Blog

  • Të premten nis Big Brother VIP Kosova 5 - Alaudin Hamiti ngre kureshtjen me paralajmërimin e fundit

    Të premten nis Big Brother VIP Kosova 5 – Alaudin Hamiti ngre kureshtjen me paralajmërimin e fundit

    Pritjes po i vjen fundi.

    Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova nis këtë të premte, më 30 tetor.

    Një nga sinjalet e fundit vjen nga moderatori Alaudin Hamiti, i cili ka publikuar në InstaStory një pamje nga logoja e spektaklit.

    Foto: Screenshot/Instagram

    “Të gjithë sytë dhe veshët katër, Diçka po vjen”, ka shkruar në InstaStory.

    Mesazhi i tij ka shtuar edhe më shumë kureshtjen rreth asaj që pritet të ndodhë në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

    Megjithëse nuk ka dhënë detaje të tjera, kjo deklaratë vjen vetëm pak para nisjes së sezonit të ri, kur publiku është në pritje të zbulimit të personazheve që do të bëhen pjesë e lojës.

    Këtë edicion, Hamiti ka paralajmëruar edhe ndryshime të mëdha, duke lënë të kuptohet se spektakli mund të sjellë risi në krahasim me sezonet e mëparshme.

    Sido që të jetë, u bë e ditur se opinionistë janë: Rudina Dembacaj dhe Resul Sinani. /Telegrafi/

  • Andrewick towards leaving Real Madrid in January, Rome and Milan in the Mourinho race does not allow

    Andrewick is seriously considering the possibility of leaving Real Madrid in a lending form during the January transitional deadline, with Rome and Milan monitoring the Brazilian attacker’s situation.

    According to reports by the Titutomercatoeb, the Brazilian talent wants to have more minutes in the field, as the intense competition in the offensive department of the madrillians has made it difficult to find the space needed to play.

    Rome and Milan are two Italian clubs that have shown interest in taking advantage of his situation, hoping they can convince Real Madrid of a loan on a passing winter deadline.

    However, the obstacle to this move may be coach José Mourinho, who, according to reports, does not want to allow the Brazilian to leave. He has publicly expressed appreciation for the attacker’s potential.

    There’s a player I love who has tremendous potential. Whoever wants to take Andrew must face me, Mourinho was quoted as declaring.

    Interesting by Italian clubs is not new, since even during the summer, there had been efforts to bring the attacker closer. Currently, the passing deadline of January could bring another attempt at borrowing it.

    Andrewick aims to gain more space to witness his skills, while his future will depend on Real Madrid’s decision and club plans for the second half of the season.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Endrick drejt largimit nga Real Madridi në janar, Roma dhe Milani në garë – Mourinho nuk e lejon

    Endrick drejt largimit nga Real Madridi në janar, Roma dhe Milani në garë – Mourinho nuk e lejon

    Endrick drejt largimit nga Real Madridi në janar, Roma dhe Milani në garë – Mourinho nuk e lejon

    Endrick po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga Real Madridi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, me Romën dhe Milanin që po e monitorojnë situatën e sulmuesit brazilian.

    Sipas raportimeve të “Tuttomercatoweb”, talenti brazilian dëshiron të ketë më shumë minuta në fushë, pasi konkurrenca e madhe në repartin ofensiv të madrilenëve ia ka vështirësuar gjetjen e hapësirës së nevojshme për të luajtur.

    Roma dhe Milani janë dy klubet italiane që kanë shfaqur interesim për të përfituar nga situata e tij, duke shpresuar se mund ta bindin Real Madridin për një huazim në afatin kalimtar të dimrit.

    Megjithatë, pengesë për këtë lëvizje mund të jetë trajneri José Mourinho, i cili, sipas raportimeve, nuk dëshiron ta lejojë largimin e brazilianit. Ai ka shprehur publikisht vlerësimin për potencialin e sulmuesit.

    “Është një lojtar që e adhuroj dhe që ka potencial të jashtëzakonshëm. Kushdo që dëshiron ta marrë Endrickun duhet të përballet me mua”, citohet të ketë deklaruar Mourinho.

