Blog

  • KRU “Prishtina” shkyç mbi 15 konsumatorë për borxhe, paralajmëron vazhdimin e aksionit

    KRU “Prishtina” shkyç mbi 15 konsumatorë për borxhe, paralajmëron vazhdimin e aksionit

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka shkyçur mbi 15 konsumatorë brenda kryeqytetit për shkak të borxheve të papaguara.

    Përmes një postimi në Facebook, kompania ka bërë të ditur se masat janë ndërmarrë ndaj bizneseve dhe amvisërive që kanë obligime të papërmbushura ndaj ujësjellësit.

    KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se aksionet do të vazhdojnë dhe se ekipet e saj janë në terren, ndërsa lista e konsumatorëve që do të përballen me masa të tilla po plotësohet.

    “Nuk ka më kohë për shtyrje! Shlyeni borxhin SOT”, thuhet në apelin e kompanisë drejtuar konsumatorëve. /Telegrafi/

  • Rasti tragjik i Arlinda Zekajt, suspendohet Kryeprokurorja e Pejës Lumturije Vuçetaj

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetajn.

    Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

    Vuçetaj u suspendua me 7 vota për.

    Po ashtu, KPK-ja themeloi panel hetimor, pasi ndaj saj do të iniciohet procedurë disiplinore.

    Ky vendim vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2025, pas kërkesave të njëpasnjëshme të saj për mbrojtje nga shteti, në luftën e saj për kujdestarinë e djalit.

  • The Assembly approves budget changes for 2026

    The Kosovo Assembly has approved a 62-vote review of the budget for 2026.

    Of the seven proposed amendments, only two received support from MPs, while the amendments proposed by the opposition were not adopted.

    During pre-election debate, Democratic League of Kosovo MP ( LDK), Avdullah Hoti, named the government’s proposal for 120m euros, for which it was established early in the year.

    He has stressed that the bill has two problems, both procedurally and in context.

    Meanwhile, LDK MP Hykmete Bajrami said the Finance Ministry should clarify whether the changes are intended to cover the 13th salary, which was split earlier this year.

    Source Layer: Dukeagini

  • Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin për vitin 2026

    Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin për vitin 2026

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 62 vota rishikimin e buxhetit për vitin 2026.

    Nga shtatë amendamentet e propozuara, vetëm dy morën mbështetjen e deputetëve, ndërsa amendamentet e propozuara nga opozita nuk u miratuan.

    Gjatë debatit para votimit, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e cilësoi propozimin e Qeverisë si “mbulesë për 120 milionë euro”, për të cilat, sipas tij, ishte vendosur në fillim të vitit.

    Ai ka theksuar se projektligji ka dy probleme, si në aspektin procedural, ashtu edhe në atë përmbajtjesor.

    Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se Ministria e Financave duhet të sqarojë nëse ndryshimet synojnë të mbulojnë pagën e 13-të, e cila ishte ndarë në fillim të këtij viti.

    Burimi: Dukagjini

  • LEX Trolling at the Peja Prosecutor following the assassination of Arlinda Zekaja suspended chief prosecutor Joy Vucetaj by 7 votes

    Kosovo Prosecutorial Council ( The KKP has decided to suspend the chief prosecutor of the Constitutional Prosecutor in Pec, Joy Vucetaj, following developments following the tragic murder of Arlinda Zekinaj in Vitomirica of Pec.

    The decision was made Thursday, October 29, 2026, during the extraordinary KPK meeting, which was called by State Chief Prosecutor Zejrullah Gashi.

    According to reported information, Vucetaj’s suspension has been approved by seven votes for, following the State Chief Prosecutor’s recommendation.

    In addition to the suspension, the KKP has also established the establishment of an investigative panel, under procedures for handling the chief prosecutor’s possible disciplinary responsibility.

    The decision comes just four days after the assassination of Arlinda Zekaj, who was brutally killed in the village of Vitomirica in Pec on October 25th.

    Her murder was suspected of her brother-in-law, Albert Sylaj, who was arrested after two days of police search.

    The case has prompted powerful public reactions, especially after publishing documents that testify that the victim had sought help and urgent safeguard clauses from institutions before he was killed.

    The signal newspaper had reported on Arlinda’s request to the Constitutional Prosecutor in Pec on October 22nd, just three days before her murder.

    After the tragedy, serious questions have been raised regarding the actions of responsible institutions and whether authorities had taken necessary measures to protect the victim.

    The support of chief prosecutor Vucetaj constitutes one of the most important institutional developments after the assassination, while it remains to be seen what the investigative panel will perceive regarding its possible disciplinary responsibility.

