Blog

  • Itali, 17-vjeçarja shqiptare nën hetim për lidhje me ISIS-in, vendoset në një qendër për të mitur

    Itali, 17-vjeçarja shqiptare nën hetim për lidhje me ISIS-in, vendoset në një qendër për të mitur

    Një vajzë shqiptare 17-vjeçare, që jeton në provincën e Raguzës në Itali, është vendosur në një qendër rezidenciale për të mitur, pas dyshimeve se ka shpërndarë propagandë të ISIS-it në rrjetet sociale dhe është vetëtrajnuar për aktivitete terroriste.

    Vendimi për vendosjen e saj në këtë qendër është marrë nga Gjykata për të Mitur e Katanias dhe është zbatuar nga Policia e Shtetit në Raguzë.

    Sipas autoriteteve italiane, e mitura dyshohet se ka publikuar në internet video propagandistike që shfaqnin ekzekutime të të burgosurve, materiale që mbështesnin ISIS-in, si dhe udhëzues për vetë-trajnim dhe prodhimin e mjeteve shpërthyese në kushte shtëpie, raporton agjencia e lajmeve Ansa.

    Ajo dyshohet gjithashtu se ka komunikuar në internet me persona që pretendonin se ishin pjesë e ISIS-it, si dhe me individë të tjerë që promovonin aktivitete terroriste.

    Hetimet nisën për propagandë terroriste

    Fillimisht, vajza ishte nën hetim për përkrahje të terrorizmit. Megjithatë, pas monitorimit të rrjeteve sociale dhe kontrollit të telefonit të saj, hetuesit ngritën dyshime edhe për vetë-trajnim me qëllim përfshirjen në aktivitete terroriste, përfshirë terrorizmin ndërkombëtar, transmeton Telegrafi.

    Sipas raportimit, 17-vjeçarja vjen nga një familje shqiptare fermerësh, e cila është e integruar mirë në komunitetin ku jeton.

    Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë. Policia italiane po përpiqet të identifikojë personat me të cilët vajza dyshohet se ka komunikuar në internet.

    Rasti është ende nën hetim dhe dyshimet ndaj të miturës nuk përbëjnë vendim përfundimtar për fajësinë e saj./Telegrafi/

  • Klekovski: Së bashku me Klinikën e Neurologjisë punojmë për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe për të zvogëluar aftësinë e kufizuar si pasojë e goditjes në tru

    Klekovski: Së bashku me Klinikën e Neurologjisë punojmë për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe për të zvogëluar aftësinë e kufizuar si pasojë e goditjes në tru

    Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot mbajti fjalim në aktivitetin qendror me rastin e Ditës Botërore të Goditjes në Tru, organizuar nga Klinika e Neurologjisë, kushtuar parandalimit, njohjes në kohë të simptomave dhe përmirësimit të kujdesit shëndetësor për pacientët.

    Ai tha se në rastin e goditjes në tru, parandalimi dhe trajtimi në kohë janë veçanërisht të rëndësishëm, pasi koha për reagim është vetëm disa orë.

    “Për këtë nevojiten diagnostikimi radiologjik i qasshëm dhe mundësia e fillimit të menjëhershëm të terapisë. Ky aktivitet për rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin është vetëm një hap. Së bashku me Klinikën e Neurologjisë, po punojmë për përmirësimin e rrugëve të trajtimit të pacientëve me goditje në tru, me qëllim shpëtimin e sa më shumë jetëve dhe zvogëlimin e aftësisë së kufizuar. Njëkohësisht, dëshiroj të shpreh kënaqësinë time për punën e suksesshme të Klinikës së Neurologjisë, e cila arrin të trajtojë çështje me rëndësi të madhe për sistemin tonë shëndetësor”, theksoi ministri Klekovski.

    Ai sqaroi se Klinika e Neurologjisë është një nga klinikat më komplekse dhe rikujtoi procesin e decentralizimit të terapisë për sklerozën multiple, i cili filloi në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori“, në Spitalin Klinik të Shtipit dhe në Spitalin e Ohrit, ndërsa tashmë po ndërmerren hapa për përfshirjen edhe të spitaleve në Tetovë, Prilep dhe Strumicë.

    Gjatë ditëve në vijim do të publikohen informacione edhe për përparimin në trajtimin e sëmundjes së Parkinsonit dhe sëmundjes së Alzheimerit, në bashkëpunim me Qendrën Klinike Universitare të Lubjanës.

    Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Jovan Bozhinovski, theksoi se aktivitetet u realizuan në disa qytete të vendit dhe se qëllimi i këtij aktiviteti është arritur.

    “Në kuadër të aksionit për kontrolle parandaluese falas, të organizuar në sheshin e Shkupit, u kontrolluan 147 qytetarë dhe u kryen 160 ekzaminime me Doppler, ku një pacient u shtrua në spital për shkak të një gjetjeje klinike të rëndësishme. Rreth 50 për qind e personave të kontrolluar kishin gjetje të caktuara, ndërsa rreth 30 për qind e tyre do t’i ftojmë për ekzaminime shtesë në Klinikën e Neurologjisë. Çdo minutë është e rëndësishme, koha është tru – njohja në kohë e simptomave bën dallimin midis jetës dhe vdekjes, si dhe midis aftësisë së kufizuar dhe mirëqenies fizike e psikologjike. Po aq i rëndësishëm është edhe parandalimi i duhur, sepse në 90 për qind të rasteve, goditja në tru mund të parandalohet”, theksoi Bozhinovski.

  • FSK-ja pranon 12 kamionë të rinj ushtarakë, flota logjistike arrin në 35 automjete

    FSK-ja pranon 12 kamionë të rinj ushtarakë, flota logjistike arrin në 35 automjete

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar 12 kamionë ushtarakë të markës Unimog-Mercedes-Benz, me qëllim të forcimit të kapaciteteve transportuese dhe logjistike.

    Në ceremoninë e pranimit morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, si dhe përfaqësuesi i Daimler Truck Defence dhe Mercedes-Benz Special Trucks, Daniel Zittel.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kamionët e rinj kanë konfigurim 4×4 dhe kapacitet ngarkese deri në pesë tonë. Ata do të përdoren për transportimin e personelit, pajisjeve dhe materialeve, si dhe për furnizimin e njësive në kushte të ndryshme operacionale.

    Me pranimin e këtyre 12 kamionëve dhe tetë kamionëve Rheinmetall të pranuar gjatë kësaj jave, numri i automjeteve nga këto dy kategori arrin në 35.

    Ministria ka bërë të ditur se Gjermania po e mbështet FSK-në përmes blerjeve dhe donacioneve. Gjatë vitit 2024, Kosova kishte pranuar pesë kamionë Rheinmetall KX 8×8 si donacion nga Gjermania.

    Ndërkaq, për vitin 2027 planifikohet pranimi i dy kamionëve të tjerë Rheinmetall KX 8×8 dhe katër kamionëve zjarrfikës Unimog-Mercedes-Benz. Po ashtu, sipas planifikimeve, gjatë të njëjtit vit pritet të arrijnë edhe dhjetëra kamionë të tjerë.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka falënderuar kryeministrin Kurti, komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, ambasadorin gjerman Rainer Rudolph dhe përfaqësuesin e kompanive prodhuese për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

    Ministria e Mbrojtjes ka ritheksuar se do të vazhdojë investimet në pajisje, infrastrukturë dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, me synimin e ndërtimit të një force profesionale dhe moderne, të ndërveprueshme me partnerët ndërkombëtarë./Telegrafi/

    – YouTube www.youtube.com

  • Rzazarta Krasniqi seeks Kurti’s resignation, Sveca and Gervala after audio-inciling Arlinda Zekiaj

    Rzazarta Krasniqi has called for the immediate resignation of Albin Kurti, Jjelal Svela and Donika Grovall, following the audio-inculating of Arlinda Zekaj in Kosovo Police.

    She has said that the case shows a failure of the state, criticising the way that, according to her, this issue is being handled.

    Prompt resignation. Justice for Arlinda Zakaj!

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit, Sveçlës dhe Gërvallës pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt

    Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit, Sveçlës dhe Gërvallës pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt

    Rrezarta Krasniqi kërkon dorëheqjen e Kurtit, Sveçlës dhe Gërvallës pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt

    Rrezarta Krasniqi ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës dhe Donika Gërvallës, pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt në Policinë e Kosovës.

    Ajo ka thënë se rasti tregon dështim të shtetit, duke kritikuar mënyrën se si, sipas saj, po trajtohet kjo çështje.

    “Dorëheqje të menjëhershme. Drejtësi për Arlinda Zekajn!”, ka shkruar Krasniqi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Atletico Madrid shuts the door to Arsenal for Baan

    AThe plant is preparing an offer for Alex Baenan, whom you see as one of the main targets for the left flank of the attack.

    However, Atletico Madrid does not want to allow the departure of the Spanish midfielder during the January transitional deadline, as it considers one of the key players of Diego Simeones’ team.

    Baana, 25, is going through an excellent period, with five goals and three assistings in 13 matches this season.

    According to reports by Fowtball Insiderı, Arsenal’s interest has increased significantly, but Londoners know that the transfer in January will be very difficult. If they fail to reach agreement in winter, they may return to the Spaniard in the summer of 2027. /Klankosova. tv

  • Atletico Madridi ia mbyll derën Arsenalit për Baenan

    Atletico Madridi ia mbyll derën Arsenalit për Baenan

    Atletico Madridi ia mbyll derën Arsenalit për Baenan

    Arsenali po përgatit një ofertë për Alex Baenan, të cilin e sheh si një nga objektivat kryesorë për krahun e majtë të sulmit.

    Megjithatë, Atletico Madridi nuk dëshiron ta lejojë largimin e mesfushorit spanjoll gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi e konsideron një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës së Diego Simeones.

    Baena, 25 vjeç, po kalon një periudhë të shkëlqyer, me pesë gola dhe tri asistime në 13 ndeshje këtë sezon.

    Sipas raportimeve të “Football Insider”, interesimi i Arsenalit është rritur ndjeshëm, por londinezët e dinë se transferimi në janar do të jetë shumë i vështirë. Nëse nuk arrijnë marrëveshje në dimër, ata mund të rikthehen për spanjollin në verën e vitit 2027./Klankosova.tv

  • Shteti përballë grave | Diskutim në “Kosova Today”, a do të ketë dorëheqje? (VIDEO)

    Shteti përballë grave | Diskutim në “Kosova Today”, a do të ketë dorëheqje? (VIDEO)

    Shteti përballë grave | Diskutim në “Kosova Today”, a do të ketë dorëheqje? (VIDEO)

    Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt dhe përgjegjësia e institucioneve në trajtimin e tij po diskutohen në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

    Avokatja Krenare Vokshi dhe dy analistët Shkumbin Kajtazi dhe Muharrem Kafexhiu, po trajtojnë çështjet që lidhen me rastin dhe reagimin shtetit.

    Gjatë diskutimit u ngrit edhe çështja e mentalitetit shoqëror ndaj grave dhe pritshmërisë që ato të largohen nga shtëpia në situata të caktuara.

    Diskutimi në studio:

  • Bayerni i dërgon mesazh Real Madridit për Olisen

    Bayerni i dërgon mesazh Real Madridit për Olisen

    Bayerni i dërgon mesazh Real Madridit për Olisen

    Bayern Munich nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Michael Olises, pavarësisht interesimit të Real Madridit.

    Drejtori i përgjithshëm i klubit gjerman, Jan-Christian Dreesen, ka konfirmuar se synimi është ta mbajë francezin për një kohë sa më të gjatë dhe se në të ardhmen e afërt pritet të nisin bisedimet për përmirësimin e kontratës së tij, e cila skadon në qershor të vitit 2029.

    Dreesen beson se Olise mund ta fitojë Topin e Artë edhe duke luajtur në Bundesligë, duke theksuar se Bayerni i ofron kushtet e duhura për të shkëlqyer.

    Vendosmëria e klubit bavarez mbështetet edhe te paraqitjet e jashtëzakonshme të sulmuesit këtë sezon: 12 gola dhe 7 asistime në 12 ndeshje zyrtare, me gjithsej 981 minuta në fushë./Klankosova.tv

  • Tevez zbulon arsyen e transferimit te Manchester City: E bëra për hakmarrje!

    Tevez zbulon arsyen e transferimit te Manchester City: E bëra për hakmarrje!

    Tevez zbulon arsyen e transferimit te Manchester City: E bëra për hakmarrje!

    Carlos Tevez ka zbuluar se kalimi nga Manchester United te rivali i përbetuar, Manchester City, ishte një lloj hakmarrjeje. Ish-sulmuesi argjentinas, i cili luajti te United nga viti 2007 deri më 2009, pranoi se ishte ndier i tradhtuar nga Sir Alex Ferguson, pasi klubi nuk e kishte blerë përfundimisht, pavarësisht premtimeve të trajnerit skocez.

    Tevez tregoi se kishte dhënë gjithçka për fanellën e Unitedit, por më pas ishte lënë në stol, ndërsa klubi transferoi Dimitar Berbatovin. Sipas tij, Ferguson kishte pasur gjashtë muaj kohë për ta mbajtur premtimin, por nuk e bëri këtë. Kjo e lëndoi argjentinasin, i cili vendosi të bashkohej me Manchester Cityn, duke e përjetuar atë kalim si një mënyrë për t’ia kthyer ish-klubit.