Blog

  • Katër banorë të rinj i bashkohen BBVK 5

    Katër banorë të rinj i bashkohen BBVK 5

    Big Brother VIP Kosova 5 po vazhdon të prezantojë konkurrentët e rinj që do të bëhen pjesë e këtij edicioni.

    Mes emrave të prezantuar së fundmi janë Olechka, Kledja Muçaj, Vjollca Haxhiu dhe Adrian Kalanderi, të cilët vijnë nga profesione dhe përvoja të ndryshme.

    Banorja e parë është Olechka, 24-vjeçare nga Bjellorusia, e cila jeton në Kosovë. Ajo merret me punimin e çokollatave dhe dekorimet për festa, ndërsa tregoi se vendosi të hyjë në shtëpi për të dalë nga zona e saj e rehatisë dhe për të provuar një eksperiencë të re.

    Pjesë e këtij edicioni është edhe Kledja Muçaj, e cila vjen nga Vlora, por jeton në Itali. Ajo punon si stiliste në Milano dhe është duke krijuar brendin e saj.

    Tashmë, Kledja do të provojë një sfidë të re, larg botës së modës.

    Një tjetër emër i njohur për publikun është këngëtarja Vjollca Haxhiu. Para se të hynte në shtëpi, ajo performoi dy këngët e saj më të reja, ndërsa u shpreh se ky edicion i Big Brother VIP Kosova do të jetë ndryshe nga të tjerët.

    Ndërkohë, banori tjetër është Adrian Kalanderi nga Prizreni. Ai tregoi se vendosi të bëhet pjesë e këtij formati për të sfiduar veten dhe për të parë se si do të jetë jeta e tij larg rutinës së përditshme.

    Adriani u shpreh gjithashtu se te çdo njeri arrin të shohë anën e mirë.

    Me këta katër konkurrentë të rinj, gara në shtëpinë e BBVK 5 po merr gjithnjë e më shumë formë, ndërsa pritet të shihen dinamikat që do të krijojnë mes banorëve. /Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • The Unique copper – wheeled Mass

    Italian GFG Style design studio, founded by renowned designer Giorgetto Giugiaro and his son Fabrizio, has introduced a unique Maserae based on the GranTurismo model, but with a special handmade copper chariot.

    The model, called Peralta D, was created by the order of Mexican businessman Carlos Peralta and presented on October 24th at the posteé event. Automotive Invisible 2026.

    The machine stands out for its unusual appearance, with large copper surfaces, sharp lines and personal design elements.

    One of the most unique features is the four doors that open up in the shape of a gullow’s wings as the front of the roof rises to facilitate the entrance into the cabin.

    YouTube www.youtube.com

    The interior is also personal, combined with brown skin, copper and gold detail, as well as digital equipment. A champagne holder has been placed among the back seats.

    Peralta D is built on a carbon fiber structure and aluminum beans. Although full technical specifications have not been made public, the four drains suggest the car is equipped with gas engines.

    The project is part of a special series of vehicles ordered by Carlos Peralta. The previous model, Peralta S, was based on the MC20 Masera and dedicated to the businessman’s boys, and the new car is dedicated to his daughters.

    The price of this unique specimen has not been made public. /Telegraphy/

  • Maserati unik me karroceri prej bakri

    Maserati unik me karroceri prej bakri

    Studio italiane e dizajnit GFG Style, e themeluar nga stilisti i njohur Giorgetto Giugiaro dhe djali i tij Fabrizio, ka prezantuar një Maserati unik, të bazuar në modelin GranTurismo, por me një karroceri të veçantë prej bakri të punuar me dorë.

    Modeli, i quajtur Peralta D, është krijuar me porosi të biznesmenit meksikan Carlos Peralta dhe është prezantuar më 24 tetor në ngjarjen Pastejé Automotive Invitational 2026.

    Makina dallohet për pamjen e saj të pazakontë, me sipërfaqe të mëdha prej bakri, linja të mprehta dhe elemente të personalizuara të dizajnit.

    Një prej veçorive më të veçanta janë katër dyert që hapen lart, në formën e krahëve të pulëbardhës, ndërsa pjesa e përparme e çatisë ngrihet për të lehtësuar hyrjen në kabinë.

    – YouTube www.youtube.com

    Brendësia është po ashtu e personalizuar, me kombinim të lëkurës kafe, detajeve në ngjyrë bakri dhe ari, si dhe pajisjeve digjitale. Mes ulëseve të pasme është vendosur edhe një mbajtëse për shampanjë.

    Peralta D është ndërtuar mbi një strukturë me fibra karboni dhe shasi alumini. Megjithëse specifikimet e plota teknike nuk janë bërë publike, katër gypat e shkarkimit sugjerojnë se makina është e pajisur me motor me benzinë.

    Projekti është pjesë e një serie të veçantë të makinave të porositura nga Carlos Peralta. Modeli i mëparshëm, Peralta S, ishte bazuar në Maserati MC20 dhe i dedikohej djemve të biznesmenit, ndërsa makina e re u dedikohet vajzave të tij.

    Çmimi i këtij ekzemplari unik nuk është bërë publik. /Telegrafi/

  • Canada, EU unite forces in new alliance, open door to other states

    Canada and the European Union have announced the creation of a new alliance through which they aim to strengthen economic, political and security co-operation, as well as reduce dependence on other global partners.

    The partnership, named “Aleance to the Future,” has been presented by Canadian Prime Minister Mark Carney, and European Commission President Ursula von der Leyen, during a press statement in Montreal. The Alliance will also be open to other states that share the same interests and values.

    According to Carney and von der Leyen, strengthening the partnership between Canada and 27 EU member states could create more stability and new opportunities, in a period associated with geopolitical uncertainty.

    Our associates have been shaken by new storms, Carney has declared, referring not only to the consequences of the climate crisis but also to the weakening of democratic norms and the use of trade as an instrument of political pressure.

    At the conclusion of the two-day summit, Canada has agreed to contribute to the 90 billion-euro support loan for Ukraine.

    Meanwhile, leaders have announced that future discussions will focus on creating a more integrated market, worth tens of billions of dollars, facilitating trade and travel restrictions, and opening up new opportunities in the field of education.

    Canada’s approach to new geopolitical partners is taking place at a time of commercial tension with the United States. Carney’s government aims to reduce dependence on American companies, especially in the defence and technology sectors.

    Concerns about this addiction have increased even after Elon Musk’s decision in mid-October to limit the speed of the Starlink and Starschild services over Ukraine. According to reports, the move had caused serious disruptions in Ukrainian military and defence operations.

    Carney has repeatedly warned that Canadian defence technologies should not depend on the decisions of companies or political actors that may have opposing interests.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kanadaja dhe BE-ja bashkojnë forcat në aleancën e re, dera e hapur edhe për shtetet e tjera

    Kanadaja dhe BE-ja bashkojnë forcat në aleancën e re, dera e hapur edhe për shtetet e tjera

    Kanadaja dhe BE-ja bashkojnë forcat në aleancën e re, dera e hapur edhe për shtetet e tjera

    Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re, përmes së cilës synojnë të forcojnë bashkëpunimin ekonomik, politik dhe të sigurisë, si dhe të zvogëlojnë varësinë nga partnerët e tjerë globalë.

    Partneriteti, i emërtuar “Aleanca për të Ardhmen”, është prezantuar nga kryeministri kanadez, Mark Carney, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë një deklarimi për media në Montreal. Aleanca do të jetë e hapur edhe për shtetet e tjera që ndajnë të njëjtat interesa dhe vlera.

    Sipas Carneyt dhe von der Leyenit, forcimi i partneritetit ndërmjet Kanadasë dhe 27 vendeve anëtare të BE-së mund të krijojë më shumë stabilitet dhe mundësi të reja, në një periudhë të shoqëruar me pasiguri gjeopolitike.

    “Shoqëritë tona janë tronditur nga stuhi të reja”, ka deklaruar Carney, duke iu referuar jo vetëm pasojave të krizës klimatike, por edhe dobësimit të normave demokratike dhe përdorimit të tregtisë si instrument presioni politik.

    Në përfundim të samitit dyditor, Kanadaja është pajtuar të kontribuojë në kredinë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.

    Ndërkaq, udhëheqësit kanë bërë të ditur se diskutimet e ardhshme do të përqendrohen në krijimin e një tregu më të integruar, me vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh, lehtësimin e kufizimeve tregtare dhe të udhëtimit, si dhe hapjen e mundësive të reja në fushën e arsimit.

