Paralajmërohet vazhdimi i protestave për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara

Paralajmërohet vazhdimi i protestave për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara

Written by

in

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta kombëtare për drejtësi për Arlindën dhe gratë e vrara do të vazhdojë edhe të shtunën.

Përmes një postimi, kolektivi ka bërë të ditur se protestuesit do të mblidhen në orën 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, prej nga do të marshojnë drejt Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në thirrjen për protestë, organizatorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë mobilizimin dhe bllokimin e institucioneve deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Nesër, pasnesër e çdo ditë që vijon do t’i mbushim rrugët dhe sheshet e do t’i bllokojmë institucionet deri kur çdo kërkesë e jona të plotësohet. Zëri ynë do të dëgjohet. Shteti do të japë llogari”, thuhet në postim.

“Dilni nga shtëpitë e bashkohuni”, është thirrja e kolektivit drejtuar qytetarëve.

Burimi: Dukagjini