether the war in Ukraine could end through negotiations, while Washington is continuing efforts to assess the possibility of a diplomatic solution.

    At the conclusion of the two-day meeting of G20 foreign ministers in Atlanta on 31 October, Rubio said there is no reason to pretend the parties are close to an agreement.

    I don’t know if peace through negotiations is within Ukraine. That’s what we’re trying to find out, he declared in response to a question from Radio Free Europe.

    Rubio added that President Donald Trump’s envoys, including Jared Kouchner and Steve Witkoff, are intensively engaged in the cases of Ukraine and Iran. However, he explained that negotiations for the outcome of the war were not discussed during the meeting in Atlanta.

    According to the three European officials who spoke of Radio Free Europe under anonymity, Rubio had also expressed privately to Western counterparts doubts about reaching a peace agreement in the coming months.

    Putin’s participation in G20 summit unclear

    US Secretary of State said Moscow has not yet confirmed whether Russian President Vladimir Putin will attend the G20 summit, scheduled for December in Miami.

    European officials said Rubio had expressed privately doubts about accepting this invitation from Putin.

    However, he defended the need for diplomatic contacts with Russia, arguing that an agreement requires communication with both sides. According to Rubios, meetings with foreign leaders do not imply approval of their actions.

    He also cited Russian nuclear arsenal as the reason for maintaining communications channels between Washington and Moscow, with the goal of avoiding escalation.

    For contacts with Russian Foreign Minister Sergei Lavrov, Rubio explained that they had not held an official meeting in Atlanta, but only a brief conversation on the possibility of a meeting of their leaders during the APEC summit.

    According to Western officials, Rubio had privately estimated that Ukraine’s NATO membership is unrealistic in the near future. He had also warned that the full control of Donbas would not extinguish Russia’s territorial ambitions.

    The US State Department did not immediately respond to the request for comment on private statements attributed to Rubio.

    Black Sea truce effort

    Despite reservations for a comprehensive agreement, Rubio said the US is considering the possibility of a ceasefire on the Black Sea to protect shipping.

    He announced Washington is praising Turkey’s proposals, while India has expressed interest in contributing with ideas.

    According to him, such an agreement would not end the war but would help resolve some of its consequences. Rubio warned that obstacles to the transport of cereal and energy are particularly at risk to countries dependent on food imports.

    The security of the Black Sea was also a topic of discussion between Ukrainian President Voldymyr Zelensky and Turkish President Recep Tayip Erdogan during their October 31st meeting in Istanbul.

    Conflict Between European Delegations and Russia

    The meeting in Atlanta was accompanied by tensions between European representatives and Lavrov. The refusal of several delegations to participate in the traditional joint photo led to its cancellation.

    EU High Representative for Foreign Policy Kaya Kallas accused Lavrov of presenting false nationalists to the war and said the ongoing Russian attacks do not prove readiness for peace.

    Lavrov, on the other hand, criticised the Europeans’ stance and welcomed the administration’s readiness for dialogue with Moscow.

    Rubio reiterated that Washington will continue to consider the possibilities for diplomatic resolution of the war, which he described as devastating to both countries.

    Source Layer: Dukeagini

  • Rubio shpreh dyshime për paqen në Ukrainë: Nuk jemi në prag të një marrëveshjeje

    Rubio shpreh dyshime për paqen në Ukrainë: Nuk jemi në prag të një marrëveshjeje

    Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se ende nuk është e qartë nëse lufta në Ukrainë mund të përfundojë përmes negociatave, ndërsa Uashingtoni po vazhdon përpjekjet për të vlerësuar mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike.

    Në përfundim të takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të G20-ës në Atlanta, më 31 tetor, Rubio tha se nuk ka arsye të pretendohet se palët janë pranë një marrëveshjeje.

    “Nuk e di nëse paqja përmes negociatave është e arritshme në Ukrainë. Këtë po përpiqemi ta zbulojmë”, deklaroi ai në përgjigje të një pyetjeje të Radios Evropa e Lirë.

    Rubio shtoi se të dërguarit e presidentit Donald Trump, përfshirë Jared Kushnerin dhe Steve Witkoffin, po angazhohen intensivisht për çështjet e Ukrainës dhe Iranit. Megjithatë, ai sqaroi se negociatat për përfundimin e luftës nuk ishin diskutuar gjatë takimit në Atlanta.

    Sipas tre zyrtarëve evropianë që folën për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, Rubio u kishte shprehur edhe privatisht homologëve perëndimorë dyshime për arritjen e një marrëveshjeje paqeje në muajt e ardhshëm.

    E paqartë pjesëmarrja e Putinit në samitin e G20-ës

    Sekretari amerikan i Shtetit tha se Moska ende nuk e ka konfirmuar nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë në samitin e G20-ës, të planifikuar për dhjetor në Majami.

    Zyrtarët evropianë thanë se Rubio kishte shprehur privatisht dyshime edhe për pranimin e kësaj ftese nga Putini.

    Megjithatë, ai mbrojti nevojën për kontakte diplomatike me Rusinë, duke argumentuar se një marrëveshje kërkon komunikim me të dyja palët. Sipas Rubios, takimet me udhëheqës të huaj nuk nënkuptojnë miratim të veprimeve të tyre.

    Ai përmendi gjithashtu arsenalin bërthamor rus si arsye për ruajtjen e kanaleve të komunikimit mes Uashingtonit dhe Moskës, me qëllim shmangien e përshkallëzimit.

    Për kontaktet me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, Rubio sqaroi se në Atlanta nuk kishin zhvilluar takim zyrtar, por vetëm një bisedë të shkurtër mbi mundësinë e një takimi të udhëheqësve të tyre gjatë samitit të APEC-ut.

    Sipas zyrtarëve perëndimorë, Rubio kishte vlerësuar privatisht se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është jorealist në një të ardhme të afërt. Ai gjithashtu kishte paralajmëruar se kontrolli i plotë i Donbasit nuk do t’i shuante ambiciet territoriale të Rusisë.

    Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment mbi deklaratat private që i atribuohen Rubios.

    Përpjekje për armëpushim në Detin e Zi

    Pavarësisht rezervave për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, Rubio tha se SHBA-ja po shqyrton mundësinë e një armëpushimi në Detin e Zi, për të mbrojtur transportin detar.

    Ai bëri të ditur se Uashingtoni po vlerëson propozimet e Turqisë, ndërsa edhe India ka shprehur interesim për të kontribuar me ide.

    Sipas tij, një marrëveshje e tillë nuk do t’i jepte fund luftës, por do të ndihmonte në zgjidhjen e një pjese të pasojave të saj. Rubio paralajmëroi se pengesat në transportin e drithërave dhe energjisë po rrezikojnë veçanërisht vendet që varen nga importet ushqimore.

    Siguria e lundrimit në Detin e Zi ishte temë diskutimi edhe mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë takimit të tyre më 31 tetor në Stamboll.

    Përplasje mes delegacioneve evropiane dhe Rusisë

    Takimi në Atlanta u shoqërua me tensione mes përfaqësuesve evropianë dhe Lavrovit. Refuzimi i disa delegacioneve për të marrë pjesë në fotografinë tradicionale të përbashkët çoi në anulimin e saj.

    Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, e akuzoi Lavrovin për paraqitjen e narrativave të rreme mbi luftën dhe tha se sulmet e vazhdueshme ruse nuk dëshmojnë gatishmëri për paqe.

    Lavrov, nga ana tjetër, kritikoi qëndrimin e evropianëve dhe përshëndeti gatishmërinë e administratës Trump për dialog me Moskën.

    Rubio ritheksoi se Uashingtoni do të vazhdojë të shqyrtojë mundësitë për zgjidhje diplomatike të luftës, të cilën e cilësoi shkatërruese për të dyja vendet.

    Burimi: Dukagjini

  • You have failed, protest before government calls for Kurt’s resignation.

    A small group of citizens gathered today in Skenderbeu Square in front of the government against the rule of Albin Kurti, demanding his resignation.

    Protest organiser Durim Aliu called for protests to be peaceful and not caused damage.

    During the protest, self-parlants were issued in sign of uprisings.

    They requested: Give it up and through the inscription cards, you’ve failed, it’s not like that. /kp/