Blog

  • Ekskluzive | Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë, dëmi mbi 100 mijë euro – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje!

    Ekskluzive | Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë, dëmi mbi 100 mijë euro – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje!

    Ekskluzive | Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë, dëmi mbi 100 mijë euro – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje!

    Një vjedhje e përmasave të mëdha është raportuar në Gjakovë, ku nga depoja e armëve “Tactical” dyshohet se janë zhdukur mbi 100 armë të shkurtra, me vlerë që tejkalon 100 mijë euro. Por ajo që e bën rastin edhe më shqetësues është një detaj që ka ngritur dyshime për mënyrën e realizimit të vjedhjes: dera e depos nuk kishte shenja thyerjeje dhe dyshohet se është hapur me çelës.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është raportuar të premten, më 30 tetor, rreth orës 18:00, në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku ndodhet depoja e armëve “Tactical”.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, alarmi është ngritur pasi është konstatuar mungesa e një numri të madh armësh, ndërsa ankuesi ka deklaruar se nga depoja mungojnë mbi 100 armë të shkurtra, me dëm të vlerësuar në më shumë se 100 mijë euro.

    Mbi 100 armë të zhdukura, por dera pa shenja të hapjes me forcë

    Një nga rrethanat më të pazakonta të rastit lidhet pikërisht me mënyrën se si dyshohet të jetë siguruar hyrja në depo.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se dera nuk kishte shenja të hapjes me forcë, duke ngritur dyshimin se ajo mund të jetë hapur me çelës.

    Se kush mund ta ketë pasur çelësin, si është realizuar hyrja dhe në çfarë mënyre janë larguar mbi 100 armë nga objekti, janë çështje që mbeten ende të pasqaruara.

    Për momentin, nuk ka informacione të konfirmuara për identitetin e personit apo personave që dyshohet se qëndrojnë pas vjedhjes.

    Hetuesit dhe krimteknikët në vendngjarje

    Pas raportimit të rastit, në depo kanë dalë njësitë patrulluese të Policisë, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonalë dhe krimteknikët, të cilët kanë ndërmarrë veprimet për dokumentimin e ngjarjes dhe sigurimin e provave.

    Pas konsultimeve me organet kompetente, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Përtej dëmit financiar prej mbi 100 mijë eurosh, zhdukja e raportuar e një numri kaq të madh armësh ngre edhe shqetësime serioze për sigurinë, përderisa nuk dihet se ku kanë përfunduar ato.

    Mbetet të shihet nëse hetimet do të zbulojnë se si është realizuar vjedhja dhe kush ka pasur qasje në depon nga e cila raportohen të zhdukura armët.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • More than 160 thousand people are expected to protest in Germany, generation mobilized Z

    More than 160 thousand people are expected to participate in the protests, which will take place this Saturday across Germany, according to organisers. The youth-led movement, inspired by protests in other European countries, requires improving the educational system and reducing the cost of living.

    Protests come after a wave of demonstrations organised by generations Z to various European countries this year. In Serbia, student-led activism helped remove the country’s long-term leaders through ballot boxes, while protests in France have escalated into riots and plunder.

    In Germany, protests are organised by the group of activists éGen Z regelt) (Generata Zer takes over) and are planned in 34 cities, including Berlin, Frankfurt and Munich.

    Organisers oppose mandatory military service and require more investment in education, at a time when many German youths are facing increased cost of living.

    German authorities expect demonstrations, which coincide with Halloween celebrations, to take place mainly peacefully. However, they have warned of efforts by extremist groups to exploit the movement.

    According to the Federal Interior Ministry, parts of Germany’s extreme left extremist scene have been involved in mobilizing support, as well as some groups associated with foreign extremist movements.

    We all remember images from France robbery, houseburning, burning of police vehicles and assaulting police officials. France should not be taken as a model in this regard, said Roman Posek, the interior minister of the land of Hessen, whose capital is Frankfurt.

    Meanwhile, in Berlin, several businesses along the luxury shopping boulevard Kurfürstendam have covered their windows and planned earlier closures, due to concerns about possible riots during the protests.

    Source Layer: Dukeagini

  • Mbi 160 mijë persona pritet të protestojnë në Gjermani, mobilizohet gjenerata Z

    Mbi 160 mijë persona pritet të protestojnë në Gjermani, mobilizohet gjenerata Z

    Më shumë se 160 mijë persona pritet të marrin pjesë në protestat që do të zhvillohen këtë të shtunë në mbarë Gjermaninë, sipas organizatorëve. Lëvizja e udhëhequr nga të rinjtë, e frymëzuar nga protestat në vende të tjera të Evropës, kërkon përmirësimin e sistemit arsimor dhe uljen e kostos së jetesës.

    Protestat vijnë pas një vale demonstratash të organizuara nga gjenerata Z në vende të ndryshme evropiane gjatë këtij viti. Në Serbi, aktivizmi i udhëhequr nga studentët ndihmoi në largimin e udhëheqësit shumëvjeçar të vendit përmes kutive të votimit, ndërsa protestat në Francë kanë përshkallëzuar në trazira dhe plaçkitje.

    Në Gjermani, protestat organizohen nga grupi i aktivistëve “Gen Z regelt” (Gjenerata Z merr situatën në dorë) dhe janë planifikuar në 34 qytete, përfshirë Berlinin, Frankfurtin dhe Munihun.

    Organizatorët kundërshtojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe kërkojnë më shumë investime në arsim, në një kohë kur shumë të rinj gjermanë po përballen me rritjen e kostos së jetesës.

    Autoritetet gjermane presin që demonstratat, të cilat përkojnë me festimet e Halloween-it, të zhvillohen kryesisht në mënyrë paqësore. Megjithatë, ato kanë paralajmëruar për përpjekje të grupeve ekstremiste për ta shfrytëzuar këtë lëvizje.

    Sipas Ministrisë Federale të Brendshme, në mobilizimin e mbështetjes janë përfshirë edhe pjesë të skenës ekstremiste të së majtës ekstreme në Gjermani, si dhe disa grupe të lidhura me lëvizje ekstremiste të huaja.

    “Ne të gjithë i kemi në mendje pamjet nga Franca – plaçkitjet, djegiet e shtëpive, djegiet e automjeteve policore dhe sulmet ndaj zyrtarëve të policisë. Franca nuk duhet të merret si model në këtë drejtim”, deklaroi Roman Poseck, ministri i Brendshëm i landit të Hessenit, kryeqyteti i të cilit është Frankfurti.

    Ndërkohë, në Berlin, disa biznese përgjatë bulevardit luksoz të blerjeve Kurfürstendamm kanë mbuluar vitrinat e tyre dhe kanë planifikuar mbylljen më të hershme, për shkak të shqetësimeve për trazira të mundshme gjatë protestave.

    Burimi: Dukagjini

  • Franca përgatitet për protesta të reja, qeveria paralajmëron reagim të ashpër

    Franca përgatitet për protesta të reja, qeveria paralajmëron reagim të ashpër

    Franca do të angazhojë rreth 70 mijë pjesëtarë të forcave policore për të mbajtur nën kontroll protestat e paralajmëruara për këtë të shtunë, të cilat pritet të zhvillohen në mbarë vendin për shkak të pakënaqësisë me koston e jetesës, shërbimet publike dhe qeverinë e presidentit Emmanuel Macron.

    Demonstratat kombëtare, që përkojnë me festën e Halloween-it, mbahen dy javë pas trazirave dhe plaçkitjeve që zunë në befasi forcat e sigurisë, duke lënë pas dyqane, ndërtesa publike dhe biznese të dëmtuara në disa qytete të Francës.

    Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, ka premtuar se autoritetet nuk do të lejojnë përsëritjen e skenave të tilla.

    “Gjithçka është mobilizuar për të garantuar një reagim jashtëzakonisht të vendosur ndaj çdo incidenti”, deklaroi Nunez në një konferencë për media gjatë kësaj jave, teksa prezantoi masat e sigurisë për protestat, të cilat i cilësoi si një ditë me “rrezik shumë të lartë” për trazira.

    Autoritetet janë gjithashtu të shqetësuara se protestuesit mund të përdorin maskat e Halloween-it për të fshehur identitetin e tyre. Nunez rikujtoi se legjislacioni në fuqi u mundëson policisë të ndalojë mbulimin e fytyrës kur rrezikohet rendi publik.

    Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Francë u ka këshilluar udhëtarëve të shmangin zonat ku janë planifikuar demonstrata ose tubime të mëdha.

    Protestat morën hov në fund të shtatorit, në kohën kur qeveria e pakicës e Macronit nisi diskutimet për buxhetin e vitit 2027.

    Përballë borxhit publik që po i afrohet 120 për qind të prodhimit ekonomik dhe rritjes së kostove të huamarrjes, qeveria po përballet me presion për të kufizuar shpenzimet, duke pasur gjithnjë e më pak hapësirë për veprim.

    Pakënaqësisë së studentëve për gjendjen e amortizuar të shumë shkollave, klasat e mbingarkuara dhe sistemin e pranimit në universitete, që konsiderohet gjerësisht i padrejtë, u janë bashkuar sindikatat dhe lëvizja e Jelekëve të Verdhë, të cilët kërkojnë masa për përballimin e kostos së jetesës.

    Protestat në Francë kanë nxitur gjithashtu lëvizje të të rinjve në vende të tjera evropiane, ndërsa për këtë të shtunë janë paralajmëruar demonstrata në më shumë se 30 qytete të Gjermanisë.

    Premtimet e qeverisë franceze për reforma në arsim dhe lehtësimin e kostove të karburantit nuk kanë arritur të qetësojnë pakënaqësinë.

    “Kur isha i vogël, më thoshin se të rinjtë janë e ardhmja. Epo, nëse ne, si e ardhmja e Francës, nuk kemi burime të mjaftueshme, kjo do të thotë se Franca do të përfundojë duke u shembur”, ka deklaruar Aaron Berthier de Grandry, një nxënës 15-vjeçar nga periferia e Parisit, i cili planifikon t’i bashkohet protestave për të tretën fundjavë radhazi.

    Burimi: Dukagjini

  • Paralajmërohet vazhdimi i protestave për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara

    Paralajmërohet vazhdimi i protestave për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara do të vazhdojë edhe të shtunën.

    Përmes një postimi, kolektivi ka bërë të ditur se protestuesit do të mblidhen në orën 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, prej nga do të marshojnë drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Në thirrjen për protestë, organizatorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë mobilizimin dhe bllokimin e institucioneve deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

    “Nesër, pasnesër e çdo ditë që vijon do t’i mbushim rrugët dhe sheshet e do t’i bllokojmë institucionet deri kur çdo kërkesë e jona të plotësohet. Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari”, thuhet në postim.

    “Dilni nga shtëpitë e bashkohuni”, është thirrja e kolektivit drejtuar qytetarëve.

    Burimi: Dukagjini

  • Spectacular figure after four years of war, Ukraine shows how many troops Russia has lost

    Russia has lost 1,588,180 troops in Ukraine since the launch of the full-scale invasion on February 24th 2022, the General Staff of Ukraine’s Armed Forces stated.

    According to the report, in the last 24 hours alone, Russian forces have suffered 1,670 losses. Russia has also lost 12,450 tanks, 25,620 armoured aircraft, 168,480 vehicles and fuel tanks, 51,739 artillery systems, 2,247 multiple missile systems, 1,730 air defence systems, 452 aircraft, 356 helicopters, 3,045 land vehicles without a pilot, 35 ships and navigation vehicles, as well as two submarines.

    The Ukrainian General Staff did not publish the numbers of their losses, referring to the operational secret. However, reports of Western independent institutions estimate that Russian losses are conspicuously higher than Ukrainian ones.

    According to a January 2026 report by the Centre for Strategic and International Studies ( CSIS, Ukraine may have suffered 500,000 to 600,000 losses from February 2022 to December 2025, where 100,000 to 140,000 are thought to be killed in combat.

    Ukrainian President Voldymyr Zelensky told France TV that at least 55,000 Ukrainian soldiers have been killed since the beginning of the war, while a considerable number result in extinction.

    The intensity of fears and fighting has made Ukraine extremely difficult to recover the bodies of fallen soldiers needed to confirm identity through DNA tests.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Superleague continues today with two matches, attention to the Llapi drejtin Pristina

    The 12th week of the Kosovo Mall Superlea in football continues today with two interesting confrontations, where the main attention will be in Podujevo, where Llap hosts Pristina in a duel that is expected to bring strong rivalry, writes the Signal newspaper.

    At the yahir Pajazitião Stadium, Llapi will look for full points in front of his fans, while Pristina aims to receive positive results in this important match of the championship.

    Another match will take place in Gjilan, where light faces Vushtre. The local team aims to continue with positive results and to take advantage of the field to win.

    Both meetings are scheduled to take place by 1300.

    The 12th week will be closed tomorrow with the last two matches, where Malisha faces Fernikil 74, while Dukagjini awaits Gjilan.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi Llapi – Prishtina

    Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi Llapi – Prishtina

    Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja te derbi Llapi – Prishtina

    Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll vazhdon sot me dy përballje interesante, ku vëmendja kryesore do të jetë në Podujevë, aty ku Llapi e pret Prishtinën në një duel që pritet të sjellë rivalitet të fortë, shkruan Gazeta Sinjali.

    Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi do të kërkojë pikët e plota para tifozëve të vet, ndërsa Prishtina synon të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme të kampionatit.

    Një tjetër ndeshje do të zhvillohet në Gjilan, ku Drita përballet me Vushtrrinë. Skuadra vendase synon të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të shfrytëzojë përparësinë e fushës për të marrë fitoren.

    Të dyja takimet janë në program të zhvillohen nga ora 13:00.

    Java e 12-të do të përmbyllet nesër me dy ndeshjet e fundit, ku Malisheva përballet me Feronikelin ’74, ndërsa Dukagjini e pret Gjilanin.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shifra marramendëse pas katër vitesh luftë, Ukraina tregon sa trupa ka humbur Rusia

    Shifra marramendëse pas katër vitesh luftë, Ukraina tregon sa trupa ka humbur Rusia

    Shifra marramendëse pas katër vitesh luftë, Ukraina tregon sa trupa ka humbur Rusia

    Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022, pohoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

    Sipas raportimit, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, forcat ruse kanë pësuar 1,670 humbje. Rusia ka humbur gjithashtu 12,450 tanke, 25,620 mjete të blinduara luftarake, 168,480 automjete dhe cisterna karburanti, 51,739 sisteme artilerie, 2,247 sisteme raketash të shumëfishta, 1,730 sisteme të mbrojtjes ajrore, 452 avionë, 356 helikopterë, 3,045 mjete tokësore pa pilot, 35 anije dhe mjete lundruese, si dhe dy nëndetëse.

    Shtabi i Përgjithshëm ukrainas nuk ka publikuar shifrat e humbjeve të veta, duke iu referuar sekretit operacional. Megjithatë, raporte të instituteve të pavarura perëndimore vlerësojnë se humbjet ruse janë dukshëm më të larta se ato ukrainase.

    Sipas një raporti të janarit 2026 të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), Ukraina mund të ketë pësuar 500,000 deri në 600,000 humbje nga shkurti 2022 deri në dhjetor 2025, ku 100,000 deri në 140,000 mendohet të jenë të vrarë në luftime.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi për France TV se të paktën 55,000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës, ndërsa një numër i konsiderueshëm rezultojnë të zhdukur.

    Intensiteti i sulmeve me dronë dhe i luftimeve e ka bërë jashtëzakonisht të vështirë për Ukrainën të rikuperojë trupat e ushtarëve të rënë, të nevojshëm për konfirmimin e identitetit përmes analizave të ADN-së.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

    Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

    Edi Rama propozon kufizimin e rrjeteve sociale për të miturit

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar nisjen e një procesi konsultimi publik për kufizimin e qasjes së të miturve në rrjetet sociale, duke hedhur në diskutim mundësinë e vendosjes së një kufiri moshe prej 16 ose 18 vjeç.

    Deklaratën Rama e bëri të premten, më 30 tetor, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, ku u diskutua për përfshirjen e të miturve në protestat e dhunshme dhe nevojën për një plan të përbashkët veprimi mes institucioneve, shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë.

    Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se ndikimi i rrjeteve sociale në sjelljen dhe socializimin e të rinjve kërkon një qasje të re institucionale, sidomos për shkak të ndërthurjes gjithnjë e më të madhe mes botës reale dhe asaj virtuale.

    “Rrjetet sociale kanë stimuluar një vetmi të një natyre shumë të rrezikshme për bashkëjetesën demokratike dhe një kapërcim të kufijve mes reales dhe virtuales”, deklaroi Rama.

    Ai theksoi se duhet të hapet një debat publik për përcaktimin e moshës deri në të cilën mund të kufizohet përdorimi i këtyre platformave nga të miturit.

    “Duhet hapur debati deri kur mund të kufizojmë aksesin në rrjete sociale të të miturve, 16 apo 18 vjeç. Do të fillojmë një konsultim siç bëmë kur na u desh të kufizojmë TikTok-un, do të fillojmë konsultimin në shkolla dhe me prindërit”, tha Rama.

    Sipas paralajmërimit të tij, procesi i kons

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali