Blog

  • Pirateria audiovizive s’tolerohet, AMA heq për të dytën herë nga Google Play Store aplikacionin “One IPTV Player”

    Pirateria audiovizive s’tolerohet, AMA heq për të dytën herë nga Google Play Store aplikacionin “One IPTV Player”

    Pirateria audiovizive s’tolerohet, AMA heq për të dytën herë nga Google Play Store aplikacionin “One IPTV Player”

    Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në Shqipëri, Armela Krasniqi, ka njoftuar se aplikacioni “One IPTV Player” është hequr për herë të dytë nga Google Play Store.

    Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas verifikimeve të reja nga ekipet e inspektimit të AMA-s dhe kërkesës së këtij institucioni.

    Sipas saj, aplikacioni shpërndante pa autorizim përmbajtje audiovizive shqiptare, duke përfshirë paketa televizive si DigitAlb, Tring, RTSH dhe TV Klan, si dhe kanale sportive si SuperSport dhe Tring Sport.

    Krasniqi ka theksuar se pirateria audiovizive nuk do të tolerohet dhe se AMA do të vazhdojë të ndërmarrë hapa kundër aplikacioneve, platformave dhe faqeve që shpërndajnë përmbajtje pa të drejta transmetimi.

    Ajo ka paralajmëruar se edhe në rastet kur këto platforma rikthehen me emra apo forma të tjera, do të identifikohen dhe raportohen sërish.

    Pirateria audiovizive s’tolerohet, AMA heq për të dytën herë nga Google Play Store aplikacionin “One IPTV Player”

  • Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Gjermani, dyshohet se plagosi rëndë një kosovar në Mynih

    Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Gjermani, dyshohet se plagosi rëndë një kosovar në Mynih

    Një 31-vjeçar me shtetësi shqiptare është arrestuar në Mynih të Gjermanisë, nën dyshimin se ka plagosur rëndë një 29-vjeçar nga Kosova.

    Ngjarja kishte ndodhur më 2 shtator në qendër të Mynihut, kur viktima kishte ndërhyrë për të ndalur një konflikt mes një burri dhe një gruaje, raporton Suddeutche Zeitung.

    Gjatë ndërhyrjes, 29-vjeçari dyshohet se ishte sulmuar me një mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime të rënda në pjesën e sipërme të trupit. Ai ishte dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

    Pas hetimeve disa javore, autoritetet gjermane arritën të identifikonin të dyshuarin, i cili u arrestua më 29 tetor, pranë banesës së tij në Mynih, transmeton Telegrafi.

    I dyshuari është dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

    Sipas raportimeve të mediave gjermane, dy personat nuk njiheshin më parë./Telegrafi/

  • “S’po u qitshe n’kry, t’kom fol si motër”, debati i parë në BBVK5 mes Nichit dhe Arlindës (VIDEO)

    “S’po u qitshe n’kry, t’kom fol si motër”, debati i parë në BBVK5 mes Nichit dhe Arlindës (VIDEO)

    “S’po u qitshe n’kry, t’kom fol si motër”, debati i parë në BBVK5 mes Nichit dhe Arlindës (VIDEO)

    Debatet në Big Brother VIP Kosova 5 kanë nisur pa përfunduar mirë nata e parë.

    Ishin pikërisht dy banorët që u futën të parët ata që e nisën diskutimin.

    Nichi: Të thash, t’kom fol si motër. Qitash e pash që s’po u qitshe n’kry.

    Arlinda: Nuk m’ki bre motër

    Nichi: Grahi motër, gjumë s’ka..

    VIDEO

  • Arrestohet në Prishtinë shtetasi gjerman i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga INTERPOL-i

    Arrestohet në Prishtinë shtetasi gjerman i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga INTERPOL-i

    Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një shtetas gjerman, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane.

    Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer më 30 tetor, rreth orës 17:40, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera policore.

    I dyshuari me inicialet T.Y. kërkohej nga autoritetet gjermane për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Shkaktim i lëndimeve të rënda trupore”.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore do të vazhdojnë. /Telegrafi/

  • Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren për shkak të parregullsive në sigurinë në punë

    Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren për shkak të parregullsive në sigurinë në punë

    Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Prizren, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

    Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimit në terren janë evidentuar mangësi në respektimin e masave të sigurisë për punëtorët.

