Blog

  • Turkish famous actress Butrint Imer’s hand closes his eyes in Pristina

    A video published in Instagram by renowned Turkish actress Su Burcu Yazgi Coskun has intrigued, as the hand of the famous singer Butrint Imer also appears on the footage carried out within a car.

    The actress is seen publishing a moment from the car on the streets of Pristina, while in part of the video, the singer’s hand appears to be near him. Details have not gone unnoticed.

    Another detail that has attracted attention is the fact that Su Burcu Yazgi Coskun and Butrint Imer are following each other in the Instagram.

    However, so far there is no confirmation of either of them about the nature of the report between them, so it remains unclear whether it is about a relationship or just a friendly encounter.

    Su Burcu Yazgi Coskun is one of the most beloved Turkish actors for the public, while the great reputation has reached him with the role of Asiye Eren in the popular series “Cardeslerim.”

    In addition to success in acting, it also has a family connection with Albanians. In a previous interview, the actress has shown that her mother is of Albanian origin and that Albanian traditions, clothing, and food are stored in their family.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Kapet “mat” në Prishtinë aktorja e famshme turke, dora e Butrint Imerit ia “mbyll” sytë

    Kapet “mat” në Prishtinë aktorja e famshme turke, dora e Butrint Imerit ia “mbyll” sytë

    Kapet “mat” në Prishtinë aktorja e famshme turke, dora e Butrint Imerit ia “mbyll” sytë

    Një video e publikuar në Instagram nga aktorja e njohur turke, Su Burcu Yazgi Coskun, ka nxitur kureshtje, pasi në pamjet e realizuara brenda një veture shfaqet “befasisht” edhe dora e këngëtarit të famshëm, Butrint Imeri.

    Aktorja shihet duke publikuar një moment nga vetura në rrugët e Prishtinës, ndërsa në një pjesë të videos vërehet edhe dora e këngëtarit, i cili duket se ndodhet pranë saj. Detaji nuk ka kaluar pa u vënë re.

    Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendje është fakti se Su Burcu Yazgi Coskun dhe Butrint Imeri ndiqen me njëri-tjetrin në Instagram.

    Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nga asnjëri prej tyre për natyrën e raportit mes tyre, ndaj mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një lidhje apo thjesht për një takim miqësor.

    Su Burcu Yazgi Coskun është njëra nga aktoret turke më të dashura për publikun, ndërsa famën e madhe e ka arritur me rolin e Asiye Eren në serialin e njohur “Kardeslerim”.

    Përveç suksesit në aktrim, ajo ka edhe një lidhje familjare me shqiptarët. Në një intervistë të mëparshme, aktorja ka treguar se nëna e saj është me origjinë shqiptare dhe se në familjen e tyre ruhen tradita, veshje dhe ushqime shqiptare.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Mukunski-Klain: Entrance to Continue RMV-Hungari Partnerships, Support for Eurointegrations

    Foreign Affairs and Foreign Trade Minister Timco Mucunski has met today’s newly appointed special envoy of Hungary’s Ministry of Foreign Affairs for the Western Balkans, Ambassador Andrash Klein.

    As you make known MPJ and TJ, at the meeting, have expressed satisfaction with the continued development of excellent relations and co-operation between the two countries, which in 2025 rose to the level of strategic co-operation between the two governments.

    At the same time, common commitment to further deepening the partnership was confirmed in areas of mutual interest.

    Special emphasis is placed on the importance of the reliable and dynamic process of European Union enlargement, as significant incentives for stability, reforms and development in the Western Balkans. In this direction it has voiced expectations for continued Hungarian support for the region’s European perspective, the ministry says.

    The conversationators, among other things, exchanged opinions on the current situation in the Western Balkans, stressing the shared commitment to preserving and promoting peace, security and stability in the region, especially in the context of current global and security challenges, it is said in communique.

  • Mucunski-Klein: Angazhim për vazhdimin e partneritetit RMV-Hungari dhe mbështetje për eurointegrimet

    Mucunski-Klein: Angazhim për vazhdimin e partneritetit RMV-Hungari dhe mbështetje për eurointegrimet

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Andrash Klein.

    Siç bën të ditur MPJ dhe TJ, në takim është shprehur kënaqësia për zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të shkëlqyer midis dy vendeve, të cilat në vitin 2025 u ngritën në nivelin e bashkëpunimit strategjik midis dy qeverive.

    Njëkohësisht u konfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të partneritetit në fushat me interes të ndërsjellë.

    “Theks i veçantë është vënë në rëndësinë e procesit të besueshëm dhe dinamik të zgjerimit të Bashkimit Evropian, si nxitje e rëndësishme për stabilitetin, reformat dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim është shprehur pritje për mbështetjen e vazhdueshme hungareze për perspektivën evropiane të rajonit”, thonë nga ministria.

    Bashkëbiseduesit, mes tjerash shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar angazhimin e përbashkët për ruajtjen dhe promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, veçanërisht në kontekstin e sfidave aktuale globale dhe të sigurisë”, thuhet në komunikatë.

  • The BBVK5 fifth edition show is continuing ( VIDEOS)

    PAlmost ten residents have become part of the fifth edition of the Big Brother V IP Kosova.

    Many more surprises await you in this long night!

    Follow the live show!

  • Vjollca Haxhiu, next resident of BBVK 5 ( VIDEOS)

    KThe well – known singer Vjollca Haxhiu is the next resident to become part of the Big Brother’s game.

    With great experience on stage, Vjollca says she’s persistent and honest.

    I never tolerate throwing mud on my values and character, she said on the entry clip.

    Will it serve the long experience on stage within the game remains to be seen, until the singer said she will remain in the memory of the followers.

    I’ll stay in people’s memory, she said.

  • Vjollca Haxhiu, banorja e radhës e BBVK 5 (VIDEO)

    Vjollca Haxhiu, banorja e radhës e BBVK 5 (VIDEO)

    Vjollca Haxhiu, banorja e radhës e BBVK 5 (VIDEO)

    Këngëtarja e mirënjohur Vjollca Haxhiu është banorja e radhës që është bërë pjesë e lojës së Vëllaut të Madh.

    Me eksperiencën e madhe në skenë Vjollca thotë se është këmbëngulëse dhe e sinqertë.

    “Nuk toleroj asnjëherë të hedhet baltë mbi vlerat e mija dhe karakterin tim”, tha ajo në klipin hyrës.

    A do ti shërbejë eksperienca e gjatë në skenë brenda lojës mbetet të shihet, derisa këngëtarja tha se do të mbetet në kujtesë të ndjekësve.

    “Do të mbes në kujtesën e njerëzve”, tha ajo.

  • Spektakli i edicionit të pestë BBVK5 po vazhdon (VIDEO)

    Spektakli i edicionit të pestë BBVK5 po vazhdon (VIDEO)

    Spektakli i edicionit të pestë BBVK5 po vazhdon (VIDEO)

    Pothuajse dhjetë banorë janë bërë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.

    Shumë surpriza të tjera ju presin në këtë natë të gjatë!

    Ndiqeni live spektaklin!

  • Kledja Muçaj, banorja e radhës e Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

    Kledja Muçaj, banorja e radhës e Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

    Kledja Muçaj, banorja e radhës e Big Brother VIP Kosova 5 (VIDEO)

    Kledja Muçaj, nga Vlora e Shqipërisë është banorja e radhës që i bashkohet kastit të Big Brother VIP Kosova 5

    26-vjeçarja, e cila jeton në Itali, gjatë prezantimit të saj ka përshkruar veten si një person që nuk manipulohet lehtë, por që di mirë të manipulojë të tjerët.

    A do të jetë kjo një nga strategjitë e saj brenda shtëpisë, mbetet të shihet gjatë rrugëtimit të saj në BBVK 5.

  • Irina Shayk e veshur nga koka te këmbët në të zeza: Luks që flet pa fjalë

    Irina Shayk e veshur nga koka te këmbët në të zeza: Luks që flet pa fjalë

    Pallto lëkure, fustane që përqafojnë siluetën dhe detaje të arta që ndryshojnë gjithçka. Supermodelja rikthen elegancën e Nju-Jorkut me kombinime që dëshmojnë se për të lënë përshtypje nuk nevojiten as ngjyrat e forta, as aksesorët e tepërt

    Në fushatën e re të shtëpisë së modës Donna Karan New York, për sezonin vjeshtë/dimër 2026, ajo shfaqet me veshje që ndërthurin sensualitetin, sofistikimin dhe elegancën karakteristike të Nju-Jorkut.

    Fotografitë janë realizuar nga fotografi i njohur i modës Mert Alas, ndërsa ndriçimi i ngrohtë i orëve të perëndimit nxjerr në pah shkëlqimin e lëkurës, teksturat luksoze dhe prerjet e veçanta të veshjeve.

    Palltoja prej lëkure që e kthen thjeshtësinë në luks

    Një nga veshjet më tërheqëse të koleksionit është palltoja e gjatë prej lëkure të zezë, me prerje të lirshme dhe rrip në bel.

    Irina e mban të hapur, duke krijuar një pamje të guximshme, por njëkohësisht elegante. Rripi thekson belin, ndërsa materiali i jep veshjes karakter të fuqishëm.

    Një tjetër kombinim që bie në sy është fustani i ngushtë prej lëkure, pa rripa në supe, i cili ndjek linjat e trupit.

    Këto dy veshje tregojnë se një material i vetëm mund të krijojë pamje krejtësisht të ndryshme, varësisht nga prerja dhe mënyra e kombinimit.

    E zeza dhe e arta, kombinimi që nuk zhgënjen

    Një vend të veçantë në koleksion zënë fustanet elegante të mbrëmjes.

    Fustani me dekolte në formë V-je, i zbukuruar me detaje të arta, është ndër kombinimet më të spikatura.

    Kontrasti ndërmjet së zezës dhe së artës krijon një efekt luksoz, pa pasur nevojë për shumë aksesorë.

    Ndërkohë, një fustan i gjatë, i mbuluar me temina shkëlqyese, kombinohet me një pallto të gjatë prej leshi.

    Ky kombinim bashkon shkëlqimin e veshjeve të mbrëmjes me elegancën klasike të dimrit, duke dëshmuar se dy stile të ndryshme mund të funksionojnë në mënyrë të përkryer së bashku.

    Pikërisht ndryshimi i teksturave e bën interesante një garderobë ku dominon vetëm një ngjyrë.

    Çantat që plotësojnë pamjen pa e mbingarkuar

    Përveç veshjeve, vëmendje të veçantë marrin edhe çantat.

    Modeli Bridgehampton Tote, prej lëkure të zezë, është menduar për përdorim të përditshëm dhe kombinime më serioze, ndërsa Cashmere Clutch përshtatet me veshjet elegante të mbrëmjes.

    Të dyja pasqyrojnë filozofinë e koleksionit: aksesorët duhet ta plotësojnë veshjen, jo të konkurrojnë me të.

    Detajet metalike të arta shfaqen edhe te çantat, duke krijuar vazhdimësi me veshjet dhe duke ruajtur harmoninë e përgjithshme të kombinimeve.

    Çfarë mund të mësojmë nga stili i Irina Shayk?

    Mesazhi më interesant i kësaj fushate është se eleganca nuk kërkon domosdoshmërisht shumë ngjyra apo veshje të komplikuara.

    Një pallto e prerë mirë, një fustan i zi klasik, një çantë me formë të strukturuar dhe aksesorë të zgjedhur me kujdes mund të krijojnë një kombinim mbresëlënës.

    Natyrisht, luksi i Donna Karan lidhet edhe me cilësinë e materialeve dhe mjeshtërinë e realizimit, por frymëzimi mund të përshtatet edhe me veshjet që tashmë i kemi në garderobë.

    Një nga idetë më të rëndësishme është kombinimi i materialeve të ndryshme: lëkurës me leshin, pëlhurave mat me ato me shkëlqim dhe veshjeve klasike me detaje moderne.

    Kjo qasje i jep thellësi një kombinimi krejtësisht të zi, pa e bërë monoton.

    Fushata, e prezantuar më 28 tetor 2026, rikthen në vëmendje filozofinë e Donna Karan: veshje që i përshtaten jetës së gruas bashkëkohore, nga angazhimet e ditës deri te daljet e mbrëmjes.

    Dhe nëse paraqitja e Irina Shayk dëshmon diçka, është se e zeza nuk del kurrë nga moda kur kombinohet me stil, vetëbesim dhe elegancë. /Telegrafi/