Blog

  • Nxënësi kosovar fiton vendin e parë në festivalin ndërkombëtar të shkencës

    Nxënësi kosovar fiton vendin e parë në festivalin ndërkombëtar të shkencës

    Vehbi Terzi, nxënës i klasës 10A në International Maarif Schools of Kosova, fitoi vendin e parë në kategorinë e Shkencave Shoqërore me projektin Olric.ai, të përgatitur nën udhëheqjen e mësimdhënësit të tij mentor, Sylejman Ramadani, në Festivalin e 8-të Ndërkombëtar të Shkencës dhe Kulturës së Botës Turke, të mbajtur në Gaziantep të Turqisë.

    Festivali i 8-të Ndërkombëtar i Shkencës dhe Kulturës së Botës Turke, i zhvilluar më 26–28 tetor 2026, mblodhi nxënës nga vende të ndryshme rreth shkencës, kulturës dhe teknologjisë. Aktiviteti u mbajt në Pallatin e Sporteve “Kamil Ocak”, nën mikpritjen e Guvernatoratit të Gaziantepit dhe Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, në bashkëpunim me Fondacionin e Fëmijëve të Botës Turke. Gjatë festivalit, vizitorët patën mundësinë të njiheshin me projektet e zhvilluara nga të rinjtë.

    Në festivalin me pjesëmarrës nga 23 vende, përfshirë Turqinë, Vehbi Terzi përfaqësoi Kosovën duke prezantuar projektin e tij Olric.ai në kategorinë e Shkencave Shoqërore. Me mbështetjen e Fondacionit Maarif të Turqisë dhe nën udhëheqjen e mësimdhënësit mentor Sylejman Ramadani, Terzi fitoi vendin e parë në kategorinë e tij, duke shënuar një sukses ndërkombëtar.

    Një sukses që e bën Kosovën krenare

    Përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Kosovë, Mehmet Nedim Aslan, e vlerësoi këtë arritje duke u shprehur: “Vendi i parë që Vehbi Terzi fitoi me projektin Olric.ai është burim krenarie si për shkollën tonë, ashtu edhe për Kosovën. Ky rezultat, i arritur në një organizim me pjesëmarrje ndërkombëtare, dëshmon potencialin e të rinjve tanë në hulumtim, zhvillim dhe prezantim të projekteve. E përgëzoj nxënësin tonë Vehbi Terzi dhe mësimdhënësin e tij mentor, Sylejman Ramadani, për punën dhe përkushtimin e tyre. Besoj se ky sukses do t’i nxisë edhe nxënësit e tjerë të angazhohen në veprimtari shkencore.”

    U ekspozuan 142 projekte të përzgjedhura nga mbi një mijë aplikime

    Në kuadër të festivalit u ekspozuan 142 projekte të përzgjedhura nga mbi një mijë aplikime. Në stendat e ngritura në hapësirën e aktivitetit, nxënësit patën mundësinë të prezantonin punën e tyre, të shpjegonin projektet dhe të shkëmbenin ide me bashkëmoshatarë nga vende të ndryshme.

    Suksesi i Vehbi Terzit në këtë mjedis ndërkombëtar kontribuoi në promovimin e punës së nxënësve nga Kosova dhe shkollës International Maarif Schools of Kosova në fushën e shkencës dhe teknologjisë.

  • Murati shows when the 13th salary will be paid for 2026

    Finance Minister Iron Murati has announced today at the Assembly session that the 13th salary for 2026 is prepaid to be paid early next year.

    Speaking on this issue, Murati has said the 13th salary was included in the Budget Law for 2026 and that it was paid this year.

    He has also talked about citizens’ expectations regarding additions, stressing that, if the budget review is passed, the payment will be made retroactively for the respective working period, Kosova Prees reports.

    The 13th Paga was the first in this year’s Budget Law. It was first paid for 2026 at the beginning of the year. The 13th salary is envisioned in the budget and paid this year.

    What’s happening is covering the gap from early aloation, just as the Budget Law from this Parliament has seen before. The 13th salary for next year is paid early next year. As for the citizens’ expectations, they will certainly receive extra. If this budget review passes, it will be the retroactive work experience that will be paid, he/kp/

  • Invisible F-35B fighter plane can determine the fate of war with China

    From: Karsten Heckl, retired Navy Lieutenant General / The Washington Times
    Translation: Television. com

    In this autumn’s review of the defence budget, Congress should fully finance the plane F-35B Lighting II. America simply cannot afford to interrupt or delay in securing this fighter plane.

