Konfirmohet vdekja e ish-ministres spanjolle në aksidentin hekurudhor

Konfirmohet vdekja e ish-ministres spanjolle në aksidentin hekurudhor

Written by

in

Partia Popullore e Spanjës ka konfirmuar vdekjen e ish-ministres Fatima Báñez, e cila humbi jetën në aksidentin hekurudhor të ndodhur të enjten.

Báñez shërbeu si ministre e Punësimit nga viti 2011 deri në vitin 2018, gjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Mariano Rajoy. Pas përfundimit të mandatit, ajo vazhdoi karrierën në sektorin privat, duke marrë drejtimin e organizatës së punëdhënësve spanjollë CEOE.

Kryetari i Partisë Popullore, Alberto Núñez Feijóo, shprehu pikëllimin e thellë për vdekjen e saj, duke e përshkruar Báñez si një grua të palodhur, mike besnike dhe person të përkushtuar vazhdimisht për përmirësimin e jetës së spanjollëve.

Edhe presidentja e Kongresit spanjoll, Francina Armengol, tha se lajmi për vdekjen e ish-ministres është pritur me dhimbje dhe trishtim të madh, transmeton Telegrafi.

“Në emër të Kongresit, shpreh ngushëllimet e mia dhe gjithë mbështetjen për familjen dhe të afërmit e saj, kolegët nga Partia Popullore dhe ata të Fondacionit CEOE”, deklaroi Armengol.

Edhe fondacioni CEOE shprehu pikëllimin për humbjen e Báñez, duke theksuar se ngrohtësia, bujaria dhe përkushtimi i saj do të lënë gjurmë të pashlyeshme te bizneset dhe në të gjithë ekipin e organizatës. /Telegrafi/