Thaçi viziton punimet e asfaltimit në Milloshevë, komuna njofton edhe për rrugët e tjera që do të shtrohen

Thaçi viziton punimet e asfaltimit në Milloshevë, komuna njofton edhe për rrugët e tjera që do të shtrohen

Written by

in

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me nënkryetarin Berat Gashi dhe drejtorët komunalë, kanë vizituar punimet e asfaltimit që kanë nisur në rrugën te Xhamia, në fshatin Milloshevë.

Gjatë vizitës, ata kanë përcjellë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat janë pjesë e investimeve të komunës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët.

Sipas njoftimit të Komunës së Obiliqit, pas përfundimit të punimeve në këtë rrugë, asfaltimi do të vazhdojë edhe në rrugën “Molla e Kuqe”, rrugën te Krasniqt dhe rrugën te Viva Fresh në Milloshevë.

Punime janë planifikuar edhe në rrugën te Rilindja, në fshatin Lazarevë. /Telegrafi/