Blog

  • Sa duhet të jetë temperatura e dhomës ku fle foshnja?

    Sa duhet të jetë temperatura e dhomës ku fle foshnja?

    Kur fillon sezoni i ngrohjes, shumë prindër e rrisin temperaturën dhe i veshin foshnjat e tyre me shtresa. Ekspertët paralajmërojnë se mbinxehja rrit rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave dhe se është më mirë që një foshnjë të jetë pak më freskët sesa shumë ngrohtë.

    Organizata britanike The Lullaby Trust, e cila përqendrohet në gjumin e sigurt të foshnjave, rekomandon që temperatura në dhomën ku fle foshnja të jetë midis 16 dhe 20 gradë Celsius. Ata deklarojnë se mbajtja e temperaturës në këtë diapazon zvogëlon rrezikun e sindromës së vdekjes së papritur të foshnjave (SIDS).

    Meqenëse është e vështirë të vlerësohet temperatura përmendësh, ata këshillojnë që prindërit të mbajnë një termometër në dhomë.

    Si të kontrolloni nëse fëmija juaj është shumë i nxehtë

    Foshnjat nuk mund ta rregullojnë temperaturën e trupit të tyre si të rriturit. Foshnjat e parakohshme, foshnjat me peshë të ulët lindjeje dhe foshnjat e sëmura janë veçanërisht të prekshme, sipas faqes së internetit të Spitalit South Tees, i cili është pjesë e NHS-së Britanike.

    Mënyra më e mirë për të kontrolluar nëse foshnja juaj ka shumë vapë apo shumë ftohtë është të prekni gjoksin, barkun ose pjesën e pasme të kokës. Duart dhe këmbët e ftohta janë normale dhe nuk janë shkak për shqetësim.

    Nëse lëkura e foshnjës është e nxehtë, e djersitur ose e lagësht, foshnja është shumë e nxehtë dhe duhet t’i hiqet një ose më shumë shtresa rrobash ose çarçafësh.

    Pa kapelë në shtëpi dhe larg radiatorit

    Foshnjat që qëndrojnë brenda nuk kanë nevojë për kapelë. Ata humbasin nxehtësi përmes kokës, kështu që një kapelë mund t’i ngrohë shumë. Djepi duhet të mbahet larg radiatorëve, ngrohësve dhe rrezeve të diellit.

    Lullaby Trust gjithashtu këshillon shmangien e jorganëve dhe batanijeve të trasha, dhe në vend të tyre përdorimin e çarçafëve të lehtë ose një qese gjumi të lehtë me madhësinë e duhur. Sipas Spitalit South Tees, një qese gjumi prej togash 2.5 rekomandohet për një dhomë në 16 deri në 20 gradë. Toga është një masë e izolimit termik të pëlhurës.

    Në përgjithësi nuk është e nevojshme ta lini ngrohjen ndezur gjithë natën, pasi zakonisht mjafton t’i shtoni një shtresë foshnjës. Nëse ngrohja është ende ndezur, ajo duhet të mbahet në një temperaturë të ulët dhe kurrë mbi 20 gradë.

    Kur një foshnjë ka ethe, nuk duhet ta mbështillni më shumë se zakonisht, por ta vishni siç duhet për temperaturën e dhomës. Nëse foshnja duket rëndë e sëmurë ose prindërit janë të shqetësuar, ata duhet të kontaktojnë pediatrin e tyre.

  • Veturat më të vjetra se 50 vjet shpenzojnë më pak karburant se ato moderne

    Veturat më të vjetra se 50 vjet shpenzojnë më pak karburant se ato moderne

    Disa vetura të prodhuara para më shumë se 50 vjetësh mund të jenë më ekonomike në konsumimin e karburantit sesa modelet moderne.

    Këtë e tregojnë rezultatet e një testi të publikuar nga revista gjermane Auto Bild, në të cilin u mat konsumi i 110 veturave klasike.

    Rezultatet treguan se 12 prej veturave të testuara konsumonin më pak se gjashtë litra karburant për 100 kilometra, ndërsa vendin e parë e zuri Volkswagen Golf i gjeneratës së parë, me motor dizel prej 54 kuajfuqish.

    Ky model, i cili peshon vetëm 851 kilogramë, konsumoi 3.9 litra naftë për 100 kilometra. Për krahasim, Volkswagen Golf 8, me motor 2.0 TDI, shpenzoi 4.3 litra për të njëjtën distancë.

    Testi përfshiu edhe vetura me motorë me benzinë. Më ekonomikja ndër to ishte Fiat 500 klasik, me konsum prej 4.8 litrash për 100 kilometra, ndërsa versioni modern Fiat 500 Hybrid konsumoi 5.2 litra.

    Në mesin e modeleve të tjera që shënuan rezultate të mira ishin edhe Trabant dhe Citroën AX, me konsum prej 5.3 litrash për 100 kilometra.

    Megjithatë, rezultatet duhet të shihen në kontekstin e dallimeve mes veturave klasike dhe atyre moderne. Modelet e vjetra janë përgjithësisht më të lehta dhe kanë më pak pajisje, ndërsa veturat e sotme ofrojnë sisteme më të avancuara të sigurisë, teknologji moderne dhe motorë që duhet të përmbushin standarde më të rrepta të emetimeve.

    Për shembull, Volkswagen Golf i gjeneratës së parë lëshonte më shumë tym dhe shkaktonte dridhje të forta gjatë punës së motorit, mangësi që do të ishin të papranueshme sipas standardeve të sotme.

    Testi tregon se pesha e veturës dhe konstruksioni i saj mund të ndikojnë ndjeshëm në konsumin e karburantit. Megjithatë, konsumi më i ulët nuk nënkupton domosdoshmërisht se një veturë e vjetër është më e mirë se një model modern, veçanërisht kur merren parasysh siguria dhe emetimet ndotëse. /Telegrafi/

  • Billions of euros on unfinished highways! ( VIDEOS)

    KOsova has spent about 1 billion of 544m euros on the construction of R6 highways Arben Xhaferiı and R7 elahim Rugova, without including drilling and other additional expenses.

    However, fuel pumps are missing on these two highways, while the pre-stop spaces are not operational.

    Kiks Kosova crossed the R7 highway from Pristina to Vremica, about 102km, without facing any fuel pumps inside it. Even on the R6 highway, Ferizaj and Elez Khan, no functional resorts were found in recorded spaces.

    This, despite being licensed in Kosovo around 750 derivative pumps, many of which are located near highway entrances.

    Communications expert Liridon Sahin says that building pumps and resorts within highways is a matter addressed through the Ministry of Infrastructure.

    Meanwhile, Dzevat Tahiri, the identifyr of the highway — Ibrahim Rugovai — estimates that the ministry must draft a plan and announce tenders for the exploitation of these spaces by private companies.

    According to Sahin, their functioning would enable travelers to supply fuel, buy food, and rest along the way.

    Kiks Kosova has been directed to the Ministry of Infrastructure and Transport to obtain information concerning the previous locations, tender procedures and plans for functioning them.

    Deputy Prime Minister Zef Morina has said that currently no concrete steps have been planned to place tariffs on highways and functionally run resorts, but this could happen in the near future.

    Meanwhile, the Ministry of Industry, Intervention and Trade has stated that the norms of this institution do not provide specific restrictions for the opening of pumps along highways, while pointing the matter to the Ministry of Infrastructure.

    According to European Highway Operator Association data, A SECAP, late in 2024, Croatia had 73 fuel service areas, Serbia 65, and Slovenia 54.

    On the other hand, oil sector expert Fadil Berjan estimates that Kosovo does not need pumps within highways, due to their length and large number of gas stations in the country.

    In addition to lack of pumps and breakers, signposts containing inscriptions have been placed on highways PAY TOLII, that’s covered.

    Shahini and Tahiri experts estimate that setting tariffs could help cover highway maintenance spending, but institutions have not yet warned any concrete steps.

    Despite millions of investments, operating service spaces and decision on tariffs remain unresolved issues for Kosovo highways.

     

  • Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

    Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

    Miliarda euro në autostradat e papërfunduara! (VIDEO)

    Kosova ka shpenzuar rreth 1 miliard e 544 milionë euro për ndërtimin e autostradave R6 “Arbën Xhaferi” dhe R7 “Ibrahim Rugova”, pa përfshirë shpronësimet dhe shpenzimet e tjera shtesë.

    Megjithatë, në këto dy autostrada mungojnë pompat e karburantit, ndërsa hapësirat e parapara për pushimore nuk janë funksionalizuar.

