Blog

  • KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve të raportojnë parregullsitë me ujëmatësit

    KRU “Prishtina” u bën thirrje konsumatorëve të raportojnë parregullsitë me ujëmatësit

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të paraqesin shqetësimet e tyre në rastet kur vërejnë moslexim të ujëmatësit ose parregullsi të tjera që lidhen me faturimin e ujit.

    Përmes një njoftimi publik, kompania ka kërkuar nga konsumatorët që të drejtohen në Zyrën për Konsumatorë dhe të paraqesin dokumentacionin përkatës, në mënyrë që rastet të shqyrtohen sa më shpejt dhe me përpikëri.

    Dokumentacioni mund të përfshijë fotografi, fatura ose të dhëna nga leximet e ujëmatësit.

    KRU “Prishtina” ka theksuar se synon të dëgjojë dhe të ndihmojë konsumatorët për zgjidhjen e problemeve të raportuara. /Telegrafi/

  • ​Kuvendi miraton Projektligjin për Byronë

    ​Kuvendi miraton Projektligjin për Byronë

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Në votimin e zhvilluar në Kuvend, 66 deputetë votuan për projektligjin, asnjë kundër, ndërsa shtatë deputetë abstenuan.

    Mbështetje për projektligjin dhanë deputetët e Aleancës, ndërsa deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) abstenuan.

    Ndërkaq, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nuk morën pjesë në votim, me përjashtim të deputetit Rrustem Mustafa, i cili votoi pro projektligjit. /Telegrafi/

  • Kafeja mund të nxisë dhimbje te personat me gurë në tëmth, por studimet zbulojnë edhe një efekt tjetër

    Kafeja mund të nxisë dhimbje te personat me gurë në tëmth, por studimet zbulojnë edhe një efekt tjetër

    Kafeja mund të shkaktojë tkurrjen e fshikëzës së tëmthit dhe, te personat që kanë gurë në tëmth, kjo mund të nxisë dhimbje.

    Megjithatë, studimet tregojnë se te personat e shëndetshëm, konsumimi i kafesë mund të lidhet me një rrezik më të ulët të formimit të gurëve.

    Fshikëza e tëmthit ruan lëngun e prodhuar nga mëlçia dhe e liron atë për të ndihmuar tretjen e yndyrnave.

    Kafeja stimulon sekretimin e hormonit kolecistokininë, i cili nxit tkurrjen e saj. Ky efekt është vërejtur edhe te kafeja pa kafeinë.

    Në një studim të publikuar në vitin 1990 në revistën The American Journal of Clinical Nutrition, studiuesit vunë re se fshikëza e tëmthit u tkurr mesatarisht me 33 për qind pas konsumimit të kafesë së zakonshme dhe me 29 për qind pas kafesë pa kafeinë.

    Për krahasim, pas konsumimit të tretësirës fiziologjike, tkurrja ishte vetëm 10 për qind.

    Megjithatë, kafeja nuk është i vetmi faktor që ndikon në këtë proces. Ushqimet e pasura me yndyrë mund të shkaktojnë tkurrje edhe më të madhe të fshikëzës së tëmthit.

    Për këtë arsye, personat e diagnostikuar me gurë në tëmth, veçanërisht ata që ndiejnë dhimbje pas konsumimit të kafesë, duhet të këshillohen me mjekun për mënyrën e të ushqyerit.

    Nga ana tjetër, disa studime të mëdha kanë gjetur lidhje mes konsumimit të kafesë dhe rrezikut më të ulët të gurëve në tëmth.

    Një studim danez me më shumë se 104 mijë persona zbuloi se ata që pinin mbi gjashtë filxhanë kafe në ditë kishin një rrezik 23 për qind më të ulët për gurë në tëmth me ndërlikime, krahasuar me personat që nuk pinin kafe. Studime të tjera kanë raportuar rezultate të ngjashme.

    Pra, kafeja nuk konsiderohet shkaktar i drejtpërdrejtë i formimit të gurëve në tëmth, por mund të provokojë simptoma te personat që tashmë i kanë ata.

    Nëse pas kafesë shfaqen dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, është e rëndësishme të kërkohet këshillë mjekësore. /Telegrafi/

  • Shiroka Pula meets General Grinkewich, urges strengthening partnership with NATO

    According to the presidency’s announcement, the security situation in Kosovo and the region was discussed at the meeting, NATO’s role in maintaining peace and stability, as well as further co-operation.

    President Shiroka Pula expressed Kosovo’s gratitude for NATO and KFOR’s contribution to ensuring security and stability in the country. She stressed that KFOR’s presence remains important for the security of all citizens and for preserving stability in Kosovo, it is said in agreement.

    The president reiterated Kosovo’s commitment to strengthening its partnership with NATO and advancing co-operation with allies, underlining that NATO membership remains one of the strategic goals of the Republic of Kosovo.

    In this context, President Shiroka Pula stressed that Kosovo remains committed to peace, regional stability and close co-operation with the United States, NATO and international partners.

    Source Layer: RTKLive

  • Shiroka Pula takon gjeneralin Grynkewich, kërkon forcim të partneritetit me NATO

    Shiroka Pula takon gjeneralin Grynkewich, kërkon forcim të partneritetit me NATO

    Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për bashkëpunimin e mëtejshëm.

    “Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Ajo theksoi se prania e KFOR-it mbetet e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë”, thuhet në njpftim.

    Presidentja ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe për avancimin e bashkëpunimit me aleatët, duke nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një ndër objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës.

    Në këtë kontekst, presidentja Shiroka Pula theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë.

    Burimi: RTKLive

  • Parliament establishes the investigative Commission in the case of Arlinda Zekaj, will have a six-month term

    The Kosovo Assembly has founded 90 votes for the Parliamentary Investigative Commission for the actions and inactions of institutions related to the murder of Arlinda Zekiaj, as well as the treatment of violence against children and women in the family.

    The commission will have 11 members and a maximum mandate of six months. His chairman will be Burim Ramadani from the Alliance, while deputy chairman Adnan Rrustemi from the Vetevendosje Movement.

    Members of the commission from Vetevendosje will be Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu and Adelain Tarshan.

    From the PDK will be Besa Kabashi-Ramaj and Eman Nthman, while the LDK will be represented by Doarsa Kica-Geli.

    Part of the commission will be Jovana Radosavljevic and Emily Rexhepi, in representation of communities.

    We remember that Arlinda Zekiaj was killed on October 25th by her former host.

    Just three days before the murder, she had written to institutions, warning that her life was in danger.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kuvendi themelon Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, do të ketë mandat gjashtëmujor

    Kuvendi themelon Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt, do të ketë mandat gjashtëmujor

    Kuvendi i Kosovës ka themeluar me 90 vota për Komisionin Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

    Komisioni do t’i ketë 11 anëtarë dhe mandat maksimal prej gjashtë muajsh. Kryetar i tij do të jetë Burim Ramadani nga Aleanca, ndërsa zëvendëskryetar Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Anëtarë të komisionit nga Vetëvendosje do të jenë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani.

    Nga PDK-ja do të jenë Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani, ndërsa LDK-ja do të përfaqësohet nga Doarsa Kica-Xhelili.

    Pjesë e komisionit do të jenë edhe Jovana Radosavljeviq dhe Emilija Rexhepi, në përfaqësim të komuniteteve.

    Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj.

    Vetëm tri ditë para vrasjes, ajo u kishte shkruar institucioneve, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

    Burimi: Dukagjini

  • Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë

    Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë

    Shiroka-Pula takohet me komandantin suprem të NATO-s në Evropë, në fokus siguria në Kosovë

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të enjten në takim Komandantin Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë (SACEUR), gjeneralin Alexus G. Grynkewich.

    Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe aleancës.

    Presidentja Shiroka-Pula ka shprehur mirënjohjen e Kosovës për kontributin e NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo ka theksuar se prania e KFOR-it vazhdon të jetë e rëndësishme për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë.

    Gjatë takimit, presidentja ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit me NATO-n dhe avancimin e bashkëpunimit me aleatët.

    Ajo ka nënvizuar se anëtarësimi në NATO mbetet një nga objektivat strategjikë të Republikës së Kosovës.

    Shiroka-Pula ka theksuar gjithashtu se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

  • Valbona Disha - Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë

    Valbona Disha – Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë

    Valbona Disha - Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë

    Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e jashtëzakonshëm, pas suspendimit të Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë,  Lumturije Vuçetaj, në vend të saj ka caktuar prokuroren Valbona Disha – Haxhosaj.

    Haxhosaj do të jetë ushtruese e detyrës së kryeprokurores në Pejë, raporton gazetarja e Klan Kosova, Altiana Zogaj.

    Këto zhvillime erdhën pas vrasjes së Arlinda Zekajt dhe gjetjeve të raportit që janë paraqitur në kërkesën për fillim të hetimit disiplinor nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

  • Avokati i familjes Ademaj: Vrasja ishte planifikuar një vit më parë, kërkojmë burgim të përjetshëm për të tre

    Avokati i familjes Ademaj: Vrasja ishte planifikuar një vit më parë, kërkojmë burgim të përjetshëm për të tre

    Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, ka deklaruar se qëndron pranë pretendimeve të paraqitura në ankesën drejtuar Gjykatës së Apelit lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

    Ai ka folur edhe për mbylljen e seancës gjyqësore, duke thënë se pret një arsyetim më të elaboruar nga Gjykata e Apelit.

    “Për çështjen e mbylljes së seancës nuk kisha dashtë të lëshohem për shkak se edhe arsyetimi i mbylljes së seancës sot u dha në një seancë e mbyllur, kështu që besoj që në vendimin e gjykatës së apelit do të marrim një arsyetim të elaboruar edhe për mbylljen e seancës. Kurse në raport me ankesën që kemi dorëzuar, qëndrojme pranë atyre pretendimeve që nuk do të kishte vrasje të Liridona Ademajt, sikur mos ishte Kushtrim Kokalla”, tha ai.

    Syla ka pretenduar se Kushtrim Kokalla kishte qenë aktiv që nga fillimi, duke thënë se pala e dëmtuar i ka paraqitur gjykatës prova për planifikime të mëhershme lidhur me vrasjen.

    “Kushtrim Kokalla ka qenë aktiv qysh në fillim, edhe jo ashtu, siç është deklaruar në seanca e mbas disa deklaratave fillestare, ku i njëjti ka theksuar se janë takuar vetëm dy jave me para ne i kemi ofruar si përfaqësues palës së dëmtuar gjykatës prova të mjaftueshme që të njëjtit një vit përpara kanë tentuar të vrasin, një vit përpara kanë inskenu edhe metoda të tjera për ta kryer këtë vrasje, por kanë dështuar dhe kanë kryer ashtu siç kanë kryer. Kemi propozuar që të konsiderohen si anëtarë të krimit të organizuar dhe të rikualifikohet kjo vepër dhe te dënohen të tre me të njëjtin, dënim me burgim të përjetshëm, pranë të cilit qëndrojmë këtu dhe do të qëndrojmë deri në fund, sepse nuk ka dënime tjetër që e konsumon, e plotëson dhe e reflekton këtë krimmakaber që u krye ndaj Liridona Ademajt”, u shpreh avokati.

    Avokati ka kritikuar edhe vendimin për mbajtjen e seancës me dyer të mbyllura, duke vlerësuar se ajo është dashur të jetë e hapur për publikun.

    “Unë konsideroj që seanca e sotme është dashur të jetë e hapur, ashtu siç e thamë këtu, do ta them gjithkund që ka qenë momenti më i mirë për të treguar se si duhet të denohen ata që vrasin gra”, tha ai. /KP/