    Interesimi nga klubet italiane nuk është i ri, pasi edhe gjatë verës kishte pasur përpjekje për ta afruar sulmuesin. Tashmë, afati kalimtar i janarit mund të sjellë një tjetër tentativë për huazimin e tij.

    Endrick synon të fitojë më shumë hapësirë për të dëshmuar aftësitë e tij, ndërsa e ardhmja e tij do të varet nga vendimi i Real Madridit dhe planet e klubit për pjesën e dytë të sezonit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • MPB scandal: Police graduation postponed, no uniforms ( VIDEOS)

    GThe dream that their ancestors will not be able to experience this Friday, the new Kosovo Police cadets.

    395 of them will be able to enjoy the graduation ceremony they had received six months.

    This was announced Wednesday, and the reason came to be the lack of uniforms and other monitoring equipment.

    The clan learns it’s the 63rd generation in the Kosovo Police, which started training on April 27th this year in Vushtrri.

    The scheduled date was October 30th, but according to television sources it will be postponed by 6th.

    The lack of regular uniformed supply is the theme, which according to retired Lieutenant Colonel Refuki Morina is unable to operate normal policemen.

    Failure to deal with the basic elements, according to MP Besa Kabashi-Ramaj, raises questions about greater operational requirements.

    The clan on this subject has sent questions to the Kosovo Police and the Ministry of Internal Affairs before, but it has received answers.

  • Skandali i MPB-së: Shtyhet diplomimi i policëve, s’kanë uniforma (VIDEO)

    Skandali i MPB-së: Shtyhet diplomimi i policëve, s’kanë uniforma (VIDEO)

    Skandali i MPB-së: Shtyhet diplomimi i policëve, s’kanë uniforma (VIDEO)

    Gëzimin sikur paraardhësit e tyre nuk do të mund ta përjetojnë këtë premte, kadetët e rinj të Policisë së Kosovës.

    395 prej tyre s’do të arrijnë ta shijojnë ceremoninë e diplomimit që e pritën gjashtë muaj.

    Kjo iu kumtua të mërkurën e arsyeja doli të jetë mungesa e uniformave e pajisjeve tjera përcjellëse.

    Klani mëson se bëhet fjalë për gjeneratën e 63-të në Policinë e Kosovës, që kanë filluar trajnimin më 27 prill të këtij viti në Vushtrri.

    Data e paracaktuar ishte 30 tetori, por sipas burimeve të televizionit kjo do të shtyhet deri me datën 6.

    Mungesa e furnizimit të rregullt me uniforma, është temë e kamotshme, që sipas nënkolonelit në pension, Refki Morina e pamundëson operimin normal të policëve.

    Mospajisja me elementet bazike, sipas deputetes Besa Kabashi-Ramaj, ngre pikëpyetje për kërkesa më të mëdha operacionale.

    Klani për këtë temë ka dërguar pyetje edhe më parë në Policinë e Kosovës dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por nga to s’ka pranuar përgjigje.

  • Endrick kërkon largimin në janar, Roma dhe Milani në garë – Mourinho i del kundër

    Endrick kërkon largimin në janar, Roma dhe Milani në garë – Mourinho i del kundër

    Endrick kërkon largimin në janar, Roma dhe Milani në garë – Mourinho i del kundër

    Endrick po mendon seriozisht të largohet nga Real Madridi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, me Serie A që shihet si një destinacion i mundshëm për talentin brazilian.

    Sipas raportimeve të Tuttomercatoweb, sulmuesi dëshiron të luajë më shumë, pasi konkurrenca e madhe në repartin ofensiv të Real Madridit ia ka vështirësuar fitimin e minutave. Roma dhe Milani janë dy klubet italiane që po e ndjekin nga afër situatën e tij.

    Megjithatë, pengesa kryesore për realizimin e këtij transferimi është trajneri José Mourinho, i cili nuk dëshiron ta lejojë largimin e brazilianit. Portugezi ka shprehur publikisht besimin e tij te Endrick dhe është i bindur se ai mund të ketë sukses në Madrid.

    “Është një lojtar që e adhuroj dhe që ka potencial të jashtëzakonshëm. Kushdo që dëshiron ta marrë Endrickun duhet të përballet me mua”, ka deklaruar Mourinho.

    Pas interesimit të shfaqur nga klubet italiane edhe gjatë verës, janari mund të sjellë një tjetër tentativë për huazimin e sulmuesit. Roma dhe Milani shpresojnë që situata e tij të ndryshojë, por vendimi përfundimtar mbetet në duart e Real Madridit.

    Endrick kërkon më shumë hapësirë për të treguar vlerat e tij, ndërsa Mourinho duket i vendosur ta mbajë në Madrid. Përplasja mes dëshirës së lojtarit për të luajtur dhe qëndrimit të trajnerit pritet ta bëjë të ardhmen e brazilianit një nga çështjet interesante të merkatos së janarit.

  • Tre të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Bosnjë

    Tre të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Bosnjë

    Tre të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Bosnjë

    Tre persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë lënduar si pasojë e rrëzimit të një helikopteri të forcave paqeruajtëse të Bashkimit Evropian (EUFOR) në Bosnjë-Hercegovinë.

    Aksidenti ka ndodhur të enjten pasdite, në fshatin Gorice, pranë qytetit të Brçkos, në verilindje të vendit.

    Siç raportohet, helikopteri i tipit CH-47 Chinook i përkiste ushtrisë italiane dhe ishte në shërbim të misionit të EUFOR-it.

    Ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Nga EUFOR-i kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur gjatë një operacioni rutinë. Sipas njoftimit të tyre, nuk ka pasur dëme në infrastrukturën civile dhe as persona civilë të lënduar.

    Shkaqet e rrëzimit ende nuk dihen. EUFOR-i ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe ka bërë thirrje që qytetarët të mbështeten vetëm në informacionet zyrtare. /Klankosova.tv

  • Rasti i Arlinda Zekajt: Suspendime në prokurori e polici të Pejës (VIDEO)

    Rasti i Arlinda Zekajt: Suspendime në prokurori e polici të Pejës (VIDEO)

    Rasti i Arlinda Zekajt: Suspendime në prokurori e polici të Pejës (VIDEO)

    Veprime konkrete, u ndërmorën tek 4 ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Në dy institucione të enjten pati suspendime.

    Për njërin njoftoi Këshilli Prokurorial i Kosovës, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme.

    Këtu, pas inicimit të procedurës nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, u suspendua kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe prokurorja e rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri.

    Ky këshill bëri me dije se është themeluar edhe paneli hetimor për trajtimin e rastit të Zekajt.

    Veç në prokurori, masa u morën edhe nga Policia e Kosovës.

    Pas një takimi të realizuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me rekomandim nga Inspektorati Policor, u suspenduan edhe 11 zyrtarë policorë.

    Në mesin e tyre siç merr vesh Klani janë drejtori rajonal, Agron Hasanaj, komandanti i stacionit, Faik Jahmurataj, majori Ndue Nikolla, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë, Sami Lekaj, si dhe zëvendëskomandanti Dervish Haxhiaj.

    Po ashtu, është suspenduar edhe Faruk Muqolli, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Pejës, së bashku me katër hetues dhe shefin e operativës.

  • Protesta për Arlindën: S’duan suspendime, kërkojnë dorëheqje (VIDEO)

    Protesta për Arlindën: S’duan suspendime, kërkojnë dorëheqje (VIDEO)

    Protesta për Arlindën: S’duan suspendime, kërkojnë dorëheqje (VIDEO)

    Thirrjet s`iu dëgjuan sa ishte gjallë, e për të po brohoritet tash pasi u vra.

    Edhe të enjten, sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, u bë pikëtakimi i atyre që erdhën për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati.

    Gra e burra, te rinj e të vjetër nisen për tek Ministria e Drejtësisë me një lutje për kreun e saj.

    Dorëheqje dhe jo vetëm kaq u kërkua edhe para Këshillit Prokurorial, atij Gjyqësor e stacionit të Policisë, që shpërfillen Arlindën, para se të vritej.

    Fort jehoi edhe zëri i Arlindes në audioincizimin e Klanit, teksa e ndjera i lutej zyrtarëve policorë.

    Turma e bashkuar mori udhë drejt Qeverisë, ku gjatë rrugës thirren emrat e grave që ndër vite pësuan me jetë.

    Kur mbërritën tek destinacioni, krahas në pankarta, një mesazh i shkruar u la edhe në hyrje.

    Të tubuarit thanë se sy e vesh janë kah shteti.

    Protestues pati edhe nga Shqipëria.

    Këta lanë takim për të premten në ora 09:00, kur qeveria shqyrton raportet e ministrive, për të cilën patën edhe një rekomandim.

  • Yjet e Turqisë injorojnë telefonatat e Sergen Yalçınit pas kritikave të tij në televizion?

    Yjet e Turqisë injorojnë telefonatat e Sergen Yalçınit pas kritikave të tij në televizion?

    Disa futbollistë të rëndësishëm të kombëtares së Turqisë thuhet se kanë refuzuar t’u përgjigjen telefonatave të Sergen Yalçınit, i cili është kandidat për postin e trajnerit të ri të përfaqësueses turke.

    Sipas raportimeve të mediave turke, arsyeja e këtij qëndrimi lidhet me kritikat e ashpra që Yalçın u kishte drejtuar disa prej lojtarëve gjatë kohës kur punonte si komentator televiziv.

    Sfondi i konfliktit

    Gazetari Sercan Hamzaoğlu ka zbuluar se disa futbollistë të rëndësishëm të kombëtares nuk iu përgjigjën telefonatave të Yalçınit dhe as të ndihmësit të tij, duke rikthyer në vëmendje deklaratat e mëparshme të trajnerit të mundshëm.

    “Isha në qendër të një historie të rëndësishme që lidhej me kombëtaren. Sergen Yalçın dhe asistenti i tij telefonuan dy ose tre lojtarë që janë titullarë të rregullt, por ata nuk u përgjigjën. Arsyeja qëndron te deklaratat shumë të ashpra që Yalçın kishte bërë për të njëjtët lojtarë kur ishte komentator televiziv”, ka deklaruar Hamzaoğlu.

    Gazetari ka përcjellë gjithashtu reagimin e njërit prej futbollistëve të përfshirë në këtë situatë.

    “Nuk do t’i përgjigjem telefonit të tij. Ai nuk ekziston për mua. Po sikur të bëhet trajner? Një njeri që më ka sulmuar në këtë mënyrë në televizion nuk mund të jetë trajneri im”, citohet të ketë thënë lojtari.

    telegrafi.com

    Reagimi i Federatës Turke të Futbollit

    Megjithatë, Federata Turke e Futbollit (TFF) ka mohuar raportimet për probleme komunikimi mes Yalçınit dhe futbollistëve të kombëtares.

    Presidenti i federatës, İbrahim Hacıosmanoğlu, ka shprehur besimin e tij te karakteri, personaliteti dhe njohuritë futbollistike të trajnerit.

    Ndërkohë, sipas raportimeve, ceremonia e nënshkrimit të kontratës me trajnerin e ri është planifikuar të mbahet të premten në orën 14:00.

    Yalçın konfirmon marrëveshjen katërvjeçare

    Vetë Sergen Yalçın ka konfirmuar se është arritur marrëveshja për një bashkëpunim katërvjeçar, ndërsa objektivat kryesore të tij janë Kampionati Evropian dhe Kampionati Botëror.

    Marrëveshja pritet të zyrtarizohet pas mbledhjes së bordit drejtues të federatës, ndërsa mbetet të shihet nëse raportimet për pakënaqësitë e disa prej futbollistëve do të ndikojnë në raportet e tyre me trajnerin e ri. /Telegrafi/

    Standings provided by Sofascore