Blog

  • Vjedhje e rëndë në Gjakovë, ‘zhduken’ mbi 100 armë zjarri nga një depo

    Vjedhje e rëndë në Gjakovë, ‘zhduken’ mbi 100 armë zjarri nga një depo

    Vjedhje e rëndë në Gjakovë, ‘zhduken’ mbi 100 armë zjarri nga një depo

    Mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo e armëve në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë.

    Rastin e kanë raportuar në Polici dy persona, transmeton Klankosova.tv.

    Ata kanë bërë të ditur se hajnar kanë kryer vjedhjen më 30 tetor, rreth orës 18:00.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori. /Klankosova.tv

  • Gruaja kërkon ndihmë nga Policia në Pejë, ish-burri e frikëson pas ndarjes

    Gruaja kërkon ndihmë nga Policia në Pejë, ish-burri e frikëson pas ndarjes

    Gruaja kërkon ndihmë nga Policia në Pejë, ish-burri e frikëson pas ndarjes

    Një grua në Pejë ka raportuar në Polici se ish bashkëshorti i saj vazhdonte t’i dërgonte mesazhe, edhe pse ishin ndarë para disa muajsh.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, çifti ka dy fëmijë, ndërsa procedura e shkurorëzimit është ende në proces gjyqësor.

    Viktima ka deklaruar se ka frikë nga ish-bashkëshorti, transmeton Klankosova.tv

    I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Vendoset këndi i lojërave në Parkun e Varoshit, realizohet kërkesa e banorëve

    Vendoset këndi i lojërave në Parkun e Varoshit, realizohet kërkesa e banorëve

    Kryetari i fshatit Varosh, Visar Heda, ka njoftuar se ka nisur realizimi i kërkesës për vendosjen e një këndi të lojërave për fëmijë në Parkun e Varoshit, në Ferizaj.

    Heda ka bërë të ditur se kërkesën për këtë hapësirë rekreative e kishte paraqitur më 27 korrik 2026, në emër të banorëve të fshatit.

    Sipas tij, realizimi i projektit po bëhet nga Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, të udhëhequr nga Balton Derguti.

    Ai ka bërë të ditur se gjatë vitit të ardhshëm parashihet edhe asfaltimi i rrugës, vendosja e ndriçimit dhe përmirësimi i infrastrukturës përcjellëse të parkut.

    Sipas Hedës, këto investime synojnë ta shndërrojnë Parkun e Varoshit në një hapësirë më të përshtatshme për fëmijët, familjet dhe qytetarët e Ferizajt. /Telegrafi/

  • Diomande zbulon idhullin e tij, kjo do t’ju pëlqej tifozëve të Real Madridit

    Diomande zbulon idhullin e tij, kjo do t’ju pëlqej tifozëve të Real Madridit

    Sulmuesi anësor i Real Madridit, Yan Diomande, zbuloi se do ta rikthente Cristiano Ronaldon nëse do t’i jepej mundësia të luante përkrah ndonjë legjende të klubit.

    I pyetur se cilën figurë ikonike do ta kujtonte në skuadrën aktuale, 19-vjeçari shprehu admirimin e tij pa hezitim.

    “Sigurisht, Cristiano Ronaldo, idhulli im. 100%”, deklaroi Diomande.

    Ronaldo kaloi një periudhë legjendare në Santiago Bernabeu nga viti 2009 deri në vitin 2018, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i klubit me 450 gola.

    Ylli portugez fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve dhe dy kurora të La Ligës gjatë periudhës së tij transformuese në Spanjë.

    Në anën tjetër, Diomande nga transferimi i tij në verë ka luajtur 13 ndeshje me Real Madridin, duke kontribuar me 3 gola dhe 4 asistime. /Telegrafi/

  • Milan – Inter, sonte ndalet bota e futbollit në derbin e madh të Milanos!

    Milan – Inter, sonte ndalet bota e futbollit në derbin e madh të Milanos!

    Milan – Inter, sonte ndalet bota e futbollit në derbin e madh të Milanos!

    Sytë e miliona tifozëve do të jenë sonte në San Siro, ku Milan dhe Inter përballen në derbin e madh të qytetit, një nga rivalitetet më të zjarrta në futbollin botëror.

    Ndeshja nis në orën 20:45 dhe transmetohet në mbarë botën, përfshirë edhe në ArtMotion, duke premtuar spektakël të madh mes dy gjigantëve të futbollit italian.

    Historia e këtij rivaliteti numëron 246 përballje në të gjitha garat. Interi ka regjistruar 91 fitore, Milani 84, ndërsa 71 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

    Kuqezinjtë kanë arsye të besojnë te fitorja, pasi kanë triumfuar në të dyja përballjet e sezonit të kaluar në Serie A, me rezultat identik 1-0.

    Megjithatë, të dyja skuadrat përballen me mungesa të rëndësishme. Te Milani, Matteo Gabbia, Alexis Saelemaekers, Samuel Chukwueze dhe Ruben Loftus-Cheek janë jashtë, ndërsa Fikayo Tomori mbetet në dyshim.