    This particular version of F-35The one with the lift and vertical landing skills plays a huge role in the U.S. Marine Corps strategy to contain it and, if necessary, defeat China’s aggression.

    Imagine the first days of a conflict with Beijing: a full-scale missile attack hits the American airfields and Allied bases along the First Islands Zinder, seriously damaging the power of the US Air Force.

    Guam, the centre in which the Pentagon is based to send forces and logistics to the West, is also under serious attack. US Navy carriers are forced to stay much farther in the East to avoid the strike zone, while their effectiveness is limited by the great distances involved.

    This is not merely a thought of the worst scenario; it reflects Chinese military doctrine.

    Air fields are especially vulnerable. A study by the January 2025 Hudson Institute found that China has doubled the number of fortified and unconvincing shelters for aircraft since the early 2010 ʹ in more than three thousand CHA, while during the same period, the United States has added only two fortified and 41 unfortified shelters near the municipality of Taiwan.

    Much of our forward deployed air power remains exposed on track platforms, and the newly launched efforts to fortify it are far from over.

    Ukraine has shown what costs such vulnerability can have. In June 2025, Kyiv’s Operation Spider’s Network used underground fears on Russian territory to hit strategic bombers on land on several air bases. The U.S. has not deployed protection that can counter a similar attack as we have seen from the huge damage the planes have suffered on land in the Middle East during the ongoing conflict with Iran.

    China’s first blow against bases in the Western Pacific would exceed anything seen by Ukraine or Iran.

    Part of the response to this dilemma is distribution: the spread of forces, including planes, in many locations with minimal infrastructure.

    A Rand study warned that although distribution can protect planes from this kind of attack, it can lower the number of combat flights by spreading too much force. To be effective, a force must be able to arm itself, fuel them, and launch planes from those scattered locations.

    An analysis of the Centre for Strategic and International Studies on a simulated conflict for Taiwan reached the same conclusion: Survival without the ability to continue combat flights will end in defeat.

    The power that can be distributed and yet fly has a chance to win, and that’s why the plane was built F-35 B.

    In scattered dislocation. F-35 B– has unique survival skills among aircraft with fixed wings. Unlike planes that depend on permanent tracks, F-35 B can continue to carry out combat flights from countries with minimal and unimproved infrastructure. It can be hidden in an extremely short or too rough path for any conventional fighter aircraft; small marine teams can re-armed and fuel it there.

    Then he returns to combat with his leadership skills in in invisibility and the combination of data from sensors.

    scattered along coastal areas into small, mobile units, these planes F-35 B They also provide critical air coverage for marines carrying weapons against ships, which is central to the operational concept of the Pacific Marine Corps.

    This is not theoretical. Marine units have been training for years at advanced arm stations and fuel supplies, lowering F-35 B-on remote islands and short track, re-arming and fuel-fueling mobile teams and turning them back into combat.

    The concept is confirmed in a real shooting fight. During this year’s operations against Iran, marines used fuel supply stations with minimal infrastructure to quickly return F-35 B-to operate and reduce dependence on vulnerable orbits of tankers.

    F-35B is able to survive combat, but if it can afford Washington’s budgetary maneuvers, that remains an open question. Let’s hope wisdom prevails and that securing more F-35B planes will be up on the list of priorities of Congress and Pentagon.

    The outcome of this autumn’s budgetary battle could be crucial to determining whether we will win a Pacific war. /Telegraphy/

  • Aeroplani i padukshëm luftarak F-35B mund ta përcaktojë fatin e luftës me Kinën

    Aeroplani i padukshëm luftarak F-35B mund ta përcaktojë fatin e luftës me Kinën

    Nga: Karsten Heckl, gjenerallejtënant i Marinës në pension / The Washington Times
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Në shqyrtimet e kësaj vjeshte për buxhetin e mbrojtjes, Kongresi duhet ta financojë plotësisht aeroplanin F-35B Lightning II. Amerika thjesht nuk mund t’ia lejojë vetes ndërprerjen ose vonesën në sigurimin e këtij aeroplani luftarak.

    Ky variant i veçantë i F-35-it – ai me aftësi për ngritje dhe ulje vertikale – luan rol jashtëzakonisht të madh në strategjinë e Korpusit të Marinsave të ShBA-së për ta frenuar dhe, nëse është e nevojshme, për ta mposhtur agresionin e Kinës.

    Përfytyroni ditët e para të një konflikti me Pekinin: një sulm raketor në shkallë të plotë godet fushat ajrore dhe bazat amerikane dhe aleate përgjatë Zinxhirit të Parë të Ishujve, duke dëmtuar rëndë fuqinë e Forcave Ajrore të ShBA-së.

    Guami, qendra në të cilën mbështetet Pentagoni për të dërguar forca dhe logjistikë drejt Perëndimit, vihet gjithashtu nën sulm të rëndë. Aeroplanmbajtëset e Marinës së ShBA-së detyrohen të qëndrojnë shumë më në Lindje për të shmangur zonën e goditjes, ndërsa efektiviteti i tyre kufizohet nga largësitë e mëdha të përfshira.

    Ky nuk është thjesht një mendim për skenarin më të keq; ai pasqyron doktrinën ushtarake kineze.

    Fushat ajrore janë veçanërisht të cenueshme. Një studim i Institutit Hudson i janarit 2025 zbuloi se Kina e ka dyfishuar numrin e strehimoreve të fortifikuara dhe të pafortifikuara për aeroplanë, që nga fillimi i viteve 2010 – në më shumë se tre mijë – ndërsa, gjatë së njëjtës periudhë, Shtetet e Bashkuara kanë shtuar vetëm dy strehimore të fortifikuara dhe 41 të pafortifikuara pranë Ngushticës së Tajvanit.

    Një pjesë e madhe e fuqisë sonë ajrore të dislokuar përpara qëndron e ekspozuar në platformat e pistës dhe përpjekjet e sapofilluara për ta fortifikuar atë janë larg përfundimit.

    Ukraina ka treguar se çfarë kostoje mund të ketë cenueshmëria e tillë. Në qershor 2025, Operacioni Rrjeta e Merimangës i Kievit përdori dronë të futur fshehurazi thellë në territorin rus, për të goditur bombarduesit strategjikë në tokë në disa baza ajrore. ShBA-ja nuk ka dislokuar mbrojtje që mund t’i kundërvihet një sulmi të ngjashëm – siç kemi parë nga dëmet e mëdha që aeroplanët kanë pësuar në tokë në Lindjen e Mesme, gjatë konfliktit të vazhdueshëm me Iranin.

    Goditja e parë e Kinës kundër bazave në Paqësorin Perëndimor do të tejkalonte çdo gjë të parë nga Ukraina ose Irani.

    Një pjesë e përgjigjes ndaj kësaj dileme është shpërndarja: përhapja e forcave, përfshirë aeroplanët, në shumë vendndodhje me infrastrukturë minimale.

    Një studim i Rand-it paralajmëroi se, megjithëse shpërndarja mund t’i mbrojë aeroplanët nga ky lloj sulmi, ajo mund ta ulë numrin e fluturimeve luftarake duke i shpërndarë forcat së tepërmi. Që të jetë efektive, një forcë duhet të jetë në gjendje t’i armatosë, t’i furnizojë me karburant dhe t’i nisë aeroplanët nga ato vende të shpërndara.

    Një analizë e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare mbi një konflikt të simuluar për Tajvanin, arriti në të njëjtin përfundim: mbijetesa – pa aftësinë për të vazhduar fluturimet luftarake – do të përfundojë në humbje.

    Forca që mund të shpërndahet dhe prapë të fluturojë ka një mundësi të fitojë dhe pikërisht për këtë është ndërtuar aeroplani F-35B.

    Në një dislokim të shpërndarë, F-35B-ja ka aftësi unike mbijetese ndër aeroplanët me krahë fiks. Ndryshe nga aeroplanët që varen nga pistat e përhershme, F-35B mund të vazhdojë të kryejë fluturime luftarake prej vendeve me infrastrukturë minimale dhe të papërmirësuar. Ai mund të fshihet në një shteg tepër të shkurtër ose tepër të ashpër për çdo aeroplan luftarak konvencional; ekipe të vogla marinsash mund ta riarmatosin dhe ta furnizojnë me karburant aty.

    Më pas kthehet në luftim me aftësitë e tij udhëheqëse në padukshmëri dhe bashkim të të dhënave nga sensorët.

    Të shpërndarë përgjatë zonave bregdetare në njësi të vogla e të lëvizshme, këta aeroplanë F-35B sigurojnë gjithashtu mbulim ajror kritik për marinsat që mbajnë armë kundër anijeve, gjë që është qendrore për konceptin operacional të Korpusit të Marinsave në Paqësor.

