Blog

  • Margaret Qualley and Jack Antonoff are getting divorced after three years of marriage.

    Actress Margaret Qualley (32) and musical producer Jack Antonoff (43) jointly filed a divorce request Friday, October 30th, according to documents provided by the Supreme Court of New York, provided by USA Today.

    That is, it is a mutual divorce, and the couple have already agreed on conditions. The demand came about three months after news of their separation became public.

    On July 8, the magazine People reported that they had decided to end their marriage after almost three years. Two days later, the actress’s representative issued a statement denying media reports of problems of confidence and loyalty.

    They have deep love and concern for each other. There are only two people in this marriage and sources who talk about the media and comment on their relationship are not people who know them. Please respect their privacy, said the statement.

    Billboard reports that rumors of separation began when Antonoff appeared at the wedding of Taylor Swift and Travis Kelce with his sister Rachel, not his wife.

    Antonoff also commented on the split at a West Hollywood concert on September 15th. When a fan asked him to perform the song “Let’s Get married,” he replied: Absolutely not. Read the news, brother.

    Qualley and Antonoff met at a party in 2021. They were married in August 2023 in Beach Haven, New Jersey. The guests were Taylor Swift and Lana Del Rey, with whom Antonoff worked as a producer for years.

    That same year, Lana Del Rey published the song “Margarettet,” which Antonoff wrote, which tells the story of how he and the actress met.

    Qualley is the daughter of actress Andie MacDowell, and the public remembers him for the series “Maid” and the movie The Substance. Antonoff is Bleacher’s vocalist and winner of the 14 Grammy Awards. /Telegraphy/

  • Margaret Qualley dhe Jack Antonoff po divorcohen pas tri vitesh martesë

    Margaret Qualley dhe Jack Antonoff po divorcohen pas tri vitesh martesë

    Aktorja Margaret Qualley (32) dhe producenti muzikor Jack Antonoff (43) paraqitën së bashku kërkesë për divorc të premten, më 30 tetor, sipas dokumenteve të Gjykatës Supreme të Nju Jorkut të siguruara nga USA Today.

    Domethënë, bëhet fjalë për një divorc të ndërsjellë dhe bashkëshortët kanë rënë dakord tashmë për kushtet. Kërkesa erdhi rreth tre muaj pasi lajmi për ndarjen e tyre u bë publik.

    Më 8 korrik, revista People njoftoi se ata kishin vendosur t’i jepnin fund martesës së tyre pas pothuajse tre vitesh. Dy ditë më vonë, përfaqësuesi i aktores lëshoi një deklaratë duke mohuar raportet e medias për “probleme besimi” dhe “pabesi”.

    “Ata kanë një dashuri dhe kujdes të thellë për njëri-tjetrin. Ka vetëm dy persona në këtë martesë dhe burimet që flasin për median dhe komentojnë për marrëdhënien e tyre nuk janë njerëz që i njohin ata. Ju lutem respektoni privatësinë e tyre”, thuhej në deklaratë.

    Billboard raporton se thashethemet për ndarje filluan kur Antonoff u shfaq në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce me motrën e tij Rachel, jo me gruan e tij.

    Antonoff komentoi gjithashtu ndarjen në një koncert në West Hollywood më 15 shtator. Kur një fans i kërkoi të interpretonte këngën “Let’s Get Married”, ai u përgjigj: “Absolutisht jo. Lexo lajmet, vëlla”.

    Qualley dhe Antonoff u takuan në një festë në vitin 2021. Ata u martuan në gusht 2023 në Beach Haven, New Jersey. Të ftuarit ishin Taylor Swift dhe Lana Del Rey, me të cilat Antonoff ka punuar si producente për vite me radhë.

    Po atë vit, Lana Del Rey publikoi këngën “Margaret”, të cilën e shkroi me Antonoff, dhe e cila tregon historinë se si ai dhe aktorja u takuan.

    Qualley është vajza e aktores Andie MacDowell, dhe publiku e kujton atë për serialin “Maid” dhe filmin “The Substance”. Antonoff është vokalisti i Bleachers dhe fitues i 14 çmimeve Grammy. /Telegrafi/

  • Nga 2 nëntori, transporti urban në Prizren falas për disa kategori të qytetarëve

    Nga 2 nëntori, transporti urban në Prizren falas për disa kategori të qytetarëve

    Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga e hëna, 2 nëntor 2026, do të nisë zbatimi i programit për subvencionimin e transportit urban, përmes të cilit disa kategori të qytetarëve do të përfitojnë udhëtim falas.

    Sipas njoftimit të Komunës, subvencionimi do të bëhet me 1.20 euro për kilometër, për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi.

    Nga ky program do të përfitojnë personat e dalë nga lufta dhe familjarët e tyre, pensionistët, personat me aftësi të veçanta, policët, pjesëtarët e ushtrisë, zjarrfikësit, punëtorët e arsimit, shërbyesit civilë, nxënësit dhe studentët.

    Komuna ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme qytetarët do të mund të pajisen me kartela përkatëse në zyrat e caktuara, varësisht nga kategoria të cilës i përkasin.

    Sipas Komunës, ky program synon të lehtësojë shpenzimet e udhëtimit për qytetarët dhe të përmirësojë qasjen në transportin publik. /Telegrafi/

  • “Shteti do të japë llogari”, vazhdojnë protestat edhe sot për Arlindën dhe gratë e vrara

    “Shteti do të japë llogari”, vazhdojnë protestat edhe sot për Arlindën dhe gratë e vrara

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare do të vazhdojë të shtunën, në orën 17:00, për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara.

    Në njoftimin e publikuar, kolektivi bën thirrje për pjesëmarrje masive, duke paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

    “Do t’i mbushim rrugët dhe sheshet e do t’i bllokojmë institucionet deri kur çdo kërkesë e jona të plotësohet. Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari”, thuhet në njoftim.

    Protestuesit do të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga do të marshojnë drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Kolektivi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës. /Telegrafi/

  • November comes with rain, weather forecasts

    SOt and tomorrow, it is expected to hold rain-killing and rainy weather, which will be more intense Sunday, November 1st.

    According to IHMK’s forecast, on Saturday, October 31st, minimal temperatures will range from 3 to 6 degrees Celsius, while maximums from 7 to 11 degrees.

    On Sunday, rainfall is expected to intensify, while minimal temperatures will range from 3 to 6 degrees and maximums from 7 to 10 degrees Celsius, broadcast I did. tv.

  • Edi Rama proposes limiting juvenile social networks and extending curriculum

    KAlbania’s prime minister, Edi Rama, has warned two changes affecting children and young people.

    During a statement Friday, Rama indicated that from next school year, children will stay at school until 5:00.

    According to him, extending school hours is intended to enable parents to work while children engage in sports, cultural, and creative activities.

    Rama also announced that it will start consultations with parents and teachers on limiting the use of social networks by minors.

    As far as age is concerned, there is a limit for youths up to 16 or 18.

  • Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale te të miturit dhe zgjatjen e orarit mësimor

    Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale te të miturit dhe zgjatjen e orarit mësimor

    Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale te të miturit dhe zgjatjen e orarit mësimor

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar dy ndryshime që prekin fëmijët dhe të rinjtë.

    Gjatë një deklarate të premten, Rama bëri të ditur se nga viti i ardhshëm shkollor, fëmijët do të qëndrojnë në shkollë deri në orën 17:00.

    Sipas tij, zgjatja e orarit shkollor synon t’u mundësojë prindërve që të punojnë, ndërsa fëmijët të angazhohen në aktivitete sportive, kulturore dhe kreative.

    Rama gjithashtu njoftoi se do të nisë konsultimet me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit.

    Sa i përket moshës, në diskutim është kufizimi për të rinjtë deri në 16 apo 18 vjeç.

  • Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit

    Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit

    Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit

    Sot dhe nesër, pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shii, të cilat do të jenë më intensive të dielën, më 1 nëntor.

    Sipas parashikimit të IHMK-së, të shtunën, më 31 tetor, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 11 gradë.

    Të dielën, reshjet e shiut pritet të intensifikohen, ndërsa temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 6 gradë dhe maksimalet nga 7 deri në 10 gradë Celsius, transmeton Klankosova.tv.

  • Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës, derbi në Podujevë

    Dy ndeshje interesante sot në Superligën e Kosovës, derbi në Podujevë

    Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë në derbin e javës.

    Pas ndeshjes së djeshme mes Ballkanit dhe Drenicës, e fituar nga therandasit 4-0, elita e futbollit kosovar vazhdon sot me dy duele të rëndësishme të javës së 12-të.

    Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku Llapi pret Prishtinën në një përballje që gjithmonë sjell rivalitet dhe interes të madh. Dy skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme, ndërsa dueli në Podujevë pritet të jetë kryendeshja e ditës.

    Në ndeshjen tjetër, Drita përballet me Vushtrrinë. Gjilanasit synojnë të shfrytëzojnë fushën vendase dhe formën e mirë për të vazhduar me fitore, ndërsa Vushtrria do të kërkojë të bëjë një paraqitje sa më të mirë në një udhëtim të vështirë.

    Të dyja ndeshjet e sotme janë paraparë të fillojnë nga ora 13:00.

    Pas dy ndeshjeve të sotme, java e 12-të e Albi Mall Superligës do të vazhdojë edhe nesër me dy përballjet e fundit të xhiros, Malisheva-Feronikeli ’74 dhe Dukagjini-Gjilani. /Telegrafi/

  • Dy burra shqiptarë arrestohen për vjedhje në Cyrih

    Dy burra shqiptarë arrestohen për vjedhje në Cyrih

    Dy shtetas shqiptarë, të moshës 47 dhe 49 vjeç, janë arrestuar nga Policia Kantonale e Cyrihut, pasi dyshohet se tentuan të kryenin vjedhje në dy prona në qytetin e Horgenit, në kantonin e Cyrihut, në Zvicër.

    Ngjarja ka ndodhur të mërkurën mbrëma, më 28 tetor 2026, në lagjen Mühlebach, pak pas orës 19:30.

    Sipas njoftimit të Policisë Kantonale të Cyrihut, hetuesit vunë re tre burra të dyshimtë që lëviznin në zonë. Ata fillimisht tentuan të hynin me forcë në një shtëpi private, por pasi nuk ia dolën, u zhvendosën drejt një prone tjetër.

    Gjatë tentativës së dytë, policia arriti të arrestojë njërin prej tyre, ndërsa i dyti u kap pas një ndjekjeje të shkurtër në këmbë. Personi i tretë, i cili dyshohet se kishte rolin e vrojtuesit, arriti të largohej dhe t’i shpëtonte arrestimit, transmeton Telegrafi.

    Gjatë kontrollit, policia u sekuestroi dy të arrestuarve mjete që dyshohet se përdoreshin për vjedhje me thyerje, veshje mbrojtëse dhe pajisje radioje.

    Dy shqiptarët, 47 dhe 49 vjeç, u dërguan në stacionin policor për t’u marrë në pyetje dhe më pas iu dorëzuan Prokurorisë Publike për procedura të mëtejshme.

    Ndërkohë, policia është në kërkim të personit të tretë që arriti të arratisej./Telegrafi/