    Si pasojë, inspektorët kanë nxjerrë vendim për ndërprerjen e përkohshme të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

    Inspektorati ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen inspektuese për të siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. /Telegrafi/

  • Kriza politike dhe ngecja në rrugën drejt BE-së: Çka thotë draft-raporti për Kosovën?

    Kriza politike dhe ngecja në rrugën drejt BE-së: Çka thotë draft-raporti për Kosovën?

    Kriza politike dhe ngecja në rrugën drejt BE-së: Çka thotë draft-raporti për Kosovën?

    Të mërkurën e javës së ardhshme, Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, do të paraqes Paketën më të Re të Komisionit Evropian, që vlerëson në detaje përparimin e vendeve kandidate për të hyrë në BE, dhe atyre që janë kandidate potenciale siç është Kosova.

    Për vendin tonë, Drafti thotë se ndër arsyet kryesore për ngecje është kriza e stërgjatur politike, mungesa e Kuvendit funksional, që thuhet se ka penguar punën e qeverisë dhe ka pasur ndikim të grupeve të interesit në gjyqësor e prokurori, raporton Klan Kosova.

    Komisioni Evropian, premierë në Raportin e Zgjerimit, për Kosovën, e përfshin përshtatjen e saj të plotë me Politikën e Jashtme të BE-së, të cilën gjë Brukseli e përshëndet.

    Edhe Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është pjesë me rëndësi sikur çdo vit në Dokumentin që paraqitet të mërkurën.

    Normalizimi i raporteve kosovaro-serbe, thuhet se nuk është kusht vetëm në rrugën evropiane për të dyja vendet: por është kyç për sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik për të dyja shoqëritë por edhe rajonin.

  • Inflacioni 7.8% për muajin shtator, kërkohen masa urgjente për qytetarët dhe bizneset

    Inflacioni 7.8% për muajin shtator, kërkohen masa urgjente për qytetarët dhe bizneset

    Inflacioni 7.8% për muajin shtator, kërkohen masa urgjente për qytetarët dhe bizneset

    Rritja e vazhdueshme e çmimeve po rëndon më shumë jetën e qytetarëve dhe po vështirëson punën e bizneseve në Kosovë, ndërsa pritjet për një lehtësim të shpejtë të situatës mbeten të zbehta.

    Inflacioni vjetor në shtator arriti në 7,8 për qind, me transportin dhe shpenzimet e banimit e të energjisë ndër kategoritë që shënuan rritjet më të mëdha.

    Përballë kësaj situate, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, dhe ekonomisti Bashkim Mustafa kërkojnë masa konkrete nga Qeveria për të zbutur ndikimin e çmimeve te qytetarët dhe sektori privat.

    Rafuna, për Ekonomia Online, thotë se inflacioni është rezultat i ndërthurjes së faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, duke veçuar çmimin e energjisë elektrike, mënyrën e daljes së bizneseve në tregun e lirë dhe shtrenjtimin e derivateve të naftës.

    “Janë faktorët e jashtëm dhe të brendshëm që kanë ndikuar që ta kemi një inflacion kaq të lartë. Faktori i brendshëm është çmimi i energjisë elektrike, edhe nxjerrja e bizneseve në tregun e lirë pa një plan të mirë, të menduar, edhe pa një mundësi në një fazë të tranzicionit, se asnjë biznes nuk ka qenë kundër daljes në tregun e lirë”, ka thënë Rafuna.

    Ai ka theksuar se zhvillimet gjeopolitike dhe rritja e çmimeve të derivateve të naftës po ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë vendore, ndërsa varësia nga importi e bën Kosovën më të ekspozuar ndaj inflacionit të jashtëm.

    “E dyta, janë faktorë gjeopolitikë, sidomos çmimi i derivateve të naftës, rritja e çmimit të derivateve të naftës. Po ashtu, nuk duhet të harrojmë se ne importojmë edhe në sasi shumë të madhe të mallrave, prandaj kemi deficit shumë të lartë tregtar dhe bashkë me importin, importojmë edhe një sasi të inflacionit”, ka deklaruar ai.

    Përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve, Rafuna vlerëson se Qeveria duhet të përgatisë një paketë konkrete masash për të zbutur ndikimin e inflacionit, duke përmendur si mundësi uljen e akcizës ose të tatimit mbi vlerën e shtuar për derivatet e naftës.

    “Ky është një shqetësim që e kemi, që askush nuk po merret me trajtimin ose me rimodelimin e një pakete që do të ndihmonte në uljen e inflacionit apo së paku në zbutjen e inflacionit, siç e quajmë ne. Nuk është ndonjë zbulim i madh, shumë shtete të Bashkimit Evropian tani kanë ndërmarrë masa dhe ne kemi kërkuar që Qeveria e Republikës së Kosovës, sidomos te pjesa e derivateve të naftës, ta ulë tatimin e akcizës apo tatimin e vlerës së shtuar, bashkërisht prej kalkulimeve që i bën”, ka thënë Rafuna.

    Sipas tij, edhe në rastet kur ndihma nuk mund të shtrihet te të gjithë qytetarët, Qeveria duhet të ndërhyjë në sektorët që ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e produkteve dhe shërbimeve bazë.

    “Por edhe në qoftë se nuk ka mundësi që t’u ndihmohet një numri shumë të madh të qytetarëve, atëherë së paku të përqendrohet në disa sektorë që janë të rëndësisë së veçantë dhe që kanë impakt te produktet ose te jeta e përditshme e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për shembull, e kemi sektorin e bujqësisë, e kemi sektorin e transportit, qoftë të mallrave, qoftë të udhëtarëve dhe kështu me radhë”, ka deklaruar ai.

    Rafuna ka theksuar se rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe derivateve të naftës e rrit koston operative të bizneseve, duke ndikuar drejtpërdrejt në çmimin përfundimtar të produkteve. Sipas tij, kjo mund t’i vendosë prodhuesit vendorë në pozitë të pafavorshme përballë produkteve të importuara nga vendet ku bizneset subvencionohen.

    “Për këtë arsye, Qeveria duhet të përgatisë një paketë, duhet t’i ndihmojë qytetarët e Republikës së Kosovës, duhet t’i ndihmojë bizneset në mënyrë që, së pari, prodhimet tona të mos dalin më të shtrenjta sesa produktet e importuara. Duhet ta kemi parasysh që çdo rritje e çmimit të derivateve të naftës apo energjisë elektrike është kosto operative për biznesin dhe ndikon drejtpërdrejt në koston e produktit final. Dhe në qoftë se vendet e tjera i subvencionojnë bizneset e tyre, atëherë padyshim produkti që importohet prej atyre vendeve është i subvencionuar në raport me prodhimin tonë”, ka thënë Rafuna.

    Ai ka shtuar se bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe sektorit privat është i domosdoshëm për të gjetur zgjidhje që do t’i ndihmonin bizneset të përballojnë kostot dhe qytetarët të mos e ndiejnë aq rëndë rritjen e çmimeve.

    “Për këtë arsye, Qeveria duhet të qëndrojë afër bizneseve tona, në bashkëpunim me sektorin privat, ta përgatisë një paketë që do t’i ndihmojë së pari bizneset dhe përmes bizneseve t’i ndihmojë qytetarët e Republikës së Kosovës, që të mos ta ndiejnë kaq thellë inflacionin. Inflacioni e gërryen qytetarin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai.

    Kryetari i OEK-ut ka bërë të ditur se kjo e fundit i është drejtuar me shkresë kryeministrit që në muajt e parë të rritjes së çmimeve të derivateve të naftës, por se zhvillimet politike dhe bllokadat institucionale e kanë vështirësuar trajtimin e kërkesave.

    “Kryeministrit i jemi drejtuar me shkresë qysh në muajt e parë kur filloi të rritet çmimi i derivateve të naftës. Ndërkohë, ishin këto bllokada politike në Qeverinë në detyrë. Tani, meqenëse është fuqiplotë edhe Qeveria, edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës, do ta realizojmë shpejt një takim ose me kryeministrin, por edhe me ministrat e resorëve përkatës, që t’i paraqesim kërkesat tona”, ka deklaruar Rafuna.

    Ai ka bërë të ditur se çështja e inflacionit dhe mbrojtja e bizneseve janë diskutuar edhe në takimin me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.

