Blog

  • George Michael’s guitar from the Faith video auctions for 138 thousand euros

    George Michael’s guitar from the Faith video auctions for 138 thousand euros

    The iconic guitar that George Michael used in the video of the famous song Faith is expected to sell for 120 thousand pounds (about 138 thousand euros).

    The instrument was donated to his personal assistant, Siobhan Bailey, with whom he worked for about 20 years.

    After Siobhan’s death in 2014, the guitar was inherited from her husband, Ian Belcher, who has already auctioned it, writes DailyMail.

    George Michael’s guitar from the Faith video auctions for 138 thousand euros

    The decision has made her family disgruntled because her brother, Gerard Bailey, claims that his sister wanted personal possessions to remain with grandchildren.

    According to Gerard, Siobhan had begun preparing a will before death, but the document had not been recorded.

    He has declared that his sister would oppose selling precious memories and that he would have preferred them to remain within the family.

    The Gretsch Synchromatic 160 brand guitar was used by George Michael in Faith’s video clip, published in 1987 that became one of the most famous hits of his career.

    The auction includes signed photos, the singer’s order for the Live Aid concert, and an route from Wham’s historic tour! China, 1985. /Telegraphy/

  • Kitara e George Michael nga videoklipi i Faith del në ankand për 138 mijë euro

    Kitara e George Michael nga videoklipi i Faith del në ankand për 138 mijë euro

    Kitara ikonike që George Michael përdori në videoklipin e këngës së famshme Faith pritet të shitet për 120 mijë funte (rreth 138 mijë euro).

    Instrumenti iu dhurua nga këngëtari asistentes së tij personale, Siobhan Bailey, me të cilën punoi për rreth 20 vjet.

    Pas vdekjes së Siobhan në vitin 2014, kitara u trashëgua nga bashkëshorti i saj, Ian Belcher, i cili tashmë e ka nxjerrë në ankand, shkruan DailyMail.

    George Michael’s guitar from the Faith video auctions for 138 thousand euros

    Vendimi ka shkaktuar pakënaqësi te familjarët e saj, pasi vëllai, Gerard Bailey, pretendon se motra e tij dëshironte që sendet personale t’u mbeteshin nipërve dhe mbesave.

    Sipas Gerard, Siobhan kishte nisur të përgatiste një testament para vdekjes, por dokumenti nuk ishte regjistruar.

    Ai ka deklaruar se motra e tij do të ishte kundër shitjes së kujtimeve të çmuara dhe se do të kishte preferuar që ato të mbeteshin brenda familjes.

    Kitara e markës Gretsch Synchromatic 160 u përdor nga George Michael në videoklipin e Faith, këngë e publikuar në vitin 1987 që u bë një nga hitet më të njohura të karrierës së tij.

    Në ankand përfshihen edhe fotografi të nënshkruara, porosia e këngëtarit për koncertin Live Aid dhe një itinerar nga turneu historik i Wham! në Kinë, në vitin 1985. /Telegrafi/

  • Ivan Toney declared innocent of the assault charge, trial set for 2028

    English striker Ivan Toney has been declared innocent of the assault charge in connection with an alleged incident at a London nightclub in December 2025.

    Toney appeared on Thursday before the Court of the Crown in Southwark, where he officially denied the charge against him. The trial is scheduled to begin on June 12th, 2028.

    According to reports, the incident had occurred at a nightclub and concert space in central London, where a debate between footballer and Saber Da Silvas allegedly ended in physical clashes.

    Brentford’s ex-attack allegedly hit Da Silva with his head and then with a few fists. According to reports, he had suffered nose and finger injuries.

    The police had arrived at the scene within half an hour and had Toney removed from the bar. The footballer was officially charged in July 2026, following an investigation by the Metropolitan Police.

    A Toney spokesman had earlier stated that the footballer was shocked by the prosecution and wanted to prove his innocence in court.

