Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka rekomanduar suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurores Arlinda Nallbani Gacaferri.
Burime të Dukagjinit brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) kanë konfirmuar se ky institucion e ka pranuar kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore dhe suspendimin e dy prokuroreve.
Burimi: Dukagjini