    Lajmi i mirë për kuqezinjtë është rikthimi në stërvitje i Adrien Rabiot, Mario Gila dhe Diego Moreira, të cilët pritet të jenë të gatshëm për këtë përballje.

    Në anën tjetër, Interi do të jetë pa kapitenin Lautaro Martínez, mungesa e të cilit përbën një goditje të madhe për zikaltrit. Në dyshim mbeten edhe Benjamin Pavard, Curtis Jones dhe John Stones.

    Gjithçka është gati për një tjetër kapitull të rivalitetit të përjetshëm mes Milanit dhe Interit.

    Milan – Inter, sonte në orën 20:45, drejtpërdrejt në ArtMotion! /Klankosova.tv

  • Shqetësuese shifrat e aksidenteve për një ditë në Kosovë

    Shqetësuese shifrat e aksidenteve për një ditë në Kosovë

    Shqetësuese shifrat e aksidenteve për një ditë në Kosovë

    Një aksident trafiku me fatalitet është regjistruar, ndërsa 30 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar vetëm dje në Kosovë.

    Personi që vdiq është një i ri nga Mitrovica, që po trajtohet në QKUK si pasojë e një aksidenti më 24 tetor.

    Sipas statistikave të Policisë, janë raportuar edhe 41 aksidente trafiku me dëme materiale.

    Në total, janë evidentuar 72 aksidente trafiku./Klankosova.tv

  • Shqiptari në mesin e tre të arrestuarve në Greqi për shpërthimin në Athinë ku humbën jetën gjashtë persona

    Shqiptari në mesin e tre të arrestuarve në Greqi për shpërthimin në Athinë ku humbën jetën gjashtë persona

    Një shtetas shqiptar është arrestuar në Greqi, së bashku me dy shtetas grekë, nën dyshimin për vjedhjen e tubave të gazit prej bakri nga një ndërtesë në qendër të Athinës, veprim që dyshohet se shkaktoi rrjedhje gazi dhe shpërthimin tragjik ku humbën jetën gjashtë persona.

    Shpërthimi ndodhi më 25 shtator, në lagjen turistike të Plakës në Athinë. Në mesin e gjashtë viktimave ishin edhe katër shtetas amerikanë, raporton Reuters.

    Sipas autoriteteve greke, hetimet e zhvilluara nga ekspertët e njësisë së hetimit të krimit të Brigadës së Zjarrfikësve kanë zbuluar se të dyshuarit, disa orë para shpërthimit, kishin dëmtuar infrastrukturën kryesore të furnizimit me gaz natyror të ndërtesës dykatëshe, teksa po hiqnin pjesë të tubave prej bakri, transmeton Telegrafi.

    Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur njëri prej banorëve ndezi dritën, duke shkaktuar shpërthimin pas rrjedhjes së gazit.

    Lajmi për arrestimin e tre personave u bë i ditur të enjten në mbrëmje nga zyrtarët e Brigadës së Zjarrfikësve.

    I arrestuari shqiptar dhe dy shtetasit grekë pritet të paraqiten para prokurorit të premten./Telegrafi/

  • Arrestohen dy persona të kërkuar nga Interpoli në Prishtinë dhe Istog

    Arrestohen dy persona të kërkuar nga Interpoli në Prishtinë dhe Istog

    Dy persona të kërkuar përmes Interpolit janë arrestuar nga Policia e Kosovës në dy lokacione të ndryshme, në Prishtinë dhe Istog.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njëri nga të arrestuarit është shtetas gjerman, ndërsa tjetri shtetas kosovar.

    I dyshuari me shtetësi gjermane është lokalizuar dhe arrestuar më 30 tetor, rreth orës 17:40, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

    Ndërkaq, personi tjetër është arrestuar rreth orës 16:30 në fshatin Dubovë të Istogut.

    Policia ka bërë të ditur se arrestimet janë realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e tjera policore dhe institucionet përkatëse.

    Me vendim të prokurorit, të dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • Sulmoi kalimtarët me gurë dhe copa druri në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

    Sulmoi kalimtarët me gurë dhe copa druri në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari

    Një person është arrestuar në Shtërpcë, pasi dyshohet se kishte sulmuar kalimtarët e rastit me mjete të forta, përfshirë gurë dhe copa druri.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 30 tetor, rreth orës 11:30.

    Gjatë përpjekjes për ta vënë nën kontroll të dyshuarin, ai e ka shtyrë një zyrtare policore, e cila ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

  • Kryeministri Rama fton sërish studentët në dialog

    Kryeministri Rama fton sërish studentët në dialog

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përsëritur sërish thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët vazhdojnë protestën prej disa ditësh.

    Kreu i qeverisë ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një video, në të cilën shfaqet “tryeza” e gurtë para godinës së kryeministrisë me fletët që mbajnë të shkruar fjalën “dialog”.

    Kjo thirrje e kryeministrrit ka qenë e përsëritur, por deri tani, studentët nuk kanë zgjedhur të dialogojnë dhe kanë vazhduar protestën e tyre.

    Ndërkohë, studentët kanë paralajmëruar protestë këtë të shtunë në orën 12:00.

    Nga ana tjetër edhe Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë kombëtare, ndërsa është shprehur se do vijojë të mbështesë studentët në kauzën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.