    Kiks Kosova e përshkoi autostradën R7, nga Prishtina deri në Vërmicë, rreth 102 kilometra, pa hasur në asnjë pompë karburanti brenda saj. Edhe në autostradën R6, në drejtim të Ferizajt dhe Hanit të Elezit, nuk u gjetën pushimore të funksionalizuara në hapësirat e dokumentuara.

    Kjo, pavarësisht se në Kosovë janë të licencuara rreth 750 pompa të derivateve, shumë prej të cilave gjenden pranë hyrje-daljeve të autostradave.

    Eksperti i komunikacionit, Liridon Shahini, thotë se ndërtimi i pompave dhe pushimoreve brenda autostradave është çështje që trajtohet përmes Ministrisë së Infrastrukturës.

    Ndërkaq, Xhevat Tahiri, ideator i autostradës “Ibrahim Rugova”, vlerëson se ministria duhet të hartojë një plan dhe të shpallë tenderë për shfrytëzimin e këtyre hapësirave nga kompanitë private.

    Sipas Shahinit, funksionalizimi i tyre do t’u mundësonte udhëtarëve të furnizoheshin me karburant, të blinin ushqim dhe të pushonin gjatë rrugës.

    Kiks Kosova i është drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për të marrë informacione lidhur me lokacionet e parapara, procedurat e tenderimit dhe planet për funksionalizimin e tyre.

    Zëvendësministri Zef Morina ka thënë se aktualisht nuk është planifikuar ndonjë hap konkret për vendosjen e tarifave në autostrada dhe funksionalizimin e pushimoreve, por kjo mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.

    Ndërkaq, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka deklaruar se aktet normative të këtij institucioni nuk parashohin kufizime të veçanta për hapjen e pompave përgjatë autostradave, duke e orientuar çështjen te Ministria e Infrastrukturës.

    Sipas të dhënave të Shoqatës Evropiane të Operatorëve të Autostradave, ASECAP, në fund të vitit 2024, Kroacia kishte 73 zona shërbimi me karburant, Serbia 65, ndërsa Sllovenia 54.

    Në anën tjetër, eksperti i sektorit të naftës, Fadil Berjani, vlerëson se Kosova nuk ka nevojë për pompa brenda autostradave, për shkak të gjatësisë së tyre dhe numrit të madh të pikave të karburantit në vend.

    Përveç mungesës së pompave dhe pushimoreve, në autostrada janë të vendosura edhe tabela me mbishkrimin “PAY TOLL”, të cilat janë të mbuluara.

    Ekspertët Shahini dhe Tahiri vlerësojnë se vendosja e tarifave mund të ndihmojë në mbulimin e shpenzimeve të mirëmbajtjes së autostradave, por institucionet ende nuk kanë paralajmëruar ndonjë hap konkret.

    Pavarësisht investimeve milionëshe, funksionalizimi i hapësirave të shërbimit dhe vendimi për tarifat mbeten çështje të pazgjidhura për autostradat e Kosovës.

     

  • Donjeta’s brother Pajazitaj rejects the appointment of Valbona Disha Hajosa to the head of the Prosecution.

    Shkelqim Pajasitaj, Donjet Pajasitaj’s brother, has reacted after the appointment of Valbona Disha Hajosa to the prosecution, expressing disappointment over the fact that his sister’s case, even after 11 years, has not yet received a final epilog.

    Through a public reaction, Pajasitaj has questioned this appointment, demanding responsibility and clarification from institutions on how the case of Donjet Pajazaj has been handled.

    Instead of calling for justice, this decision is deepening my disbelief of the justice system!

    Pajaziaj has raised questions about the long wait for the final dawn of his sister’s case, seeking to know who will be held responsible for the way the case is handled.

    Who will answer for these years of waiting? Who will be held responsible for the way Donita’s case was handled?

    He has called on relevant institutions to provide concrete transparency, accountability and clarification, stressing that the family has the right to know what happened to the case.

    Donjeta Pajasitaj’s case continues to remain a sensitive issue for her family, which requires answers to many years of waiting and to handling the case by law institutions.

    The family member recalled that the assassination of Donyata remains without a convicted author, while the prosecutor who handled the case has been established in a leadership position.

    How is it possible that Valbona Desha Hajosa will be appointed head of the prosecution, while my sister Donjeta Pajasitaj’s case, even after 11 years, still has no final solution? )

    Criticals to this appointment are directly related to the long judicial history of the Donjeta Pajasitaj case.

