Blog

  • Policia e Ferizajt nis fushatën për sigurinë në trafik gjatë dimrit: Pak më ngadalë, shumë më sigurt

    Policia e Ferizajt nis fushatën për sigurinë në trafik gjatë dimrit: Pak më ngadalë, shumë më sigurt

    Policia e Ferizajt nis fushatën për sigurinë në trafik gjatë dimrit: Pak më ngadalë, shumë më sigurt

    Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur një fushatë parandaluese për rritjen e sigurisë në trafik gjatë sezonit vjeshtë–dimër, me moton “Pak më ngadalë, shumë më sigurt!”.

    Fushata, e titulluar “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”, do të zgjasë nga nëntori i vitit 2026 deri në shkurt të vitit 2027. Ajo synon të vetëdijesojë shoferët dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik për rreziqet që sjellin reshjet e shiut, mjegulla, ngricat dhe bora.

    Në kuadër të kësaj nisme do të organizohen aktivitete informuese, këshillime për shoferët, kontrolle parandaluese, si dhe ligjërata në shkolla dhe institucione arsimore.

    Aktivitetet do të zhvillohen në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han të Elezit, në bashkëpunim me ekspertin e komunikacionit rrugor, Xhemil Halili.

    Policia u bën apel shoferëve që të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e sigurisë, të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve.

    “Pak kujdes, pak më ngadalë – shumë më sigurt në rrugë!”, është mesazhi i kësaj fushate.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • In what countries is Elon Musk’s Starlink banned or restricted?

    The satellite internet, such as Starlink, enables web access even in countries where there is no cable or mobile internet. However, the service of Elon Mousk’s company is not available in all countries of the world.

    Among the countries that have banned or prevented Starlink are Russia, China, North Korea, Belarus, Syria, and Afghanistan. Restrictions or regulatory barriers also exist in Iran, South Africa, India, Namibia, Angola, and Egypt.

    The reasons for the ban or restriction vary from country to country. China has not approved commercial use of this service, while Russia bans foreign satellite equipment. In North Korea, Starlink has not received permission from authorities.

    In other states, obstacles could be linked to local laws, state monopolies in the telecommunications sector, or lack of regulatory permits.

    However, this does not mean that the use of Starlink is completely forbidden everywhere. In some cases the ministry may be available with special authorizations, such as international waters.

    Since rules may vary, the official map of Starlink’s coverage is recommended before the trip.

    How does Starlink operate in lands where it is limited?

    In certain cases, users try to get access to the ministry through roaming packages. This means buying and activating relevant equipment and package in a state where Starlink is available, ahead of travelling to a country where there are restrictions.

    However, this option does not work in all cases. Starlink can fully block access to several countries, including China and Russia, regardless of where the device was purchased.

    According to the source article, the use of the rhomingu without the priority package abroad where the service is registered is limited to 30 days, while the priority package allows for an additional 60 days. These conditions depend on concrete packages and service regulations.

    Starlingic’s availability is especially important for journalists, photographers, humanitarian workers and other people working in remote areas or regions affected by the crisis.

    However, even satellite connection does not guarantee internet access to countries that actively block this service. /Telegraphy/

  • Në cilat shtete është i ndaluar ose i kufizuar Starlinku i Elon Muskut?

    Në cilat shtete është i ndaluar ose i kufizuar Starlinku i Elon Muskut?

    Interneti satelitor, siç është Starlinku, mundëson qasje në rrjet edhe në vende ku nuk ka internet kabllor apo mobil. Megjithatë, shërbimi i kompanisë së Elon Muskut nuk është i disponueshëm në të gjitha shtetet e botës.

    Ndër vendet që e kanë ndaluar ose nuk e lejojnë përdorimin e Starlinkut janë Rusia, Kina, Koreja e Veriut, Bjellorusia, Siria dhe Afganistani. Kufizime ose pengesa rregullatore ekzistojnë edhe në Iran, Afrikën e Jugut, Indi, Namibi, Angolë dhe Egjipt.

    Arsyet e ndalimit ose kufizimit ndryshojnë nga një shtet në tjetrin. Kina nuk e ka miratuar përdorimin komercial të këtij shërbimi, ndërsa Rusia ndalon pajisjet e huaja satelitore. Në Korenë e Veriut, Starlinku nuk ka marrë leje nga autoritetet.

    Në shtetet e tjera, pengesat mund të lidhen me ligjet vendore, monopolet shtetërore në sektorin e telekomunikacionit ose mungesën e lejeve rregullatore.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se përdorimi i Starlinkut është plotësisht i ndaluar kudo. Në disa raste, shërbimi mund të jetë i disponueshëm me autorizime të veçanta, për shembull në ujërat ndërkombëtare.

    Meqenëse rregullat mund të ndryshojnë, para udhëtimit rekomandohet të kontrollohet harta zyrtare e mbulueshmërisë së Starlinkut.

    Si funksionon Starlinku në vendet ku është i kufizuar?

    Në raste të caktuara, përdoruesit përpiqen të kenë qasje në shërbim përmes paketave të roamingut. Kjo nënkupton blerjen dhe aktivizimin e pajisjeve dhe paketës përkatëse në një shtet ku Starlinku është i disponueshëm, përpara udhëtimit në një vend ku ka kufizime.

    Megjithatë, kjo mundësi nuk funksionon në të gjitha rastet. Starlinku mund ta bllokojë plotësisht qasjen në disa shtete, përfshirë Kinën dhe Rusinë, pavarësisht se ku është blerë pajisja.

    Sipas artikullit burimor, përdorimi i roamingut pa paketën prioritare jashtë shtetit ku është regjistruar shërbimi kufizohet në 30 ditë, ndërsa paketa prioritare mundëson edhe 60 ditë shtesë. Këto kushte varen nga paketa konkrete dhe rregullat e shërbimit.

    Disponueshmëria e Starlinkut është veçanërisht e rëndësishme për gazetarët, fotografët, punonjësit humanitarë dhe personat e tjerë që punojnë në zona të largëta ose në rajone të prekura nga krizat.

    Megjithatë, edhe lidhja satelitore nuk garanton qasje në internet në shtetet që e bllokojnë në mënyrë aktive këtë shërbim. /Telegrafi/

  • Rigon Llugiqi, truri i Prishtinës: Pas një viti të vështirë, mesfushori është shndërruar në një nga figurat kryesore të skuadrës

    Rigon Llugiqi, truri i Prishtinës: Pas një viti të vështirë, mesfushori është shndërruar në një nga figurat kryesore të skuadrës

    Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi.

    Pas një periudhe të vështirë, të kushtëzuar nga një lëndim serioz, 23-vjeçari është rikthyer fuqishëm dhe tashmë është një prej pikave më të rëndësishme të mesfushës bardhekaltër.

    Truri i skuadrës së Orges Shehit

    Nëse Dren Zeqiri dhe Arijanit Fazlija përfaqësojnë muskujt e Prishtinës, Llugiqi është truri i kësaj skuadre.

    I vendosur para dy mbrojtësve, ai është ideatori i lojës, lojtari që dikton ritmin, e rrit ose e ul tempin sipas nevojave të ekipit dhe shpeshherë të jep përshtypjen e një futbollisti me shumë më tepër përvojë sesa mosha e tij.

    I transferuar në vitin 2024 nga Ramiz Sadiku, mesfushori nuk dallohet vetëm për organizimin e lojës dhe qetësinë me topin, por edhe për kontributin në rikuperimin e tij.

    Pikërisht ky kombinim e ka vendosur në mesin e mesfushorëve më të dalluar të këtij sezoni, jo vetëm te Prishtina, por në gjithë Superligën e Kosovës.

    Lëndimi nuk e ndali rikthimin e tij

    Rëndësia e tij për skuadrën vërehet edhe te minutat e zhvilluara. Nga 11 ndeshjet e kampionatit këtë sezon, Llugiqi ka munguar vetëm në një, atë kundër Vushtrrisë në kuadër të xhiros së katërt.

    Kjo mungesë erdhi pas një lëndimi në kyçin e këmbës, të cilin e pësoi në ndeshjen e javës së tretë ndaj Llapit, ku luajti vetëm 45 minuta.

    Problemet fizike u shfaqën sërish në përballjen me Drenicën, në javën e pestë, kur u detyrua ta lëshonte fushën në minutën e 19-të.

    Megjithatë, në tetë ndeshjet e tjera, mesfushori i ka zhvilluar të gjitha 90 minutat, duke dëshmuar se është një prej lojtarëve të pazëvendësueshëm në formacionin e Orges Shehit.

    45 ndeshje me fanellën bardhekaltër

    Para se t’i bashkohej Prishtinës, përveç aventurës te Ramiz Sadiku, Llugiqi kishte provuar edhe futbollin zviceran, ku ishte pjesë e Yverdon Sportit. Që nga ardhja te klubi kryeqytetas, ai ka regjistruar gjithsej 45 paraqitje dhe ka shënuar dy gola.

    Rikthimi i tij në këtë nivel është një lajm i rëndësishëm për Prishtinën, e cila po zhvillon një sezon pozitiv.

    Pas 11 xhirove, bardhekaltërit kanë grumbulluar 26 pikë dhe renditen në pozitën e dytë, me pikë të barabarta me lideren Malisheva.

    Në këtë garë, kontributi i Llugiqit në zemër të mesfushës po dëshmohet gjithnjë e më i rëndësishëm.

    Në moshën 23-vjeçare, ai është shndërruar në një prej lojtarëve që i japin identitet lojës së Prishtinës. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore
  • Violence in Tirana protest, six people arrested, three prosecuted, and two declared at large

    Six people have been arrested in Tirana, three others have been prosecuted, while two have been declared on the run, following acts of violence recorded during the protest held the day before.

    According to police, during the rally protesters have opposed and attacked law employees with solid items, pyrotechnics, Molotov bombs, spheres and metal screws.

    Road flow has also been blocked during the protest while garbage cans have been burned.

    Among those arrested are A. S., 26, L. C., 18, F. C., 38, K. R., 35, a foreign national and two minors. During the raids, police have located and seized Molotov bombs in possession of both of the detainees.

    The investigations were conducted under the Prosecution’s direction, while authorities are continuing to identify other persons involved and documenting the events fully.

    The procedure materials are referred to in the Prosecutor’s Office for Several Criminal Works, including the murder of the attempted police officer, the conversion of police officers, the scope of public calm, the destruction of the property with fire, and the investigation of transport vehicles.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dhuna në protestën në Tiranë, gjashtë persona arrestohen, tre procedohen dhe dy shpallen në kërkim

    Dhuna në protestën në Tiranë, gjashtë persona arrestohen, tre procedohen dhe dy shpallen në kërkim

    Dhuna në protestën në Tiranë, gjashtë persona arrestohen, tre procedohen dhe dy shpallen në kërkim

    Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë, tre të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa dy janë shpallur në kërkim, pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë.

    Sipas Policisë, gjatë tubimit protestuesit kanë kundërshtuar dhe sulmuar punonjësit e rendit me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike.

    Gjatë protestës është bllokuar edhe qarkullimi rrugor, ndërsa janë djegur kazanë të mbeturinave.

    Në mesin e të arrestuarve janë A. Sh., 26 vjeç, L. K., 18 vjeç, F. Ç., 38 vjeç, K. R., 35 vjeç, një shtetas i huaj dhe dy të mitur. Gjatë kontrolleve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar bomba molotov në posedim të dy prej të arrestuarve.

    Hetimet janë zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa autoritetet po vazhdojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

    Materialet procedurale janë referuar në Prokurori për disa vepra penale, përfshirë “Vrasjen e punonjësit të Policisë”, të mbetur në tentativë, “Kundërshtimin e punonjësit të Policisë”, “Prishjen e qetësisë publike”, “Shkatërrimin e pronës me zjarr” dhe “Pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit”.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Batman appears amid flames and protests in Germany, unusual images from Frankfurt

    An unusual sight has caught attention during mass protests involving Germany on Saturday, October 31st, when a person disguised as the Batman character appeared on the streets of Frankfurt in the face of a fire in the midst of tensions.

    The moment was recorded during demonstrations organised by the Gren Z regelt) movement (Generata Zer takes over), which mobilised thousands of young people to 34 German cities, including Berlin, Frankfurt and Munich.

    Protesters took to the streets to oppose mandatory military service, as well as to seek more investment in education and concrete measures to cope with the high cost of living.

    In Frankfurt, the situation was tense, where it was reported for burnt barricades, broken windows, and shop robbery.

    Amid flames and clashes, the masked person as Batman became one of the most special images of protests, creating an unusual contrast to the scene of tension in the city.

    Movement Guen Z regelt ‘% is part of the wave of youth protests that have included several European countries, with demands related to the economy, education and government policies.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Batman shfaqet mes flakëve dhe protestave në Gjermani, pamjet e pazakonta nga Frankfurti

    Batman shfaqet mes flakëve dhe protestave në Gjermani, pamjet e pazakonta nga Frankfurti

    Batman shfaqet mes flakëve dhe protestave në Gjermani, pamjet e pazakonta nga Frankfurti

    Një pamje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestave masive që përfshinë Gjermaninë të shtunën, më 31 tetor, kur një person i maskuar si personazhi Batman u shfaq në rrugët e Frankfurtit, përballë një zjarri në mes të tensioneve.

