Blog

  • Aleanca çon në Polici thirrjet për vrasjen e Haradinajve nga disa profile në Facebook

    Aleanca çon në Polici thirrjet për vrasjen e Haradinajve nga disa profile në Facebook

    Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj një fushate të organizuar në rrjetet sociale, e cila, sipas tij, ka eskaluar deri në kërcënime të hapura me jetë ndaj Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt.

    Xhemaili ka thënë se dhjetëra profile të rreme po shpërndajnë sistematikisht shpifje dhe informacione të pavërteta, të cilat Aleanca i ka demantuar zyrtarisht që në fillim.

    Ai ka veçuar një profil me emrin fiktiv “Besmir Kelmendi”, i cili përdor fotografinë e Avni Rrustemit dhe e quan veten “Avni Rrustemi 2.0”. Sipas Xhemailit, ky profil, gjatë dy ditëve të fundit, ka zhvilluar një fushatë propaganduese me thirrje publike për vrasjen e Ramush Haradinajt dhe Daut Haradinajt.

    “Ky profil po tenton të ndërlidhë qëllimisht emrin e familjes Haradinaj me rastin tragjik në Pejë, duke përdorur citate dhe pretendime të rreme të personave të përfshirë në atë ngjarje, me qëllim nxitjen e vetëgjyqësisë dhe akteve vëllavrasëse”, ka deklaruar Xhemaili.

    Xhemaili ka bërë të ditur se kane dorëzuar pranë Policisë së Kosovës dhe organeve të drejtësisë të gjitha të dhënat dhe provat për këtë profil dhe llogaritë e tjera të ndërlidhura.

    “Ne do të ndjekim rrugën ligjore deri në fund për secilin individ që fshihet pas këtyre profileve dhe që prodhon apo shpërndan mesazhe të tilla terrorizuese”, ka thënë ai.

    Zëdhënësi i Aleancës ka kritikuar edhe deklaratat e deputetëve të partisë në pushtet, të cilat, sipas tij, po i japin mbështetje kësaj fushate të linçimit dhe kërcënimit online.

    Ai e ka cilësuar këtë si një përpjekje për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga dështimi i institucioneve për parandalimin e rastit tragjik në Pejë.

    “Tragjeditë njerëzore nuk mund dhe nuk do të lejohen të keqpërdoren për luftë politike e as për nxitje të dhunës. Autorët e këtyre kërcënimeve dhe nxitësit e tyre politikë shumë shpejt do të përballen me forcën e ligjit dhe të drejtësisë”, ka përfunduar Xhemaili. /Telegrafi/

  • Gjykata ia tërheq vërejtjen Trumpit: Mos i kërcëno njerëzit që organizojnë zgjedhjet

    Gjykata ia tërheq vërejtjen Trumpit: Mos i kërcëno njerëzit që organizojnë zgjedhjet

    Një gjykatëse federale në SHBA ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump të ndalojë kërcënimet me ndjekje penale ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë të zgjedhjeve, të cilët nuk u binden kërkesave të administratës lidhur me votuesit e dyshuar si joshtetas amerikanë.

    Vendimi u mor të premten, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të mesmandshme në SHBA, të cilat do të përcaktojnë kontrollin mbi Kongresin amerikan.

    Gjykatësja federale Trina Thompson vlerësoi se Departamenti i Drejtësisë kishte tejkaluar kompetencat e tij duke kërcënuar zyrtarët që nuk bashkëpunonin me nismat e administratës Trump për mbikëqyrjen e zgjedhjeve.

    Administrata Trump kishte kërkuar nga shtetet të dorëzonin të dhënat e regjistrimit të votuesve, duke argumentuar se masat më të rrepta janë të nevojshme për të garantuar sigurinë dhe besueshmërinë e zgjedhjeve, shkruan nbcnews.

    Megjithatë, gjykatësja urdhëroi administratën të mos kërkojë nga zyrtarët lokalë largimin e votuesve nga listat e regjistrimit, refuzimin e fletëvotimeve të personave të caktuar apo ndarjen e fletëvotimeve bazuar në listat e administratës për votuesit e dyshuar si joshtetas.

    Në vendimin e saj, Thompson theksoi se interesi publik kërkon që zyrtarët dhe punonjësit e zgjedhjeve të mund ta kryejnë punën e tyre në përputhje me ligjet federale dhe procedurat zgjedhore.

    Vendimi erdhi pas një padie të ngritur nga sindikatat e punonjësve të zgjedhjeve dhe disa organizata të tjera. Kritikët, përfshirë ekspertë politikë dhe zyrtarë demokratë e republikanë, i kanë cilësuar veprimet e administratës si ndërhyrje të tepruar federale.

    Departamenti i Drejtësisë nuk ka komentuar menjëherë vendimin.

    Trump më parë ka bërë pretendime të pavërteta lidhur me zgjedhjet, përfshirë refuzimin për të pranuar humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. /Telegrafi/

  • ALTA Banka në Maqedoni reagon pas zhvillimeve në Serbi: Operojmë normalisht dhe pa ndërprerje

    ALTA Banka në Maqedoni reagon pas zhvillimeve në Serbi: Operojmë normalisht dhe pa ndërprerje

    Pas informacioneve të publikuara në mediat e rajonit se Alta Bankës i është marrë licenca për veprimtari në Serbi, reaguan nga Alta Banka në Maqedoninë e Veriut.

    Në njoftimin e tyre thuhet se banka është e qëndrueshme dhe po vazhdon operimin pa ndërprerje.

    “ALTA Banka AD Manastir, është likuide dhe vazhdon të operojë në mënyrë të qëndrueshme dhe pa ndërprerje Në kontekstin e zhvillimeve të fundit që lidhen me ALTA Bankën në Republikën e Serbisë, ALTA Banka AD Manastir informon publikun se Banka është një entitet juridik i pavarur, i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili vepron sipas legjislacionit vendas dhe është nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. ALTA Banka AD është likuide dhe vazhdon të operojë në mënyrë të qëndrueshme dhe pa ndërprerje”, thuhet në njoftim.

    Ata shtojnë se Alta Banka në Maqedoni në të gjitha degët dhe bankomatët vazhdon me punë në gjendje normale.

    “Klientët mund të disponojnë lirisht depozitat e tyre, të tërheqin para të gatshme dhe të kryejnë të gjitha transaksionet bankare, sipas kushteve të zakonshme të operimit. Ngjarjet që lidhen me bankën në Serbi nuk e ndryshojnë automatikisht gjendjen financiare ose statusin ligjor të ALTA Banka AD. Për më tepër, theksojmë se mjedisi në Republikën e Maqedonisë së Veriut është thelbësisht i ndryshëm nga ai në Serbi. ALTA BANKA AD Manastir nuk i nënshtrohet presionit politik dhe llogaritjeve nga fytyrat e atyre që shënuan ngjarjet në Serbi. Banka vepron në bazë të parimeve profesionale, të biznesit dhe rregullatore. Banka ka kapitalin, asetet dhe detyrimet e veta, dhe operacionet e saj janë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Bankës Kombëtare. Depozitat e individëve janë të siguruara përmes Fondeve të Sigurimit të Depozitave, në përputhje me kushtet dhe limitet ligjore. Ne i sigurojmë klientët tanë se Banka vazhdon të operojë rregullisht dhe të përmbushë detyrimet e saj. Fondet e tyre janë të disponueshme dhe nuk ka kufizime në përdorimin e shërbimeve bankare jashtë kushteve normale të operimit”, thuhet në njoftimin e bankës.

  • Zhegrova pritet ta nis si titullar derbin ndaj Napolit

    Zhegrova pritet ta nis si titullar derbin ndaj Napolit

    Ylli kosovar, Edon Zhegrova mund të luajë nesër (e diel) ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon me Juventusin.

    Juventusi është nikoqir i Napolit të dielën mbrëma në Allianz Stadium me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.

    Kjo ndeshje derbi pritet të jetë shumë e veçantë për sulmuesin anësor kosovar, Edon Zhegrova.

    Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri Luciano Spalletti pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e tij titullar pasi duan të performojnë fuqishëm pas humbjes zhgënjyese në Genoa.

    Kështu, Zhegrova pritet të luajë si titullar për herë të parë këtë edicion me Juventusin, në një rreshtim 4-3-3.

    Ylli i Kosovës pritet të mbulojë krahun e djathtë të sulmit, ndërsa përkrah tij në sulm do të jenë edhe Jeremie Boga si anësor i majtë dhe Randal Kolo Muani në qendër. /Telegrafi/

  • He was detained in traffic, two arrest warrants issued 1,800 euros in unpaid fines took Alfred Sinan to jail for 90 days

    A common traffic ban has ended up quite different for a citizen in Gracanica. Alfred Sinan, who had two unpaid fines for narcotics and possession without permission, has ended up in prison for 90 days, as two court warrants were active in police control.

    Signal Gazette sources suggest that the event took place Friday, October 30th, around 13:30, when police officials at the Gracanica station have banned Sinan, about 34 years old, during a raid on communications.

    But what initially seemed like a routine checkup ended with the discovery that Sinan was required for the execution of two prison sentences.

    According to information the signal has provided, following association at the station and verification of data, police have found there were two active arrest warrants issued by the Constitutional Court in Pristina.

    Out of 1,800 euros in fines, to 90 days in prison

    Signal sources reveal that the first arrest warrant was linked to a penalty for the unauthorized possession of narcotics, psychotropic or analogic substances for which Sinan was sentenced to 1,000 euros in fines.

    However, because of his failure to pay, the court had replaced the fine to 50 days in prison.

    Meanwhile, the second arrest warrant was linked to another sentence — this time to keep ownership, control, or unauthorized possession of weapons — for which he was fined 800 euros.

    Even this fine had remained unpaid and had been replaced with 40 days in prison.

    Thus, the two fines, totaling 1,800 euros, had become a total of 90 days in prison.

    After confirming the warrants, police officials have taken action to execute them.

    Sinani has been sent to the Hyvali Correct Centre, where she will serve the 90-day prison sentence.

    From a traffic ban, directly to the correctional institution, the two unpaid narcotics and weapons fines have cost Sinan three months of freedom deprivation.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • E ndaluan në trafik, i dolën dy urdhërarreste – 1,800 euro gjoba të papaguara e çojnë Alfred Sinanin për 90 ditë në burg

    E ndaluan në trafik, i dolën dy urdhërarreste – 1,800 euro gjoba të papaguara e çojnë Alfred Sinanin për 90 ditë në burg

    E ndaluan në trafik, i dolën dy urdhërarreste – 1,800 euro gjoba të papaguara e çojnë Alfred Sinanin për 90 ditë në burg

    Një ndalim i zakonshëm në trafik ka përfunduar krejt ndryshe për një qytetar në Graçanicë. Alfred Sinani, i cili kishte dy gjoba të papaguara për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje, ka përfunduar në burg për 90 ditë, pasi gjatë kontrollit policor rezultoi se ndaj tij ishin aktive dy urdhërarreste gjyqësore.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të premten, më 30 tetor, rreth orës 13:30, kur zyrtarët policorë të Stacionit të Graçanicës e kanë ndaluar Sinanin, rreth 34-vjeçar, gjatë një kontrolli në komunikacion.

    Por ajo që fillimisht dukej si një kontroll rutinë, përfundoi me zbulimin se Sinani kërkohej për ekzekutimin e dy dënimeve me burgim.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, pas shoqërimit në stacion dhe verifikimit të të dhënave, Policia ka konstatuar se ndaj tij ekzistonin dy urdhërarreste aktive, të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Nga 1,800 euro gjoba, në 90 ditë burgim

    Burimet e Sinjalit zbulojnë se urdhërarresti i parë lidhej me një dënim për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, për të cilën Sinani ishte dënuar me 1,000 euro gjobë.

    Mirëpo, për shkak të mospagesës, gjykata ia kishte zëvendësuar gjobën me 50 ditë burgim.

    Ndërkohë, urdhërarresti i dytë lidhej me një tjetër dënim, kësaj radhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, për të cilin i ishte shqiptuar gjobë prej 800 eurosh.

    Edhe kjo gjobë kishte mbetur e papaguar dhe ishte zëvendësuar me 40 ditë burgim.

    Kështu, dy gjobat në vlerë të përgjithshme prej 1,800 eurosh ishin shndërruar në gjithsej 90 ditë burgim.

    Pas konfirmimit të urdhërarresteve, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet për ekzekutimin e tyre.

    Sinani është dërguar në Qendrën Korrektuese në Hajvali, ku do të vuajë dënimin prej 90 ditësh burgim.

    Nga një ndalim në trafik, drejt e në institucionin korrektues – dy gjobat e papaguara për narkotikë dhe armëmbajtje i kanë kushtuar Sinanit tre muaj privim nga liria.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Police check out the local Ma Chereieı in North Mitrovica é marijuana is located in jars and trash bins

    A police check at the locale Ma Cherieı in northern Mitrovica has been completed with the discovery of suspected narcotics substances, which were found in two different locations within the bar dealt with in a jar and in the trash can.

    Signal Journal sources suggest that the search was held on Friday, October 30th, at around 20:40, at the locale located on the newspaper’s Boletini.

    According to information provided by the signal, police units have conducted checks on local premises, where they have encountered suspected narcotics substance of marijuana.

    What singles out this case is where the substances were found – a piece in jar and the rest in the trash can.

    The total quantity of suspected marijuana is 2.52 grams.

    Following the findings of the substances, police investigators have been engaged in the case, while initiating the procedure for criminal work, unauthorized possession of narcotics, psychotrope or analogue substances.

    The person who belonged to the found substance has not yet been identified, while the case continues to be under investigation.

    Authorities are working to clarify circumstances and identify the person or persons who may be linked to the seized substance.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Policia kontrollon lokalin “Ma Cherie” në Mitrovicën e Veriut – marihuana gjendet në kavanoz dhe në koshin e mbeturinave

    Policia kontrollon lokalin “Ma Cherie” në Mitrovicën e Veriut – marihuana gjendet në kavanoz dhe në koshin e mbeturinave

    Policia kontrollon lokalin “Ma Cherie” në Mitrovicën e Veriut – marihuana gjendet në kavanoz dhe në koshin e mbeturinave

    Një kontroll policor në lokalin “Ma Cherie” në Mitrovicën e Veriut ka përfunduar me zbulimin e substancave të dyshuara narkotike, të cilat ishin gjetur në dy vende të ndryshme brenda lokalit – në një kavanoz dhe në koshin e mbeturinave.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se kontrolli është zhvilluar të premten, më 30 tetor, rreth orës 20:40, në lokalin që ndodhet në rrugën “Isa Boletini”.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, njësitë policore kanë kryer kontrolle në ambientet e lokalit, ku kanë hasur në substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Ajo që e veçon këtë rast është vendi ku janë gjetur substancat: një pjesë në kavanoz, ndërsa pjesa tjetër në koshin e mbeturinave.

    Sasia e përgjithshme e marihuanës së dyshuar është 2.52 gramë.

    Pas gjetjes së substancave, për rastin janë angazhuar hetuesit policorë, ndërsa është vendosur inicimi i procedurës për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Ende nuk është identifikuar personi të cilit i përkiste substanca e gjetur, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim.

    Autoritetet po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personit apo personave që mund të lidhen me substancën e sekuestruar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Policia kontrollon lokalin “Redbull” në Mitrovicën e Veriut – Nemanja Savicit i gjendet marihuanë në çantë, procedohet penalisht

    Policia kontrollon lokalin “Redbull” në Mitrovicën e Veriut – Nemanja Savicit i gjendet marihuanë në çantë, procedohet penalisht

    Një kontroll policor brenda lokalit “Redbull” në Mitrovicën e Veriut ka përfunduar me gjetjen e një sasie të dyshuar marihuane në çantën e një personi, ndaj të cilit janë iniciuar procedurat për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për Nemanja Savicin, rreth 28-vjeçar, i cili është kontrolluar gjatë një aktiviteti policor në rrugën “Isa Boletini”, mbrëmjen e së premtes, më 30 tetor.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, rreth orës 20:40, njësitë policore kanë zhvilluar një kontroll në lokalin “Redbull”, ku gjatë verifikimeve është kontrolluar edhe çanta e Savicit.

    Brenda saj është gjetur një sasi prej 0.63 gramësh substancë të dyshuar marihuanë.

    Gjetja ka bërë që rasti të marrë trajtim nga hetuesit policorë, të cilët kanë ndërmarrë procedurat e nevojshme për dokumentimin e substancës së dyshuar narkotike.

    Pas intervistimit të Savicit dhe konsultimit me organet kompetente, është vendosur që ai të lirohet në procedurë të rregullt.

    Rasti është iniciuar për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

    Hetimet do të vazhdojnë për sqarimin e rrethanave të rastit.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Aksidenti hekurudhor në Spanjë rëndon pozitën e Sanchezit para zgjedhjeve të parakohshme

    Aksidenti hekurudhor në Spanjë rëndon pozitën e Sanchezit para zgjedhjeve të parakohshme

    Aksidenti i rëndë hekurudhor në Spanjë, ku deri më tani janë nxjerrë 69 trupa të pajetë nga rrënojat, ka tronditur besimin e qytetarëve në sistemin hekurudhor të vendit dhe në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Pedro Sánchez.

    Ngjarja po ndodh vetëm pak javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat Sánchez i ka thirrur, ndërsa aksidenti pritet të ndikojë edhe më tej në pozitën e tij politike, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

    Ky është aksidenti i dytë i rëndë hekurudhor në Spanjë brenda vetëm nëntë muajsh. Në janar, dy trena u përplasën pranë Kordobës, duke shkaktuar 46 viktima. Ndërsa në aksidentin e fundit, në pjesën qendrore të vendit, 69 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e trenave, të shpërndara përgjatë binarëve dhe në një pjerrësi pranë tyre.

    Hetimet zyrtare për aksidentin e fundit në Toledo sapo kanë nisur, por qeveria ka marrë menjëherë nën kontroll komunikimin publik lidhur me ngjarjen.

    Që në orët e para pas përplasjes, ministri i Transportit, Oscar Puente, ka ngritur mundësinë që shkak të aksidentit të ketë qenë “gabimi njerëzor”, duke u përpjekur të sqarojë përgjegjësitë jashtë kabinetit qeveritar.

    Të premten, ai doli sërish para mediave për të prezantuar atë që i quajti “fakte objektive” lidhur me aksidentin dhe për t’iu përgjigjur kritikave të shumta ndaj qeverisë.

    Partia Popullore (PP), në opozitë, është ndër zërat që kanë kërkuar dorëheqjen e tij, duke e cilësuar atë si një veprim të domosdoshëm moral dhe etik.

    Megjithatë, pas shprehjes së dhimbjes për viktimat, Puente hodhi poshtë pretendimet për mungesë kronike të investimeve në infrastrukturën hekurudhore.

    Ai këmbënguli se sistemi i sigurisë dhe sinjalizimit të trenave me shpejtësi të lartë, LZB, nuk është as i vjetruar dhe as i papërshtatshëm, duke theksuar se i njëjti sistem përdoret edhe në Gjermani dhe Austri.

    Ministri bëri të ditur se sistemi kishte dështuar 170 herë që nga fillimi i këtij viti, por e cilësoi këtë si diçka normale dhe në nivelin mesatar të Bashkimit Evropian.

    Problemi, sipas tij, qëndron në atë që ndodh kur sistemi dështon dhe kontrolli i linjës kalon në mënyrë manuale.

    Në rastin konkret, Puente përmendi një sërë gabimesh njerëzore që rezultuan fatale. Në një moment, një kontrollues i kishte dhënë urdhër një treni të ndalur që të rifillonte lëvizjen, duke e lejuar të vazhdonte me shpejtësi deri në 160 kilometra në orë, ndonëse përpara tij ndodhej një tren tjetër i bllokuar në linjë.

    Sipas ministrit, rreziku i përplasjes ishte i dukshëm përmes komunikimeve audio dhe ekraneve të mëdha në qendrën e kontrollit në Madrid.

    “Ato funksiononin. Ne i kontrolluam. Ata mund ta shihnin se çfarë po ndodhte”, deklaroi Puente, duke konfirmuar se pavarësisht kësaj, trenit që po lëvizte nuk iu dha asnjë urdhër për të ndaluar.

    “Unë nuk jam gjykatës, por këto janë faktet”, shtoi ai.

    I pyetur nëse do të merrte përgjegjësi personale dhe politike përmes dorëheqjes, ministri deklaroi se detyra e tij ishte të qëndronte në post.

    “Do të përballem me situatën, do të jap shpjegime dhe do të sqaroj gjithçka. Do të mendoj se si ta përmirësojmë sistemin dhe t’u rikthejmë besimin atyre që duan të udhëtojnë me tren dhe të ndihen të qetë e të sigurt”, tha ai.

    Megjithatë, bindja e qytetarëve duket se do të jetë e vështirë.

    “Ky nuk është vetëm një aksident shumë i rëndë, por aksidenti i dytë brenda një periudhe shumë të shkurtër”, ka deklaruar Paco Camas nga instituti i sondazheve Ipsos.

    Hetimet për aksidentin e janarit në Adamuz, pranë Kordobës, janë ende të hapura. Raportet fillestare sugjeronin se shkak mund të kishte qenë një çarje në binarë, një rrethanë e ndryshme nga ajo që po hetohet në aksidentin e fundit.

    Për qeverinë e Sánchezit, kjo është kriza e fundit në një varg problemesh me të cilat është përballur gjatë muajve të fundit.

    Akuzat për korrupsion ndaj familjarëve të afërt të kryeministrit vazhdojnë të jenë pjesë e debatit publik, ndonëse ato janë mohuar.

    Gjithashtu, gjatë verës, një fluks i papritur emigrantësh nga Maroku drejt enklavës spanjolle të Ceutës shkaktoi reagime nga kundërshtarët e krahut të djathtë, të cilët akuzuan qeverinë për paaftësi dhe mungesë financimi.

    Më vonë, publikimi i një videoje ku shihej një pensioniste duke u nxjerrë me forcë nga banesa e saj nxiti protesta në rrugë. Pikërisht në këtë periudhë, Sánchez vendosi të shpallë zgjedhje të parakohshme.

    Edhe para aksidentit hekurudhor, mundësitë e tij për të fituar zgjedhjet konsideroheshin të kufizuara. Tashmë, sipas analizës së BBC-së, ato janë zvogëluar edhe më shumë.

    Sondazhet e fundit tregonin se Partia Popullore e qendrës së djathtë pritej të renditej e para dhe të formonte koalicion me partinë e ekstremit të djathtë Vox.

    “Ne kemi këtë shumicë në pothuajse 95 për qind të simulimeve që kemi realizuar”, ka deklaruar profesori Pablo Simón nga Universiteti Carlos III në Madrid.

    Deri në aksident, Sánchez kishte zhvilluar një fushatë pozitive, duke u përpjekur të mobilizonte votuesit e pavendosur dhe ata që nuk kishin interes të merrnin pjesë në zgjedhje.

    Por situata ka ndryshuar ndjeshëm.

    “Ata kanë humbur plotësisht kontrollin mbi agjendën dhe emocionet e kësaj fushate. Tani do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Ekziston një atmosferë e përgjithshme rënieje, e një vendi që nuk funksionon siç duhet. Një gjendje dëshpërimi”, ka thënë Simón.

    Përveç pakënaqësisë politike, në vend po rritet edhe zemërimi publik. Në Madrid tashmë janë mbajtur protesta të vogla të organizuara nga grupe të ekstremit të djathtë, ndërsa numër i madh policësh janë vënë në gatishmëri për fundjavën, për shkak të përplasjeve të mundshme që po organizohen përmes internetit.

    Burimi: Dukagjini