    The trial is expected to begin just three days after the start of the 2028 European Championship, which will be organised in the United Kingdom and Ireland. This could affect the possibility of the attackers being part of the tournament when he is 32-year-old.

    Toney had scored 72 goals during the four years of Branford, before in 2024 he moved to Al-Ahli in Saudi Arabia.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ivan Toney deklarohet i pafajshëm për akuzën e sulmit, gjykimi caktohet për vitin 2028

    Ivan Toney deklarohet i pafajshëm për akuzën e sulmit, gjykimi caktohet për vitin 2028

    Ivan Toney deklarohet i pafajshëm për akuzën e sulmit, gjykimi caktohet për vitin 2028

    Sulmuesi anglez Ivan Toney është deklaruar i pafajshëm për akuzën e sulmit, lidhur me një incident të pretenduar në një klub nate në Londër, në dhjetor të vitit 2025.

    Toney u paraqit të enjten para Gjykatës së Kurorës në Southwark, ku zyrtarisht mohoi akuzën ndaj tij. Gjykimi është caktuar të nisë më 12 qershor 2028.

    Sipas raportimeve, incidenti kishte ndodhur në një klub nate dhe hapësirë koncertesh në qendër të Londrës, ku një debat mes futbollistit dhe Saber Da Silvas dyshohet se kishte përfunduar në përleshje fizike.

    Ish-sulmuesi i Brentfordit dyshohet se e kishte goditur Da Silvan me kokë dhe më pas me disa grushte. Sipas raportimeve, ai kishte pësuar lëndime në hundë dhe gishta.

    Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes brenda gjysmë ore dhe e kishte larguar Toney nga lokali. Futbollisti ishte akuzuar zyrtarisht në korrik të vitit 2026, pas një hetimi nga Policia Metropolitane.

    Një zëdhënës i Toneyt kishte deklaruar më herët se futbollisti ishte i tronditur nga akuza dhe dëshironte ta dëshmonte pafajësinë e tij në gjykatë.

    Gjykimi pritet të nisë vetëm tri ditë pas fillimit të Kampionatit Evropian 2028, i cili do të organizohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Kjo mund të ndikojë në mundësinë e sulmuesit për të qenë pjesë e turneut, kur ai do të jetë 32-vjeçar.

    Toney kishte shënuar 72 gola gjatë katër viteve te Brentfordi, përpara se në vitin 2024 të transferohej te Al-Ahli në Arabinë Saudite.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Albania’s Parliament tensions, Socialists demand Berisha’s exclusion for 10 days

    The Socialist Party in Albania has called for Sali Berisha’s expulsion for 10 days from the work of the Parliament.

    Cause for this request at the Ethic Secretariat has become what the Socialists call for acts of violence during the speech the DP leader held in the Parliament.

    During the blocking of the Parliament’s speaker, the word was given to MP Sali Berisha for procedure. During his speech, keeping the speech deadlocked and outside of the projections of Article 49 of the Parliament’s Order, MP Sali Berisha used a nonparliamentary dictionary, called for acts of violence, used an expressive language that promotes hatred, these serious violations envisioned in Article 6 of the MP’s Code of Conduct, and envisioned at Article 64 and 65 of the Parliament’s Order. Following these serious actions committed by MP Sali Berisha, who was supported by other MPs from opposition parliamentary groups, the SP’s request reported.

    The Socialists also seek exemption by 60 days for 6 other opposition deputies, Bledion Nallbati, Ivi Kaso, Blndi Himmci, Jelal Mziu, Albana Vokshi and Klodiana Capja. At the moment the day-to-day vote began, MPs Blendi Himmci, Ivi Kaso, Bledion Nallbati, Jedal Mziu used pirotechnics or tools, while also deputy Blendi Himci and MPs Albana Vokshi and Klodiana Capja threw solid items towards the chairman of Seanca and members of the Council of Ministers, while these serious violations envisioned at Article 65/1 of the Parliamenting Law.

    The conduct of these MPs constitutes serious violations of the norms of ethics and parliamentary discipline, violating the Parliament’s authority and conditions for regular exercise of parliamentary activity.

    The actions of the Oversold MPs were accompanied by the impasse of the Parliament’s folk, tension and constant noise with inflated means by other opposition MPs, hindering the regular development of the voting procedure. It is also a serious violation of the nonparliamentary language and the promotion of violence by MP Sali Berisha, said the request.

    In the streets of Tirana, new bones broke, skulls cracked. The worst tools were used against young people. These parliamentarians you see here are more criminals than those who break skulls and break bones. They deserve those skulls, and tew breaks bones, Berisha said in his speech.

    The session lacked 20 democratic deputies, excluded after the chaotic scenes of a week earlier. The Secretariat for Procedures, Votimes and the Ethics of the Parliament ruled MPs Flamur Noka, Belinda Kullici, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri and Luciano Boci out of 60 days, writes A2 CNN.

    Also suspended for 10 days for deputies John, Bardh Spahija, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndija, Ivi Kaso, Zija Ismaili and Blimci.

    Source Layer: Dukeagini

  • Tensionet në Kuvend e Shqipërisë, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës për 10 ditë

    Tensionet në Kuvend e Shqipërisë, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës për 10 ditë

    Partia Socialiste në Shqipëri ka kërkuar përjashtimin e Sali Berishës për 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

    Shkak për këtë kërkesë në Sekretariatin e Etikës është bërë ajo që socialistët quajnë thirrje për akte dhune gjatë fjalës që kreu i PD mbajti në Kuvend.

    “Gjatë bllokimit të foltores së Kuvendit i është dhënë fjala deputetit Sali Berisha për procedurë. Gjatë fjalës së tij, duke mbajtur të bllokuar foltoren dhe jashtë parashikimeve të nenit 49 të Rregullores së Kuvendit, deputeti Sali Berisha përdori një fjalor joparlamentar, bëri thirrje për akte dhune, përdori një gjuhë të shprehuri që nxit urrejtjen, shkelje këto të rënda të parashikuara në Nenin 6 të Kodit të Sjelljes së Deputetit dhe të parashikuara në nenet 64 dhe 65 të Rregullores së Kuvendit. Në vijim të këtyre veprimeve të rënda të kryera nga deputeti Sali Berisha, i cili u mbështet edhe nga deputetë të tjerë anëtarë të grupeve parlamentare të opozitës”, thuhet në kërkesën e PS.

    Gjithashtu socialistët kërkojnë përjashtimin me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të opozitës, Bledion Nallbati, Ivi Kaso, Blendi Himçi, Xhelal Mziu, Albana Vokshi dhe Klodiana Çapja. “Në momentin që filloi votimi i çështjeve të rendit të ditës deputetët Blendi Himçi, Ivi Kaso, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu përdorën lëndë apo mjete piroteknike ndërsa gjithashtu deputeti Blendi Himçi dhe deputetet Albana Vokshi dhe Klodiana Çapja hodhën sende të forta në drejtim të Drejtuesit të Seancës dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave, shkelje këto të rënda të parashikuara në Nenin 65/1 të Rregullores së Kuvendit.

    Sjellja e këtyre deputetëve përbën shkelje të rënda të normave të etikës dhe disiplinës parlamentare, duke cenuar autoritetin e Kuvendit dhe kushtet për ushtrimin e rregullt të veprimtarisë parlamentare.

    Veprimet e deputetëve të sipërcituar u shoqëruan me bllokim të foltores së Kuvendit, tensione dhe zhurmë të vazhdueshme me mjete fryrëse nga deputetë të tjerë të opozitës, duke penguar zhvillimin e rregullt të procedurës së votimit. Gjithashtu është një shkelje e rëndë gjuha joparlamentare dhe nxitëse e dhunës nga deputeti Sali Berisha”, thuhet në kërkesë.