    Disa-Hajosa filed an indictment against Naser Pajaziaj on June 8th 2017, charging him with the 24-year-old murder.

    The case went through several court processes, with various decisions, from releasing to serving life in prison.

    However, in April 2023, the Supreme Court finally acquitted Naser Pajazitaj of murder charges due to insufficient evidence.

    This decision ended the case against him, but not the family’s attempt to reveal the truth after the assassination of Donita. /Telegraphy/

  • Vëllai i Donjeta Pajazitajt kundërshton emërimin e Valbona Disha Haxhosajt në krye të Prokurorisë

    Vëllai i Donjeta Pajazitajt kundërshton emërimin e Valbona Disha Haxhosajt në krye të Prokurorisë

    Shkëlqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitajt, ka reaguar pas emërimit të Valbona Disha Haxhosajt në krye të prokurorisë, duke shprehur pakënaqësi për faktin se rasti i motrës së tij, edhe pas 11 vjetësh, ende nuk ka marrë një epilog përfundimtar.

    Përmes një reagimi publik, Pajazitaj ka vënë në pikëpyetje këtë emërim, duke kërkuar përgjegjësi dhe sqarime nga institucionet për mënyrën se si është trajtuar rasti i Donjeta Pajazitajt.

    “Në vend që të bëhet thirrje për drejtësi, ky vendim po e thellon edhe më shumë mosbesimin tim ndaj sistemit të drejtësisë!”, ka shkruar ai.

    Pajazitaj ka ngritur pyetje lidhur me pritjen e gjatë për zbardhjen përfundimtare të rastit të motrës së tij, duke kërkuar të dijë se kush do të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si është trajtuar çështja.

    “Kush do të japë përgjigje për këto vite pritjeje? Kush do të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si është trajtuar rasti i Donjetës?”, ka shkruar ai.

    Ai u ka bërë thirrje institucioneve përkatëse që të ofrojnë transparencë, llogaridhënie dhe sqarime konkrete, duke theksuar se familja ka të drejtë të dijë se çfarë ka ndodhur me rastin.

    Rasti i Donjeta Pajazitajt vazhdon të mbetet një çështje e ndjeshme për familjen e saj, e cila kërkon përgjigje për pritjen shumëvjeçare dhe për trajtimin e rastit nga institucionet e drejtësisë.

    Familjari kujtoi se vrasja e Donjetës mbetet pa një autor të dënuar, ndërsa prokurori që e trajtoi çështjen është ngritur në një pozicion udhëheqës.

    “Si është e mundur që Valbona Disha Haxhosaj të emërohet kryetare e prokurorisë, ndërsa çështja e motrës sime Donjeta Pajazitaj, edhe pas 11 vitesh, ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare?”

    Kritikat ndaj këtij emërimi lidhen drejtpërdrejt me historinë e gjatë gjyqësore të çështjes së Donjeta Pajazitajt.

    Disha-Haxhosaj ngriti një aktakuzë kundër Naser Pajazitajt më 8 qershor 2017, duke e akuzuar atë për vrasjen e 24-vjeçarit.

    Çështja kaloi nëpër disa procese gjyqësore, me vendime të ndryshme, nga lirimi deri në dënim me burgim të përjetshëm.

    Megjithatë, në prill të vitit 2023, Gjykata Supreme përfundimisht e liroi Naser Pajazitajn nga akuza për vrasje për shkak të provave të pamjaftueshme.

    Ky vendim e mbylli çështjen kundër tij, por jo përpjekjen e familjes për të zbuluar të vërtetën pas vrasjes së Donjetës./Telegrafi/

  • Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

    Putin paralajmëron Evropën: Jemi të gatshëm për luftë

    Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia është e gatshme për luftë, por nuk dëshiron një konflikt me Evropën, duke paralajmëruar se nëse situata përshkallëzohet, nuk do të ketë fitues.

    Duke komentuar diskutimet në Evropë për përgatitjet ushtarake dhe mundësinë e një lufte deri në vitin 2030, ai tha se Moska nuk synon të nisë një konflikt me vendet evropiane.

    “Para së gjithash, ne jemi të gatshëm, por nuk duam asnjë luftë me Evropën. Nëse duan të përgatiten, le të përgatiten”, deklaroi diktatori rus.