    Kjo nuk është teorike. Njësitë e marinsave janë stërvitur prej vitesh në pika të avancuara armatosjeje dhe furnizimi me karburant, duke ulur F-35B-në në ishuj të largët dhe në pista të shkurtra, duke i riarmatosur dhe furnizuar me karburant me ekipe të lëvizshme dhe duke i kthyer sërish në luftim.

    Koncepti është vërtetuar në një luftë reale me të shtëna. Gjatë operacioneve të këtij viti kundër Iranit, marinsat përdorën pika furnizimi me karburant me infrastrukturë minimale – për t’i kthyer shpejt F-35B-të në veprim dhe për ta zvogëluar varësinë nga orbitat e cenueshme të aeroplanëve cisternë.

    F-35B është i aftë të mbijetojë në luftim, por nëse mund t’u bëjë ballë manovrave buxhetore të Uashingtonit, kjo mbetet pyetje e hapur. Le të shpresojmë se do të mbizotërojë mençuria dhe se sigurimi i më shumë aeroplanëve F-35B do të jetë lart në listat e përparësive të Kongresit dhe Pentagonit.

    Rezultati i betejës buxhetore të kësaj vjeshte mund të jetë vendimtar për të përcaktuar nëse do të fitojmë në një luftë në Paqësor. /Telegrafi/

  • ​Murati tregon kur do të paguhet paga e 13-të për vitin 2026

    ​Murati tregon kur do të paguhet paga e 13-të për vitin 2026

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në seancën e Kuvendit se paga e 13-të për vitin 2026 është paraparë të paguhet në fillim të vitit të ardhshëm.

    Duke folur për këtë çështje, Murati ka thënë se paga e 13-të ishte përfshirë në Ligjin e Buxhetit për vitin 2026 dhe se ajo është paguar gjatë këtij viti.

    Ai ka folur edhe për pritjet e qytetarëve lidhur me shtesat, duke theksuar se, nëse kalon rishikimi i buxhetit, pagesa do të bëhet në mënyrë retroaktive për periudhën përkatëse të punës, raporton KosovaPress.

    “Paga e 13-të ka qenë e paraparë në Ligjin e Buxhetit të këtij viti. Ka qenë e paraparë që për vitin 2026 të paguhet në fillim të vitit. Paga e 13-të është e paraparë në buxhet dhe është paguar sivjet.

    Kjo që po ndodh është mbulimi i hendekut nga alokimi i parakohshëm, ashtu siç e ka paraparë Ligji i Buxhetit nga ky Kuvend. Paga e 13-të për vitin e ardhshëm paguhet në fillim të vitit të ardhshëm. Sa u përket pritjeve të qytetarëve, patjetër që do të marrin shtesë. Nëse kalon ky rishikim i buxhetit, do të jetë përvoja retroaktive e punës që do t’u paguhet”, tha ai/kp/

  • The Supreme Court releases businessman Valon Luka from custody, suspected of four criminal acts

    The Supreme Court of Kosovo has ruled to free businessman Valon Luka, former businessman Behgjet Pacolli’s associate in custody.

    This development comes after the Constitutional Court in Pristina had imposed a month-long detention measure on him, while the Court of Appeals had rejected the defence complaint, leaving the decision in the first instance in force.

    Luka was detained on October 7th 2026, at the order of the Pristina Constitutional Prosecutor, under suspicion of involvement in several criminal acts related to economic activities and financial transactions.

    On October 9th, the Constitutional Court in Pristina had approved the prosecution’s request for a month’s detention assignment, a move that was envisioned to last until November 6th 2026.

    Luka’s defence, represented by lawyer Driton Muharremi, had rejected the ruling, claiming there were no legal conditions for keeping his client in custody.

    However, on October 16th, the Court of Appeals had rejected the defense complaint as unfounded.

    According to Apel’s decision, there was the danger of influence on witnesses and the intervention in evidence, while the court had rejected claims on the danger of fleeing and repetition of criminal acts as arguing.

    What’s Valon Luka suspect?

    The businessman is being investigated for allegations concerning fraud, misuse of foreign property, misuse of economic authorisations, and the connection of harmful contract.

    The court documents also cited doubts about the management of a grant to the company JHirano Mushrooms, as well as financial transactions of the company, LLC.

    Under these allegations, payment of hundreds of thousands of euros and dollars, which are the subject of investigations, have been mentioned.

    Luka is known as former director of the Mabetex group companies and former manager of the concession society of Vlora Airport.

    He has also been at the centre of a public clash with former President Behgjet Pacolli over allegations of financial abuse, which remain controversial issues.

    The decision to release him from custody does not mean concluding the criminal procedure or declaring his innocence.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Gjykata Supreme liron nga paraburgimi biznesmenin Valon Lluka, të dyshuar për katër vepra penale

    Ekskluzive | Gjykata Supreme liron nga paraburgimi biznesmenin Valon Lluka, të dyshuar për katër vepra penale

    Ekskluzive | Gjykata Supreme liron nga paraburgimi biznesmenin Valon Lluka, të dyshuar për katër vepra penale

    Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim për lirimin nga masa e paraburgimit të biznesmenit Valon Lluka, ish-bashkëpunëtorit të biznesmenit Behgjet Pacolli.

    Ky zhvillim vjen pasi Gjykata Themelore në Prishtinë kishte caktuar ndaj tij masën e paraburgimit prej një muaji, ndërsa Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes, duke e lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

    Lluka ishte ndaluar më 7 tetor 2026, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në disa vepra penale që lidhen me aktivitetet ekonomike dhe transaksionet financiare.

    Më 9 tetor, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit prej një muaji, masë që parashihej të zgjaste deri më 6 nëntor 2026.

    Mbrojtja e Llukës, e përfaqësuar nga avokati Driton Muharremi, kishte kundërshtuar vendimin, duke pretenduar se nuk ekzistonin kushtet ligjore për mbajtjen e klientit të tij në paraburgim.

    Megjithatë, më 16 tetor, Gjykata e Apelit kishte refuzuar ankesën e mbrojtjes si të pabazuar.

    Sipas vendimit të Apelit, ekzistonte rreziku i ndikimit te dëshmitarët dhe i ndërhyrjes në prova, ndërsa gjykata nuk kishte pranuar si të argumentuara pretendimet për rrezikun e arratisjes dhe përsëritjes së veprës penale.

    Për çfarë dyshohet Valon Lluka?

    Biznesmeni po hetohet për dyshime që lidhen me mashtrimin, shpërdorimin e pasurisë së huaj, keqpërdorimin e autorizimeve ekonomike dhe lidhjen e kontratës së dëmshme.

    Në dokumentet gjyqësore janë përmendur edhe dyshime lidhur me administrimin e një granti për kompaninë “Hirano Mushrooms”, si dhe transaksione financiare të kompanisë “Isdiar LLC”.

    Në kuadër të këtyre dyshimeve janë përmendur pagesa prej qindra mijëra eurosh dhe dollarësh, të cilat janë objekt i hetimeve.

    Lluka njihet si ish-drejtor në kompanitë e grupit Mabetex dhe ish-administrator i shoqërisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës.

    Ai ka qenë gjithashtu në qendër të një përplasjeje publike me ish-presidentin Behgjet Pacolli, lidhur me pretendimet për keqpërdorime financiare, të cilat mbeten çështje të kontestuara.

    Vendimi për lirimin nga paraburgimi nuk nënkupton përfundimin e procedurës penale apo shpalljen e pafajësisë së tij.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ombudsman for the murder of Arlinda Zekaj: State Failed to Protect Family Violence Victims

    People’s lawyer, Naim Qeyaj, has stated that in the case of the murder of Arlinda Zekaj, there are serious doubts about direct state responsibilities, assessing that institutions have not done enough to protect victims of domestic violence.

    He has called for full whiteening of responsibilities, concrete preventive measures and accountability by responsible authorities.

    Celaj has said that although a final assessment of all the random circumstances has not yet been made, the facts being made public raise serious concerns about the way institutions have acted to protect the victim.

    What I can say at this stage, when we have not yet investigated all the details, is it seems very clear that the state’s responsibility in this case has not been shown at the proper level. So the state has failed to protect the victims of domestic violence, Celay has declared.

    He has stressed that concern becomes even greater because, according to him, institutions’ failures are not isolated cases, but problems that have been repeated over the years, despite repeated recommendations and calls for intervention.

    More serious is the fact that these failures and such concessions are systematic, are consistent, and occur despite calls, recommendations, and voice raising to ask the state to have proper attention and seriousness in the approach. Institutions should take precautions because they have direct responsibility when a person loses his life after presenting the case before the state, he said.

    Commenting on cases of murder of women and domestic violence, the Ombudsman has stressed that public institutions should assume their responsibilities and not react only after tragedy strikes.

    According to him, the size of the problem requires a more serious approach and concrete measures by responsible authorities.

    I don’t think it’s time we only reflect on the consequences, because they’re tragic. Only this year are eight cases of women killed. I firmly believe that public authorities should assume responsibilities, because they’re in charge, and for that they’ve been trusted, Celay has been expressed.

    He has recalled that the obligation of the state does not end only with a lack of human rights, but it also includes the obligation to protect them in cases where there is danger of vulnerability.

    It is the direct responsibility of the state, because the positive state obligations are not only to refrain from violating human rights, but also to take measures to ensure respect and protection of these rights whenever they can be violated, he has declared.

    Celaj has said the Ombudsman’s institution has handled similar cases and addressed recommendations to responsible institutions, including police, Prosecution, Courts, Government, ministries and municipalities.

    According to him, the recommendations have been aimed at improving victims’ defence mechanisms, reviewing security procedures, and increasing the professional capacities of those dealing with cases of domestic violence.

    The People’s Avocacy has proved to be in the application of its mandate in other cases when similar situations have occurred. There are many recommendations given to authorities, including Police, Prosecutors, Courts, Government, ministries and municipalities, Celaj has said.

    He has also mentioned obligations stemming from the Istanbul Convention, stressing that institutions must observe legal standards with caution and vigilance.

    Beyond what laws are written or establishing local laws, the Istanbul Convention stipulates clear state obligations in relation to measures to be taken to protect women and victims of domestic violence. We should not forget that women are not only victims of family members, but they may also be victims of institutions themselves, which are unwilling to meet and carefully carry out their responsibilities and duties, he stressed.

    Celaj has indicated that among the repeated recommendations have been reviewing security protocols, a more careful assessment of the risk in domestic violence cases, functioning electronic monitoring mechanisms, and strengthening the capacities of social work centres and victims’ advocates.

    He has estimated that, despite pledges and legal changes, the progress needed to ensure effective protection for victims has not been achieved.

    Speaking of the responsibility of institutions in cases where victims report violence, the Ombudsman has stressed that the state should ensure their protection from the moment they seek assistance.

    Victimes are victims of domestic violence until they surrender to the State. When they surrender to the state, it is the State’s duty to protect their lives. Any murder after this moment raises the question of responsibility and the burden the state has to fulfill its obligations, Celay has declared.

    He has added that institutions should make sure that even in cases of high risk and protection is difficult, the victim will not be left without necessary support.

    Asked whether the case should be followed by dismissals of responsible and accountable officials from justice, Celay has said that the causes and circumstances leading up to the murder must be fully cleared first.

    According to him, institutional response should not be limited to the present measure, but should be accompanied by professional investigation, identification of responsibilities and changes preventing repetition of similar cases.

    What it takes is that the authorities, with responsibility, urgency, and professionalism, whitewash all the causes and causes that have led to this occasion. One of the obligations the state has in such cases is, in addition to finding responsibilities and identifying places where it has failed, even taking measures to prevent such cases in the future, he has said.

    The cell has warned that if institutions do not act to prevent other tragedies, the country risks facing the same problem again.

    If you don’t do this, then the state has failed and we can talk to the next case, which can unfortunately be repeated. Then again we have to seek responsibility and still have to continue the same chain, he has expressed himself.

    The ombudsman has demanded that violence against women and institutional responsibility be addressed as issues of national importance, outside of politicisation and political interference. / EO

    Source Layer: Dukeagini

  • Avokati i Popullit për vrasjen e Arlinda Zekajt: Shteti dështoi në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje

    Avokati i Popullit për vrasjen e Arlinda Zekajt: Shteti dështoi në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka dyshime serioze për përgjegjësi të drejtpërdrejtë të shtetit, duke vlerësuar se institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.

    Ai ka kërkuar zbardhjen e plotë të përgjegjësive, masa konkrete parandaluese dhe llogaridhënie nga autoritetet përgjegjëse.

    Qelaj ka thënë se, ndonëse ende nuk është bërë një vlerësim përfundimtar i të gjitha rrethanave të rastit, faktet që po bëhen publike ngrenë shqetësime serioze për mënyrën se si institucionet kanë vepruar për ta mbrojtur viktimën.

    “Ajo që mund të them në këtë fazë, kur ne ende nuk i kemi hetuar të gjitha detajet, është se duket shumë qartë që përgjegjësia e shtetit në këtë rast nuk është treguar në nivelin e duhur. Pra, shteti ka dështuar me i mbrojtë viktimat e dhunës në familje”, ka deklaruar Qelaj.

    Ai ka theksuar se shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak se, sipas tij, dështimet e institucioneve nuk janë raste të izoluara, por probleme që janë përsëritur ndër vite, pavarësisht rekomandimeve dhe thirrjeve të vazhdueshme për ndërhyrje.

    “Më të rëndë këtë situatë e bën fakti që këto dështime dhe këto lëshime janë sistematike, janë të vazhdueshme dhe ndodhin përkundër thirrjeve, rekomandimeve dhe ngritjes së zërit për t’i kërkuar shtetit që ta ketë vëmendjen dhe seriozitetin e duhur në qasje. Institucionet duhet të marrin masa parandaluese, sepse kanë përgjegjësi direkte kur një person humb jetën pasi rastin e ka paraqitur para shtetit”, ka thënë ai.

    Duke folur për rastet e vrasjeve të grave dhe dhunën në familje, Avokati i Popullit ka theksuar se institucionet publike duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre dhe të mos reagojnë vetëm pasi të ndodhin tragjedi.

    Sipas tij, përmasat e problemit kërkojnë një qasje më serioze dhe masa konkrete nga autoritetet përgjegjëse.

    “Unë mendoj që nuk është koha të reflektojmë vetëm mbi bazën e pasojave, sepse ato janë tragjike. Vetëm këtë vit janë tetë raste të grave që janë vrarë. Besoj fuqishëm se autoritetet publike duhet t’i marrin përgjegjësitë, sepse për këtë janë të ngarkuara dhe për këtë u është dhënë besimi”, është shprehur Qelaj.

    Ai ka rikujtuar se detyrimi i shtetit nuk përfundon vetëm me mosshkeljen e të drejtave të njeriut, por përfshin edhe obligimin për t’i mbrojtur ato në rastet kur ekziston rreziku i cenimit.

    “Është përgjegjësi direkte e shtetit, sepse detyrimet pozitive të shtetit nuk janë vetëm të përmbahet nga cenimi i të drejtave të njeriut, por edhe të marrë masa për të garantuar respektimin dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave sa herë që ato mund të cenohen”, ka deklaruar ai.

    Qelaj ka thënë se Institucioni i Avokatit të Popullit ka trajtuar raste të ngjashme dhe u ka drejtuar rekomandime institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë, Prokurorinë, gjykatat, Qeverinë, ministritë dhe komunat.

    Sipas tij, rekomandimet kanë pasur për qëllim përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes së viktimave, rishikimin e procedurave të sigurisë dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të personave që trajtojnë rastet e dhunës në familje.

    “Avokati i Popullit ka provuar të jetë në zbatim të mandatit të tij edhe në raste të tjera kur kanë ndodhur situata të ngjashme. Janë shumë rekomandime që u janë dhënë autoriteteve, përfshirë Policinë, Prokurorinë, gjykatat, Qeverinë, ministritë dhe komunat”, ka thënë Qelaj.

    Ai ka përmendur edhe obligimet që rrjedhin nga Konventa e Stambollit, duke theksuar se institucionet duhet t’i zbatojnë standardet ligjore me kujdes dhe vigjilencë.

    “Përtej asaj që shkruajnë ligjet ose që përcaktojnë ligjet vendore, Konventa e Stambollit përcakton detyrime të qarta të shtetit në raport me masat që duhet t’i marrë për t’i mbrojtur gratë dhe viktimat e dhunës në familje. Nuk duhet të harrojmë se gratë nuk janë viktima vetëm të familjarëve, por mund të jenë viktima edhe të vetë institucioneve, të cilat nuk janë të gatshme t’i përmbushin dhe t’i zbatojnë me kujdes përgjegjësitë dhe detyrat që kanë”, ka theksuar ai.

    Qelaj ka bërë të ditur se ndër rekomandimet e përsëritura kanë qenë rishikimi i protokolleve të sigurisë, vlerësimi më i kujdesshëm i rrezikut në rastet e dhunës në familje, funksionalizimi i mekanizmave të monitorimit elektronik dhe forcimi i kapaciteteve të qendrave për punë sociale dhe mbrojtësve të viktimave.

    Ai ka vlerësuar se, pavarësisht zotimeve dhe ndryshimeve ligjore, nuk është arritur progresi i nevojshëm për të garantuar mbrojtje efektive për viktimat.

    Duke folur për përgjegjësinë e institucioneve në rastet kur viktimat e raportojnë dhunën, Avokati i Popullit ka theksuar se shteti duhet të garantojë mbrojtjen e tyre që nga momenti kur ato kërkojnë ndihmë.

    “Viktimat janë viktima të dhunës në familje deri në momentin kur i dorëzohen shtetit. Në momentin kur i dorëzohen shtetit, është detyrë e shtetit ta mbrojë jetën e tyre. Çdo vrasje pas këtij momenti e ngre çështjen e përgjegjësisë dhe barrën që ka shteti për t’i përmbushur detyrimet e veta”, ka deklaruar Qelaj.

    Ai ka shtuar se institucionet duhet të sigurohen që edhe në rastet kur rreziku është i lartë dhe mbrojtja është e vështirë, viktima të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme.

    I pyetur nëse rasti duhet të pasohet me shkarkime të zyrtarëve përgjegjës dhe me përgjegjësi nga drejtësia, Qelaj ka thënë se fillimisht duhet të zbardhen plotësisht shkaqet dhe rrethanat që kanë çuar deri te vrasja.

    Sipas tij, reagimi institucional nuk duhet të kufizohet vetëm në masa të momentit, por duhet të shoqërohet me hetim profesional, identifikim të përgjegjësive dhe ndryshime që parandalojnë përsëritjen e rasteve të ngjashme.

    “Ajo që duhet është që autoritetet, me përgjegjësi, urgjencë dhe profesionalizëm, t’i zbardhin të gjitha shkaqet dhe shkaktarët që kanë çuar deri te ky rast. Një prej detyrimeve që e ka shteti në raste të tilla është, përveç gjetjes së përgjegjësive dhe identifikimit të vendeve ku ka dështuar, edhe marrja e masave për t’i parandaluar rastet e tilla në të ardhmen”, ka thënë ai.

    Qelaj ka paralajmëruar se, nëse institucionet nuk veprojnë për të parandaluar tragjedi të tjera, vendi rrezikon të përballet sërish me të njëjtin problem.

    “Nëse nuk e bën këtë, atëherë shteti prapë ka dështuar dhe ne mund të flasim deri në rastin tjetër, që fatkeqësisht mund të përsëritet. Pastaj prapë kemi për të kërkuar përgjegjësi dhe prapë kemi për të vazhduar të njëjtin zinxhir”, është shprehur ai.

    Avokati i Popullit ka kërkuar që dhuna ndaj grave dhe përgjegjësia institucionale të trajtohen si çështje me rëndësi kombëtare, jashtë politizimit dhe ndërhyrjeve politike./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Vëllai i Liridonës pas seancës në Apel: Vendimin me burg përjetë e presim për Naimin, Granitin dhe Kushtrim

    Vëllai i Liridonës pas seancës në Apel: Vendimin me burg përjetë e presim për Naimin, Granitin dhe Kushtrim

    Vëllai i Liridonës pas seancës në Apel: Vendimin me burg përjetë e presim për Naimin, Granitin dhe Kushtrim

    Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore në Gjykatën e Apelit, në rastin e vrasjes së motrës së tij.

    Ai tha se ajo që ndodhi sot nuk ishte e hijshme, duke kritikuar mbylljen e seancës.

    Megjithatë, familja pret që vendimi për të akuzuarit të jetë me burgim të përjetshëm, ashtu siç kërkojnë për Naim Murselin dhe Granit Plavën, duke shpresuar që i njëjti vendim të përfshijë edhe Kushtrim Kokallën.

    “Çfarë pamë ne sot në këtë seancë, nuk ishte e hijshme. Sot gjykata mundi ta thotë të vërtetën dhe t’i lirojë mediat, e të krijojë bindjen se i mbron gratë, motrat e nënat tona.

    Ne presim që vendimi të jetë ai si për Naimin, Granitin me burgim të përjetshëm dhe shpresojmë që këtij vendimi t’i bashkëngjitet edhe Kushtrim Kokalla”, u shpreh ai.

    Ndryshe, Murseli është ankuar në Apel, duke kërkuar dënim më të butë. /Klankosova.tv