    Afrimi i Kanadasë me partnerë të rinj gjeopolitikë po ndodh në një kohë tensionesh tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qeveria e Carneyt synon të zvogëlojë varësinë nga kompanitë amerikane, veçanërisht në sektorët e mbrojtjes dhe teknologjisë.

    Shqetësimet për këtë varësi janë shtuar edhe pas vendimit të Elon Muskut, në mesin e tetorit, për të kufizuar shpejtësinë e shërbimeve Starlink dhe Starshield mbi Ukrainë. Sipas raportimeve, ky veprim kishte shkaktuar ndërprerje serioze në operacionet ushtarake dhe mbrojtëse ukrainase.

    Carney ka paralajmëruar vazhdimisht se teknologjitë e mbrojtjes së Kanadasë nuk duhet të varen nga vendimet e kompanive apo aktorëve politikë që mund të kenë interesa të kundërta.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Resul Sinan: Olechka speaks more fluent Albanian than Bia Khalifa ( VIDEOS)

    OPironist Resul Sinan has commented on the Albanian language speaking of the Belarusite resident Olechka, assessing that she speaks Albanian very well.

    He has also drawn a comparison to last edition resident Bia Khalifa, of Romanian origin, saying that Olechka speaks Albanian much more fluent than it is.

    Follow the details in the following video:

  • Resul Sinani: Olechka flet shqip më rrjedhshëm se Bia Khalifa (VIDEO)

    Resul Sinani: Olechka flet shqip më rrjedhshëm se Bia Khalifa (VIDEO)

    Resul Sinani: Olechka flet shqip më rrjedhshëm se Bia Khalifa (VIDEO)

    Opinionisti Resul Sinani ka komentuar të folurit në gjuhën shqipe të banorës bjelloruse, Olechka, duke vlerësuar se ajo e flet shumë mirë shqipen.

    Ai ka bërë edhe një krahasim me banoren e edicionit të kaluar, Bia Khalifa me origjinë rumune, duke thënë se Olechka e flet shqipen shumë më rrjedhshëm se ajo.

    Ndiqni detajet në videon e mëposhtme:

  • Racizmi ndaj shqiptarëve në Zvicër, deputetja rrëfen për Telegrafin: Ka pasur kohë kur kam hezituar të tregoj se jam shqiptare

    Racizmi ndaj shqiptarëve në Zvicër, deputetja rrëfen për Telegrafin: Ka pasur kohë kur kam hezituar të tregoj se jam shqiptare

    Deputetja shqiptare në Zvicër, Osmani, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka folur për sfidat me të cilat është përballur komuniteti shqiptar ndër vite, paragjykimet dhe racizmin në këtë shtet, si dhe rëndësinë e përfaqësimit politik të shqiptarëve në institucionet zvicerane.

    Ajo, ka deklaruar se ka pasur periudha kur ka hezituar të tregojë përkatësinë e saj shqiptare, për shkak të fushatave diskriminuese, racizmit dhe paragjykimeve ndaj shqiptarëve, shkruan Telegrafi.

    Ajo ka thënë se disa parti politike në Zvicër kanë shfrytëzuar rastet e krimeve të kryera nga individë shqiptarë për të krijuar një imazh negativ për të gjithë komunitetin.

    “Ka pas një kohë në Zvicër që shqiptarët kanë bërë krime, është e vërtetë. Edhe kanë dalë publikisht edhe partitë i kanë keqpërdorur për t’i diskriminuar gjithë shqiptarët në këtë vend. Ka pas kohë që unë vetë kam hezituar të tregoj se jam shqiptare, për shkak të këtyre kampanjave, urrejtjes dhe racizmit që kanë ndodhur”, ka deklaruar Osmani.

    Ajo ka theksuar se veprimet e individëve nuk duhet të përdoren për të paragjykuar një komunitet të tërë.

    Duke folur për angazhimin e saj në politikë, Osmani ka thënë se një ndër arsyet që e kanë shtyrë të hyjë në këtë fushë ka qenë mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet politike në Zvicër.

    Ajo ka bërë të ditur se para se të zgjidhej asambliste në vitin 2024, shqiptarët nuk kishin pasur përfaqësues në atë pozitë në qytetin e Bernës.

    “Është duket pak e tmerrshme se i kena gjenerata këtu që jetojmë dhe jemi shumë të suksesshëm, edhe nuk kemi pas njeri që na përfaqëson në politikë”, është shprehur deputetja shqiptare.

    Osmani ka vlerësuar se përfaqësimi politik i shqiptarëve është i domosdoshëm, në mënyrë që komuniteti të ketë zërin e tij në institucionet vendimmarrëse të Zvicrës./Telegrafi/

  • SHBA-ja tërheq një pjesë të personelit nga Arabia Saudite

    SHBA-ja tërheq një pjesë të personelit nga Arabia Saudite

    Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar një pjesë të personelit të tyre qeveritar dhe familjarët e tyre të largohen nga Arabia Saudite, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe rrezikut nga sulmet e reja në rajon.

    Vendimi është marrë nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe përfshin punonjësit që nuk janë të angazhuar në detyra emergjente, si dhe familjarët e tyre.

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, tha se masa lidhet me intensifikimin e sulmeve të rebelëve Huthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, ndaj objektivave në Arabinë Saudite.

    Sipas tij, sulmet kanë përfshirë aeroporte civile dhe infrastrukturë tjetër kritike, duke shkaktuar viktima në mesin e civilëve dhe ndërprerje të udhëtimeve.

    Ndërkohë, zyrtarë amerikanë kanë bërë të ditur se po shqyrtohen masa të ngjashme edhe për familjarët e personelit diplomatik në disa vende të tjera të Gjirit Persik.

    Ambasada amerikane në Riad ka paralajmëruar gjithashtu për mundësinë e sulmeve të reja, në një kohë kur tensionet në rajon vazhdojnë të mbeten të larta.

    Ky vendim shënon një tjetër ndryshim në praninë diplomatike amerikane në Lindjen e Mesme, pasi Uashingtoni kishte nisur gradualisht rikthimin e personelit të tij pas largimeve të urdhëruara në fillim të konfliktit me Iranin.

    Përshkallëzimi i sulmeve ka shtuar shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe transportit në rajon, si dhe për ndikimin e mundshëm në tregtinë globale të energjisë. /Telegrafi/

  • Yamal mori më së shumti vota për vendin e parë në Topin e Artë, Shqipëria mes 13 vendeve votuese

    Yamal mori më së shumti vota për vendin e parë në Topin e Artë, Shqipëria mes 13 vendeve votuese

    Revista franceze France Football ka publikuar të premten në mbrëmje detajet e votimit për Topin e Artë 2026, çmim që të hënën e kaluar iu nda yllit të Bayern Munichut, Harry Kane, në ceremoninë e mbajtur në Londër.

    Lamine Yamal ishte futbollisti që mori më së shumti vota të para nga gazetarët e 13 vendeve pjesëmarrëse në votimin për Topin e Artë 2026.

    Tre shtete arabe votuan për yllin e Barcelonës si futbollistin më të mirë: Algjeria, Tunizia dhe Jordania.

    Lista e 13 vendeve përfshinte Shqipërinë, Algjerinë, Burkina Fason, Kepin e Gjelbër, Hondurasin, Jordaninë, Maqedoninë e Veriut, Meksikën, Uellsin, Portugalinë, Zvicrën, Tunizinë dhe Turqinë.

    Megjithatë, ishte Harry Kane ai që triumfoi në garën për çmimin prestigjioz, duke grumbulluar gjithsej 1.055 pikë.

    Sulmuesi anglez e mbylli votimin vetëm 28 pikë përpara francezit Kylian Mbappe, i cili zuri vendin e dytë me 1.027 pikë.

    Në pozitën e tretë u rendit Lamine Yamal me 881 pikë, i ndjekur nga bashkëkombësi i tij Rodri, që grumbulloi 726 pikë. Lionel Messi, kapiteni i Inter Miamit, përfundoi në vendin e pestë me 612 pikë.

    Khvicha Kvaratskhelia i Paris Saint-Germainit u rendit i gjashti me 541 pikë, përpara bashkëlojtarit të tij francez Ousmane Dembele, i cili mori 418 pikë.

    Në vendin e tetë përfundoi sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, me 378 pikë. Pas tij u rendit Michael Olise i Bayern Munichut me 296 pikë, ndërsa dhjetëshen më të mirë e plotësoi Fabian Ruiz i PSG-së me 201 pikë./Telegrafi/