    “Po, e kemi diskutuar me ministren, ka qenë një takim shumë i mirë, konstruktiv. Ministrja ka shprehur vullnetin që do ta vlerësojë shkresën, kërkesën tonë dhe shumë shpejt do të vijë me një vendim se çka mund të ndihmohen dhe si duhet të ndihmohen edhe bizneset, edhe qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Rafuna.

    Duke folur për pritjet në muajt e ardhshëm, Rafuna ka thënë se zhvillimet në tregjet ndërkombëtare nuk japin sinjale për një ulje të shpejtë të inflacionit. Ai ka përmendur çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe derivateve të naftës, si dhe rritjen sezonale të kërkesës për energji gjatë muajve të vjeshtës.

    “Duke i parë zhvillimet më të fundit, si në tregun e Bashkimit Evropian, po edhe në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk janë pritjet që do të ketë ulje të inflacionit, për shkak se Banka Qendrore Evropiane tashmë i ka ngritur edhe njëherë normat e interesit gjatë ditëve të fundit, duke parë indikacionet se inflacioni do të shkojë duke u rritur gjatë muajve të vjeshtës, për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe për shkak të rritjes së çmimit të gazit”, ka deklaruar Rafuna.

    Ai ka shtuar se rritja e kërkesës për energji dhe gaz gjatë kësaj periudhe mund të ushtrojë presion shtesë mbi çmimet, ndërsa sfidat globale me derivatet e naftës mbeten një tjetër faktor ndikues.

    “Po ashtu, edhe kërkesa në këtë periudhë rritet më shumë për energji dhe për gaz, kështu që edhe çmimi do të shkojë më lart. Po ashtu, shtoje këtu edhe atë sfidën botërore që e kemi me derivatet e naftës, kështu që Banka Qendrore Evropiane i ka ngritur normat e interesit pikërisht për shkak të tendencës së rritjes së inflacionit në muajt e ardhshëm”, ka thënë ai.

    Edhe ekonomisti Bashkim Mustafa në një intervistë për Ekonomia Online, ka vlerësuar se viti 2026 i ka tejkaluar parashikimet për sa i përket rritjes së çmimeve, duke përmendur shtrenjtimin e energjisë elektrike, derivateve të naftës dhe produkteve të tjera që ndikojnë në të gjithë zinxhirin e aktivitetit ekonomik.

    “Fatkeqësisht, ky vit tash i ka tejkaluar të gjitha parashikimet e mundshme si rezultat i shumë faktorëve. Një ndër faktorët është çmimi i energjisë elektrike, çmimi i derivateve të naftës dhe i produkteve të tjera që ndikojnë në aspektin zinxhiror të gjithë ciklit të bizneseve, të cilat janë duke u rritur, edhe kostoja e jetesës, edhe produktet, duke sjellë vështirësi edhe më të mëdha”, ka thënë Mustafa.

    Ai ka kritikuar Qeverinë për mungesë të masave konkrete, duke vlerësuar se deri më tani nuk janë ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për të parandaluar ose stabilizuar rritjen e çmimeve.

    “E meta e madhe është që Qeveria nuk është duke marrë asnjë hap, asnjë veprim të mundshëm lidhur me parandalimin apo stabilizimin sadopak të inflacionit, i cili është bërë barrë e papërballueshme për qytetarët e vendit”, ka deklaruar Mustafa.

    Mustafa ka thënë se Qeveria duhet të ndërmarrë masa që do të ndihmonin qarkullimin ekonomik dhe fuqinë financiare të bizneseve, ndërsa njëkohësisht të shqyrtojë mundësinë e indeksimit të të ardhurave për kategoritë më të prekura nga rritja e çmimeve.

    “Qeveria i ka stagnuar të gjitha projektet e saj kapitale, të cilat ndikojnë në rritjen dhe qarkullimin apo pagesat dhe aftësinë e fuqinë te bizneset. Në të njëjtën kohë, duhet të bëhet indeksimi i nivelit të të ardhurave, sidomos te kategoritë më të prekura, si asistenca sociale, pensionistët dhe të tjerët”, ka thënë Mustafa, për Ekonomia Online.

    Ai ka vlerësuar se ndikimi i faktorëve të jashtëm në inflacionin në Kosovë është i konsiderueshëm, duke pasur parasysh varësinë e lartë të vendit nga importi i produkteve.

    “Gjithsesi, indikatorët dhe faktorët ndikues janë edhe nga bota e jashtme, kur dihet se ekonomia e Kosovës importon rreth 88 për qind të produkteve. Me ardhjen e produkteve vjen edhe rritja e nivelit të çmimeve. Kur kemi edhe rritjen e çmimeve të derivateve, kjo ndikon direkt në rritjen e kostos së transportit dhe të produkteve të tjera”, ka deklaruar Mustafa.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në shtator 2026 ishte 7,8 për qind më i lartë krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, ndërsa inflacioni mujor, në raport me gushtin, ishte 0,2 për qind.

    Transporti shënoi rritjen më të madhe vjetore, me 23,9 për qind, pasuar nga grupi i strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse, me 11,9 për qind.

    Rritje u regjistrua edhe te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët, me 6,3 për qind, te restorantet dhe shërbimet e akomodimit, me 5,2 për qind, si dhe te shëndetësia, me 4,5 për qind.

    Çmimet e kujdesit personal, mbrojtjes sociale dhe mallrave e shërbimeve të ndryshme u rritën për 3,8 për qind, ndërsa mobiliet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore e shtëpisë për 3,5 për qind. Veshjet dhe këpucët u shtrenjtuan për 3 për qind, kurse ushqimet dhe pijet joalkoolike për 2,4 për qind.

    Rritje më të vogla u shënuan në rekreacion, sport dhe kulturë, me 1,8 për qind, në informacion dhe komunikim, me 0,7 për qind, si dhe në sigurime dhe shërbime financiare, me 0,3 për qind. Ndërkaq, shërbimet arsimore ishin e vetmja kategori që shënoi rënie vjetore të çmimeve, prej 0,3 për qind./EO/

  • Gjiganti anglez ka gati 100 milionë për Federico Valverden

    Gjiganti anglez ka gati 100 milionë për Federico Valverden

    Liverpooli është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde, dhe po përgatit një ofertë prej 100 milionë eurosh për të siguruar transferimin e tij në afatin kalimtar të verës. Objektivi kryesor i Liverpoolit është një mesfushor që mund të mbushë boshllëkun që mund ta lë Alexis Mac Allister.

    Sipas Football Insider, bordi i klubit nga Anfield po e ndjek këtë mundësi me kërkesë të shprehur të trajnerit Andoni Iraola për të adresuar mangësitë strukturore në mesfushë përpara largimit të mundshëm të Mac Allister, pavarësisht faktit se klubi i Madridit e ka siguruar lojtarin me një kontratë deri në qershor 2029.

    Trajneri spanjoll e identifikoi futbollistin 28-vjeçar si zgjidhjen ideale për të mbushur pozicionet e mesfushës qendrore dhe mbrojtësit të djathtë. Ish-kreu i vëzhgimit të Manchester United, Mick Broën, konfirmoi për median britanike të lartpërmendur se lojtari uruguaian do të përshtatej menjëherë me kërkesat fizike të Ligës Premier për shkak të aftësive të tij mbrojtëse dhe ndërgjegjësimit pozicional.

    Në sezonin aktual 2026/27, reprezentuesi uruguaian e ka udhëhequr ekipin si kapiten në 100% të ndeshjeve zyrtare të luajtura nën drejtimin e Jose Mourinhos. Ky lidership në Santiago Bernabeu pasqyron kapërcimin e tensioneve të brendshme të përjetuara majin e kaluar gjatë një seance stërvitore, duke zhdukur çdo aluzion për një përçarje me stafin e trajnerëve.

    Stafi teknik i Liverpoolit ka liri veprimi financiare pasi shpenzoi mbi 100 milionë euro për nënshkrimet e mëparshme të Alexander Isak, Florian Wirtz dhe Bradley Barcola. Megjithatë, bordi, i udhëhequr nga Florentino Perez, e konsideron transferimin të pamundur në afat të shkurtër, duke përmendur kontratën e lojtarit deri në vitin 2029 dhe rolin e tij vendimtar në projektin e Real Madridit.

