Blog

  • Kaos dhe grushte në Parlamentin e Armenisë, thirret autoambulanca

    Kaos dhe grushte në Parlamentin e Armenisë, thirret autoambulanca

    Kaos dhe grushte në Parlamentin e Armenisë, thirret autoambulanca

    Një seancë e Parlamentit të Armenisë u shndërrua në përleshje fizike të enjten, ku deputetët shkëmbyen grushte, hodhën karrige dhe përmbysën tavolina. Disa ligjvënës mbetën të lënduar, ndërsa ndërhyrja e forcave të sigurisë u bë e domosdoshme për të qetësuar situatën.

    Përplasja ndodhi mes deputetëve të partisë në pushtet, “Kontrata Civile”, të kryeministrit Nikol Pashinyan, dhe opozitës “Armenia e Fortë”, gjatë debatit për një emërim në Dhomën e Auditimit, institucion që mbikëqyr shpenzimet publike, shkruan abcnews.al.

    Tensionet nisën pas akuzave për korrupsion dhe komenteve personale ndaj familjes së një përfaqësuesi të opozitës. Debati u përshkallëzua shpejt në dhunë, ndërsa disa deputetë u panë duke goditur dhe shtyrë njëri-tjetrin. Për shkak të lëndimeve, në Parlament u thirr edhe një autoambulancë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tri gabime të zakonshme gjatë dobësimit që mund t’ju kthejnë kilogramët e humbur

    Tri gabime të zakonshme gjatë dobësimit që mund t’ju kthejnë kilogramët e humbur

    Tri gabime të zakonshme gjatë dobësimit që mund t’ju kthejnë kilogramët e humbur

    Personat që synojnë të humbin peshë shpejt shpesh u drejtohen metodave që, në vend të rezultateve afatgjata, mund të çojnë në rikthimin e kilogramëve të humbur.

    Mjekja dhe nutricionistja María Jose Crispin, nga klinika Clínica Menorca në Madrid, ka identifikuar tri gabime të zakonshme që mund të pengojnë arritjen dhe ruajtjen e një peshe të shëndetshme.

    Gabimi i parë është ndjekja e dietave ekstreme që premtojnë dobësim të shpejtë. Sipas Crispin, këto dieta mund të shkaktojnë humbje të masës muskulore dhe të lëngjeve, si dhe të ngadalësojnë metabolizmin.

    Kur personat i rikthehen ushqyerjes së zakonshme, kilogramët e humbur mund të rikthehen, madje edhe në sasi më të mëdha. Për këtë arsye, ajo këshillon krijimin e zakoneve të shëndetshme afatgjata, në vend të kufizimeve të rrepta ushqimore.

    Gabimi i dytë është përqendrimi vetëm te ushqimi, duke lënë pas dore aktivitetin fizik.

    Crispin rekomandon kombinimin e ushtrimeve kardio me stërvitjen e forcës, pasi ky kombinim ndihmon në ruajtjen e masës muskulore, përmirësimin e kondicionit fizik dhe mirëmbajtjen e peshës së arritur.

    Ndërkaq, gabimi i tretë është eliminimi i plotë i yndyrave nga ushqyerja e përditshme.

    Nutricionistja thekson se shtimi në peshë lidhet kryesisht me marrjen e tepërt të kalorive, pavarësisht nëse ato vijnë nga yndyrat, proteinat, karbohidratet apo alkooli.

    Ajo këshillon përfshirjen e yndyrave të shëndetshme në ushqyerjen e përditshme, si ato që gjenden te salmoni, vaji i ullirit dhe avokadoja. Në të njëjtën kohë, rekomandon kufizimin e yndyrave trans dhe tepricës së yndyrave të ngopura.

    Sipas saj, çelësi për një dobësim të qëndrueshëm nuk është uria apo eliminimi i grupeve të tëra ushqimore, por një ushqyerje e ekuilibruar, aktiviteti fizik i rregullt dhe krijimi i zakoneve që mund të ruhen për një kohë të gjatë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Gjyqi për sulm fizik mund t’i krijojë probleme yllit të Anglisë para Euro 2028

    Gjyqi për sulm fizik mund t’i krijojë probleme yllit të Anglisë para Euro 2028

    Sulmuesi i Anglisë, Ivan Toney, mund të përballet me pasiguri rreth pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian 2028, pasi gjyqi i tij për sulm është caktuar të nisë më 12 qershor 2028, vetëm tri ditë pas fillimit të turneut që do të organizohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

    Futbollisti 30-vjeçar u paraqit të enjten në Gjykatën e Southëarkut, ku u deklarua i pafajshëm për akuzën e sulmit që ka shkaktuar lëndime trupore.

    Toney akuzohet se në dhjetor të vitit 2025, në një klub nate në Soho, e ka goditur me kokë dhe grushte Saber Da Silvan.

    Mbrojtja e sulmuesit nuk e konteston se ai ka shkaktuar lëndimin, por këmbëngul se veproi në vetëmbrojtje.

    Gjyqi pritet të zgjasë tri deri në katër ditë, ndërsa gjyqtari ka përmendur ngarkesën e madhe të gjykatave si arsye për vonesën e gjatë deri në nisjen e procesit.

    Sulmuesi i Al-Ahlit po kalon një sezon produktiv, me 13 gola në 14 paraqitje deri më tani.

    Para se të largohej nga Anglia në vitin 2024, Toney shënoi 36 gola në 83 ndeshje në Ligën Premier me Brentfordin.

    Transferimi i tij drejt klubit saudit u raportua të ishte rreth 40 milionë funte, afërsisht 47 milionë euro./Telegrafi/

  • Samsung po përgatit një model të ri të palosshëm, pas shitjeve më të larta se pritshmëritë të Galaxy Z Fold8

    Samsung po përgatit një model të ri të palosshëm, pas shitjeve më të larta se pritshmëritë të Galaxy Z Fold8

    Samsung pritet të zgjerojë vitin e ardhshëm linjën e telefonave të palosshëm me ekran të gjerë, pas shitjeve që, sipas një raportimi nga Koreja e Jugut, kanë tejkaluar pritshmëritë e kompanisë. Burime pranë një furnizuesi të ekraneve pretendojnë se Galaxy Z Fold8 me format të gjerë po shitet më mirë nga sa ishte parashikuar.

    Për këtë arsye, Samsung thuhet se po planifikon të shtojë një model të dytë në këtë kategori gjatë vitit të ardhshëm. Megjithatë, specifikimet përfundimtare ende nuk janë vendosur. Kompania raportohet se po shqyrton dy mundësi: një telefon me ekran më të madh se ai aktual ose një version me të njëjtat përmasa, por me specifikime më të thjeshta.

    Sipas informacioneve jozyrtare, modelet po shqyrtohen me emrat Galaxy Z Fold9+ dhe Galaxy Z Fold9 FE. Vetëm njëri prej tyre pritet të dalë në treg, ndërsa vendimi përfundimtar mund të merret së shpejti, transmeton Telegrafi.

    Samsung nuk ka publikuar shifra të veçanta të shitjeve për Galaxy Z Fold8. Kompania ka bërë të ditur se Galaxy Z Fold8 dhe Fold8 Ultra së bashku shitën 45 për qind më shumë në Evropë gjatë nëntë javëve të para, krahasuar me Galaxy Z Fold7 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, nuk është sqaruar se sa njësi i përkasin secilit model.

    – YouTube www.youtube.com

    Me hyrjen në treg edhe të iPhone Duo, zgjerimi i gamës së telefonave të palosshëm me ekrane të gjera mund t’i japë Samsung-ut më shumë mundësi për të konkurruar në këtë segment.

    Galaxy Z Fold8 aktual ka një ekran të brendshëm 7.6-inçësh me rezolucion 2448 x 1848 pikselë dhe raport pamjeje 4:3, si dhe një ekran të jashtëm 5.5-inçësh me rezolucion 1248 x 1972 pikselë. Të dy ekranet përdorin teknologjinë LTPO AMOLED dhe mbështesin frekuencë rifreskimi prej 120 Hz.

    Telefoni fuqizohet nga procesori Snapdragon 8 Elite Gen 5 for Galaxy dhe ofrohet me deri në 16 GB RAM dhe 1 TB hapësirë të brendshme. Sistemi i kamerave përfshin një sensor kryesor 50 megapikselë me stabilizim optik të imazhit (OIS) dhe një kamerë ultra të gjerë prej 50 megapikselësh.

    Pajisja ka bateri prej 4,800 mAh, me mbështetje për karikim me kabllo prej 45 W dhe karikim pa kabllo prej 20 W.

    Deri më tani, Samsung nuk ka konfirmuar zyrtarisht planet për një model të ri të familjes Galaxy Z Fold9, ndaj informacionet për variantet e mundshme duhen konsideruar si raportime jozyrtare. /Telegrafi/

  • ​Aksion para MPB-së, QIKA: Faruku është produkt i një sistemi të kalbur

    ​Aksion para MPB-së, QIKA: Faruku është produkt i një sistemi të kalbur

    Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka zhvilluar një aksion para Ministrisë së Punëve të Brendshme, në shenjë proteste ndaj, siç kanë thënë, dështimit institucional për të garantuar sigurinë e grave.

    Aktivistet e QIKA-s nuk janë lejuar nga Policia të hyjnë në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, andaj aksionin e kanë zhvilluar jashtë objektit të ministrisë.

    Gjatë aksionit, ato kanë thyer një pasqyrë, duke e shoqëruar veprimin me mesazhin se pasqyra paraqet “fytyrën e institucionit që drejton” ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

    Në aksion ka folur Anita Vllahiu nga QIKA, e cila ka kritikuar institucionet për mënyrën se si, sipas saj, po trajtohet siguria e grave.

    “Thyem pasqyrën e një institucioni që flet për siguri, rend dhe ligj, por që nuk arrin ta garantojë as të drejtën elementare të një gruaje për të jetuar. “Nuk jam i obligum me u marrë me ty” nuk është mendësia vetëm e Faruk Muçollit. Është mendësia e shtetit që nuk e trajton seriozisht jetën dhe sigurinë e grave. Faruku është produkt i një sistemi të kalbur. Përgjegjësia është politike.”

    “Nuk pranojmë që një zyrtar të bëhet alibi për dështimin e një sistemi të tërë. Kërkojmë hetim të plotë të veprimeve dhe mosveprimeve institucionale dhe përgjegjësi në të gjithë zinxhirin komandues. Por përgjegjësia fillon nga Xhelal Sveçla dhe vazhdon te secili zyrtar që ka dështuar në detyrën e tij. Xhelal, jep dorëheqje!”

    Ndërkohë, sot nga ora 16:00 pritet të zhvillohet edhe një protestë në Prishtinë, e organizuar në shenjë revolte ndaj rasteve të dhunës dhe femicidit, si dhe kërkesës për më shumë përgjegjësi institucionale për sigurinë e grave. /kp/

  • The company in San Francisco offers $20 an hour to drive robot dogs

    A technology company in San Francisco has published a job offer offering $20 an hour for people willing to walk robot dogs for four to six hours a day.

    The Dimensional Company first released the announcement to the group Bay Area Jobs on Facebook, but then erased it. According to the offer, employees would have to walk robotic dogs equipped with computer systems in public areas of the city for at least four hours.

    Candidates had to be able to safely transport some 50 pounds [15 kg]. If any of the robots were to fall short during the walk, employees would have to carry it to the company’s address, which is located in the Dugpatch district of San Francisco.

    Dimensional founder Stash Pomitchter said the company is working on developing an open-code operating system that would enable robots to perform heavy physical work, transmit Telegrafi.

    However, initial tests have shown that artificial intelligence systems are not yet as effective as humans in controlling robots. For this reason, walks with the help of human operators are aimed at collecting more data to improve technology.

    Our experiment with dog walks showed that agents are still too weak to control physical equipment. People still have to be part of the process, Pomitchter stated to The New York Times.

    The company’s robotic dogs were bought by Chinese University manufacturer, at a price of $2,000 per unit.

    The experiment shows that despite the progress of artificial intelligence, human intervention remains necessary for the safe functioning and control of robots in real environments. /Telegraphy/

  • Kosovo Lehonia permit revision required, job market inequality stressed

    The current model of financing lehonia permit in Kosovo is creating inequality in the labour market, while greater involvement in the state’s coverage of costs and expanding the rights of fathers for paid break.

    So said at the discussion table organised by the Riinvest Institute and the Economic Forum of Women ( FEG, with the theme Review of the family’s responsible gender policies in Kosovo: Financial applications, regional practices and policy alternatives.

    The co-ordinator of the Women’s Economic Forum, Sajidije Mustafa, said Kosovo continues to have the lowest participation of women in the labour market in Europe. According to her, the way to finance lehonia permit and limited rights for fathers have created inequalities that require solutions.

    She stressed that the financial burden of leukemia should not negatively affect women’s employment and professional advancement, while demanding the government’s greater role in creating a sustainable funding system.

    Our commitment for a decade is based on evidence and today we witness the lowest participation in the women’s labour market in Europe. Kosovo has a system that envisions 12 months of permission of leukemia, but its way of financing it and limited rights for fathers have created inequalities that require attention and solutions. First, a parent should not penalise women economically. The cost of leukemia should not jeopardise employment through discriminatory forms, professional advancement or the economic independence of women. Caring for children is the responsibility of both parents, the paid firing of fatherhood, and parental rest are concrete mechanisms for the equal share of responsibility within the family and for real equality in the labour market. The government must take on a stronger role in establishing a stable and fair funding system in co-operation with employer and employer, Mustafa said.

    Meanwhile, Labour, Family and Freedom War Values Minister Andy Hoti acknowledged that the current model has challenges and that reasonable requirements exist for its improvement.

    It’s also clear that the current model exists has its challenges. And there are also the reasonable demands that some of them were mentioned for their improvement, so clear is that any change in this field has a direct effect on families, employers, and public finances. Therefore, I consider such discussions necessary to better understand the real options and possibilities for building a just affordable model, Hoti said.

    On the other hand, the head of the UNFPA Office in Kosovo, Visar Mujko-Niman, said family policies should be treated as an investment in the welfare of households, gender equality and economic development.

    She raised concern about the financial burden that falls on employers during the first six months of lehonia permit, while stressing that fathers have only three days’ pay off after giving birth. According to her, this situation affects women’s employment opportunities and reinforces traditional family responsibilities.

    In Kosovo management and financing of lehonia rest, fathers’ rest, and parental rest continue to have considerable inequality and challenges. The current system mainly burdens the employer with financial burdens for the first six months of the lehonia break, while fathers take only three days off after birth. This creates a visible inequality, she said. /Kp/

  • ​Kërkohet rishikimi i lejes së lehonisë në Kosovë, theksohen pabarazitë në tregun e punës

    ​Kërkohet rishikimi i lejes së lehonisë në Kosovë, theksohen pabarazitë në tregun e punës

    Modeli aktual i financimit të lejes së lehonisë në Kosovë po krijon pabarazi në tregun e punës, ndërsa kërkohet përfshirje më e madhe e shtetit në mbulimin e kostove dhe zgjerimi i të drejtave të baballarëve për pushim të paguar.

    Kështu u tha në tryezën e diskutimit të organizuar nga Instituti Riinvest dhe Forumi Ekonomik i Grave (FEG), me temën “Rishikimi i politikave familjare të përgjegjshme ndaj gjinisë në Kosovë: Implikimet financiare, praktikat rajonale dhe alternativat e politikave”.

    Koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave, Saxhide Mustafa, tha se Kosova vazhdon të ketë pjesëmarrjen më të ulët të grave në tregun e punës në Evropë. Sipas saj, mënyra e financimit të lejes së lehonisë dhe të drejtat e kufizuara për baballarët kanë krijuar pabarazi që kërkojnë zgjidhje.

    Ajo theksoi se barra financiare e lehonisë nuk duhet të ndikojë negativisht në punësimin dhe avancimin profesional të grave, ndërsa kërkoi rol më të madh të qeverisë në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të financimit.

    “Avokimi ynë për një dekadë është i bazuar në evidencë dhe sot jemi dëshmitarë të pjesëmarrjes më të ulët në tregun e punës të grave në Evropë. Kosova ka një sistem që parasheh 12 muaj leje të lehonisë, por mënyra e financimit të tij dhe të drejtat e kufizuara për baballarët kanë krijuar pabarazi që kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje. Së pari, mëmësia nuk duhet të penalizojë gratë ekonomikisht. Kostoja e lehonisë nuk duhet të rrezikojë punësimin nëpërmjet formave diskriminuese, avancimin profesional apo pavarësinë ekonomike të grave. Kujdesi për fëmijët është përgjegjësi e të dy prindërve, pushimi i paguar i atësisë dhe pushimi i prindëror janë mekanizma konkretë për ndarjen më të barabartë të përgjegjësisë brenda familjes dhe për barazi reale në tregun e punës. Qeveria duhet të marrë rol më të fuqishëm në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të drejtë financimi në bashkëpunim me punëdhënësin dhe punëmarrësin”, tha Mustafa.

    Ndërkaq, ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, pranoi se modeli aktual ka sfida dhe se ekzistojnë kërkesa të arsyeshme për përmirësimin e tij.

    “Është e qartë edhe që modeli aktual që ekziston i ka dhe sfidat e veta. Dhe ekzistojnë edhe kërkesat e arsyeshme të cilat u përmendën disa prej tyre për përmirësimin e tyre, po aq e qartë është edhe që çdo ndryshim në këtë fushë ka ndikim të drejtpërdrejtë te familjet, punëdhënësit dhe financat publike. Prandaj konsideroj që diskutime të tilla janë të nevojshme për t’i kuptuar më mirë alternativat dhe mundësitë reale për ndërtimin e një modeli të drejtë të përballueshëm”, tha Hoti.

    Në anën tjetër, udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, tha se politikat familjare duhet të trajtohen si investim në mirëqenien e familjeve, barazinë gjinore dhe zhvillimin ekonomik.

    Ajo ngriti shqetësimin për barrën financiare që u bie punëdhënësve gjatë gjashtë muajve të parë të lejes së lehonisë, ndërsa theksoi se baballarët kanë vetëm tri ditë pushim me pagesë pas lindjes së fëmijës. Sipas saj, kjo situatë ndikon në mundësitë e punësimit të grave dhe përforcon ndarjen tradicionale të përgjegjësive familjare.

    “Në Kosovë menaxhimi dhe financimi i pushimit të lehonisë, pushimit të baballarëve dhe pushimit të prindëror vazhdon të ketë pabarazi dhe sfida të konsiderueshme. Sistemi aktual e ngarkon kryesisht me barrë financiare punëdhënësin për 6 muajt e parë të pushimit të lehonisë, ndërkohë që baballarët përfitojnë vetëm 3 ditë pushim me pagesë pas lindjes. Kjo krijon një pabarazi të dukshme”, tha ajo. /Kp/

  • Kompania në San Francisko ofron 20 dollarë në orë për të shëtitur qen robotikë

    Kompania në San Francisko ofron 20 dollarë në orë për të shëtitur qen robotikë

    Një kompani teknologjike në San Francisko ka publikuar një ofertë pune që ofron 20 dollarë në orë për personat që janë të gatshëm të shëtisin qen robotikë për katër deri në gjashtë orë në ditë.

    Kompania Dimensional e publikoi fillimisht njoftimin në grupin “Bay Area Jobs” në Facebook, por më pas e fshiu atë. Sipas ofertës, të punësuarit do të duhej t’i shëtisnin qentë robotikë, të pajisur me sisteme kompjuterike, në hapësira publike të qytetit për të paktën katër orë.

    Kandidatët duhej të ishin të aftë të transportonin në mënyrë të sigurt pajisje me peshë rreth 15 kilogramë. Në rast se ndonjëri prej robotëve do të pësonte defekt gjatë shëtitjes, punonjësit do të duhej ta bartnin atë deri në adresën e kompanisë, e cila ndodhet në lagjen Dogpatch të San Franciskos.

    Themeluesi i Dimensional, Stash Pomichter, tha se kompania po punon në zhvillimin e një sistemi operativ me kod të hapur, që do t’u mundësonte robotëve të kryenin punë fizike të rënda, transmeton Telegrafi.

    Megjithatë, testimet fillestare kanë treguar se sistemet e inteligjencës artificiale nuk janë ende aq efektive sa njerëzit në kontrollimin e robotëve. Për këtë arsye, shëtitjet me ndihmën e operatorëve njerëzorë synojnë mbledhjen e më shumë të dhënave për përmirësimin e teknologjisë.

    “Eksperimenti ynë me shëtitjen e qenve tregoi se agjentët ende janë shumë të dobët në kontrollimin e pajisjeve fizike. Njerëzit ende duhet të jenë pjesë e procesit”, deklaroi Pomichter për gazetën The New York Times.

    Qentë robotikë të kompanisë janë blerë nga prodhuesi kinez Unitree, me një çmim prej 2 mijë dollarësh për njësi.

    Eksperimenti tregon se, pavarësisht përparimit të inteligjencës artificiale, ndërhyrja njerëzore mbetet e domosdoshme për funksionimin dhe kontrollimin e sigurt të robotëve në mjedise reale. /Telegrafi/

  • Pas suspendimit të Lumturije Vuçetajt, Valbona Disha-Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë

    Pas suspendimit të Lumturije Vuçetajt, Valbona Disha-Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka caktuar Valbona Disha-Haxhosajn ushtruese të detyrës së kryeprokurores në Prokurorinë Themelore në Pejë, pas vendimit për suspendimin e Lumturije Vuçetajt.

    Këshilli Prokurorial i Kosovës, nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi, ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, ku ka shqyrtuar kërkesën e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnulla Gashi, për fillimin e procedurës disiplinore ndaj kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurores së rastit, Arlinda Nallbani-Gacaferri.

    Pas shqyrtimit të kërkesës, KPK-ja ka vendosur të formojë një panel hetimor për trajtimin e rastit dhe ka miratuar propozimin për suspendimin e të dy prokuroreve.

    Vendimet lidhen me raportin me numër reference A.Nr. 379/2026, të paraqitur nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në kuadër të kërkesës për fillimin e hetimit disiplinor lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Caktimi i Valbona Disha-Haxhosajt në pozitën e ushtrueses së detyrës vjen në këtë kontekst institucional, ndërsa procedura disiplinore ndaj dy prokuroreve pritet të trajtohet nga paneli hetimor. /Telegrafi/