    The suspension is a temporary measure and does not constitute the final conclusion of disciplinary responsibility.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | Tronditje në Prokurorinë e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt – suspendohet kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj me 7 vota

    LEX | Tronditje në Prokurorinë e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt – suspendohet kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj me 7 vota

    LEX | Tronditje në Prokurorinë e Pejës pas vrasjes së Arlinda Zekajt – suspendohet kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj me 7 vota

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka marrë vendim për suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, pas zhvillimeve që pasuan vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Vendimi është marrë të enjten, më 29 tetor 2026, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të KPK-së, e cila ishte thirrur nga Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi.

    Sipas informacioneve të raportuara, suspendimi i Vuçetajt është miratuar me shtatë vota për, pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit.

    Përveç suspendimit, KPK-ja ka vendosur edhe themelimin e një paneli hetimor, në kuadër të procedurave për trajtimin e përgjegjësisë së mundshme disiplinore të kryeprokurores.

    Vendimi vjen vetëm katër ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila më 25 tetor u vra në mënyrë mizore në fshatin Vitomiricë të Pejës.

    Për vrasjen e saj dyshohet kunati, Albert Sylaj, i cili u arrestua pas dy ditësh kërkimi nga Policia.

    Rasti ka shkaktuar reagime të fuqishme publike, veçanërisht pas publikimit të dokumenteve që dëshmojnë se viktima kishte kërkuar ndihmë dhe masa urgjente mbrojtëse nga institucionet përpara se të vritej.

    Gazeta Sinjali kishte raportuar për kërkesën e Arlindës drejtuar Prokurorisë Themelore në Pejë më 22 tetor, vetëm tri ditë përpara vrasjes së saj.

    Pas tragjedisë, janë ngritur pyetje serioze lidhur me veprimet e institucioneve përgjegjëse dhe nëse autoritetet kishin ndërmarrë masat e nevojshme për mbrojtjen e viktimës.

    Suspendimi i kryeprokurores Vuçetaj përbën një nga zhvillimet më të rëndësishme institucionale pas vrasjes, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të konstatojë paneli hetimor lidhur me përgjegjësinë e saj të mundshme disiplinore.

    Suspendimi është masë e përkohshme dhe nuk përbën konstatim përfundimtar të përgjegjësisë disiplinore.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hoti: Any neglect in Arlinda’s case will be addressed

    Minister of Labour, Family and Freedom War Values Andy Hoti has said that any neglect or possible involvement in the Arlinda Zekij assassination case will be handled in accordance with legislation in force.

    AHe has declared that institutions are taking measures and that the case should be investigated in detail, stressing that no one will be spared responsibility if his involvement is found.

    Make sure whatever’s in the hands of the institution I run. As minister, without saving anything and anyone, we will act on legislation in force. I’m very convinced that both the government of Kosovo and you know, even public discussions that have been, that measures have been taken; that they’ve become reports, read the case, because despite the pain we have, we need to investigate detail. And I am convinced that every chain string of chains that has had neglect or intention in this case will be treated with a cross-form institution in power, he said, Eo reports, broadcast Klakosova.tv.

    These statements were made at the negotiating table on the topic of revising responsible family policies in Kosovo: Financial needs, regional practices and policy alternatives organised by Riinvest Institute and the Women’s Economic Forum

  • Hoti: Çdo neglizhencë në rastin e Arlindës do të trajtohet

    Hoti: Çdo neglizhencë në rastin e Arlindës do të trajtohet

    Hoti: Çdo neglizhencë në rastin e Arlindës do të trajtohet

    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka thënë se çdo neglizhencë apo përfshirje e mundshme në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Ai ka deklaruar se institucionet janë duke ndërmarrë masa dhe se rasti duhet të hetohet në detaje, duke theksuar se askush nuk do të kursehet nga përgjegjësia nëse konstatohet përfshirja e tij.

    “Të jeni të sigurt që çka do që është në dorën e institucionit që udhëheq unë. Si ministri, pa kursyer asgjë dhe askënd, do të veprojmë konform legjislacionit në fuqi. Jam shumë i bindur që edhe qeveria e Kosovës dhe e dini, edhe diskutimet publike që kanë qenë, që janë tu marrë masa; janë tu bërë raport, tu hetu rastin, sepse ne pavarësisht dhimbjes që e kemi, ne duhet të hetojmë rastin detaj për detaj. Dhe unë jam i bindur që secili varg zinxhiror që ka pasur neglizhencës apo qëllimit dorë në këtë rast do të trajtohet konform institucionit në fuqi”, tha ai, raporton Eo, transmeton Klankosova.tv.

    Këto deklarata Hoti i bëri në tryezën e diskutimit me temën “Rishikimi i politikave familjare të përgjegjshme ndaj gjinisë në Kosovë: Implikimet financiare, praktikat rajonale dhe alternativat e politikave”, të organizuar nga Instituti Riinvest dhe Forumi Ekonomik i Grave

  • Zyrtarja e QPS-së “ikën vrap”, nuk jep përgjigje për rastin e Arlinda Zekajt (VIDEO)

    Zyrtarja e QPS-së “ikën vrap”, nuk jep përgjigje për rastin e Arlinda Zekajt (VIDEO)

    Zyrtarja e QPS-së “ikën vrap”, nuk jep përgjigje për rastin e Arlinda Zekajt (VIDEO)

    Toska Gega, menaxhere e rastit të Arlinda Zekajt në Qendrën për Punë Sociale, nuk ka dhënë përgjigje për çështjet që lidhen me trajtimin e rastit të së ndjerës.

    Gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, në kuadër të emisionit hulumtues “MAT”, ka tentuar të marrë përgjigje nga Gega, të cilën e ka takuar në korridoret e QPS-së. Megjithatë, zyrtarja nuk është ndalur për t’iu përgjigjur pyetjeve, duke u larguar me arsyetimin se kishte një rast urgjent.

    Gjatë përpjekjes për të marrë një përgjigje, gazetarja Ahmeti e ka pyetur zyrtaren lidhur me intervistimin e djalit të Arlindës dhe pretendimet për vonesat në përgatitjen e anamnezës.

    “Ajo iu ka akuzuar se nuk e keni intervistu djalin e saj nga persona të autorizuar, pastaj ju ka akuzuar që e keni vonuar anamnezën”, i është drejtuar gazetarja zyrtares së QPS-së, por nuk ka marrë përgjigje.

    Rrethanat e trajtimit institucional të rastit të Arlinda Zekajt janë bërë pjesë e hulumtimit të emisionit “MAT”.

  • Kuvendi miraton ndryshimet buxhetore për 2026-ën

    Kuvendi miraton ndryshimet buxhetore për 2026-ën

    Kuvendi miraton ndryshimet buxhetore për 2026-ën

    Ndryshimet buxhetore për vitin 2026 janë miratuar me 62 vota, pas shqyrtimit dhe votimit nga deputetët në seancën e sotme parlamentare.

    Propozimi për rishikimin e buxhetit të këtij viti përfshinte 7 amendamente ku përkrahjen e deputetëve e morën dy prej tyre, përfshirë atë për pagën e 13-të, njofton Klankosova.tv.

    Para votimit në debatin në parlament, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i kërkoi ministrit të Financave, Hekuran Murati, që t’ua bëjë të qartë shërbyesve civilë për pagën e 13-të.

    Bajrami tha se është krijuar pritshmëria te rreth 83 mijë shërbyes civilë se, pas amendamentimit të Ligjit të Buxhetit, do të përfitojnë një pagë shtesë në fund të vitit.

    Ajo pretendoi se ekzekutimi i pagës së 13-të më 31 mars të këtij viti, pa qenë e planifikuar në Buxhetin e vitit 2026, ishte i ndërlidhur me zgjedhjet e 7 qershorit.

    Ajo theksoi se Murati e ka obligim t’i informojë qytetarët për këtë çështje, duke shtuar se pagesa e ekzekutuar më 31 mars i ishte atribuuar vitit 2025.

    “Çfarë po kërkoj unë sot është që ju të dilni dhe t’u tregoni qytetarëve se amendamentimi i këtij ligji nuk ua siguron pagën e 13-të për këtë vit, sepse të gjithë tanimë i kanë bërë planifikimet e tyre që, më së largu me pagën e dhjetorit, do ta marrin edhe një pagë ekstra.”

    Rreth kësaj çështjeje foli edhe ministri i Financave Hekuran Murati, duke thënë se paga e 13-të ka qenë e paraparë dhe paguhet në fillim të secilit vit, raporton Klankosova.tv

    “E kam sqaruar më herët. Paga e 13-të ka qenë e paraparë më ligjin e buxhetit të këtij viti, që për vitin 2026 të paguhet në fillim vit. Pra paga e 13-të është e paraparë në buxhet dhe është paguar sivjet. Paga e 13-të për vitin e ardhshëm, paguhet në fillim të vitit të ardhshëm. Paga e 13-të do tëe paguhet në fillim të secilit vit.”