    Klubi anglez është i bindur se një ofertë zyrtare me tre shifra do të hapë dialogun nëse bordi i Real Madridit kërkon likuiditet për të ndjekur objektivat e veta në tregun kontinental.

    Në rast të një refuzimi të prerë nga kryeqyteti spanjoll, ndërmjetësve britanikë u është dhënë udhëzimi të qëndrojnë vigjilentë për çdo fërkim të brendshëm në Bernabeu. Skautët e klubit anglez do të mbledhin analiza metrike dhe fizike të performancës së mesfushorit uruguaian gjatë gjithë dhjetorit 2026.

    Topi është në fushën e lojtarit. Nëse Valverde është i gatshëm të largohet nga Real Madridi këtë verë, klubi do të fillojë të dëgjojë ofertat dhe të negociojë me Liverpoolin, i cili do të përgjigjet me një ofertë prej 100 milionë eurosh. /Telegrafi/

  • Flavio Bolsonaro zbulon se si u arratis nga Brazili pas humbjes në zgjedhje

    Flavio Bolsonaro zbulon se si u arratis nga Brazili pas humbjes në zgjedhje

    Flavio Bolsonaro ka treguar arsyet që e shtynë të largohej nga Brazili, pak ditë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se vendimi erdhi si pasojë e presionit dhe persekutimit politik ndaj tij.

    Në një video të publikuar në Instagram, senatori konservator rrëfeu momentet e fundit para largimit nga vendi, përfshirë takimin me të atin, ish-presidentin Jair Bolsonaro, i cili ndodhet në arrest shtëpie, si dhe njoftimin nga policia se duhej të dorëzonte pasaportat në kuadër të një hetimi për pastrim parash.

    Politikani 45-vjeçar, i cili humbi zgjedhjet presidenciale përballë Luiz Inacio Lula da Silva-s, u largua drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, duke kaluar fillimisht nëpër Argjentinë dhe Ekuador.

    Megjithëse Partia Liberale (PL) e ka njohur rezultatin zgjedhor, Flavio Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë fitoren e Lula-s, duke pretenduar se gjatë procesit zgjedhor ka pasur manipulime të votave.

    Në videon e publikuar të premten në mbrëmje, senatori shpjegoi se vendimi për t’u larguar nga Brazili u mor pas një sërë zhvillimesh që, sipas tij, dëshmonin për një fushatë presioni politik kundër tij.

    “Persekutimi nisi shumë më herët nga sa e imagjinoja”, deklaroi ai, duke iu referuar vizitës që i bëri të hënën të atit, Jair Bolsonaro.

    Ish-presidenti brazilian është dënuar me 27 vjet burg për përpjekjen për grusht shteti pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022, ndërsa aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, shkruan lemonde.

    Sipas rrëfimit të senatorit, menjëherë pas përfundimit të vizitës, policët e njoftuan për një vendim gjykate që e detyronte të dorëzonte pasaportat dhe ia ndalonte largimin nga Brazili.

    Masa ishte marrë në kuadër të një hetimi për pastrim parash, në të cilin Flavio Bolsonaro mohon çdo përfshirje të paligjshme. Ai pretendoi se veprimi i autoriteteve ishte i motivuar politikisht dhe lidhej me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

    Një pjesë të rëndësishme të rrëfimit, Flavio Bolsonaro ia kushtoi bisedës me të atin, i cili, sipas tij, u emocionua kur mori vesh për vendimin e gjykatës.

    Senatori tregoi se Jair Bolsonaro i kërkoi të bisedonin veçmas, pa i dëgjuar efektivët e policisë.

    “E di se ku duan të dalin, apo jo?”, mësohet t’i ketë thënë ish-presidenti.

    “Babi, e di. Mendoj se Zoti i ka të gjitha gjërat nën kontroll. Jam i përgatitur dhe do të përballem me këtë. Tani e di çfarë duhet të bëj”, ishte përgjigjja e tij, sipas versionit të publikuar në video.

    Pas takimit, Flavio u kthye në shtëpi dhe diskutoi me bashkëshorten për situatën. Ai tha se vendimin për t’u larguar e morën së bashku, pa vënë në dijeni persona të tjerë, ndërsa e falënderoi atë për mbështetjen.

    Megjithatë, senatori nuk dha shpjegime të hollësishme se si arriti të largohej nga vendi, ndonëse ishte në fuqi ndalimi gjyqësor për udhëtimin e tij.

    Flavio Bolsonaro u largua nga Brazili më 27 tetor, disa orë pasi kishte përfunduar afati për dorëzimin e pasaportave.

    Sipas informacioneve të publikuara, ai kaloi fillimisht kufirin tokësor drejt Argjentinës, në zonën mes Foz do Iguaçu dhe Puerto Iguazú. Më pas udhëtoi me avion privat drejt Guayaquil-it në Ekuador, prej nga vazhdoi rrugën drejt Floridës.

    Në mëngjesin e 28 tetorit, senatori mbërriti në aeroportin Opa-locka, pranë Majamit, së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

    Autoritetet amerikane kishin bërë të ditur se ishin të gatshme t’i pajisnin me viza hyrjeje Bolsonaro-n dhe familjen e tij, ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump kishte shprehur gatishmërinë për t’i lejuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

    Largimi i tij ndodhi pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë të Brazilit, të nxjerrë nga gjyqtari Alexandre de Moraes, për dorëzimin e pasaportave dhe ndalimin e udhëtimit.

    Ndërkohë, autoritetet braziliane dhe shërbimet diplomatike kishin anuluar dokumentet përkatëse të udhëtimit. Megjithatë, Flavio Bolsonaro disponon edhe shtetësi italiane.

    Në deklaratën e tij, senatori këmbënguli se largimi nga Brazili nuk duhet të shihet si braktisje e vendit, por si një vendim që do t’i mundësojë të vazhdojë aktivitetin politik nga jashtë.

    “U largova për të mirën e Brazilit”, deklaroi ai, duke argumentuar se në këtë mënyrë mund t’i shprehë më lirshëm qëndrimet e tij.

    Flavio Bolsonaro përsëriti pretendimet për parregullsi në zgjedhjet presidenciale dhe vuri në dyshim fitoren e Lula-s, ndonëse partia e tij e ka pranuar rezultatin.

    Për t’i ilustruar pretendimet, ai përdori një krahasim nga futbolli, duke i cilësuar parregullsitë e pretenduara si “gola të shënuar me dorë, të cilët nuk u anuluan nga VAR-i”.

    Megjithatë, pretendimet e tij për manipulim nuk janë mbështetur me prova, ndërsa autoritetet zgjedhore dhe gjyqësore braziliane kanë konfirmuar rezultatin e zgjedhjeve, në të cilat Lula fitoi me rreth 51.8 për qind të votave.

    Senatori sulmoi gjithashtu politikat ekonomike të presidentit të rizgjedhur, duke parashikuar se ato do ta çojnë Brazilin drejt “falimentimit”.

    Në të njëjtën kohë, ai la të hapur mundësinë e një kandidimi tjetër për president, duke lënë të kuptohet se kjo mund të ndodhë edhe përpara zgjedhjeve të vitit 2030.

    “Nuk po flas për vitin 2030, por për më herët”, deklaroi ai, pa dhënë detaje të tjera për një rikthim të mundshëm në garën presidenciale.

    Largimi i tij ka nxitur reagime në skenën politike braziliane. Presidenti Lula e cilësoi veprimin e senatorit si “të turpshëm”, ndërsa çështja ka marrë edhe dimension diplomatik, për shkak të kalimit të tij përmes Argjentinës dhe pritjes në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

  • SHBA-ja miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën

    SHBA-ja miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën

    SHBA-ja miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar shitjen e 500 raketave interceptuese Patriot PAC-3 për Ukrainën, në një marrëveshje që kap vlerën e rreth 2.1 miliardë dollarëve.

    Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, financimi do të sigurohet përmes kontributeve të Kanadasë, Gjermanisë dhe Norvegjisë, si dhe mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian.

    Raketat Patriot përdoren për të interceptuar raketat balistike dhe kërcënimet e tjera ajrore.

    Vendimi vjen në kohën kur Ukraina po përballet me sulme të vazhdueshme ruse dhe ka kërkuar përshpejtimin e furnizimit me sisteme mbrojtëse.