Rritet në 69 numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë, vazhdojnë kërkimet për viktima

Rritet në 69 numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë, vazhdojnë kërkimet për viktima

Written by

in

Numri i viktimave nga aksidenti i së mërkurës me trenat e shpejtësisë së lartë në Spanjë ka shkuar në 69, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë vazhduar të enjten kërkimet në vagonët e shkatërruar.

Ky është aksidenti i dytë fatal me trena të shpejtësisë së lartë në Spanjë gjatë këtij viti.

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë po zbehen, ndërsa ekipet emergjente po përpiqen të nxjerrin viktimat nga rrënojat.

Pas punës gjatë gjithë natës, vinçat kanë nisur të largojnë pjesë të mbetjeve të trenave. Gjatë operacionit të shpëtimit, punonjësit emergjentë janë parë duke nxjerrë nga njëri prej trenave një trup të mbështjellë me batanije, në provincën e Toledos, në pjesën qendrore të Spanjës.

Udhëheqësi rajonal, Emiliano García-Page, ka konfirmuar se numri i të vdekurve ka arritur në 69, ndërsa gjatë operacioneve të natës janë gjetur edhe mbetje njerëzore.

Ai ka bërë të ditur se puna e ekipeve të shpëtimit po përqendrohet tashmë në operacionet me vinça, veçanërisht në një vagon që ende ndodhet i përmbysur.

“Ne nuk besojmë se mund të ketë më viktima nën atë vagon, por këtë e them me kujdes”, ka deklaruar García-Page.

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 të vdekur

Burimi: Dukagjini