Blog

  • Thaçi viziton punimet e asfaltimit në Milloshevë, komuna njofton edhe për rrugët e tjera që do të shtrohen

    Thaçi viziton punimet e asfaltimit në Milloshevë, komuna njofton edhe për rrugët e tjera që do të shtrohen

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me nënkryetarin Berat Gashi dhe drejtorët komunalë, kanë vizituar punimet e asfaltimit që kanë nisur në rrugën te Xhamia, në fshatin Milloshevë.

    Gjatë vizitës, ata kanë përcjellë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat janë pjesë e investimeve të komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët.

    Sipas njoftimit të Komunës së Obiliqit, pas përfundimit të punimeve në këtë rrugë, asfaltimi do të vazhdojë edhe në rrugën “Molla e Kuqe”, rrugën te Krasniqt dhe rrugën te Viva Fresh në Milloshevë.

    Punime janë planifikuar edhe në rrugën te Rilindja, në fshatin Lazarevë. /Telegrafi/

  • Gjendet drogë në rrethinën e Gostivarit, ndalohen tre persona

    Gjendet drogë në rrethinën e Gostivarit, ndalohen tre persona

    MPB Maqedoni njofton se dje (28.10.2026), rreth orës 17:00, në fsh. Vrapçisht, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të ekipit mobil „Task Force“ i privuan nga liria K.S. (40) nga Gostivari, N.B. (22) nga fsh. Vërbjan dhe S.M. (39) nga Gostivari.

    “Gjatë kontrollit të një automjeti taksi me targa të Gostivarit, i drejtuar nga S.M. (39), në të cilin udhëtonin K.S. dhe N.B, me ç’rast te K.S. është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, ndërsa te S.M. është gjetur dhe konfiskuar një send me mbetje kokaine”.

    “Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

  • ​Vrasja e Arlinda Zekajt, deputeti i LVV-së me akuza ndaj institucioneve të drejtësisë

    ​Vrasja e Arlinda Zekajt, deputeti i LVV-së me akuza ndaj institucioneve të drejtësisë

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka kërkuar hetim të menjëhershëm penal dhe zbardhjen e përgjegjësive institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Abrashi ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e drejtësisë e kanë trajtuar rastin, duke kërkuar sqarime për vlerësimin e rrezikut ndaj viktimës dhe vendimet e marra për mbrojtjen e saj.

    Ai kërkoi që Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) të zbardhin vendimet, udhëzimet dhe mosveprimet eventuale të institucioneve, si dhe të identifikojnë personat përgjegjës.

    Sipas Abrashit, masat disiplinore nuk janë të mjaftueshme dhe duhet të nisin hetime penale për të përcaktuar përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve.

    “Kush e vlerësoi rrezikun? Kush vendosi se ajo ishte e sigurt të qëndronte aty? Pse nuk dha urdhër prokurorja të sigurohej shtëpia? Kanë kaluar tri ditë, KPK-ja dhe KGJK-ja duhet të zbardhin menjëherë çdo vendim, udhëzim dhe mosveprim. Të identifikohen përgjegjësit dhe të nisin procedurat përkatëse. Nuk mjafton masa disiplinore. Duhet hetim penal sa më parë dhe asnjë minutë më shumë. E mbështesim protestën”, shtoi ai.

    Deputeti i LVV-së ka ngritur gjithashtu çështjen e trajtimit nga Prokuroria të denoncimit që Arlinda Zekaj, sipas deklaratës së tij, kishte bërë për kërcënim me vrasje. Ai kërkoi të sqarohet pse nuk ishte ndërmarrë veprimi i duhur dhe mbi çfarë arsyetimi një person ishte trajtuar si dëshmitar.

    Abrashi kritikoi edhe një vendim të Gjykatës Themelore, për të cilin tha se kishte paraparë një urdhër mbrojtjeje që lejonte afrimin deri në dy metra brenda shtëpisë.

    “Pse Prokuroria nuk veproi ndaj tij kur Arlinda e denoncoi për kërcënim me vrasje? Kush vendosi ta trajtonte si dëshmitar? Me çfarë arsyetimi? Kush i kishte duart e lira të kërcënonte dhe kush ia garantonte këtë paprekshmëri? Gjykata Themelore, në pjesën e saj, nxori një urdhër mbrojtjeje që lejonte afrimin deri në dy metra brenda shtëpisë. Dy metra? Çfarë mbrojtjeje është kjo? Një grua e kërcënuar nga dy burra detyrohet të jetojë dy metra larg njërit prej të cilëve kërkonte mbrojtje dhe asnjë metër prej tjetrit. Kjo është mizori dhe jo drejtësi. Avokatja e kishte paralajmëruar për rrezikun dhe kishte kërkuar hetim disiplinor. Kryeprokuroria e Pejës e refuzoi kërkesën. Bëhet fjalë për dy burra me plot vepra penale”, shtoi ai. /kp/

  • Rosary water for hair growth: Here’s the detail that changes everything.