    “Në rrugët e Tiranës u thyen kocka të rinjsh, u çanë kafka. Mjetet më të egra u përdorën kundër të rinjve. Këta parlamentarë që shihni këtu janë më kriminelë se ata që çajnë kafka dhe thyejnë kocka. E meritojnë këta t’u çahet kafka dhe t’u thyen kockat”, tha Berisha në fjalën e tij.

    Në seancë mungonin 20 deputetë demokratë, të përjashtuar pas skenave kaotike të një jave, më parë. Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën i Kuvendit përjashtoi me 60 ditë deputetët Flamur Noka, Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Edi Paloka, Besart Xhaferri dhe Luçiano Boçi, shkruan A2 CNN.

    Gjithashtu u përjashtuan për 10 ditë për deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi.

    Burimi: Dukagjini

  • 11 zyrtarë policorë në prag të suspendimit për rastin e Arlinda Zekajt

    11 zyrtarë policorë në prag të suspendimit për rastin e Arlinda Zekajt

    11 zyrtarë policorë në prag të suspendimit për rastin e Arlinda Zekajt

    11 zyrtarë policorë, përfshirë një toger, pritet të suspendohen lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

    Lajmi është bërë i ditur nga burime të gazetare­s së Klan Kosovës, Altiana Zogaj.

    Sipas këtyre burimeve, zyrtarët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

    Rekomandimi për suspendimin e tyre është bërë nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret së shpejti./Klankosova.tv

  • Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja

    Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja

    Një ditë pas transferimit nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, Erion Veliaj ka nisur “grevën” brenda qelisë.

    Siç mëson Tch, kryebashkiaku i Tiranës ka refuzuar ushqimin brenda burgut, me refuzimin prej tij që vjen në një formë proteste për transferimin e padokumentuar nga burgu i Durrësit në të Fierit.

    Ndërkohë, në mëngjes, Veliaj u vizitua nga nëna e tij, e cila mbante me vete një çantë të mbushur me ushqime.

    Ndërsa pak orë më vonë, erdhi dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ishte së bashku me foshnjën. /Tch/

  • Zbulohet vendimi i Bruno Fernandes për të ardhmen e tij pas përplasjes me Carrickun

    Zbulohet vendimi i Bruno Fernandes për të ardhmen e tij pas përplasjes me Carrickun

    Bruno Fernandes ka marrë një vendim për të ardhmen e tij te Manchester Unitedi, pas bisedës sqaruese që zhvilloi të martën me trajnerin Michael Carrick.

    Mesfushori portugez u kritikua nga tifozët e Unitedit pasi vuri në pikëpyetje taktikat e Carrickut, pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Comos në Ligën e Kampionëve. Më pas, ai mbeti në bankën rezervë pa u aktivizuar në humbjen 3-0 ndaj Bournemouthit të dielën, ndërsa mori reagime të përziera nga tifozët në ‘Old Trafford’ kur doli për t’u ngrohur gjatë ndeshjes.

    Që nga ajo kohë, e ardhmja e tij në klub është bërë temë e spekulimeve të shumta. Kontrata aktuale e Fernandesit skadon në qershor të vitit 2027, por Manchester Unitedi ka mundësinë ta zgjasë automatikisht edhe për një vit, një opsion që drejtuesit e INEOS synojnë ta shfrytëzojnë.

    Fernandes iu bashkua “Djajve të Kuq” në janar të vitit 2020, duke ardhur nga Sporting Lisbona. Pas gati shtatë vjetësh në klub, shumë tifozë besonin se përplasjet në rritje mes tij dhe trajnerit mund të shënonin fundin e aventurës së portugezit në ‘Old Trafford’ më shpejt sesa pritej.

    Megjithatë, pasi drejtuesit e klubit i konfirmuan Carrickut se do të ishte në krye të skuadrës për ndeshjen e së shtunës ndaj Chelseat, pavarësisht raportimeve se mund të shkarkohej, trajneri 45-vjeçar u takua menjëherë me kapitenin e ekipit për të sqaruar situatën.

    Carrick dhe Fernandes u takuan të martën në mëngjes, para stërvitjes, në qendrën stërvitore të Manchester United në Carrington. Sipas The Guardian, futbollisti 32-vjeçar i dha trajnerit garanci se mbetet “plotësisht i përkushtuar” ndaj klubit dhe se synon të ndihmojë skuadrën ta përmbysë situatën e vështirë në këtë sezon.

    Biseda vjen pasi Carrick vendosi ta linte jashtë formacionit titullar fanellën me numrin tetë në ndeshjen ndaj Bournemouthit, duke këmbëngulur se vendimi ishte marrë “vetëm për arsye futbollistike”.

    Sezonin e kaluar, Fernandes ishte një nga lojtarët më vendimtarë të Manchester United. Ai regjistroi 21 asistime në Ligën Premier, duke vendosur rekord në këtë aspekt, dhe ndihmoi skuadrën të siguronte rikthimin në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

  • BE-ja planifikon trefishimin e Frontex-it dhe zgjerimin e kompetencave për dëbimin e migrantëve

    BE-ja planifikon trefishimin e Frontex-it dhe zgjerimin e kompetencave për dëbimin e migrantëve

    Komisioni Evropian synon të trefishojë numrin e punonjësve të Frontex-it, agjencisë evropiane për kufijtë dhe rojën bregdetare, si dhe t’i japë asaj kompetenca të reja për dëbimin e migrantëve jashtë kufijve të Bashkimit Evropian dhe monitorimin e rrjeteve sociale.

    Reforma e propozuar synon të zgjerojë ndjeshëm mandatin e agjencisë, duke i dhënë një rol më të madh në kthimin e migrantëve që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në BE, si dhe në reagimin ndaj flukseve të mëdha të ardhjeve në kufijtë evropianë.

    Brukseli argumenton se ndryshimet janë të nevojshme për t’iu përgjigjur sfidave të reja të migracionit, përfshirë kalimet e organizuara të kufijve. Si shembull përmendet korriku, kur rreth 80 mijë persona kaluan nga Maroku në enklavën spanjolle Ceuta, në Afrikën e Veriut.

    Megjithatë, propozimi ka nxitur reagime dhe shqetësime nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat paralajmërojnë se zgjerimi i kompetencave dhe buxhetit të Frontex-it mund të rrisë rrezikun e shkeljeve të të drejtave themelore dhe mbikëqyrjes së tepruar. Reforma duhet ende të miratohet nga shtetet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian.

    Një nga ndryshimet kryesore është zhvendosja e fokusit të Frontex-it nga menaxhimi i kufijve të jashtëm drejt dëbimit të migrantëve që nuk kanë të drejtë qëndrimi. Sipas komisionerit evropian për Migracionin, Magnus Brunner, agjencia do të bëhet “aktori qendror i BE-së për kthimet”, duke ofruar mbështetje në të gjitha fazat e procesit.

    Përgjegjësia për kthimin e migrantëve në vendet e origjinës do të mbetet te shtetet anëtare, por Frontex-i do të ndihmojë në identifikimin e personave që duhet të kthehen, organizimin e fluturimeve të dëbimit dhe ofrimin e mbështetjes për riintegrimin e tyre. Për këtë qëllim parashihet krijimi i një Qendre për Koordinimin e Kthimeve.

    Një nga elementet më të rëndësishme të reformës është mundësia që Frontex-i të veprojë edhe nga një shtet jashtë BE-së drejt një shteti tjetër jashtë unionit. Kjo do t’i mundësonte agjencisë të përfshihej në proceset e kthimit të migrantëve edhe përpara se ata të arrinin në territorin evropian.

    Agjencia do të mund të përfshihej gjithashtu në dëbimet nga të ashtuquajturat qendra të kthimit drejt vendeve të origjinës, pasi një ligj i miratuar së fundmi lejon krijimin e qendrave të tilla jashtë territorit të BE-së.

    Organizatat e shoqërisë civile kanë paralajmëruar se ky sistem mund të jetë jotransparent dhe i vështirë për t’u mbikëqyrur. Iftach Cohen, bashkëdrejtor i organizatës Front-LEX, i tha Euronews-it se Komisioni Evropian po synon ta shndërrojë Frontex-in në një agjenci dëbimesh që vepron shumë përtej kufijve të Evropës, ku abuzimet mund të jenë më të vështira për t’u zbuluar.

    Çdo bashkëpunim me një shtet të tretë do të kërkojë një marrëveshje të posaçme, e cila do të negociohet nga Komisioni Evropian dhe do të duhet të miratohet nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian, transmeton Telegrafi.

    Eurodeputetja socialiste italiane Cecilia Strada e krahasoi këtë qasje me politikat e agjencisë amerikane ICE, e cila është përgjegjëse për arrestimin dhe dëbimin e migrantëve pa status të rregullt. Ajo tha se Frontex-i po afrohet gjithnjë e më shumë me modelin e kësaj agjencie amerikane.

    Reforma shoqërohet edhe me një rregullore të veçantë për digjitalizimin e procedurave të kthimit, e cila synon të thjeshtojë dhe përshpejtojë proceset administrative përmes shkëmbimit të informacionit ndërmjet shteteve anëtare. Megjithatë, organizata si Statewatch kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mbledhjes së tepërt të të dhënave personale.

    Një tjetër kompetencë e re që parashihet për Frontex-in është monitorimi i rrjeteve sociale për të identifikuar reklamat dhe përmbajtjet që lidhen me kontrabandën e migrantëve, si dhe për të parashikuar ardhjet masive në kufijtë e BE-së.

    Një zyrtar evropian pranoi se propozimi është ndikuar pjesërisht nga situata e korrikut në Ceuta, kur rreth 80 mijë persona kaluan nga Maroku drejt enklavës spanjolle. Sipas tij, para ngjarjes kishte pasur shumë mesazhe dhe dezinformata në rrjetet sociale, ndërsa monitorimi në kohë reale mund t’u mundësonte autoriteteve të reagonin më herët.

    Për këtë qëllim do të krijohet një strukturë e re, e quajtur Qendra për Monitorimin dhe Reagimin Online. Frontex-it do t’i lejohet të identifikojë përmbajtje të paligjshme, t’ua raportojë ato platformave të rrjeteve sociale dhe t’u kërkojë autoriteteve kompetente të ndërmarrin hapa për heqjen e tyre.

    Henna Virkkunen, nënkryetare e Komisionit Evropian për Sovranitetin Teknologjik dhe Sigurinë, tha se dimensioni digjital është një nga elementet kryesore që mundësojnë zbatimin e reformës.

    Megjithatë, vendimi për ligjshmërinë e përmbajtjeve do të mbetet në kompetencë të autoriteteve kombëtare. Frontex-i do të aplikojë për statusin e “raportuesit të besuar”, i cili duhet të miratohet nga autoritetet përkatëse. Nëse e merr këtë status, raportimet e agjencisë do të shqyrtohen me përparësi dhe përmbajtjet do të hiqen kur kjo të konsiderohet e arsyeshme.

    Këto kompetenca kanë nxitur shqetësime për mbikëqyrjen e hapësirës online, privatësinë dhe lirinë e shprehjes. Eurodeputetja e të Gjelbërve nga Franca, Mélissa Camara, paralajmëroi se monitorimi i rrjeteve sociale paraqet rreziqe serioze për të dhënat personale të qytetarëve.

