Blog

  • Protestat do të vazhdojnë, protestuesit kërkojnë që shteti të japë llogari

    Protestat do të vazhdojnë, protestuesit kërkojnë që shteti të japë llogari

    Protestat do të vazhdojnë, protestuesit kërkojnë që shteti të japë llogari

    Protestat në Prishtinë kundër institucioneve pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj do të vazhdojnë edhe të shtunën. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta e radhës do të mbahet nga ora 17:00, me kërkesën që institucionet të japin llogari për dështimet që paraprinë vrasjen e saj.

    Përmes një njoftimi publik, Kolektivi ka bërë të ditur se tubimi do të nisë në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga protestuesit do të marshojnë drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre dhe deri në marrjen e përgjegjësisë institucionale.

    “PROTESTA KOMBËTARE VAZHDON! Të shtunën në orën 17:00 mblidhemi prapë për ta vazhduar luftën tonë për drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara. Nesër, pasnesër e çdo ditë që vijon do t´i mbushim rrugët dhe sheshet e do t´i bllokojmë institucionet deri kur çdo kërkesë e jona të plotësohet. Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të jap llogari. Mblidhemi tek sheshi Zahir Pajaziti për të vazhduar pastaj së bashku drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. Dilni nga shtëpitë e bashkohuni”, thuhet në mesazhin e Kolektivit.

    Protestat në Prishtinë po mbahen tash e tri ditë, ndërsa qytetarët po kërkojnë dorëheqjen ose shkarkimin e ministrave të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme. Gjatë protestës së së premtes, kërkesat u zgjeruan edhe ndaj sistemit të drejtësisë, me thirrje për shkarkime në gjyqësor.

    Arlinda Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor. Për vrasjen e saj është arrestuar si i dyshuar ish-kunati, Albert Sylaj.

    Ndërkohë, ditën e vrasjes, ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, ishte ndaluar nga organet e rendit, pasi Zekaj e kishte denoncuar për mosrespektim të urdhrit mbrojtës. Vetëm tri ditë para se të vritej, 49-vjeçarja i kishte dërguar letër kryeprokurores së Pejës, duke e paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

    Pas rastit, janë suspenduar kryeprokurorja e Pejës, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë. Ndërkaq, drejtori i Policisë ka dhënë dorëheqje.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Duvard caught in marijuana and ion, known name for law enforcement, ended up in the police a few months ago.

    Sarmand Cupa, about 26-year-old by Gjakova, is a known name for law organs. For him, the Signal newspaper had reported in April of this year, when police were in motion after publishing a video recording where he appeared with a gun in his hand.

    Now, six months later, the young man is again banned, this time under suspicion of possession of narcotics.

    Signal Gazeta’s sources suggest that anti-drug investigators have conducted a search at Cupa’s house, on the Elez Miftari’s street in Gjakova on Thursday, October 29, about 16:40.

    During the raid, a plastic package of 14.65 grams of suspected marijuana substance and a ions weighing 0.94 grams, which have been sequentized as material evidence, have been found on his property.

    After the raid, Cupa has been escorted to the offices of a drug investigation for interview, while after consulting competent organs it has been banned for 48 hours.

    The case for criminal work has been initiated by unauthorized possession of narcotics, psychotropic substances, and analogue.

    The signal had reported on Cufa even April 29, 2026When the police in Gjakova had accepted a video recording where he was seen with a gun in his hand, on Pashko Vasaão Street.

    After his identification, he was contacted by the police and declared that the weapon was not real, but a match, while the video, according to him, was earlier.

    The police had also conducted checks on his home, but they had not found any suspected means. With State Attorney’s instructions, the case was initiated as possession, control, or unauthorized possession of arms, while it was released in regular procedure.

    Meanwhile, in the last case, seized substances are expected to undergo further examinations as investigations into the case continue.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gjakovari që u kap me marihuanë e joint, emër i njohur për organet e rendit – përfundoi në Polici edhe para disa muajsh

    Gjakovari që u kap me marihuanë e joint, emër i njohur për organet e rendit – përfundoi në Polici edhe para disa muajsh

    Gjakovari që u kap me marihuanë e joint, emër i njohur për organet e rendit – përfundoi në Polici edhe para disa muajsh

    Sarmand Cufa, rreth 26-vjeçar nga Gjakova, është emër i njohur për organet e rendit. Për të, Gazeta Sinjali kishte raportuar edhe në prill të këtij viti, kur Policia ishte vënë në lëvizje pas publikimit të një video-incizimi ku ai shfaqej me një armë në dorë.

    Tash, gjashtë muaj më vonë, i riu është ndaluar sërish, kësaj radhe nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se hetuesit e antidrogës kanë kryer një kontroll në shtëpinë e Cufës, në rrugën “Elez Miftari” në Gjakovë, të enjten, më 29 tetor, rreth orës 16:40.

    Gjatë bastisjes, në pronën e tij janë gjetur një pako plastike me 14.65 gramë substancë të dyshuar marihuanë dhe një joint me peshë 0.94 gramë, të cilat janë sekuestruar si prova materiale.

    Pas kontrollit, Cufa është shoqëruar në zyrat e hetuesve të antidrogës për intervistim, ndërsa pas konsultimit me organet kompetente është ndaluar për 48 orë.

    Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    Sinjali kishte raportuar për Cufën edhe më 29 prill 2026, kur Policia në Gjakovë kishte pranuar një video-incizim ku ai shihej me një armë në dorë, në rrugën “Pashko Vasa”.

    Pas identifikimit, ai ishte kontaktuar nga Policia dhe kishte deklaruar se arma nuk ishte reale, por një shkrepës, ndërsa videoja, sipas tij, ishte realizuar më herët.

    Policia kishte kryer edhe kontroll në shtëpinë e tij, por nuk kishte gjetur ndonjë mjet të dyshuar. Me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, rasti ishte iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa ai ishte liruar në procedurë të rregullt.

    Ndërkaq, në rastin e fundit, substancat e sekuestruara pritet t’u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Meta will inform parents if teenagers are constantly seeking restraint for self – sacrifice

    Meta Company will start announcing to parents whether their teenage children are constantly looking for Facebook content related to self – sacrifice or suicide.

    The move aims to identify earlier possible danger situations and enable parents to intervene to provide support to their children.

    The new system will operate through parental supervision tools and will include teen activity in conversations with artificial intelligence Meta AI, on Facebook, Instagram, and Messenger.

    Parents will be informed if teenagers conduct research related to suicide or self – sacrifice within a short period of time. Warnings will be sent via phone messages, email, Whatsap or live on app.

    Meta has made it known that reports will not contain the exact words that adolescents have requested or the content of their conversations with artificial intelligence.

    Instead, parents will be informed of potential concerns and will be instructed in how to discuss these sensitive topics with their children.

    In addition to warnings, the company will provide parents with materials and advice prepared by experts in order to help them understand the situation and provide needed support.

    This initiative comes after presenting a similar system in the Instagram at the beginning of this year. With its expansion on Facebook and Meta AI, the company aims to strengthen security measures for minor users on its platforms. /Telegraphy/

  • Meta do t’i njoftojë prindërit nëse adoleshentët kërkojnë vazhdimisht përmbajtje për vetëlëndimin

    Meta do t’i njoftojë prindërit nëse adoleshentët kërkojnë vazhdimisht përmbajtje për vetëlëndimin

    Kompania Meta do të nisë t’i njoftojë prindërit nëse fëmijët e tyre adoleshentë kërkojnë vazhdimisht në Facebook përmbajtje që lidhet me vetëlëndimin ose vetëvrasjen.

    Masa synon të identifikojë më herët situatat e mundshme të rrezikut dhe t’u mundësojë prindërve të ndërhyjnë për t’u ofruar mbështetje fëmijëve të tyre.

    Sistemi i ri do të funksionojë përmes mjeteve të mbikëqyrjes prindërore dhe do të përfshijë edhe aktivitetin e adoleshentëve në bisedat me inteligjencën artificiale Meta AI, në Facebook, Instagram dhe Messenger.

    Prindërit do të marrin njoftim nëse adoleshentët kryejnë disa kërkime të lidhura me vetëvrasjen ose vetëlëndimin brenda një periudhe të shkurtër kohore. Paralajmërimet do të dërgohen përmes mesazheve telefonike, emailit, WhatsApp-it ose drejtpërdrejt në aplikacion.

    Meta ka bërë të ditur se njoftimet nuk do të përmbajnë fjalët e sakta që adoleshentët kanë kërkuar dhe as përmbajtjen e bisedave të tyre me inteligjencën artificiale.

    Në vend të kësaj, prindërit do të informohen për shqetësimin e mundshëm dhe do të udhëzohen se si të bisedojnë me fëmijët për këto tema të ndjeshme.

    Përveç paralajmërimeve, kompania do t’u ofrojë prindërve edhe materiale dhe këshilla të përgatitura nga ekspertë, me qëllim që t’i ndihmojë të kuptojnë situatën dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme.

    Kjo nismë vjen pas prezantimit të një sistemi të ngjashëm në Instagram në fillim të këtij viti. Me zgjerimin e tij në Facebook dhe Meta AI, kompania synon të forcojë masat e sigurisë për përdoruesit e mitur në platformat e saj. /Telegrafi/

  • Sa gjatë mund të vazhdojë Ukraina të luftojë pa mbështetjen e SHBA-së?

    Sa gjatë mund të vazhdojë Ukraina të luftojë pa mbështetjen e SHBA-së?

    Ukraina mund të vazhdojë luftën edhe për shumë muaj, potencialisht për vite, pa paketa të mëdha të reja të ndihmës amerikane.

    Megjithatë, humbja e qasjes në inteligjencën amerikane, komunikimet satelitore dhe furnizimet me armë kritike do ta vështirësonte ndjeshëm luftën pothuajse menjëherë.

    Sfidë e parë është nëse Evropa dhe Ukraina mund ta financojnë dhe pajisin një mbrojtje afatgjatë. E dyta është nëse ato mund t’i zëvendësojnë kapacitetet që ende mbeten kryesisht nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

    Nuk ekziston një datë e përcaktuar mbi të cilën Ukraina do të shembet automatikisht. Qëndrueshmëria e saj varet nga ajo që Uashingtoni ndërpret, ajo që Evropa ofron, numri i ushtarëve që Kievi mund të mbajë në shërbim dhe presioni që Rusia mund të vazhdojë të ushtrojë.

    Çfarë nënkupton në të vërtetë lufta “pa SHBA-në”?

    Ndërprerja e granteve të reja amerikane është forma më e kufizuar e ndërprerjes së ndihmës.

    Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht ndalimin e dërgesave sipas kontratave të mëparshme, blerjeve evropiane nga prodhuesit amerikanë apo qasjes në shërbimet e inteligjencës dhe komunikimit.

    Një tërheqje më e gjerë mund t’i pengonte këto blerje dhe transferime, duke kufizuar njëkohësisht mirëmbajtjen, pjesët rezervë, mbështetjen softuerike dhe municionet precize.

    Një shkëputje e plotë do të ndërpriste gjithashtu shkëmbimin e inteligjencës dhe qasjen në kapacitetet e komunikimit ushtarak që kontrollohen nga SHBA-ja.

    Ky dallim është i rëndësishëm, sepse një qeveri mund ta zëvendësojë më lehtë një burim financimi sesa një sistem të specializuar për përgjimin e raketave apo një sistem paralajmërimi të bazuar në hapësirë.

    Paratë evropiane mund të përdoren për të paguar pajisjet amerikane vetëm nëse Uashingtoni vazhdon të lejojë furnizimin me to.

    Prandaj, perspektivat e Ukrainës nuk mund të maten vetëm duke u bazuar në një shifër të vetme të ndihmës amerikane.

    Pyetja më e rëndësishme është se cilat kapacitete do të zhdukeshin, sa shpejt do të ndjehej humbja e tyre dhe nëse ekzistojnë alternativa zëvendësuese.

    Sa e ka mbuluar Evropa mungesën e financimit?

    Administrata Trump ndaloi njoftimin e paketave të mëdha të reja të ndihmës në fillim të vitit 2025.

    Një pjesë e pajisjeve të blera gjatë administratës Biden ka vazhduar të mbërrijë në Ukrainë, megjithëse këto dërgesa janë zvogëluar me përfundimin e kontratave, shkruan clashreport.

    Sipas të dhënave të Institutit Kiel, të cituara nga CNN, mbështetja kumulative amerikane që nga viti 2022 ka arritur të paktën në 131.5 miliardë dollarë, duke përfshirë ndihmën ushtarake, financiare dhe humanitare.

    Vendet dhe institucionet e Bashkimit Evropian kanë kontribuar me të paktën 228.5 miliardë dollarë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia kanë ofruar mbështetje shtesë jashtë bllokut.

    Këto shifra tregojnë se Ukraina ka edhe mbështetës të tjerë të rëndësishëm. Megjithatë, ato nuk dëshmojnë se çdo funksion ushtarak amerikan është zëvendësuar.

    Ndihma buxhetore evropiane ndihmon që shteti ukrainas të vazhdojë funksionimin. Dërgesat evropiane të armëve dhe zgjerimi i industrisë ukrainase të mbrojtjes gjithashtu e zvogëlojnë rëndësinë e granteve të reja amerikane.

    Megjithatë, kush paguan për një armë dhe kush e kontrollon mundësinë e furnizimit me të janë dy çështje të ndryshme.

    Transferimi i pajisjeve me origjinë amerikane mund të kërkojë ende miratimin e SHBA-së, duke i dhënë Uashingtonit ndikim mbi furnizimet që financohen nga aleatët e tij.

    Cilat varësi do të shkaktonin më së pari probleme?

    Mbrojtja nga raketat balistike

    Raketat përgjuese të sistemit Patriot janë ndër furnizimet amerikane më të vështira për t’u zëvendësuar.

    Ukraina është përballur vazhdimisht me mungesa të mëdha, ndërsa Evropa nuk ka alternativa lehtësisht të disponueshme me të njëjtin kapacitet dhe në sasinë e nevojshme.

    Mungesa e raketave përgjuese i ekspozon qytetet, infrastrukturën dhe objektivat ushtarake ndaj dëmeve më të mëdha.

    Ajo mund të sjellë edhe kosto ekonomike dhe të rrisë presionin ndaj civilëve për t’u larguar nga vendbanimet e tyre, edhe kur trupat vazhdojnë të mbajnë pozicionet mbrojtëse.

    “Dërgesat e raketave përgjuese për të na mbrojtur nga raketat balistike ruse vazhdojnë të vonohen”, ka deklaruar presidenti Volodymyr Zelensky.

    Prandaj, treguesi kryesor është numri i raketave përgjuese të përdorshme që mbërrijnë, e jo vlera e armëve të premtuara. Financimi shtesë nuk mund ta mbrojë një objektiv nëse raketa e nevojshme nuk ka mbërritur.

    Inteligjenca dhe paralajmërimi

    Kapacitetet amerikane ndihmojnë në paralajmërimin për raketat dhe në përcaktimin e objektivave. Inteligjenca evropiane mund të ofrojë një pjesë të këtij informacioni, por nuk mund ta riprodhojë shpejt të gjithë kontributin amerikan.

    CNN raportoi pretendimet ukrainase se mungesa e paralajmërimeve amerikane i kishte lënë civilët pa njoftimet e zakonshme për sulmet me raketa balistike.

    Zyrtarët amerikanë mohuan se kishin kufizuar shkëmbimin e inteligjencës, ndërsa Zelensky më pas deklaroi se bashkëpunimi kishte rifilluar të funksiononte.

    Kjo mospajtim nuk lejon një përfundim të qartë lidhur me përgjegjësinë për ndërprerjet e raportuara.

    Ai tregon gjithashtu rëndësinë e vazhdimësisë: një shërbim që ndihmon në paralajmërimin dhe përcaktimin e objektivave ka vlerë operative çdo ditë, pavarësisht nëse shpallet apo jo një paketë e re e ndihmës.

    Komunikimet satelitore

    Ukraina mbështetet shumë në lidhjen e ofruar nga Starlink dhe në shërbimin ushtarak Starshield, të kontrolluar nga SHBA-ja, për komunikime dhe operacione.

    Sipas raportimeve ukrainase të cituara nga CNN, kufizimet që ndikuan në përdorimin me shpejtësi të lartë i kanë penguar dronët përgjues dhe misione të tjera.

    Megjithatë, këto dy shërbime duhet të dallohen. Starlink-u komercial dhe Starshield-i funksionojnë sipas marrëveshjeve të ndryshme, ndaj kufizimet ndaj njërit nuk ndikojnë automatikisht te tjetri.

    Humbja ose kufizimi i tyre mund të pengojë koordinimin dhe pjesë të operacioneve ukrainase me dronë. Një ndërprerje e pjesshme, kufizimi i shpejtësisë dhe mbyllja e plotë në shkallë kombëtare do të kishin pasoja të ndryshme.

    Elon Musk ka pretenduar se, pa Starlink-un, “vija e frontit ukrainas do të shembej menjëherë”.

    Ky është një pretendim për rëndësinë e shërbimit, jo një afat kohor i dëshmuar për humbjen ushtarake të Ukrainës.

    Mirëmbajtja e pajisjeve perëndimore

    Edhe aeroplanët dhe sistemet e tjera ushtarake varen nga pjesët rezervë, mirëmbajtja, softuerët dhe municionet e përshtatshme.

    Një ndërprerje e furnizimeve mund ta zvogëlojë gradualisht efektivitetin e tyre, ndërsa rezervat shpenzohen dhe pajisjet kanë nevojë për mbështetje teknike.

    Dorëzimi i një sistemi ushtarak nuk e përfundon marrëdhënien me furnizuesin. Mbajtja e tij në gjendje pune krijon një varësi të vazhdueshme.

    A mund ta mbushin boshllëkun dronët ukrainas dhe fabrikat evropiane?

    Ukraina e ka zgjeruar ndjeshëm prodhimin vendas të dronëve, përfshirë sistemet FPV dhe armët me rreze më të gjatë veprimi që përdoren kundër objektivave ruse të energjisë dhe logjistikës.

    Kjo përbën një burim të rëndësishëm të kapaciteteve ushtarake, të pavarur nga paketat e reja amerikane të ndihmës.

    Dronët ndihmojnë në kompensimin e mungesave në fusha të tjera.

    Megjithatë, ata nuk e eliminojnë nevojën për artileri, mbrojtje kundër raketave balistike apo komunikime dhe inteligjencë për mbështetjen e operacioneve.

    Edhe prodhimi evropian i municioneve po zgjerohet, ndërsa Ukraina po punon për prodhimin vendas të municioneve 155 milimetra dhe për partneritete industriale.

    Këto përpjekje i përmirësojnë mundësitë për të mbajtur një fushatë mbrojtëse afatgjatë.

    Kufizimi kryesor është shpejtësia me të cilën kapacitetet e prodhimit shndërrohen në furnizime të përdorshme. Kapacitetet e njoftuara të fabrikave, objektivat e prodhimit për të ardhmen dhe municionet e dorëzuara te njësitë ukrainase përfaqësojnë faza të ndryshme të procesit.

    Një mbrojtje e organizuar rreth dronëve, pozicioneve të fortifikuara dhe municioneve evropiane mund të mbetet funksionale për një periudhë të gjatë.

    Megjithatë, ajo do të përballej me rreziqe më të mëdha nëse sistemet amerikane të paralajmërimit, raketat përgjuese dhe mbështetja teknike do të zhdukeshin njëkohësisht.

    A mund të çojë ndërprerja e plotë e ndihmës në një fitore të shpejtë të Rusisë?

    Një tërheqje e plotë amerikane do ta rriste rrezikun e depërtimeve lokale të forcave ruse dhe do ta detyronte Ukrainën të tërhiqej nga disa pozicione.

    Megjithatë, kjo nuk do të dëshmonte vetvetiu se Rusia mund t’i shndërronte këto përparime në një fitore të shpejtë përgjatë gjithë frontit.

    Rusia ende duhet të sigurojë trupa, pajisje, municione dhe logjistikë për operacionet e saj sulmuese.

    Përparimet ruse kanë pasur kosto të larta, ndërsa gjatë periudhave të viteve 2025–2026 fitimet territoriale kanë qenë më të ngadalta dhe humbjet në njerëz e pajisje kanë vazhduar.

    Këto kufizime kanë rëndësi. Dobësimi i mbrojtjes ukrainase nuk do të thotë se kapacitetet sulmuese ruse janë të pakufizuara.

    Në të njëjtën kohë, ritmi i përparimit në të kaluarën nuk garanton stabilitet në të ardhmen. Disa mungesa që ndodhin njëkohësisht mund ta dobësojnë aftësinë e Ukrainës për të përballuar një humbje lokale të pozicioneve.

    Pasojat e mundshme do të shtriheshin edhe përtej ndryshimeve në hartën e frontit.

    Dëmet më të mëdha në infrastrukturë, numri më i lartë i viktimave dhe ndërprerja e operacioneve mund ta dobësojnë pozitën e Ukrainës, pa shkaktuar domosdoshmërisht një kolaps të menjëhershëm territorial.

    Pse fuqia njerëzore mund të bëhet kufizimi kryesor afatgjatë?

    Fabrikat mund ta rrisin prodhimin. Zëvendësimi i ushtarëve të rraskapitur ose të vrarë është një problem tjetër.

    Ukraina përballet me nevojën për rekrutim, mungesat e paautorizuara nga shërbimi, presionin demografik dhe konkurrencën për punëtorë në industrinë e mbrojtjes dhe sektorët thelbësorë.

    Fuqia njerëzore mund të bëhet kufizimi më serioz afatgjatë për vendin.

    Raportimet që u referohen zyrtarëve dhe ligjvënësve ukrainas flasin për qindra mijëra raste të mungesave të paautorizuara. Megjithatë, këto pretendime nuk përcaktojnë saktësisht se sa ushtarë janë aktualisht të padisponueshëm.

    Problemi themelor mbetet i njëjtë: Ukraina ka nevojë për personel të mjaftueshëm për të mbajtur pozicionet, për të zëvendësuar humbjet dhe për të ruajtur kapacitetet e forcave të saj me kalimin e kohës. Vetëm dërgesat e armëve nuk mund ta përmbushin këtë nevojë.

    Rusia ka një bazë më të madhe të popullsisë, megjithëse humbjet dhe vështirësitë në rekrutim i kushtojnë gjithashtu.

    Ekuilibri varet nga aftësia e secilës palë për të mbajtur forca efektive dhe nga madhësia e popullsisë së saj.

    Afatet e mëposhtme paraqesin skenarë të kushtëzuar. Ato nuk janë parashikime se kur Ukraina do ta humbiste luftën.

    Periudha e menjëhershme

    Ndërprerjet e paralajmërimeve dhe komunikimeve mund të ndikojnë në operacione sapo të ndryshojë qasja në këto shërbime. Mungesat e municioneve dhe pjesëve rezervë do të shfaqeshin në varësi të rezervave ekzistuese dhe ritmit të konsumit.

    Gjatë një periudhe prej gjashtë deri në 18 muajsh, dërgesat evropiane dhe fuqia e forcave ukrainase do të bëheshin gjithnjë e më vendimtare.

    Me furnizime dhe personel të mjaftueshëm, Kievi mund të vazhdojë një luftë mbrojtëse me kosto të larta. Ky interval është një skenar për planifikim, jo një periudhë e garantuar stabiliteti.

    Gjatë disa viteve

    Evropa do të duhej ta ruante financimin, t’i zgjeronte dërgesat dhe të zhvillonte alternativa për disa nga kapacitetet amerikane.

    Ukraina do të duhej të mbështeste si forcat e saj të armatosura, ashtu edhe shoqërinë që i mban ato.

    Vlerësimet e mëparshme, sipas të cilave Ukraina mund të përballonte rreth gjashtë muaj pa ndihmën ushtarake amerikane, pasqyronin furnizimet dhe varësitë e asaj kohe.

    Zbatimi i së njëjtës shifër në mënyrë të pakufizuar do të shpërfillte ndryshimet në mbështetjen evropiane dhe prodhimin ukrainas.

    Po aq çorientuese do të ishte të supozohej se këto përshtatje i kanë eliminuar të gjitha varësitë e mbetura nga SHBA-ja.

    Çfarë do të përcaktonte nëse Ukraina mund të vazhdojë luftën?

    Pesë zhvillime do të ishin më domethënëse se çdo afat i parashikuar për kolapsin: dërgesat reale të raketave përgjuese; vazhdimësia e qasjes në inteligjencë dhe komunikime satelitore; municionet që mbërrijnë te njësitë ushtarake; rekrutimi dhe mbajtja e personelit; si dhe mbështetja e qëndrueshme buxhetore evropiane.

    Aftësia e Rusisë për të vazhduar presionin duhet të vlerësohet paralelisht me këta faktorë. Humbjet e mëdha ruse kanë rëndësi veçanërisht nëse ato kufizojnë numrin e trupave dhe pajisjeve në dispozicion për ofensiva të mëtejshme.

    Ekziston edhe një dimension politik. Shenjat e përçarjes mes Uashingtonit dhe Evropës mund ta nxisin Moskën të besojë se vazhdimi i luftës do ta dobësojë përfundimisht mbështetjen për Kievin.

    Prandaj, gatishmëria e Evropës për ta vazhduar ndihmën ndikon si në qëndrueshmërinë materiale të Ukrainës, ashtu edhe në pritshmëritë e Rusisë.

    Një luftë e zgjatur krijon gjithashtu mundësi që kushtet ushtarake dhe politike të ndryshojnë në të dyja palët.

    Max Bergmann, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), bëri dallimin mes dëmeve që mund të shkaktojë tërheqja amerikane dhe ndikimit të saj në vendosmërinë e Ukrainës.

    “Por dyshoj se kjo do ta thyejë vullnetin e Ukrainës për të luftuar”, deklaroi ai.

    Vetëm vendosmëria nuk mund të sigurojë raketa përgjuese apo të plotësojë radhët e njësive ushtarake. Megjithatë, humbja e mbështetjes amerikane nuk do ta eliminonte automatikisht aftësinë ose vendimin e Ukrainës për të rezistuar.

    Ukraina mund ta vazhdojë luftën për një periudhë të gjatë pa grante të mëdha të reja amerikane, nëse Evropa vazhdon t’i sigurojë para dhe armë.

    Por një ndërprerje e plotë e inteligjencës amerikane, qasjes në komunikime dhe furnizimeve ushtarake kritike do ta bënte rezistencën më të kushtueshme dhe më pak efektive brenda një kohe shumë më të shkurtër.

    Pasiguria kryesore mbetet se deri në çfarë mase këto humbje do të shndërroheshin në disfata në fushëbetejë, dëme ekonomike dhe presion për arritjen e një marrëveshjeje. /Telegrafi/

  • Harry Kane’s wife becomes the target of insults after Golden Ball, react to names from the world of football

    Katie Goodland, wife of English football player Harry Kane, has faced offensive comments about her physical appearance after the Golden Ball ceremony in London. The attacks on social networks have prompted numerous reactions, while in defense of it the wife of footballer Thomas Maunier, Deborah Panzocou, has also come up to condemn the insulting language.

    Rather than focusing on Harry Kane’s price and success, after the ceremony at the center of the discussion, he was shown his wife’s appearance. Some social networking users published insulting comments and criticism of Katie, prompting reactions from people close to the football world.

    One of them was Deborah Panzocou, who through a post at the Instagram strongly criticized those who feel free to judge and publicly humiliate women for their physical appearance.

    A man publicly thanks the woman who has been with him since his youth and who has supported him at any given moment, while some find nothing smarter than writing disgusting comments. Imagine if someone came to your home and criticized your partner’s appearance. This is a lack of basic culture, she wrote.

    This is not the first time Katie has faced such comments. Even Harry Kane has reacted earlier to criticism of his wife, naming her a beautiful, kind, and funny woman.

    During the London ceremony, the English assailant also devoted part of his speech, thanking Katie for her faith and support she has given her throughout his journey.

    Their love story has begun since childhood, when the two met at school in London. They were engaged in 2017 and married two years later. Today, the couple are parents of four children.

    Their relationship, built since childhood, has remained strong for years before Kane was turned into one of the world’s most popular names of football.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Bashkëshortja e Harry Kane bëhet cak i ofendimeve pas Topit të Artë, reagojnë emra nga bota e futbollit

    Bashkëshortja e Harry Kane bëhet cak i ofendimeve pas Topit të Artë, reagojnë emra nga bota e futbollit

    Bashkëshortja e Harry Kane bëhet cak i ofendimeve pas Topit të Artë, reagojnë emra nga bota e futbollit

    Katie Goodland, bashkëshortja e futbollistit anglez Harry Kane, është përballur me komente fyese për pamjen e saj fizike pas ceremonisë së Topit të Artë në Londër. Sulmet në rrjetet sociale kanë nxitur reagime të shumta, ndërsa në mbrojtje të saj ka dalë edhe bashkëshortja e futbollistit Thomas Meunier, Deborah Panzokou, e cila ka dënuar ashpër gjuhën fyese ndaj saj.

    Në vend që vëmendja të përqendrohej te çmimi dhe suksesi i Harry Kane, pas ceremonisë në qendër të diskutimeve u vu pamja e bashkëshortes së tij. Disa përdorues të rrjeteve sociale publikuan komente fyese dhe kritika ndaj Katie-t, duke nxitur reagime nga persona të afërt me botën e futbollit.

    Njëra prej tyre ishte Deborah Panzokou, e cila përmes një postimi në Instagram kritikoi ashpër ata që ndihen të lirë të gjykojnë dhe të poshtërojnë publikisht gratë për pamjen e tyre fizike.

    “Një burrë falënderon publikisht gruan që ka qenë pranë tij që në rini dhe që e ka mbështetur në çdo moment, ndërsa disa nuk gjejnë asgjë më të zgjuar sesa të shkruajnë komente të neveritshme. Imagjinoni sikur dikush të vinte në shtëpinë tuaj dhe të kritikonte pamjen e partneres suaj. Kjo është mungesë e kulturës bazë”, shkroi ajo.

    Nuk është hera e parë që Katie përballet me komente të tilla. Edhe Harry Kane ka reaguar më herët ndaj kritikave për bashkëshorten e tij, duke e cilësuar atë si një grua të bukur, të sjellshme dhe me humor.

    Gjatë ceremonisë në Londër, sulmuesi anglez i kushtoi gjithashtu një pjesë të fjalimit të tij, duke e falënderuar Katie-n për besimin dhe mbështetjen që i ka dhënë gjatë gjithë rrugëtimit të tij.

    Historia e tyre e dashurisë ka nisur që në fëmijëri, kur dyshja u njohën në shkollë në Londër. Ata u fejuan në vitin 2017 dhe u martuan dy vite më vonë. Sot, çifti janë prindër të katër fëmijëve.

    Lidhja e tyre, e ndërtuar që në vitet e fëmijërisë, ka qëndruar e fortë ndër vite, përpara se Kane të shndërrohej në një prej emrave më të njohur të futbollit botëror.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Today’s weather was killed and rainpoke

    The Hydromethorological Institute has made it known that today it will hold rain weather.
    According to the IHMK, minimal temperatures are designed to move between 3 to 6 degrees Celsius, Duguagini reports.
    At the same time, the maximum jumps to 7 degrees to 11 degrees Celsius.
     

    Source Layer: Dukeagini

  • Moti sot i vranët dhe me riga shiu

    Moti sot i vranët dhe me riga shiu

    Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.
    Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihet të lëvizin mes 3 deri në 6 gradë Celsius, njofton Dukagjini.
    Ndërkaq, ato maksimale parashihet të 7 gradë deri në 11 gradë Celsius.
     

    Burimi: Dukagjini