Blog

  • BE-ja dhe Kanada krijojnë aleancë të re strategjike

    BE-ja dhe Kanada krijojnë aleancë të re strategjike

    Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë prezantuar një partneritet të ri strategjik, të quajtur “Aleanca për të Ardhmen”, përmes të cilit synojnë të thellojnë bashkëpunimin në ekonomi, politikë dhe siguri, si dhe të ulin varësinë nga fuqitë e tjera globale. Nisma do të jetë e hapur edhe për shtetet e tjera që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta.

    Marrëveshja u prezantua në Montreal nga kryeministri kanadez, Mark Carney, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilët theksuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes Kanadasë dhe 27 vendeve anëtare të BE-së, në një kohë të pasigurisë së shtuar gjeopolitike.

    Carney tha se shoqëritë po përballen me sfida të shumta, duke përmendur krizën klimatike, dobësimin e institucioneve dhe normave demokratike, si dhe përdorimin e tregtisë si mjet për ushtrimin e presionit politik.

    “Shoqëritë tona janë tronditur nga stuhi të reja”, deklaroi ai, duke theksuar nevojën për bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve që ndajnë të njëjtat parime, shkruan euronews.

    Në përfundim të samitit dyditor, Kanadaja u zotua të kontribuojë në kredinë prej 90 miliardë eurosh për mbështetjen e Ukrainës. Ndërkohë, palët kanë përcaktuar si objektiva të ardhshëm krijimin e një tregu më të integruar, lehtësimin e barrierave tregtare dhe të udhëtimit, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në arsim.

    Afrimi mes Otavës dhe Brukselit po ndodh në një periudhë tensionesh tregtare mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Qeveria e Carneyt po kërkon të diversifikojë partneritetet ndërkombëtare dhe të zvogëlojë varësinë nga kompanitë amerikane, veçanërisht në sektorët e mbrojtjes dhe teknologjisë.

    Shqetësimet për këtë varësi janë shtuar edhe pas vendimit të Elon Muskut, në mesin e tetorit, për të kufizuar shpejtësinë e shërbimeve Starlink dhe Starshield mbi Ukrainë. Ky veprim, sipas raportimeve, kishte shkaktuar ndërprerje serioze në operacionet ushtarake dhe mbrojtëse ukrainase.

    Carney ka theksuar vazhdimisht se kapacitetet teknologjike dhe mbrojtëse të Kanadasë nuk duhet të varen nga vendimet e kompanive private apo të individëve që mund të kenë interesa të ndryshme politike dhe ekonomike.

    Përmes partneritetit të ri, Kanadaja dhe BE-ja synojnë të krijojnë lidhje më të qëndrueshme ekonomike dhe të sigurisë, duke forcuar aftësinë e tyre për të vepruar në mënyrë të pavarur në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më të pasigurt. /Telegrafi/

  • Belarusic beauty joins the country’s most famous house ( VIDEOS)

    BThe next one to the most famous house in the country is Olechka.

    It comes from Belarus, which has become popular in social networks, while the Albanian language knows it very well.

    Olechka has been introduced by a clip while waiting to give her the best.

    Although, when asked what he wants in Kosovo, the public stressed that he will understand later.

  • 𔂺 we’re losing our balance’ &#82/11; Fatlum’s entry, changing state into home ( VIDEOS)

    HFighter Fatlum Dresey’s drink has changed the situation to the BBWK5 house.

    At one point, moody comments are also heard about the youngest resident who is already part of the home and new television adventure.

    It was the words of the mood people.

  • 'Na e prishi terezinë' - Hyrja e Fatlumit, ndërron gjendjen në shtëpi (VIDEO)

    ‘Na e prishi terezinë’ – Hyrja e Fatlumit, ndërron gjendjen në shtëpi (VIDEO)

    'Na e prishi terezinë' - Hyrja e Fatlumit, ndërron gjendjen në shtëpi (VIDEO)

    Hyrja e boksierit Fatlum Dreshaj ka ndërruar gjendjen në shtëpinë e BBVK5.

    Në një moment, dëgjohen edhe komente me humor për banorin më të ri që tashmë është pjesë e shtëpisë dhe aventurës së re televizive.

    “Na e prishi terezinë”, ishin fjalët e banorëve mes humorit,

  • Bukuroshja bjelloruse i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend (VIDEO)

    Bukuroshja bjelloruse i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend (VIDEO)

    Bukuroshja bjelloruse i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend (VIDEO)

    Banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend është Olechka.