    Ai paralajmëroi se një përshkallëzim i mëtejshëm mund të ketë pasoja të rënda për të gjitha palët.

    “Nëse gjërat shkojnë shumë larg, nuk do të ketë fare fitues. Askush të mos e harrojë këtë”, tha 74-vjeçari.

    Deklaratat e Putinit vijnë në një kohë kur në Evropë po shtohen diskutimet për forcimin e mbrojtjes dhe gatishmërinë ushtarake, në sfondin e tensioneve të vazhdueshme me Rusinë. /Telegrafi/

  • Halle Berry humb betejën për kujdestarinë e djalit

    Halle Berry humb betejën për kujdestarinë e djalit

    Aktorja amerikane, Halle Berry, ka humbur një betejë të rëndësishme gjyqësore për kujdestarinë ndaj djalit të saj 13-vjeçar, Maceo, të cilin e ka me ish-bashkëshortin Olivier Martinez.

    Sipas vendimit të gjykatës, djali do të kalojë pjesën më të madhe të kohës me të atin, ndërsa nuk do të lejohet më të kalojë netët në shtëpinë e nënës së tij.

    Avokati i Martinezit konfirmoi se deri më tani ish-bashkëshortët e ndanin kujdestarinë, por gjykata refuzoi kërkesën e Berryt që djali të kalonte kohë të barabartë me të dy prindërit.

    Megjithatë, të dy vazhdojnë të kenë të drejtën e përbashkët për të marrë vendime të rëndësishme lidhur me arsimimin dhe kujdesin shëndetësor të të birit.

    Mosmarrëveshjet për kujdestarinë kanë zgjatur prej vitesh dhe gjatë procesit janë ngritur edhe akuza serioze.

    Martinez kishte pretenduar se aktorja e kishte mbytur djalin, pretendim që Berry e ka mohuar kategorikisht.

    Gjatë procedurave gjyqësore, Maceo është marrë në pyetje në një seancë të mbyllur, pa praninë e prindërve të tij.

    Rastit iu shtua edhe një publikim në profilin e Instagramit të Halle Berryt, ku thuhej se problemet me respektin e fëmijëve ndaj nënës shpesh lidhen me marrëdhënien e tyre me babanë.

    U ngritën dyshime se profili i aktores mund të ishte hakuar, por rrethanat e publikimit nuk u sqaruan.

    Pavarësisht kundërshtimeve dhe kërkesave të palëve, vendimi për kujdestarinë mbeti në fuqi. /Telegrafi/

  • Bomb alarm at Serbia’s Radio Television facilities in Serbia, employee evacuate

    Radio Television of Serbia ( RTS has received a release for placing bombs on its facilities, which has caused workers to leave the buildings, reports Serbian medium N1.

    According to reports, the RTS contact centre was reported at 6:42 a suspected bomb placed on public broadcaster objects.

    After the alarm, Serbia’s Interior Ministry’s anti-Sabotaging units have launched raids at several locations, including facilities in Takovska, Abedareva, Radio Belgrade and Košutnjak.

    Workers have been evacuated as a security measure, as controls are under way to verify whether explosives are available in the building.

    So far, final results of controls have not been disclosed.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Alarm për bomba në objektet e Radio Televizioni e Serbisë në Serbi, evakuohen punonjësit

    Alarm për bomba në objektet e Radio Televizioni e Serbisë në Serbi, evakuohen punonjësit

    Alarm për bomba në objektet e Radio Televizioni e Serbisë në Serbi, evakuohen punonjësit

    Radio Televizioni i Serbisë (RTS) ka pranuar një njoftim për vendosjen e bombave në objektet e tij, çka ka bërë që punonjësit të largohen nga ndërtesat, raporton mediumi serb N1.

    Sipas raportimeve, qendra e kontaktit e RTS-së është njoftuar në orën 18:42 për një bombë të dyshuar të vendosur në objektet e transmetuesit publik.

    Pas alarmit, njësitë kundër-sabotim të Ministrisë së Brendshme të Serbisë kanë nisur kontrollet në disa lokacione, përfshirë objektet në Takovska, Aberdareva, Radio Beograd dhe Košutnjak.

    Punonjësit janë evakuuar si masë sigurie, ndërsa kontrollet po zhvillohen për të verifikuar nëse në ndërtesa ka mjete shpërthyese.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rezultate përfundimtare të kontrolleve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali