Haxhiu zbulon arsyet e mungesës së Kurtit dhe Sveçlës në Kuvend

Haxhiu zbulon arsyet e mungesës së Kurtit dhe Sveçlës në Kuvend

Written by

in

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka treguar arsyet e mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në seancën e sotme parlamentare.

Haxhiu bëri të ditur se Kurti nuk ka mundur të marrë pjesë në seancë për shkak të dy takimeve të planifikuara, ndërsa mungesa e Sveçlës lidhet me përgatitjen e një raporti për rastin tragjik të Arlinda Zekajt, raporton KosovaPress.

Duke iu përgjigjur çështjes së mungesës së kryeministrit, Haxhiu tha se ai e kishte njoftuar për pamundësinë e pjesëmarrjes, për shkak të takimit me gjeneralin Alexis Grynkewich, Komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë, si dhe me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Kryeministri ka njoftuar se ka pasur të pamundur të vijë në këtë seancë, për shkak se e ka në takim gjeneralin Alexis Grynkewich, Komandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë. Po ashtu, edhe delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Për shkak të këtyre dy takimeve, e ka pasur të pamundur të vijë në seancë”, tha ajo.

Sa i përket ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetarja e Kuvendit tha se, sipas komunikimeve me të, ai nuk ka mundur t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve për shkak të raportit që duhet t’ia dorëzojë kryeministrit Kurti lidhur me rastin tragjik të Arlinda Zekajt.

“Sipas komunikimeve me ministrin, për shkak të raportit që është i detyruar të dorëzojë për rastin tragjik të së ndjerës Arlinda Zekaj, e ka pasur të pamundur t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve”, tha ajo. /kp/