    Rosary water has become one of the most talked about hair care, as it is believed to help strengthen them and promote growth. It is prepared by boiling the leaves of rosemary in water, which then cools, boils, and is used in the skin of the head.

    However, it is important to make a distinction between water and rosemary oil. While this plant contains antioxidants, studies on its impact on hair growth have largely examined oil. For the water prepared at home, there is not yet enough scientific evidence to confirm that it speeds up or prevents hair loss.

    If you want to try it, prepare it in small amounts, store it in the refrigerator, and stop using it if it causes redness or scratch. If your hair is constantly or rarely reduced, you are advised to consult a dermatologist to discover the cause and select appropriate treatment.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ujë rozmarine për rritjen e flokëve: Ja detaji që ndryshon gjithçka

    Ujë rozmarine për rritjen e flokëve: Ja detaji që ndryshon gjithçka

    Ujë rozmarine për rritjen e flokëve: Ja detaji që ndryshon gjithçka

    Uji i rozmarinës është kthyer në një nga mënyrat më të përfolura për kujdesin e flokëve, pasi besohet se ndihmon në forcimin e tyre dhe nxitjen e rritjes. Përgatitet duke zier gjethet e rozmarinës në ujë, i cili më pas ftohet, kullohet dhe përdoret në lëkurën e kokës.

    Megjithatë, është e rëndësishme të bëhet dallimi mes ujit dhe vajit të rozmarinës. Edhe pse kjo bimë përmban përbërës antioksidues, studimet mbi ndikimin e saj në rritjen e flokëve kanë shqyrtuar kryesisht vajin. Për ujin e rozmarinës të përgatitur në shtëpi, nuk ka ende prova të mjaftueshme shkencore që vërtetojnë se përshpejton rritjen ose ndalon rënien e flokëve.

    Nëse dëshironi ta provoni, përgatiteni në sasi të vogla, ruajeni në frigorifer dhe ndërpriteni përdorimin nëse shkakton skuqje ose kruajtje. Në rast se flokët bien vazhdimisht ose rrallohen dukshëm, këshillohet të konsultoheni me një dermatolog për të zbuluar shkakun dhe për të zgjedhur trajtimin e duhur.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • IPK launches investigations into the way police handle reported cases by Arlinda Zekaj

    Kosovo Police Inspectorate ( The IPK has launched investigative and verifiating actions regarding the way Kosovo police handled the reported cases by Arlinda Zekij, who was killed on October 25th.

    In a response to Dukagjin, the IPK has indicated that actions are being taken with the authorisation of the State Prosecutor and are aimed at full verification of the actions and procedures followed by police officials during handling its reporting.

    According to the IPK, media concerns raised over the actions of responsible police officials, including communication with the victim, response time and treatment of each reporting that relates to the case, will also be considered during this process.

    These actions are being taken with the authorisation of the State Prosecutor and are aimed at full verification of the actions and procedures followed by police officials during handling its reporting. Within this process, The IPK will also review all media concerns about actions undertaken by responsible police officials, including without even limiting communication with the victim, response time, and any reporting that relates to this case.

    The IPK has indicated that the goal is to assess whether police actions have been in line with law, procedures and legal obligations, as well as to identify individual and institutional responsibilities.

    The inspector has stressed that he will address the issue in co-ordination with competent justice institutions, professionally, impartially and consistently, respecting the integrity of the investigative process.

    Source Layer: Dukeagini

  • IPK-ja nis hetimet për mënyrën si Policia i trajtoi rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj

    IPK-ja nis hetimet për mënyrën si Policia i trajtoi rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka nisur veprimet hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën se si Policia e Kosovës i trajtoi rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor.

    Në një përgjigje për Dukagjinin, IPK-ja ka bërë të ditur se veprimet po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe synojnë verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj.

    Sipas IPK-së, gjatë këtij procesi do të shqyrtohen edhe shqetësimet e ngritura në media lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë përgjegjës, përfshirë komunikimin me viktimën, kohën e reagimit dhe trajtimin e secilit raportim që ndërlidhet me rastin.

    “Këto veprime po ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe kanë për qëllim verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj. Në kuadër të këtij procesi, IPK do të shqyrtojë edhe të gjitha shqetësimet e ngritura në media lidhur me veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës përfshirë por pa u kufizuar edhe komunikimin me viktimën, kohën e reagimit  dhe të secilit raportim që ndërlidhet me këtë rast”.

    IPK-ja ka bërë të ditur se qëllimi është të vlerësohet nëse veprimet policore kanë qenë në përputhje me ligjin, procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe të identifikohen përgjegjësitë eventuale individuale dhe institucionale.

    Inspektorati ka theksuar se do ta trajtojë çështjen në koordinim me institucionet kompetente të drejtësisë, në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të gjithanshme, duke respektuar integritetin e procesit hetimor.

    Burimi: Dukagjini

  • Presidentja pret në takim Prattipatin, flet për partneritetin strategjik Kosovë-ShBA

    Presidentja pret në takim Prattipatin, flet për partneritetin strategjik Kosovë-ShBA

    Presidentja pret në takim Prattipatin, flet për partneritetin strategjik Kosovë-ShBA

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e uroi për marrjen e detyrës.

    Shiroka Pula riafirmoi përkushtimin e saj për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe të vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët, në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë rajonale, si dhe të zhvillimit dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.”

  • Burri ia mori jetën, Llalloshi përmend rastin e kushërirës së saj në Kuvend

    Burri ia mori jetën, Llalloshi përmend rastin e kushërirës së saj në Kuvend

    Burri ia mori jetën, Llalloshi përmend rastin e kushërirës së saj në Kuvend

    Rasti i Arlinda Zekajt dhe dhuna ndaj grave ishin në fokus të një deklarimi në Kuvend, ku deputetja Edona Llalloshi bëri thirrje për bashkim dhe veprime konkrete institucionale për parandalimin e rasteve të tilla.

    Ajo tha se tragjedia e Arlindës duhet të shërbejë si pikë kthesë në shoqëri, duke kërkuar që të gjithë të bashkohen kundër dhunës dhe burrave që, sipas saj, e përdorin atë si mjet sundimi.

    “Vrasja e Arlindës duhet të na shërbejë si pikë kthesë, duhet të bashkohemi kundër atyre burrave që e kanë kthyer dhunën në mjet sundues, o do të më nënshtrohesh, o do të vdesësh. E kush, nëse jo unë, ka arsye të flasë për këtë plagë”, u shpreh ajo.

    Llalloshi tregoi gjithashtu për tragjedinë që kishte prekur familjen e saj, duke bërë të ditur se në vitin 2008, kushërira e saj, mjekja e respektuar Igballe Llalloshi, u vra nga bashkëshorti, transmeton Klankosova.tv.

    “Në vitin 2008, kushërira ime, mjeke e respektuar, Igballe Llalloshi, u vra nga bashkëshorti i saj. Edhe pse kanë kaluar 18 vite, për ne dhimbja nuk është shuar kurrë”, deklaroi ajo.

    Duke folur për përmasat e këtij fenomeni në Kosovë, Llalloshi tha se që nga paslufta më shumë se 80 gra kanë humbur jetën në raste të tilla. Ajo theksoi se pas secilit rast qëndron një jetë e humbur, një familje e shkatërruar dhe fëmijë që përballen me pasoja të rënda emocionale.

    “Pas secilit prej këtyre numrave qëndron një jetë e shuar, një familje e shkatërruar dhe fëmijë që mbeten me plagë për gjithë jetën. Dhe sot duhet ta shtrojmë një pyetje: edhe sa gra duhet të humbin jetën që ne të reagojmë me seriozitet?”, tha Llalloshi.

    Deputetja Llalloshi bëri thirrje që institucionet dhe shoqëria të mos presin një tjetër tragjedi për të ndërmarrë hapa konkretë kundër dhunës ndaj grave.

    “Andaj, të mos presim një tjetër tragjedi. Koha është të veprojmë tani me vendosmëri, t’i kthejmë fjalët në veprim dhe fjalët në përgjegjësi”, përfundoi ajo./Klankosova.tv

  • Shiroka Pula priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati

    Shiroka Pula priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, e cila e uroi për marrjen e detyrës.

    Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se Shiroka Pula shprehu mirënjohjen për urimin dhe riafirmoi përkushtimin e saj për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Në këtë kontekst, Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe të vazhdimit të koordinimit të ngushtë për çështjet me interes të përbashkët, në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë rajonale, si dhe të zhvillimit dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/