Emil Maksuti është caktuar zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se kryeministri Albin Kurti e ka uruar për detyrën e re dhe i ka dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësve të reja.
Me këtë emërim, numri i zëvendësministrave ka mbërritur rreth 30.
Më 15 shtator, Qeveria pati njoftuar për emërimin e 27 zëvendëministrave.
E ndërkohë ka pasur emërime të tjera që s’ishin pjesë e kësaj liste prej 27 emrash.
Ndërkaq kabineti qeveritar i ka 21 anëtarë (kryeministër, zëvendëskryeministër e ministra). /Telegrafi/