Blog

  • He was brutally beaten and shot by a gun in Vushtrri. He turned himself in for attempted murder.

    A month after the serious incident in Vushtrri, where a young man ended up with serious injuries after a physical attack, accompanied by gunfire, has been handed over to the police one of the suspects who was looking for the case described as attempted murder.

    Signal Sources suggest that 28-year-old Bekim Maxhun has been using himself to regional investigators in South Mitrovica on October 28th, while during the interview he also showed the location where he had hidden a pistol allegedly used in the incident.

    The event took place on September 30th, about the hour, on Xavi Mulacu street in Vushtrri, near the site known as the Iron Bridge.

    That night, police had reportedly been injured in the area. At the scene, police officials had found L.L., 27, bleeding in the face, who had claimed to have been attacked by some unknown people by strong means and that one of them had fired several shots into the air.

    As a result of the attack, the victim had suffered head injuries, nostrils, and fractures on both hands. After the initial treatment in Vushtrri, he had moved to CKUK for further treatment.

    A VW Caddy car, damaged after the crash with a public light pole, was also found at the scene. Police had seized four shells, a four – bullet clip, and another bullet inside the vehicle.

    One suspect in custody, another surrenders and reveals weapon

    The investigations had initially led to Naim Maxhun (57), who had appeared in the police on October 7th and was interviewed under suspicion of criminal work attempted murder in co-ordination.

    After the initial ban, on October 9th, the Constitutional Court in Mitrovica had assigned him a month-long detention measure.

    Meanwhile, Bekim Maxhun, who was in search of police, has been using himself on October 28th.

    Signal sources reveal that during the interview, he has shown investigators the location where he had hidden a gun and a bullet.

    Investigators have gone to the shown location and seized the weapon, a gun krvenna Zastavaı, model 70, a 7.65m calibre model of Yugoslav production, along with a bullet.

    The gun allegedly was used during the September 30th incident, while this remains to be proved through respective investigations and examinations.

    After interviewing in the presence of a defense attorney, Bekim Maxhunt has been assigned a 48-hour ban.

    The case continues to be investigated as attempted murder in co-ordination.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | U rrah brutalisht dhe pati të shtëna me armë në Vushtrri – dorëzohet i dyshuari për tentimvrasje, tregon ku e kishte fshehur pistoletën

    Ekskluzive | U rrah brutalisht dhe pati të shtëna me armë në Vushtrri – dorëzohet i dyshuari për tentimvrasje, tregon ku e kishte fshehur pistoletën

    Ekskluzive | U rrah brutalisht dhe pati të shtëna me armë në Vushtrri – dorëzohet i dyshuari për tentimvrasje, tregon ku e kishte fshehur pistoletën

    Një muaj pas ngjarjes së rëndë në Vushtrri, ku një i ri përfundoi me lëndime serioze pas një sulmi fizik, të shoqëruar edhe me të shtëna me armë zjarri, është dorëzuar në Polici njëri nga të dyshuarit që ishte në kërkim për rastin e cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Bekim Maxhuni, 28 vjeçar është vetëdorëzuar më 28 tetor te hetuesit rajonalë në Mitrovicën e Jugut, ndërsa gjatë intervistimit ka treguar edhe vendin ku kishte fshehur një pistoletë që dyshohet të jetë përdorur në incident.

    Ngjarja kishte ndodhur më 30 shtator, rreth orës 00:45, në rrugën “Xhavit Mulaku” në Vushtrri, afër vendit të njohur si “Ura e Hekurit”.

    Atë natë, Policia ishte njoftuar se një person ndodhej i lënduar në atë zonë. Në vendngjarje, zyrtarët policorë kishin gjetur L.L, 27 vjeçar, të gjakosur në fytyrë, i cili kishte deklaruar se ishte sulmuar nga disa persona të panjohur me mjete të forta dhe se njëri prej tyre kishte shtënë disa herë me armë në ajër.

    Si pasojë e sulmit, viktima kishte pësuar lëndime në kokë, thyerje të hundës dhe fraktura në gishta të të dyja duarve. Pas trajtimit fillestar në Vushtrri, ai ishte transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

    Në vendngjarje ishte gjetur edhe një veturë VW Caddy, e dëmtuar pas përplasjes me një shtyllë të ndriçimit publik. Policia kishte sekuestruar katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë dhe një fishek tjetër që ndodhej brenda automjetit.

    Njëri i dyshuar në paraburgim, tjetri dorëzohet dhe zbulon armën

    Hetimet kishin çuar fillimisht te Naim Maxhuni (57), i cili ishte paraqitur në Polici më 7 tetor dhe ishte intervistuar nën dyshimin për veprën penale “Vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

    Pas ndalimit fillestar, më 9 tetor, Gjykata Themelore në Mitrovicë i kishte caktuar atij masën e paraburgimit prej një muaji.

    Ndërkohë, Bekim Maxhuni, i cili ishte në kërkim policor, është vetëdorëzuar më 28 tetor.

    Burimet e Sinjalit zbulojnë se gjatë intervistimit, ai u ka treguar hetuesve vendin ku kishte fshehur një pistoletë dhe një fishek.

    Hetuesit kanë shkuar në lokacionin e treguar dhe kanë sekuestruar armën, një pistoletë “Crvena Zastava”, model 70, e kalibrit 7.65 mm, e prodhimit jugosllav, së bashku me një fishek.

    Pistoleta dyshohet se është përdorur gjatë incidentit të 30 shtatorit, ndërsa kjo mbetet të vërtetohet përmes hetimeve dhe ekzaminimeve përkatëse.

    Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, ndaj Bekim Maxhunit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

    Rasti vazhdon të hetohet si “Vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kërkoi stolitë e arit nga bashkëshortja, ajo e denoncoi për dhunë në familje – Policia gjen kallashnikov në shtëpinë e tyre në Deçan

    Kërkoi stolitë e arit nga bashkëshortja, ajo e denoncoi për dhunë në familje – Policia gjen kallashnikov në shtëpinë e tyre në Deçan

    Kërkoi stolitë e arit nga bashkëshortja, ajo e denoncoi për dhunë në familje – Policia gjen kallashnikov në shtëpinë e tyre në Deçan

    Një konflikt mes bashkëshortëve në Carrabreg të Epërm të Deçanit ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe konfiskimin e një arme të gjatë AK-47, pasi një grua denoncoi bashkëshortin e saj për dhunë psikike.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të mërkurën, më 28 tetor, rreth orës 11:40, kur gruaja, R.H., ka kërkuar ndihmën e Policisë pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin e saj, I.T.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gruaja ka deklaruar se bashkëshorti kishte hyrë në dhomën e fëmijëve, ku ajo ishte mbyllur me çelës, dhe i kishte kërkuar t’ia jepte disa stoli ari. Pas refuzimit të saj, ajo kishte njoftuar menjëherë Policinë.

    Gjatë intervistimit, gruaja ka deklaruar se marrëdhëniet bashkëshortore kishin filluar të përkeqësoheshin që nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa kohëve të fundit, sipas saj, bashkëshorti kishte ushtruar dhunë psikike duke e penguar të punonte në profesionin e saj dhe të vizitonte familjarët.

    Ajo ka sqaruar se nuk kishte përjetuar dhunë fizike dhe se bashkëshorti kujdesej për nevojat e familjes. Gjithashtu, ka refuzuar trajtimin mjekësor, duke deklaruar se nuk kishte lëndime, ndërsa me dëshirën e saj është kthyer në shtëpi pranë fëmijëve.

    Në anën tjetër, i dyshuari i ka mohuar akuzat e bashkëshortes, duke deklaruar se bëhej fjalë për një keqkuptim dhe se kishte kërkuar vetëm unazën e fejesës, të cilën, sipas tij, e kishte humbur.

    Por gjatë intervistimit në Polici, rasti ka marrë një tjetër zhvillim.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se burri ka deklaruar vullnetarisht se në shtëpi mbante një armë të gjatë AK-47, të cilën, sipas tij, e kishte trashëguar nga babai i ndjerë që nga koha e luftës.

    Ai ka shprehur gatishmërinë për ta dorëzuar armën, ndërsa pas kontrollit të shtëpisë, Policia ka konfiskuar kallashnikovin dhe një karikator të zbrazët.

    Lidhur me rastin janë iniciuar procedurat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Two cancelled goals, but Ronaldo doesn’t stop, Portuguese marks again

    Cristiano Ronaldo has again found his way to the net in the Al Kholwood match in Saudi Arabia.

    The Portuguese star scored in the 66th minute, restoring the advantage for his team in a duel with many goals and emotions.

    Ronaldo had accomplished two more times during this meeting, but both goals were canceled for an out – of – the – game position.

    After the Portuguese goal, the score of the match is 3-2.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Dy gola të anuluar, por Ronaldo nuk ndalet – portugezi shënon sërish

    Dy gola të anuluar, por Ronaldo nuk ndalet – portugezi shënon sërish

    Dy gola të anuluar, por Ronaldo nuk ndalet – portugezi shënon sërish

    Cristiano Ronaldo ka gjetur sërish rrugën drejt rrjetës në ndeshjen ndaj Al Kholood në Arabinë Saudite.

    Ylli portugez shënoi në minutën e 66-të, duke rikthyer avantazhin për ekipin e tij në një duel me shumë gola dhe emocione.

    Ronaldo kishte realizuar edhe dy herë të tjera gjatë këtij takimi, por të dy golat iu anuluan për pozicion jashtë loje.

    Pas golit të portugezit, rezultati i ndeshjes është 3-2.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Countdown initiated: Super show Big Brother V IP Kosova starts tomorrow

    STop show in Albanian, Big Brother V IP Kosova, returns this Friday.

    The audience of the Kosovo Clan, tomorrow, has only one mission.

    Sit ahead of the screens and enjoy the launch of the fifth edition of this format, which will bring extraordinary emotions and dynamics that the 20 residents of the most famous Albanian house bring from the first night.

    This season has been selected as an overly diversty, with personalities marked by music, television, art, and various areas of public life.

    On the eve of departure, the names of those who will sit in the chair of opinionists, journalist and moderator Resul Sinan, as well as renowned actress and moderator Rudina Dembacaj have already been discovered.

    Under the leadership of Aludin Hamiti, Kosovo’s older brother, is looking forward to starting this journey that always manages to break record ratings, which is where Albanians are.

    So, four eyes and ears, because you’re having a great show waiting for you!

  • Numërimi mbrapsht ka nisur: Super spektakli Big Brother VIP Kosova fillon nesër

    Numërimi mbrapsht ka nisur: Super spektakli Big Brother VIP Kosova fillon nesër

    Numërimi mbrapsht ka nisur: Super spektakli Big Brother VIP Kosova fillon nesër

    Super spektakli më i ndjekur në shqiptari, Big Brother VIP Kosova, kthehet këtë të premte.

    Shikuesit e Klan Kosovës, nesër e kanë veç një mision.

    Të ulen përpara ekraneve dhe ta shijojnë nisjen e edicionit të pestë të këtij formati, që do të sjellë emocione dhe dinamika të jashtëzakonshme që 20 banorët e shtëpisë më të famshme shqiptare sjellin qysh në natën e parë.

    Për këtë sezon është përzgjedhur një kast tejet divers, me personalitete të spikatura nga muzika, televizioni, arti dhe fusha të ndryshme të jetës publike.

    Në prag të nisjes, tashmë janë zbuluar edhe emrat e atyre që do të ulen në karrigen e opinionistëve, gazetari dhe moderatori Resul Sinani, si dhe aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj.

    Nën udhëheqjen e Alaudin Hamitit, vëllai i madh kosovar, pret me padurim që të fillojë këtë rrugëtim që si gjithmonë arrin të thyejë rekorde shikueshmërie, anë e mbanë ku ka shqiptarë.

    Andaj, sytë e veshët katër, sepse ju një super spektakël po ju pret!

  • Kërkesa e debatuesve: Edukimi medial të jetë lëndë obligative (VIDEO)

    Kërkesa e debatuesve: Edukimi medial të jetë lëndë obligative (VIDEO)

    Kërkesa e debatuesve: Edukimi medial të jetë lëndë obligative (VIDEO)

    Janë disa akterë të ndryshëm, por në mendje e patën një temë të përbashkët.

    Edukimi medial në arsim ishte kryefjala që këta e patën në tavolinë, në diskutimin që organizoi Hibrid .info, në partneritet me Bashkimin Evropian në Kosovë.

    Rëndësia e edukimit medial u tha se është e madhe, por që faktikisht ende nuk është lëndë në vete.

    Kërkesa u tha se është e madhe që edukimi medial të jetë i detyrueshëm.

    Kurdo që kjo bëhet, një përkrahje u pohua të jëtë e pashmangshme.

    Të gjita këto, u bënë në kuadër të javës globale të edukimit medial.

    Për më shumë, ndiqeni kronikën në vazhdim:

  • Zvicër, vështirësi në gjetjen e punës edhe për profesionistët e kualifikuar

    Zvicër, vështirësi në gjetjen e punës edhe për profesionistët e kualifikuar

    Pavarësisht nivelit të ulët të papunësisë, gjetja e një pune që përputhet me kualifikimet dhe përvojën profesionale mbetet sfidë në Zvicër, veçanërisht për të huajt.

