Blog

  • “Peja nuk hesht” – të premten protestohet për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn

    “Peja nuk hesht” – të premten protestohet për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn

    Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës, organizon të premten protestë për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

    Protesta do të mbahet më 30 tetor 2026, duke filluar nga ora 12:00, në Sheshin Skënderbeu në Pejë.Përmes kësaj proteste, organizatorët synojnë të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin e saj.

    Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, QIKA dhe Rrjeti i Grave të Kosovës u bëjnë thirrje mediave që ta përcjellin protestën dhe të kontribuojnë në informimin e publikut për këtë ngjarje./EO

    Burimi: Dukagjini

  • Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vrasjen e rëndë në Prizren

    Dënohet me 30 vjet burg i akuzuari për vrasjen e rëndë në Prizren

    Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj A.G., duke e dënuar me 30 vjet burgim për vrasjen e rëndë të B.M. në shtator të vitit 2023.

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A.G., i cili është dënuar me 30 vjet burgim për veprën penale të vrasjes së rëndë.

    Sipas njoftimit të gjykatës, ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 3 shtator 2023, rreth orës 18:45, në lagjen “Arbanë”, në rrugën “Çerçiz Topulli” në Prizren.

    Gjykata ka konstatuar se i akuzuari, pas një zënke të çastit me viktimën B.M., ishte kthyer në shtëpi për të marrë një armë të gjatë të tipit AK-47 dhe më pas ishte nisur në drejtim të viktimës.

    Sipas përshkrimit të rastit në aktgjykim, kur e kishte takuar B.M.-në, i cili po ecte në shoqëri me bashkëshorten, vajzën dhe dy persona të tjerë, i akuzuari kishte dalë përballë tyre me automjet, kishte zbritur dhe kishte shtënë me armë automatike në drejtim të viktimës.

    Më poshtë e keni të plotë shpalljen e aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Prizren:

    Gjykata ka shpallur aktgjykim DËNUES ndaj një (1) të akuzuari për veprën penale vrasja e rëndë

    Prizren, Tetor 2026 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të

    Rënda, (Kryetarja e trupit Gjykues– Sadije Selmani, dhe anëtarët Ajser Skenderi dhe

    Artan Sejrani) ka shpallur aktgjykim DËNUES ndaj të akuzuarit A.G., për shkak se ËSHTË FAJTOR,

    Me datë 03 shtator 2023, rreth orës 18:45 min, në Prizren, në lagjen “Arbanë”, në rr. “Çerçiz Topulli”, i akuzuari A.G., privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e më shumë personave, në atë mënyrë që pas një zënke të çastit që kishte ndodhur disa minuta më parë në mes të të akuzuarit dhe viktimës, i akuzuari A.

    me automjetin e tij niset në drejtimin e shtëpisë së tij nga ku e merr armën e gjatë AK-47, hip në automjet dhe niset në drejtimin e viktimës, kur vjen në vendin e ngjarjes e vëren viktimën B.M., i cili ishte duke ecur në shoqëri me të dëmtuarat H.Th., (bashkëshortja e viktimës), A.M., (vajza e viktimës), dhe të dëmtuarit RM., dhe H.Sh., atëherë i akuzuari A.G., u del përballë me automjet, i pajisur me pushkën automatike Type 56 -variant e tipit AK-47, e kalibrit 7.62×39 mm, zbret nga automjeti, shkrep një rafal në drejtim të viktimës B.M., me ç’rast të njëjtin e godet në pjesën e përparme të trupit, nga goditjet e marra viktima rrëzohet në tokë, i akuzuari i afrohet viktimës ia drejton armën në kokë dhe e ekzekuton duke shkrepura edhe një rafal prej dhjetë plumbave në drejtim të kokës së viktimës me ç’rast e godet të njëjtin në kokë, viktima nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, të dëmtuarat H. dhe A.M., gjatë tërë kohës kanë qëndruar afër viktimës ndërsa i dëmtuari R.M., dhe H.Sh., arrijnë të fshihen nga i akuzuari, më pastaj i akuzuar A.G., largohet në drejtim të automjetit të tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, e me këtë rast të dëmtuarve H.M., (bashkëshortja e viktimës), A.M., (vajza e viktimës), R.M, dhe H.Sh., u rrezikon jetën.