    Momenti u regjistrua gjatë demonstratave të organizuara nga lëvizja “Gen Z regelt” (Gjenerata Z merr situatën në dorë), e cila mobilizoi mijëra të rinj në 34 qytete gjermane, përfshirë Berlinin, Frankfurtin dhe Mynihun.

    Protestuesit dolën në rrugë për të kundërshtuar shërbimin e detyrueshëm ushtarak, si dhe për të kërkuar më shumë investime në arsim dhe masa konkrete për përballimin e kostos së lartë të jetesës.

    Në Frankfurt, situata u tensionua, ku u raportua për barrikada të djegura, vitrina të thyera dhe grabitje të dyqaneve.

    Mes flakëve dhe përplasjeve, personi i maskuar si Batman u bë një nga pamjet më të veçanta të protestave, duke krijuar një kontrast të pazakontë me skenat e tensionit në qytet.

    Lëvizja “Gen Z regelt” është pjesë e valës së protestave të të rinjve që kanë përfshirë disa vende evropiane, me kërkesa që lidhen me ekonominë, arsimin dhe politikat qeveritare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • For the fifth consecutive day on the road, citizens seek justice for the murder of Arlinda

    The plea for justice for the murder of 49-year-old Arlinda Zekaj will return citizens to the streets of Pristina today.

    For the fifth day in a row, protest has been warned to seek justice in the case that shocked the country.

    The protest is expected to begin at 5: 00 p.m., in the Square of Zahir Pajazitiı, while organised by the Kolestik for Religious Thought and Action.

    Through an announcement, organisers have announced that their demands remain unchanged: justice for Arlinda, institutional responsibility and security for all women in Kosovo.

    On Sunday are seven days from the day Arlinda Zekaj was killed and five days since we’re on the road seeking justice for him and every woman killed. Five days that we earnestly seek security and freedom for every living woman. Our demands are clear, but the state continues to refuse to listen to us, says Kolestik’s announcement.

    Organisers have warned that they will not stop protesting until the account is provided by the institutions responsible for what they describe as institutional failure in the Arlinda case.

    We do not back down, and every opening day will find us in the squares in front of institutions that failed Arlinda and are continuing to fail every single inch in Kosovo, it is said at their call.

    Finally, the Kolestin has called on citizens to join today’s protest, stressing that the demand for justice is not only for Arlinda but for every woman who has lost her life as a result of violence. /Telegraphy/

  • Për të pestën ditë radhazi në rrugë, qytetarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlindës

    Për të pestën ditë radhazi në rrugë, qytetarët kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlindës

    Kërkesa për drejtësi për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj do të rikthejë edhe sot qytetarët në rrugët e Prishtinës.

    Për të pestën ditë me radhë, është paralajmëruar protestë për të kërkuar drejtësi për rastin që tronditi vendin.

    Protesta pritet të nisë në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

    Përmes një njoftimi, organizatorët kanë bërë të ditur se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara: drejtësi për Arlindën, përgjegjësi institucionale dhe siguri për të gjitha gratë në Kosovë.

    “Të dielën bëhen shtatë ditë nga dita kur Arlinda Zekaj u vra e pesë ditë që ne jemi në rrugë duke kërkuar drejtësi për të e për çdo grua të vrarë. Pesë ditë që me ngulm kërkojmë siguri dhe liri për çdo grua të gjallë. Kërkesat tona janë të qarta, por shteti vazhdon të refuzojë të na dëgjojë”, thuhet në njoftimin e Kolektivit.

    Organizatorët kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen së protestuari deri në dhënien e llogarisë nga institucionet përgjegjëse për atë që e cilësojnë si dështim institucional në rastin e Arlindës.

    “Ne nuk zmbrapsemi dhe çdo ditë që çel do të na gjejë në sheshe e përballë institucioneve që e dështuan Arlindën e po vazhdojnë ta dështojnë çdo çikë e gru në Kosovë”, thuhet në thirrjen e tyre.

    Në fund, Kolektivi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme, duke theksuar se kërkesa për drejtësi nuk është vetëm për Arlindën, por për çdo grua që ka humbur jetën si pasojë e dhunës. /Telegrafi/