Blog

  • Edhe Mitrovica në këmbë për drejtësi, nesër protestohet për Arlindën

    Edhe Mitrovica në këmbë për drejtësi, nesër protestohet për Arlindën

    Edhe Mitrovica në këmbë për drejtësi, nesër protestohet për Arlindën

    Pas Prishtinës dhe Pejës, edhe Mitrovica do të protestojë në shenjë solidarizimi me Arlindën dhe në kërkim të drejtësisë për vdekjen e saj, si dhe për të gjitha gratë që kanë kërkuar mbrojtje nga institucionet, por nuk e kanë marrë atë.

    Protesta është thirrur për nesër, të premten, më 30 tetor 2026, duke filluar nga ora 13:00. Nisja do të bëhet nga shtatorja e Isa Boletinit, ndërsa marshimi do të vazhdojë drejt Gjykatës, Qendrës për Punë Sociale (QPS) dhe Policisë.

    Përmes kësaj proteste, organizatorët kërkojnë dorëheqje, llogaridhënie dhe ndjekje penale për të gjithë personat që konsiderohen përgjegjës për dështimet institucionale që, sipas tyre, çuan në vdekjen e Arlindës dhe të grave të tjera.

    Në thirrjen për protestë theksohet se Arlinda nuk duhet të mbetet vetëm një emër që kujtohet pasi jeta e saj është marrë, por rasti i saj duhet të shërbejë si thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

    “Për Arlindën. Për drejtësi. Për çdo grua që kërkoi mbrojtje dhe nuk e mori atë”, thuhet në thirrjen për pjesëmarrje.

    Protestuesit do të kërkojnë që institucionet të mbajnë përgjegjësi për veprimet dhe mosveprimet e tyre, me moton: Dorëheqje. Llogaridhënie. Ndjekje penale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • President reaffirms strategic partnership with United Kingdom

    According to the presidency’s announcement, Shiroka Pula thanked Ambassador Hargreaves for continuing support of the United Kingdom for Kosovo, praising the excellent relations between the two countries.

    During the meeting, discussed the possibilities for further deepening bilateral co-operation, with particular emphasis on security, defence and economic development, as well as Kosovo’s Euro-Atlantic integration processes, the report said.

    President Shiroka Pula reaffirmed Kosovo’s commitment to strengthening strategic partnership with the United Kingdom and expressed gratitude for its contribution to the security, development and international advancement of the Republic of Kosovo.

    Source Layer: RTKLive

  • Presidentja riafirmon partneritetin strategjik me Mbretërinë e Bashkuar

    Presidentja riafirmon partneritetin strategjik me Mbretërinë e Bashkuar

    Sipas njoftimit nga Presidenca, Shiroka Pula e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

    “Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në siguri, mbrojtje dhe zhvillim ekonomik, si dhe për proceset integruese euroatlantike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Presidentja Shiroka Pula ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e saj në sigurinë, zhvillimin dhe avancimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • Rasti i Arlinda Zekajt: Suspendohen 11 zyrtarë policorë, përfshirë drejtorin rajonal në Pejë

    Rasti i Arlinda Zekajt: Suspendohen 11 zyrtarë policorë, përfshirë drejtorin rajonal në Pejë

    Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Në mesin e të suspenduarve janë ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i Hetimeve Rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë, si dhe zyrtarë të tjerë policorë.

    Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, suspendimet janë bërë bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ndërsa ndaj zyrtarëve po zhvillohet një hetim paraprak lidhur me veprimet apo mosveprimet e tyre në trajtimin e rastit.

    Përveç drejtuesve të lartpërmendur, janë suspenduar edhe shefi i Sektorit të Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë, ushtruesi i detyrës së shefit të Sektorit të Operativës, komandanti i Nënstacionit Policor në Vitomiricë dhe katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë.

    Policia ka bërë të ditur se suspendimet janë realizuar në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale në trajtimin e rastit.

    IPK-ja kishte nisur hetimet pas shqetësimeve të ngritura lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i trajtoi raportimet e Arlinda Zekajt, e cila kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanosej.

    Rasti mori vëmendje të shtuar pas publikimit të audioincizimeve, në të cilat Zekaj dëgjohet duke iu lutur togerit Faruk Muqolli që të zbatohej urdhri mbrojtës ndaj ish-bashkëshortit të saj.

    Në njërin nga incizimet, ajo dëgjohet duke thënë: “Faruk, të lutem, të lutem, unë vrahem… por ju do të përgjigjeni”.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, ndërsa tri ditë para vrasjes u kishte shkruar institucioneve, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

    Burimi: Dukagjini

  • Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

    Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

    Policia del me njoftim për suspendimin e 11 zyrtarëve lidhur me rastin e Arlindës

    Policia e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht për suspendimin e 11 zyrtarëve policorë, lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Sipas njoftimit të Policisë, suspendimet janë bërë bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), i cili është duke zhvilluar hetime paraprake lidhur me veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast.

    Në mesin e të suspenduarve janë ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i Hetimeve Rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë, shefi i Sektorit të Hetimeve, ushtruesi i detyrës së shefit të Sektorit të Operativës, komandanti i Nënstacionit në Vitomiricë, si dhe katër hetues policorë.

    Siç ka raportuar edhe gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj duke iu referuar burimeve në mesin e të suspenduarve janë drejtori rajonal, Agron Hasanaj, komandanti i stacionit, Faik Jahmurataj, majori Ndue Nikolla, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë, Sami Lekaj, si dhe zëvendëskomandanti Dervish Hasanaj.

    Po ashtu, është suspenduar edhe Faruk Muqolli, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Pejës, së bashku me katër hetues dhe shefin e operativës, njofton Klankosova.tv.

    Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se suspendimet janë ndërmarrë në interes të zhvillimit të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale në trajtimin e rastit.

    Po ashtu, Policia e Kosovës ka theksuar se do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet përkatëse gjatë procesit hetimor.

  • QIKA: Maska e shtetit ra - Xhelal, jep dorëheqje!

    QIKA: Maska e shtetit ra – Xhelal, jep dorëheqje!

    QIKA: Maska e shtetit ra - Xhelal, jep dorëheqje!

    Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA), para Ministrisë së Punëve të Brendshme, sot ka thyer një pasqyrë, si aksion simbolik ndaj shtetit që pretendon se i mbron gratë.

    Duke kërkuar hetim të plotë të veprimeve dhe mosveprimeve institucionale dhe përgjegjësi në të gjithë zinxhirin komandues, kërkesa e parë e tyre ishte që ministri Xhelal Sveçla të dorëhiqet.

    Por përgjegjësia fillon nga Xhelal Sveçla dhe vazhdon deri te secili zyrtar që ka dështuar në detyrën e tij.

    “Thyem pasqyrën e një institucioni që flet për siguri, rend dhe ligj, por që nuk arrin ta garantojë as të drejtën elementare të një gruaje për të jetuar.

    “Nuk jam i obligum me u marrë me ty” nuk është mendësia vetëm e Faruk Muçollit. Është mendësia e shtetit që nuk e trajton seriozisht jetën dhe sigurinë e grave.

    Faruku është produkt i një sistemi të kalbur. Përgjegjësia është politike. Gjashtë vjet me gojën plot siguri shtetërore, rend dhe sundim të ligjit, ndërsa gratë vazhdojnë të përballen me institucione që nuk i dëgjojnë, nuk i mbrojnë dhe nuk reagojnë në kohë.”

  • E fundit: Suspendohet togeri Faruk Muqolli

    E fundit: Suspendohet togeri Faruk Muqolli

    E fundit: Suspendohet togeri Faruk Muqolli

    Togeri i Policisë, Faruk Muqolli, është suspenduar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

    Në audi-incizimin e publikuar nga “MAT”, dëgjohet Muqolli duke i thënë viktimës se nuk do ta pranonte më, si dhe se nuk e kishte obligim të merrej me të.

    Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale lidhur me mënyrën se si ishte trajtuar rasti i saj./Klankosova.tv

  • Këta janë zyrtarët e zinxhirit komandues të suspenduar në Pejë dhe Vitomiricë

    Këta janë zyrtarët e zinxhirit komandues të suspenduar në Pejë dhe Vitomiricë

    Këta janë zyrtarët e zinxhirit komandues të suspenduar në Pejë dhe Vitomiricë

    Disa zyrtarë të lartë policorë, përfshirë drejtues të stacionit rajonal në Pejë dhe nënstacionit në Vitomiricë, janë suspenduar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj përmes burimeve ka kuptuar se në mesin e të suspenduarve janë drejtori rajonal, Agron Hasanaj, komandanti i stacionit, Faik Jahmurataj, majori Ndue Nikolla, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë, Sami Lekaj, si dhe zëvendëskomandanti Dervish Hasanaj.

    Po ashtu, është suspenduar edhe Faruk Muqolli, shef i hetimeve në Stacionin Policor të Pejës, së bashku me katër hetues dhe shefin e operativës.

    Suspendimet vijnë pas rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës, dhe shqyrtimit të trajtimit institucional të rastit./Klankosova.tv

  • Suspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës

    Suspendohen 11 zyrtarë policorë pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës

    Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të viktimës A. Z., në Vitomiricë të Pejës.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, suspendimet janë bërë bazuar në rekomandimin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ndërsa ndaj zyrtarëve është duke u zhvilluar hetim paraprak për veprimet ose mosveprimet e tyre në trajtimin e rastit.

    Në mesin e të suspenduarve janë ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i Hetimeve Rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor në Pejë, si dhe shefi i Sektorit të Hetimeve dhe ushtruesi i detyrës së shefit të Sektorit të Operativës në këtë stacion.

    Suspendimi përfshin gjithashtu komandantin e Nënstacionit Policor në Vitomiricë dhe katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë.

    Policia e Kosovës bëri të ditur se masat janë ndërmarrë në interes të zhvillimit të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përcaktimit të përgjegjësive individuale për trajtimin e rastit.

    Institucioni theksoi se mbetet i përkushtuar në ruajtjen e integritetit dhe ofrimin e shërbimit të drejtë e të paanshëm, si dhe se do të bashkëpunojë me institucionet përkatëse gjatë procesit hetimor.

  • 11 police officials suspended in Arlinda Zekaj case

    Kosovo police have sponsored 11 police officials over the treatment of the case of Arlinda Zekiaj, who was killed in Vitomirica in Pec. Suspendations were made after the recommendation of Kosovo Police Inspectorate ( IPK), as preliminary investigation into their actions or inactions is under way against officials.

    According to the Kosovo Police’s announcement, among the suspended are the task leader of the regional Police Director in Pec, chief of regional investigation, commander and deputy commander of the Police Station in Pec, as well as other police officials.

    The list includes Chief of Investigations at the Police Station in Pec, the task manager of Operational Sector Chief, Substation Commander in Vitomirica and four police investigators at the Police Station in Pec.

    Police have announced that suspensions are conducted under the Kosovo Police Law, administrative instruction for violations, measures and disciplinary procedures, as well as IPK recommendation.

    The referrals were made in the interest of independent investigations, institutional accountability and individual responsibilities, in handling the case, the report said.

    Kosovo police have stressed that it remains committed to maintaining integrity and providing service fairly and impartially, as well as that it will co-operate closely with all relevant institutions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal