Blog

  • Former Spanish minister’s death confirmed in railway accident

    Spain’s People’s Party has confirmed the death of former minister Fatima Báñez, who lost his life in Thursday’s railway accident.

    Báñez served as Minister of Employment from 2011 to 2018 during the rule of former Prime Minister Mariano Rajoy. After the mandate ended, she continued her career in the private sector, taking the lead in the organisation of Spanish employers CEOE.

    People’s Party Chairman Alberto Núñez Faijó expressed deep grief over her death, describing Báñez as a hardworking woman, loyal friend and a person devoted constantly to improving Spanish life.

    Spanish Congress President Francina Armenolol said that news of the former minister’s death has been met with great pain and sadness, Television broadcasts.

    On behalf of Congress, I express my condolences and all my support for my family and relatives, colleagues from the People’s Party and those from the CEOese Foundation, said Armingol.

    Even the CEOE foundation expressed grief over Báñez’s loss, stressing that its warmth, generosity and dedication will leave a lasting impression on businesses and on the entire organisation’s team. /Telegraphy/

  • Konfirmohet vdekja e ish-ministres spanjolle në aksidentin hekurudhor

    Konfirmohet vdekja e ish-ministres spanjolle në aksidentin hekurudhor

    Partia Popullore e Spanjës ka konfirmuar vdekjen e ish-ministres Fatima Báñez, e cila humbi jetën në aksidentin hekurudhor të ndodhur të enjten.

    Báñez shërbeu si ministre e Punësimit nga viti 2011 deri në vitin 2018, gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Mariano Rajoy. Pas përfundimit të mandatit, ajo vazhdoi karrierën në sektorin privat, duke marrë drejtimin e organizatës së punëdhënësve spanjollë CEOE.

    Kryetari i Partisë Popullore, Alberto Núñez Feijóo, shprehu pikëllimin e thellë për vdekjen e saj, duke e përshkruar Báñez si një grua të palodhur, mike besnike dhe person të përkushtuar vazhdimisht për përmirësimin e jetës së spanjollëve.

    Edhe presidentja e Kongresit spanjoll, Francina Armengol, tha se lajmi për vdekjen e ish-ministres është pritur me dhimbje dhe trishtim të madh, transmeton Telegrafi.

    “Në emër të Kongresit, shpreh ngushëllimet e mia dhe gjithë mbështetjen për familjen dhe të afërmit e saj, kolegët nga Partia Popullore dhe ata të Fondacionit CEOE”, deklaroi Armengol.

    Edhe fondacioni CEOE shprehu pikëllimin për humbjen e Báñez, duke theksuar se ngrohtësia, bujaria dhe përkushtimi i saj do të lënë gjurmë të pashlyeshme te bizneset dhe në të gjithë ekipin e organizatës. /Telegrafi/

  • Emil Maksuti emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

    Emil Maksuti emërohet zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

    Emil Maksuti është caktuar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti e ka uruar për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësve të reja.

    Me këtë emërim, numri i zëvendësministrave ka mbërritur rreth 30.

    Më 15 shtator, Qeveria pati njoftuar për emërimin e 27 zëvendëministrave.

    E ndërkohë ka pasur emërime të tjera që s’ishin pjesë e kësaj liste prej 27 emrash.

    Ndërkaq kabineti qeveritar i ka 21 anëtarë (kryeministër, zëvendëskryeministër e ministra). /Telegrafi/

  • Kurti appoints new deputy minister at MAPL

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has named Emil Maksut as deputy minister in the Ministry of Management of Local Power ( MAPL).

    Kurt has congratulated Max on his new task, wishing him success in fulfilling his new responsibilities.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • President, Kurti meet with NATO Supreme Commander in Europe, discuss security and defence

    Kosovo President Justina Shiroka Pula and Prime Minister Albin Kurti have held meetings with NATO Allied Supreme Commander of Forces in Europe ( SA CUR, General Alexus G. Grinkewich, with whom they have discussed security, stability and co-operation with international allies.

    According to the Presidency’s announcement, at the meeting of Shiroka Pula with General Grinkewich has been discussed for the security situation in Kosovo and the region, NATO’s role in preserving peace and stability, as well as for further co-operation.

    During the meeting, the president has expressed Kosovo’s gratitude for NATO and KFOR’s contribution to ensuring security and stability in the country, stressing the importance of KFOR’s presence for the security of all citizens.

    The president reiterated Kosovo’s commitment to strengthening its partnership with NATO and advancing co-operation with allies, underlining that NATO membership remains one of the strategic goals of the Republic of Kosovo. In this context, President Shiroka Pula stressed that Kosovo remains committed to peace, regional stability and close co-operation with the United States, NATO and international partners, the Presidency’s announcement reported.

    Prime Minister Albin Kurti has also announced that he has hosted General Grinkewich, who was accompanied by KFOR commander, Major General Roberto Vergor, and assigned to work at the American Embassy, Annu Prattipati.

    In a Facebook post, Kurti has highlighted Kosovo’s investments in defence and advancing the capabilities of the Kosovo Security Force ( KSF).

    For four years, our defence expenses exceed 2% of the local Bruto Product, 515 new soldiers were sworn in last week, and this week 209 conscripts began basic training as we continue with training and purchase, with a view to professional military growth and the establishment of the Kosovo Security Force’s defence capacities. We’re ahead on a ten-year plan and we’re going to meet it before 2028. The Republic of Kosovo appreciates NATO’s role in freeing the country and is grateful to KFOR for contributing to lasting peace and stability in the country and the region, Kurti has written.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Presidentja dhe Kurti takohen me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, diskutojnë për sigurinë dhe mbrojtjen

    Presidentja dhe Kurti takohen me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, diskutojnë për sigurinë dhe mbrojtjen

    Presidentja dhe Kurti takohen me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, diskutojnë për sigurinë dhe mbrojtjen

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, dhe kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar takime me Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich, me të cilin kanë diskutuar për sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin me aleatët ndërkombëtarë.

    Sipas njoftimit të Presidencës, në takimin e Shiroka Pulës me gjeneralin Grynkewich është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm.

    Gjatë takimit, presidentja ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend, duke theksuar rëndësinë e pranisë së KFOR-it për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

    “Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe për avancimin e bashkëpunimit me aleatët, duke nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një ndër objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Edhe kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka pritur në takim gjeneralin Grynkewich, i cili ishte i shoqëruar nga komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati.

    Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar investimet e Kosovës në mbrojtje dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

    “Për katër vjet me radhë shpenzimet tona për mbrojtje kalojnë 2% të Bruto Produktit Vendor, javën e kaluar u betuan 515 ushtarë të rinj e këtë javë 209 rekrutë nisën stërvitjen bazë, teksa po vazhdojmë me trajnime e blerje, me synim rritjen profesionale ushtarake dhe ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Jemi përpara në planin dhjetëvjeçar dhe do ta përmbushim atë para vitit 2028. Republika e Kosovës e çmon rolin e NATO-s për çlirimin e vendit dhe është falënderuese ndaj KFOR-it për kontributin për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në vend dhe rajon”, ka shkruar Kurti.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti emëron zëvendësministrin e ri në MAPL

    Kurti emëron zëvendësministrin e ri në MAPL

    Kurti emëron zëvendësministrin e ri në MAPL

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Emil Maksutin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

    Kurti e ka uruar Maksutin për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij të reja.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • LEX | Dyert u mbyllën për publikun në seancën për vrasjen e Liridona Ademajt – Gjykata e Apelit tregon arsyen

    LEX | Dyert u mbyllën për publikun në seancën për vrasjen e Liridona Ademajt – Gjykata e Apelit tregon arsyen

    LEX | Dyert u mbyllën për publikun në seancën për vrasjen e Liridona Ademajt – Gjykata e Apelit tregon arsyen

    Gjykata e Apelit ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me zhvillimin e seancës gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, pasi një pjesë e shqyrtimit gjyqësor është zhvilluar me dyer të mbyllura për publikun.

    Përmes një njoftimi të lëshuar të enjten, më 29 tetor 2026, Gjykata e Apelit ka bërë të ditur se seanca në çështjen penale me numër Pakr.nr.480/2026 është zhvilluar pjesërisht e hapur për publikun, ndërsa një pjesë e saj është mbyllur me vendim të kolegjit gjykues.

    Sipas gjykatës, vendimi është marrë në përputhje me dispozitat ligjore të procedurës penale, duke marrë parasysh natyrën e çështjeve që janë trajtuar gjatë seancës.

    Arsyeja kryesore për mbylljen e një pjese të seancës, sipas Apelit, ka qenë nevoja për mbrojtjen e jetës private dhe familjare të pjesëmarrësve në procedurë.

    “Ky vendim është marrë nga kolegji gjykues i çështjes penale në fjalë, në përputhje me dispozitat ligjore të procedurës penale, duke pasur parasysh natyrën e çështjeve të trajtuara, të cilat kanë paraqitur nevojën për mbrojtjen e jetës private dhe familjare të pjesëmarrësve në procedurë”, thuhet në sqarimin e gjykatës.

    Gjykata e Apelit ka rikujtuar se edhe gjatë procedurës gjyqësore në shkallë të parë, një pjesë e seancave në këtë rast ishte zhvilluar me dyer të mbyllura.

    “Bëjmë me dije se, në këtë çështje penale edhe në procedurën e zhvilluar në shkallë të parë, një pjesë e seancave gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura”, thuhet tutje në njoftim.

    Apeli ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj transparencës dhe informimit të drejtë të opinionit publik, por njëkohësisht duhet të respektojë detyrimet ligjore që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të palëve në procedurë.

    Kujtojmë se rasti i vrasjes së Liridona Ademajt është një nga proceset gjyqësore që ka ngjallur interesim të madh publik në Kosovë.

    Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

    Në këtë rast, në mesin e të akuzuarve është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • NPL “Fushë Kosova” riparon mbrojtëset e urës në Vragoli dhe dyert e shkollës në Miradi të Epërme

    NPL “Fushë Kosova” riparon mbrojtëset e urës në Vragoli dhe dyert e shkollës në Miradi të Epërme

    NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ekipet e saj kanë realizuar riparimin dhe vendosjen e mbrojtëseve metalike të urës në fshatin Vragoli, e cila ishte dëmtuar një javë më parë.

    Sipas njoftimit të kompanisë, punimet kanë përfshirë edhe riparimin dhe rregullimin e dyerve të shkollës fillore në Miradi të Epërme.

    Këto intervenime synojnë mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve në hapësirat publike dhe ato shkollore.

    NPL “Fushë Kosova” ka bërë të ditur se ekipet e saj do të vazhdojnë angazhimin në terren për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike. /Telegrafi/

  • Rokas: Maqedonia e Veriut po bën përpjekje të mëdha për mjedisin, BE-ja do ta mbështesë

    Rokas: Maqedonia e Veriut po bën përpjekje të mëdha për mjedisin, BE-ja do ta mbështesë

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas është shumë i kënaqur me përpjekjet që vendi po bën për cilësinë e ajrit dhe një mjedis të pastër. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, ai tha se ka një ndryshim në cilësinë e ajrit në Shkup, dhe se cilësia e ajrit në vendet evropiane ka ndryshuar në mënyrë drastike vitet e fundit.

    “Nuk kam qenë në qytetin tim të lindjes në dyzet vitet e fundit, por ka një ndryshim. Në BE, cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm, falë legjislacionit, por edhe impiantit të riciklimit, sistemit të monitorimit dhe gjobave që ekzistojnë për ndotësit. Po, në BE situata e cilësisë së ajrit është shumë më e mirë, por në Maqedoni, e cila është një vend në tranzicion dhe po bën shumë përpjekje, duhet të them se jam shumë i kënaqur me përpjekjet”, tha Rokas pasi prezantoi rezultatet e projektit “Mbështetje për zbatimin e direktivave për cilësinë e ajrit”.

    Ai tha se në dy vitet që ka qenë në vend, është e qartë se të gjithë qytetarët duan ajër më të pastër dhe një mjedis më të mirë. Sipas tij, për ta arritur këtë, nuk duhet bërë vetëm një gjë, por disa aktivitete të koordinuara reciprokisht.

    “Kjo do të thotë që nga njëra anë, duke realizuar këtë projekt, po hidhen themelet për ndryshime drastike në cilësinë e ajrit në dhjetë vitet e ardhshme. Dhe që kjo të ndodhë, Ministria e Mjedisit nuk mjafton. Nevojitet një koordinim i fortë me Ministritë e Transportit dhe Bujqësisë, dhe ne do ta monitorojmë këtë proces. Nga ana tjetër, kemi çështjen e mbetjeve të ngurta, dhe shpresojmë se do të ketë shumë investime në qendrat rajonale dhe impiantet e riciklimit, për të cilat do të përdoren fondet IPA dhe BE do ta mbështesë këtë tranzicion”, thekson ambasadori i BE-së.

    Ai shtoi se ky është një proces i vazhdueshëm dhe është e vështirë të shihen rezultatet menjëherë, por se me aktivitetet që po ndërmerren, do të ketë ajër më të pastër./Telegrafi/