    Sipas një raportimi të SWI swissinfo.ch, procesi i punësimit mund të zgjasë me muaj, ndërsa kandidatët përballen me konkurrencë të fortë dhe mungesë të përgjigjeve nga punëdhënësit.

    Në tremujorin e dytë të vitit 2026, shkalla zyrtare e papunësisë në Zvicër ishte 3 për qind, ndërsa sipas një matjeje më të gjerë, që përfshin popullsinë aktive pa punë, arrinte në 4,9%.

    Megjithatë, këto shifra nuk e pasqyrojnë plotësisht vështirësinë për të gjetur një vend pune që përputhet me aftësitë e kandidatëve.

    Raporti sjell shembuj të profesionistëve me përvojë ndërkombëtare dhe diploma të avancuara, të cilët kanë dërguar qindra apo mijëra aplikime pa arritur të sigurojnë një vend pune, transmeton Telegrafi.

    Përveç konkurrencës, pengesa mund të jenë edhe mungesa e njohjes së tregut zviceran, leja e qëndrimit dhe nevoja për njohuri specifike të legjislacionit e institucioneve vendore.

    Sipas të dhënave për vitin 2025, papunësia te shtetasit e huaj arriti në 8,3 për qind, krahasuar me 3,4 për qind te shtetasit zviceranë. Ndërkohë, kërkesa për punëtorë mbetet më e lartë në fusha si shëndetësia, teknologjia informative dhe inxhinieria, ndërsa konkurrenca është më e madhe në administratë dhe profesione të përgjithshme të zyrës.

    Ekspertët e punësimit theksojnë rëndësinë e krijimit të kontakteve profesionale, përditësimit të aftësive dhe njohjes së kërkesave të tregut lokal, pasi diploma dhe përvoja nuk garantojnë automatikisht punësim./Telegrafi/

  • 'Le të fitojë më i miri", Sela reagon ndaj deklaratës së Gashit për zgjedhjet në Bërvenicë

    ‘Le të fitojë më i miri”, Sela reagon ndaj deklaratës së Gashit për zgjedhjet në Bërvenicë

    Lidhja Shqiptare e Ziadin Selës, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, lidhur me zgjedhjet në Bërvenicë, duke kundërshtuar cilësimin e dëshirës për fitore të një kandidati shqiptar si “provincializëm”.

    Nga LSH-ja vlerësojnë se deklarata e Gashit është e papërshtatshme dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të Bërvenicës që të mobilizohen për zgjedhjet e së dielës.

    Njoftimi i plotë i Lidhjes Shqiptare:

    Kauza Kombëtare nuk është provincializëm, por Afrim Gashi është vasal që mohon edhe identitetin e vetë.

    Sot dëgjuam deklaratën më skandaloze, më të turpshme dhe më poshtëruese të një funksionari shqiptar, i cili rri ulur në një kolltuk që u fitua me shumë sakrificë e gjak të derdhur.

    Afrim Gashi sot e quajti provincializëm dëshirën e shqiptarëve për fitoren e kandidatit shqiptar në Bërvenicë, duke shtuar se ai uron “të fitojë më i miri” dhe lutet që të përfundojnë ndarjet në baza etnike.

    Afrim Gashit, i cili i ra pishman edhe për atdheun e tij, mohoi gjuhën shqipe. Nuk i pengon nacionalizmi i Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, festa e tyre për “fitoren maqedonase” në Kërçovë e Bërvenicë në zgjedhjet e kaluara, por i pengon vetëm dëshira e shqiptarëve për fitore aty ku janë shumicë dhe meritojnë fitore.

    Lidhja Shqiptare dënon ashpër këtë retorikë të Gashit dhe koalicionit ku ai bën pjesë dhe fton shqiptarët e Bërvenicës që t’i japin përgjigjen e duhur atij dhe Mickoskit të dielën.

    Përkatësia kombëtare dhe e drejta e shqiptarëve për të qeverisur me Bërvenicën është e drejtë hyjnore, njerëzore dhe demokratike, sepse shqiptarët aty janë shumicë.

    Motra e vëllezër, mobilizohuni masivisht, lini dallimet politike e lojërat e vasalëve, sepse të dielën duhet të fitojë kandidati shqiptar dhe qytetarët shqiptarë të Komunës së Bërvenicës.