Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin për vitin 2026

Kuvendi miraton ndryshimet në buxhetin për vitin 2026

Written by

in

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 62 vota rishikimin e buxhetit për vitin 2026.

Nga shtatë amendamentet e propozuara, vetëm dy morën mbështetjen e deputetëve, ndërsa amendamentet e propozuara nga opozita nuk u miratuan.

Gjatë debatit para votimit, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, e cilësoi propozimin e Qeverisë si “mbulesë për 120 milionë euro”, për të cilat, sipas tij, ishte vendosur në fillim të vitit.

Ai ka theksuar se projektligji ka dy probleme, si në aspektin procedural, ashtu edhe në atë përmbajtjesor.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se Ministria e Financave duhet të sqarojë nëse ndryshimet synojnë të mbulojnë pagën e 13-të, e cila ishte ndarë në fillim të këtij viti.

Burimi: Dukagjini