    Kritika kanë ardhur edhe nga disa eurodeputetë të së djathtës ekstreme, të cilët tradicionalisht mbështesin kontrolle më të rrepta kufitare dhe kompetenca më të gjera për Frontex-in. Susanna Ceccardi nga partia italiane Liga tha se lufta kundër trafikantëve nuk duhet të shndërrohet në një justifikim për monitorimin e opinioneve të qytetarëve.

    Reforma parashikon gjithashtu krijimin e një njësie të reagimit të shpejtë, e cila do të mund të dërgohet brenda një kohe të shkurtër në kufijtë e jashtëm të një shteti anëtar në rast emergjence ose rritjeje të papritur të numrit të migrantëve.

    Vendimin për aktivizimin e kësaj njësie do të mund ta marrë drejtori ekzekutiv i Frontex-it, por vetëm pas kërkesës së shtetit anëtar përkatës. Ndërkohë, propozimi nuk ndryshon parimin se zyrtarët e Frontex-it mbeten nën autoritetin e institucioneve kombëtare.

    Përveç kompetencave, Komisioni Evropian synon të rrisë ndjeshëm edhe personelin e agjencisë. Plani parasheh trefishimin e numrit të përgjithshëm të oficerëve, nga rreth 10 mijë aktualisht në 30 mijë deri në vitin 2041.

    Trupat e përhershme të Frontex-it, të cilat merren me patrullimin e kufijve, do të rriten nga 3 mijë në 6 mijë oficerë. Atyre do t’u shtohen edhe 7 mijë oficerë të deleguar nga forcat policore kombëtare të vendeve anëtare.

    Pjesa tjetër do të përbëhet nga një rezervë e re evropiane për kufijtë dhe kthimet, me 17 mijë oficerë që do të qëndrojnë në vendet e tyre dhe do të angazhohen vetëm kur të jetë e nevojshme. Sipas një zyrtari të BE-së, këta oficerë do të trajnohen sipas standardeve të Frontex-it, por do të mbeten pjesë e burimeve kombëtare dhe nuk do të paguhen nga buxheti i agjencisë.

    Frontex-it i janë ndarë afro gjashtë miliardë euro në buxhetin aktual të BE-së, ndërsa Komisioni Evropian ka propozuar dyfishimin e financimit të tij për periudhën 2028–2034.

    Me mandatin e ri, agjencia do të mund të blejë, marrë me qira ose të zotërojë së bashku me shtetet anëtare pajisje si dronët e mbikëqyrjes dhe mjetet e pajisura me inteligjencë artificiale. Ajo do të veprojë edhe si organ qendror për prokurimet e përbashkëta. Aktualisht, Frontex-i varet nga pajisjet që i vihen në dispozicion nga forcat kombëtare.

    Megjithatë, rritja e personelit dhe burimeve nuk shoqërohet me një rritje proporcionale të ekipit përgjegjës për të drejtat themelore, i cili monitoron respektimin e të drejtave të migrantëve gjatë kthimeve dhe operacioneve kufitare.

    Sipas një zyrtari të BE-së, madhësia e këtij ekipi përcaktohet çdo vit në bazë të burimeve në dispozicion, gjë që ka shtuar shqetësimet e organizatave për të drejtat e njeriut.

    Chiara Catelli, përfaqësuese e organizatës PICUM, e cila mbron të drejtat e migrantëve, tha se propozimi zgjeron ndjeshëm kompetencat e Frontex-it për gjurmimin, kontrollin dhe dëbimin e migrantëve, pa vendosur garanci më të forta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

    Ajo rikujtoi gjithashtu se ndaj agjencisë janë ngritur më herët akuza për përfshirje në shkelje të të drejtave themelore. Propozimi pritet të shkaktojë debat të gjerë në institucionet evropiane, përpara se të merret vendimi përfundimtar për miratimin e tij. /Telegrafi/