    Ajo vjen nga Bjellorusia, e që është bërë e famshme në rrjetet sociale, teksa gjuhën shqipe e njeh shumë mirë.

    Olechka është prezantuar me një anë të një klipi, teksa pret të jap më të mirën.

    Megjithëse, kur u pyet se çfarë kërkon në Kosovë, theksoi se do ta kupton më vonë publiku.

  • Si ndodhi aksidenti që i mori jetën Berat Asllanit pas gjashtë ditësh? Shoferi dyshohet se nuk respektoi shenjën STOP

    Si ndodhi aksidenti që i mori jetën Berat Asllanit pas gjashtë ditësh? Shoferi dyshohet se nuk respektoi shenjën STOP

    Si ndodhi aksidenti që i mori jetën Berat Asllanit pas gjashtë ditësh? Shoferi dyshohet se nuk respektoi shenjën STOP

    Një aksident i rëndë trafiku që kishte ndodhur javën e kaluar në Mitrovicë ka marrë epilog tragjik. Berat Asllani, i cili kishte mbetur me lëndime të rënda pasi motoçikleta e tij u përplas me një veturë, ka ndërruar jetë në QKUK, pas gjashtë ditësh trajtimi mjekësor.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se lajmi për vdekjen e Asllanit është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, më 30 tetor, rreth orës 03:40, ndërsa viktima ndodhej në trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Ngjarja kishte ndodhur më 24 tetor, rreth orës 21:25, në rrugën “Ahmet Selaçi” në Mitrovicë, ku ishin përfshirë një veturë Peugeot, ngjyrë hiri, dhe një motoçikletë BMW, ngjyrë e kuqe.

    Por çfarë dyshohet se e shkaktoi aksidentin që i mori jetën motoçiklistit?

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, drejtuesi i veturës, Samedin Ahmeti, dyshohet se duke lëvizur në rrugën “Muhamet Gashi”, nuk e kishte respektuar shenjën e komunikacionit STOP në udhëkryqin me rrugën “Ahmet Selaçi”.

    Si pasojë, ai dyshohet se kishte hyrë në udhëkryq pa u siguruar se nuk po pengonte pjesëmarrësit e tjerë në trafik, duke u përplasur me motoçikletën që drejtohej nga Berat Asllani, i cili po lëvizte në rrugën me përparësi kalimi, në drejtim të qendrës së qytetit.

    Goditja kishte qenë e rëndë, ndërsa Asllani kishte pësuar lëndime trupore që ia rrezikonin jetën.

    Fillimisht, ai ishte dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, por për shkak të gjendjes së rënduar ishte transferuar me urgjencë në QKUK, ku kishte vazhduar trajtimin mjekësor.

    Fatkeqësisht, pas gjashtë ditësh, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve të marra.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se pas aksidentit, ndaj shoferit të veturës ishte caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti ishte marrë në hetim nga njësia përkatëse e trafikut në Mitrovicë.

    Pas konfirmimit të vdekjes së Asllanit, janë njoftuar organet kompetente dhe është urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

    Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësisë eventuale penale për aksidentin që tashmë ka përfunduar me fatalitet.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kandiq për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm dhe të humbur

    Kandiq për Vuçiqin: Ky është zemërimi i një radikali të pafuqishëm dhe të humbur

    Aktivistja për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka komentuar reagimet e ish-presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pas humbjes së tij dhe të partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke kritikuar retorikën e tij ndaj kundërshtarëve politikë dhe lëvizjes studentore.

    Në një intervistë, Kandiq ka thënë se, ndonëse fillimisht Vuçiq e kishte pranuar humbjen me një ton të përmbajtur, vetëm pak ditë më vonë kishte vazhduar me deklarata përmes të cilave kundërshtarët e tij politikë i paraqiste si kërcënim për Serbinë, transmeton Dukagjini.

    Ajo ka rikujtuar se gjatë fushatës parazgjedhore, Vuçiq i kishte cilësuar studentët si zbatues të agjendave të të tjerëve, duke lënë të kuptohej se pas lëvizjes së tyre qëndronin aktorë të tjerë politikë.

    “Lëvizja studentore dhe qytetare u vendos në një nivel kombëtar, përkatësisht nacionalist, për të treguar se Serbia është në rrezik të madh dhe se do të merret nga mercenarët. Toni i tij kur e pranoi humbjen ishte shumë i përmbajtur, por më pas erdhi Aleksandar Vuçiq. Pas dy apo tri ditësh u pa se tek ai mbizotëroi thirrja për mobilizim”, ka thënë Kandiq.

    Ajo ka vlerësuar se Vuçiq po përpiqet të krijojë një realitet të ri për anëtarësinë e Partisë Progresive Serbe (SNS), duke i paraqitur zhvillimet pas zgjedhjeve si një moment të përkohshëm dhe duke pretenduar se kundërshtarët e tij synojnë ta marrin pushtetin për ta çuar Serbinë në një drejtim të gabuar.

    “Gjithçka që ka ndodhur paraqitet sikur të jetë vetëm një moment. Ai flet sikur të gjithëve u është e qartë se pushtetin synojnë ta marrin ata që janë kundër Serbisë, ndërsa ai dhe SNS-ja do të organizohen për ta kthyer Serbinë në rrugën e duhur”, ka deklaruar ajo.

    “Zemërimi i një radikali të pafuqishëm dhe të humbur”

    Duke folur për veprimet politike të Vuçiqit pas humbjes në zgjedhje, Kandiq ka shprehur dyshime nëse ai ka ende fuqinë për të mobilizuar një numër të madh përkrahësish.

    Ajo e ka krahasuar retorikën e tij me atë të politikanit radikal Vojisllav Sheshel, duke thënë se nuk pret që thirrjet e Vuçiqit për organizim të marrin mbështetjen e dikurshme.

    “Është vështirë të vlerësohet nëse ky është ai Aleksandar Vuçiqi i zemëruar, nëse po mendon në mënyrë radikale, ashtu siç do të vepronte Shesheli, që edhe si opozitë të jetë po aq helmues sa ishte në pushtet. Mendoj se ai nuk e ka më atë fuqi. Nga SNS-ja ka krijuar një strukturë që nuk përbëhet më nga qytetarë që i ndjekin faktet. Ata kanë shkuar pas sanduiçëve, pozitave dhe pagave për mosangazhim”, ka thënë Kandiq.

    Ajo ka shtuar se, sipas saj, nuk ekziston më një numër i madh anëtarësh të SNS-së dhe pensionistësh që do t’i përgjigjeshin thirrjes së Vuçiqit për t’u organizuar dhe për ta kthyer Serbinë në atë që ai e quan rrugën e duhur.

    “Kjo është zemërimi i një radikali të pafuqishëm dhe të humbur. Gjithçka tjetër tani duhet të marrë një drejtim të ri”, ka deklaruar ajo.

    Kandiq ka folur edhe për largimin e grafiteve dhe muraleve kushtuar personave të dënuar për krime lufte, duke e cilësuar këtë si një zhvillim me rëndësi.

    “Është një përparim i madh fakti që po fshihen grafitet dhe muralet e personave të dënuar për krime lufte. Është e rëndësishme të shihet se kjo është një shpresë e re”, ka thënë ajo.

    Ajo ka përshkruar edhe reagimet e përkrahësve të Vuçiqit pas zgjedhjeve, duke thënë se disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt në parti thuhet se nuk e dinin paraprakisht se ai do ta pranonte humbjen.

    Sipas Kandiqit, organizimi i tyre pas rezultatit zgjedhor ishte i dukshëm, ndërsa në paraqitjet publike përpiqeshin të jepnin mesazhin se nuk do ta lejonin Serbinë të dështonte.

    “Duartrokasin, qeshin, sikur nesër Presidenca e Serbisë do të jetë përsëri hapësira e tyre, sikur të gjitha 25 tabloidët do të fillojnë sërish të transmetojnë gjithçka, sikur të mos e shohin se disa prej tyre tashmë nuk po i transmetojnë edicionet informative”, ka përshkruar ajo situatën.

    Burimi: Dukagjini

  • Fabrizio Romano zbulon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Carrickun te Man Utd

    Fabrizio Romano zbulon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Carrickun te Man Utd

    Unai Emery është konsoliduar si njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në Evropë, ndërsa Manchester Unitedi po përballet me vendime të rëndësishme për të ardhmen e Michael Carrickut.

    Trajneri spanjoll ka bërë një punë të jashtëzakonshme te Aston Villa që nga ardhja e tij në tetor të vitit 2022, duke e shndërruar një skuadër që po kalonte vështirësi në një ekip që tashmë konkurron rregullisht në garat evropiane.

    Karriera e tij përmban suksese të shumta, përfshirë tri triumfe radhazi në Ligën e Evropës me Sevillan, një tjetër me Villarrealin dhe një të pestë me Aston Villan në vitin 2026.

    Emery ka fituar gjithashtu titullin e Ligue 1 me Paris Saint-Germainin, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Arsenalin, ku periudha e tij në Londrën Veriore nuk përfundoi në mënyrën më të mirë.

    Spanjolli njihet për përgatitjen e detajuar të ndeshjeve, organizimin e disiplinuar në mbrojtje, presionin agresiv dhe kalimet e shpejta nga mbrojtja në sulm.

    Tashmë, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka konfirmuar se Emery vlerësohet veçanërisht nga drejtuesit e Manchester Unitedit.

    Duke folur për DAZN Football, Romano deklaroi se trajneri i Aston Villas është emri që pëlqehet më së shumti nga vendimmarrësit e klubit anglez.

    “Nëse më pyetni se cili trajner vlerësohet më shumë nga Unitedi, sa u përket kandidatëve të mundshëm, ai që ata e pëlqejnë është padyshim Unai Emery”, u shpreh Romano.

    Megjithatë, sigurimi i shërbimeve të trajnerit spanjoll do të ishte një operacion shumë i vështirë për Manchester Unitedin.

    Për më tepër, Unitedi mund të duhet të paguajë rreth 23 milionë euro si kompensim për ta marrë atë nga Aston Villa.

    Romano ka theksuar edhe më parë se Emery është plotësisht i përkushtuar ndaj projektit të Aston Villas. Prandaj, interesimi dhe vlerësimi nga drejtuesit e Unitedit nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se kanë nisur negociatat.

    Ndërkohë, Eddie Hoëe dhe Julian Nagelsmann mbeten kandidatë që mund të jenë më të arritshëm për klubin anglez./Telegrafi/

  • Parlamentet studentore shqyrtojnë ofertën e Qeverisë për rritjen e shujtës studentore në 4.500 denarë

    Parlamentet studentore shqyrtojnë ofertën e Qeverisë për rritjen e shujtës studentore në 4.500 denarë

    Parlamentet studentore ende janë duke e shqyrtuar ofertën e Qeverisë për rritjen e subvencionit mujor për shujtën në 4.500 denarë.

    Rritja u premtua pas takimit të fundit të studentëve me kryeministrin, Hristijan Mickoski dhe Ministren e Arsimit.

    Vesna Janevska thotë se parimisht ka marrëveshje pasi një hap i tillë është në të mirën e të dyja palëve.

    “ Parimisht mendoj që kemi marrëveshje, pres përgjigje nga studentët dhe nuk dyshoj se do ta pranojnë atë përgjigje dhe se, për kënaqësinë e të dyja palëve kjo qeveri do të jetë sërish me studentët, sepse ne i përkushohemi të rinjve”, deklaroi Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

    Ndërkaq Kryeministri, Hristijan Mickoski, tha se pret versionin e studentëve, i cili është dashur të mbërrije që pas përfundimit të takimit.

    “Ne ua sqaruam propozimin që e ka Qeveria dhe vlerësuam se ky propozim është shumë më i mirë se zgjidhja që e kanë tani, për çka ata u pajtuan. Tani presim përgjigje, na u premtua përgjigje të njëjtën ditë deri në mbrëmje, se do të marrim versionin e asaj që ata do të komunikojnë me kolegët. Nuk e morëm. Sot është dita e dytë dhe shpresoj se do ta marrim”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

    Sipas përllogaritjeve i bie që shujta javore të bëhet nga 140 denarë në 180. Nga modeli i shpallur pritet që fondet të përdoren përmes një shërbimi të posaçëm dixhital në aplikacionin “M – uslugi”, në vend të kartelave të pagesës aktuale. Po shqyrtohet gjithashtu mundësia që studentët të marrin zbritje shtesë për ushqimet te shitësit pjesëmarrës. Një nga arsyet për ndryshimin e propozuar në sistem është përdorimi i fondeve ekskluzivisht për ushqim dhe jo për produkte të tjera./Alsat.mk.

  • Nis nata e parë e Festivalit "Akordet e Kosovës", artistët sjellin zhanre të ndryshme muzikore në skenën e Prishtinës

    Nis nata e parë e Festivalit “Akordet e Kosovës”, artistët sjellin zhanre të ndryshme muzikore në skenën e Prishtinës

    Ka nisur nata e parë e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës”, i cili po mbahet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, duke sjellë në skenë artistë nga Kosova dhe Shqipëria.

    Mbrëmja muzikore është hapur me një kolazh këngësh të interpretuar nga Teuta Kurti dhe Florent Abrashi, ndërsa më pas ka nisur gara me paraqitjet e para konkurruese.

    Spektakli po drejtohet nga moderatori i RTK-së, Agron Krasniqi dhe aktorja Flaka Latifi, ndërsa po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

    I pari në garë është prezantuar Besmir Shishko me këngën “Përjetësisht”, për të cilën muzikën e ka realizuar së bashku me Armend Shalën, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë. Orkestrën në këtë interpretim e ka dirigjuar Liriona Sulajmani.

    Pas tij, në skenë është ngjitur Shpend Lleshi, i njohur si Pena, me këngën “Vala”. Ai ka realizuar vetë muzikën dhe tekstin, ndërsa orkestrën e ka dirigjuar maestro Memli Kelmendi. Gjatë prezantimit, moderatori ka theksuar edhe prejardhjen e tij nga Gjakova dhe të kaluarën si veteran i UÇK-së, duke vënë në pah se këtë herë ai po prezantohet para publikut përmes pasionit për muzikën.

    Në vazhdim, këngëtarja Verona Kastrati ka interpretuar këngën “Flakë”, me muzikë dhe tekst të Valon Gashit. Ky i fundit, ndryshe nga edicioni i kaluar, kur ishte pjesë e orkestrës së festivalit, këtë vit garon si autor i një prej këngëve konkurruese.

    Pjesë e garës është edhe këngëtarja nga Shqipëria, Sajana Kodheli, e cila është prezantuar me këngën “E lirë”. Muzika është realizuar nga Klodian Reçepaj, ndërsa tekstin e ka shkruar Sonja Vokopola. Gjatë prezantimit, moderatorët kanë vënë në pah pjesëmarrjen e artistëve nga Shqipëria, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit kulturor mes dy vendeve.

    Një paraqitje të veçantë ka sjellë edhe këngëtarja e re Troja Bicurri, e cila ka interpretuar këngën “Mali dhe hëna”, me tekst dhe muzikë të realizuar nga vetë ajo. Troja është paraqitur në skenë me kitarë, duke sjellë një interpretim të shoqëruar me vargje që përshkruajnë dy personazhe nga botë të ndryshme.

    Ndërkaq, grupi Hawolf ka sjellë një tjetër frymë muzikore në këtë edicion. I përbërë nga katër vëllezër me mbiemrin Havolli, grupi ka interpretuar këngën “Ti s’je unë”, për të cilën ka realizuar vetë muzikën, tekstin dhe interpretimin. Krijimtaria e tyre ndërthur rock-un alternativ me elemente të heavy metal-it.

    Jonida Maliqi rikthehet në Prishtinë pas 15 vjetësh

    Mysafirja speciale e natës së parë ka qenë këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, e cila është rikthyer në skenën e Prishtinës pas 15 vjetësh.

    E pritur me duartrokitje nga publiku, Maliqi ka shprehur kënaqësinë që është bërë pjesë e edicionit të katërt të “Akordeve të Kosovës”, duke vlerësuar organizimin dhe rrugëtimin e festivalit.

    Këngëtarja, e cila ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision dhe ka qenë trajnere në “The Voice of Albania”, ka ndarë edhe kujtime nga përvoja e saj në festivalin evropian, duke veçuar mbështetjen që kishte marrë nga publiku, mediat dhe ekipi organizativ.

    Ajo ka shprehur gjithashtu dëshirën që Kosova të përfaqësohet në Eurovision në të ardhmen, duke vlerësuar potencialin e artistëve dhe vokalet që ka vendi.

    “Mezi po pres dhe unë që ta përfaqësoheni atje, me super vokalet që ka Kosova”, ka thënë Maliqi.

    Gjatë paraqitjes së saj, këngëtarja ka interpretuar edhe “Thesar pa emër”, një prej këngëve më personale të repertorit të saj, të cilën ia ka kushtuar djalit.

    “Është një ndër këngët më personale që kam kënduar. Ka qenë dedikim për tim bir dhe sa herë e dëgjoj, në fakt emocionohem dhe qaj”, ka treguar ajo. /Telegrafi/