    Me këtë ka kryer veprën penale – Vrasja e rëndë nga neni 173 par. 1 pika 1.5 (privon nga jeta personin tjetër dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e një ose më shumë personave tjerë) të KPRK.

    Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit A.G., e GJYKON:

    – DENIM ME BURGIM në kohëzgjatje 30 (tridhjetë) Vitesh – Ndaj të akuzuarit A.G., është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

    Pas shpalljes së aktgjykimit, Kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

    SHËNIM: Ndaj të akuzuarit A.G., (lidhur me ngjarjen e njëjtë) për 2 (dy) vepra penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1, dhe asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 321 par.1 të KP-së, me datë 16.05.2024, është shqiptuar Aktgjykim Dënues, me të cilin është shpallur fajtor, dhe i është shqiptuar DËNIM ME BURGIM në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, dhe Dënim me GJOBË në shumën prej 500 (pesëqind) Euro. /Telegrafi/

  • Gjatë vitit 2025 komunat në Maqedoni kanë lidhur tenderë me vlerë 356 milionë euro, Tetova e para në listë

    Gjatë vitit 2025 komunat në Maqedoni kanë lidhur tenderë me vlerë 356 milionë euro, Tetova e para në listë

    Në vitin 2025, komunat në Maqedoni dhe Bashkia e Shkupit lidhën 4,300 kontrata prokurimi publik me vlerë rekord prej 21.9 miliardë denarë, ose 356 milionë euro.

    Vlera e tenderëve në vitin zgjedhor pothuajse u dyfishua krahasuar me vitin e kaluar dhe arriti shumën në dy vitet e mëparshme së bashku, sipas një hulumtimi nga Qendra për Komunikime Qytetare.

    Komuna e Tetovës kishte vlerën më të lartë totale të prokurimit publik, me 22.5 milionë euro, ndërsa Komuna e Nagoriçanit të Vjetër lidhi më pak kontrata, me vlerë më pak se gjysmë milioni euro.

    Tetova regjistroi gjithashtu rritjen më të madhe vjetore të vlerës së tenderëve – me deri në 20 milionë euro. Strumica, nga ana tjetër, pati rënien më të madhe, ku vlera e prokurimit publik u ul me gjashtë milionë euro.

    Bashkia e Shkupit nuk është në vendin e parë për të dytin vit radhazi për sa i përket vlerës së prokurimit publik. Pasi ra në vendin e gjashtë vitin e kaluar, këtë vit është në vendin e 14-të, me tenderë me vlerë 8.5 milionë euro.

    Kur llogaritet vlera e prokurimit publik për kokë banori, Çairi është në vendin e parë me 2,381 euro për kokë banori. Në anën tjetër është Qendra Zhupa, me vetëm 12 euro për kokë banori.

    Hulumtimi tregon se komunat kanë lidhur kontrata prokurimi publik me gjithsej 1,185 kompani vitin e kaluar. Megjithatë, më shumë se një e katërta e vlerës totale të tenderëve lokalë përfunduan me vetëm dhjetë kompani.

    Vlera më e madhe totale e kontratave të lidhura është me kompaninë e Strumicës “Zhikol”, me kontrata me vlerë një miliard denarë, ose rreth 16 milionë euro.

    Qendra për Komunikime Qytetare ka publikuar hulumtimin dhe bazën e të dhënave mbi prokurimin publik të komunave në vitin 2025. Të dhënat mbi prokurimin publik komunal nga viti 2015 deri më sot janë gjithashtu të disponueshme në bazën e të dhënave speciale javninabavki.opendata.mk./Telegrafi/

  • Tahiri akuzon VV-në për politizim të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt

    Tahiri akuzon VV-në për politizim të rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka akuzuar deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) se po tentojnë të përfitojnë politikisht nga vrasja e Arlinda Zekajt, duke e ndërlidhur të dyshuarin me udhëheqësit e Aleancës.

    Gjatë seancës së Kuvendit, Tahiri iu referua deklaratave të deputetit të LVV-së, Taulant Kelmendi, për të cilin tha se është përpjekur ta lidhë të dyshuarin për vrasjen e Zekajt me drejtues të AAK-së, për shkak të një fotografie dhe një dreke të përbashkët.

    Tahiri kritikoi gjithashtu deputeten e LVV-së, Arjeta Fejza, lidhur me deklaratat e saj për ish-kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili, sipas saj, është përfolur për dhunë në familje.

    “Përfitimi i ulët politik i cili synohet të fitohet nga një tragjedi e cila ka goditur secilin njeri normal në këtë vend. Është e ulët që në çfarëdo rrethane, pa pasur evidencë, secili prej nesh e prej jush të mundohet të përfitojë politikisht nga një tragjedi, nga një trup që ende s’ka qenë në dhe”, u shpreh Tahiri në foltoren e Kuvendit.

    Arlinda Zekaj u vra ditë më parë, ndërsa i dyshuar për vrasjen është kunati i saj.

    Rasti ka nxitur reagime të shumta publike dhe diskutime në Kuvend, veçanërisht lidhur me raportimet se viktima kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet për shkak të kërcënimeve të pretenduara. /Telegrafi/

  • Familja padit OpenAI-n pas vdekjes së një 31-vjeçareje që dyshohet se ndërpreu ilaçet kundër epilepsisë me ndihmën e ChatGPT-së

    Familja padit OpenAI-n pas vdekjes së një 31-vjeçareje që dyshohet se ndërpreu ilaçet kundër epilepsisë me ndihmën e ChatGPT-së

    OpenAI dhe drejtori ekzekutiv i saj, Sam Altman, po përballen me një padi për vdekje të padrejtë, pasi familja e një 31-vjeçareje pretendon se ChatGPT e ndihmoi atë të ndërpriste gradualisht ilaçet kundër epilepsisë përmes një plani 25-ditor, pa miratimin e mjekëve.

    Padia është ngritur në Gjykatën e Lartë të Qarkut San Francisko nga Qun Wan dhe Meiqin Xu, prindërit e Bowen Wan, një inxhiniere e Amazon-it që vuante nga epilepsia që në moshën 14-vjeçare, transmeton Telegrafi.

    Sipas dokumenteve gjyqësore, Bowen Wan mori dozën e fundit të lamotriginës rreth 10 shkurtit dhe dyshohet se vdiq më 12 shkurt, dy ditë para se të gjendej trupi i saj. Zyra e Mjekësisë Ligjore e Qarkut King përcaktoi si shkak të vdekjes vdekjen e papritur dhe të papritur në epilepsi, e njohur si SUDEP.

    Në padinë prej 98 faqesh thuhet se modeli GPT-4o i ChatGPT-së përgatiti një plan të detajuar ditor për uljen e dozës së lamotriginës nga 400 miligramë deri në ndërprerjen e plotë brenda rreth 25 ditësh.

    Sipas familjes, ky plan nuk ishte miratuar nga asnjë mjek, ndërsa analizat pas vdekjes treguan se niveli i ilaçit në organizmin e saj ishte rreth një e pesta e kufirit minimal terapeutik.

    Padia pretendon gjithashtu se chatbot-i e nxiti Wan-in të mos e diskutonte ndërprerjen e ilaçeve me mjekët. Sipas dokumenteve, para një takimi me mjekun e kujdesit parësor, ChatGPT e këshilloi të mos e përmendte uljen e dozës dhe vlerësoi vendimin e saj për të refuzuar një analizë gjaku, e cila mund të kishte zbuluar rënien e nivelit të ilaçit.

    Neurologu i saj, Dr. Nicholas Poolos, i tha gazetës The New York Times se nuk do ta kishte konsideruar ndërprerjen e këtij ilaçi, duke pasur parasysh historinë mjekësore të pacientes.

    Një nga pikat kryesore të padisë lidhet me mënyrën se si OpenAI përcakton kufizimet e modeleve të saj të inteligjencës artificiale. Avokatët e familjes i referohen Model Spec, dokumentit publik që përshkruan rregullat e sjelljes së chatbot-it.

    Sipas argumentit të tyre, ky dokument i trajton disa kufizime, si refuzimi i riprodhimit të përmbajtjes së mbrojtur nga të drejtat e autorit, si rregulla të forta që përdoruesit nuk mund t’i anashkalojnë, ndërsa udhëzimet kundër dhënies së këshillave mjekësore të rregulluara kanë një nivel më të ulët përparësie.

    Familja pretendon se këshillat për ndërprerjen e barnave me recetë duhej të trajtoheshin si një kufizim i panegociueshëm. “Të paditurit e dinin se si të ndërtonin mekanizmin mbrojtës që Bowen kishte nevojë”, thuhet në padi, ku argumentohet se ndalimi i udhëzimeve për ndryshimin e dozave të barnave mund ta kishte parandaluar vdekjen.

    Zëdhënësi i OpenAI-t, Drew Pusateri, e cilësoi rastin si një situatë “jashtëzakonisht zemërthyese”, por vuri në dukje se Wan kishte përdorur një model që tashmë është hequr nga shërbimi për konsumatorët. GPT-4o, i cili ishte kritikuar për prirjen për të qenë tepër pajtues me përdoruesit, u tërhoq nga aplikacioni më 13 shkurt, një ditë pas vdekjes së saj.

    Pretendimet e padisë ende nuk janë provuar në gjykatë, ndërsa OpenAI nuk ka paraqitur ende përgjigjen e saj zyrtare. Rasti i bashkohet një serie padish për përgjegjësi ndaj produkteve të inteligjencës artificiale, që shqyrtojnë sjelljen e GPT-4o.

    Çështja mund të ketë pasoja më të gjera për mënyrën se si chatbot-et u përgjigjen pyetjeve shëndetësore. OpenAI ka deklaruar se më shumë se 300 milionë njerëz në javë i drejtohen ChatGPT-së për pyetje rreth shëndetit dhe mirëqenies.

    Në janar të vitit 2026, kompania prezantoi edhe ChatGPT Health, një hapësirë të dedikuar për pyetje shëndetësore, për të cilën thekson se nuk zëvendëson kujdesin profesional mjekësor.

    Padia ngre pyetjen se deri në ç’masë duhet të lejohen sistemet e inteligjencës artificiale të japin udhëzime për përdorimin e barnave me recetë dhe çfarë përgjegjësie duhet të mbajnë ko

  • PDK presents three requests for protecting women from violence

    Democratic Party of Kosovo ( The PDK has filed three requirements for strengthening women’s protection from violence, following the assassination of Arlinda Zekaj, demanding urgent re-evaluation of high-risk cases, specialising responsible structures and legal and budgetary reforms.

    PDK MP Ganimete Musliu said the case of Arlinda Zekaj testifies to the institutions’ failure to ensure women’s safety and life.

    She announced that on Tuesday she had demanded that the Kosovo Police Director be invited for reporting to the Security Commission regarding the case, but, according to her, members of the Vetevendosje Movement had voted against the proposal.

    On behalf of the PDK, Musliu requested the immediate re-evaluation of cases that pose high risk, as well as closer co-ordination between police, Prosecution and social services, with the aim of identifying and protecting women facing violence.

    The order of protection should be security in practice, not just a dead document on paper, she said.

    As a second measure, the MP urged specialisation of the responsible structures and strengthening institutional accountability. It proposed creating specialised teams within police for risk assessment in cases of domestic violence.

    Musliu also called for the dismissal and prosecution of any public official who ignores warnings of violence, including police officials, prosecutors, judges and social workers.

    Negligence in the face of violence is not wrong procedure, it’s co-ordination in crime.

    The PDK’s third request relates to legal reforms and budgetary support. Musliu called for revising convictions for gender-incentive killings, as well as ensuring sustained financing for shelters offering protection for victims of violence.

    A woman leaving violence should not be forced to choose between security and economic survival.

    Musliu stressed that meeting these requirements is the constitutional obligation of institutions towards citizens. She warned that the PDK would repeat the request for the police director’s reporting and would insist that the case be handled through institutional mechanisms, with specific deadlines and concrete results.

    In the end, the MP called for combating prejudices that minimize violence against women and the thinkers dealing with women as property, demanding society’s common commitment to preventing violence.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • PDK paraqet tri kërkesa për mbrojtjen e grave nga dhuna

    PDK paraqet tri kërkesa për mbrojtjen e grave nga dhuna

    PDK paraqet tri kërkesa për mbrojtjen e grave nga dhuna

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paraqitur tri kërkesa për forcimin e mbrojtjes së grave nga dhuna, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke kërkuar rivlerësim urgjent të rasteve me rrezik të lartë, specializim të strukturave përgjegjëse dhe reforma ligjore e buxhetore.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se rasti i Arlinda Zekajt dëshmon dështimin e institucioneve për të garantuar sigurinë dhe jetën e grave.

    Ajo bëri të ditur se të martën kishte kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës të ftohej për raportim në Komisionin për Siguri lidhur me këtë rast, por, sipas saj, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kishin votuar kundër propozimit.

    Në emër të PDK-së, Musliu kërkoi rivlerësimin e menjëhershëm të rasteve që paraqesin rrezik të lartë, si dhe bashkërendim më të ngushtë ndërmjet Policisë, Prokurorisë dhe shërbimeve sociale, me qëllim identifikimin dhe mbrojtjen e grave që përballen me dhunë.

    “Urdhri i mbrojtjes duhet të jetë siguri në praktikë, jo thjesht një dokument i vdekur në letër”, ka thënë ajo.

    Si masë të dytë, deputetja kërkoi specializimin e strukturave përgjegjëse dhe forcimin e llogaridhënies institucionale. Ajo propozoi krijimin e ekipeve të specializuara brenda Policisë për vlerësimin e rrezikut në rastet e dhunës në familje.

    Musliu kërkoi gjithashtu shkarkimin dhe ndjekjen penale të çdo zyrtari publik që shpërfill paralajmërimet për dhunë, duke përfshirë zyrtarët policorë, prokurorët, gjyqtarët dhe punonjësit socialë.

    “Neglizhenca përballë dhunës nuk është gabim procedure, është bashkëfajësi në krim”.

    Kërkesa e tretë e PDK-së lidhet me reformat ligjore dhe mbështetjen buxhetore. Musliu kërkoi rishikimin e dënimeve për vrasjet me motive gjinore, si dhe sigurimin e financimit të qëndrueshëm për strehimoret që ofrojnë mbrojtje për viktimat e dhunës.

    “Një grua që largohet nga dhuna nuk duhet të detyrohet të zgjedhë ndërmjet sigurisë dhe mbijetesës ekonomike”.

    Musliu theksoi se përmbushja e këtyre kërkesave është detyrim kushtetues i institucioneve ndaj qytetarëve. Ajo paralajmëroi se PDK-ja do ta përsërisë kërkesën për raportimin e drejtorit të Policisë dhe do të këmbëngulë që rasti të trajtohet përmes mekanizmave institucionalë, me afate të përcaktuara dhe rezultate konkrete.

    Në fund, deputetja bëri thirrje për luftimin e paragjykimeve që minimizojnë dhunën ndaj grave dhe të mendësive që e trajtojnë gruan si pronë, duke kërkuar angazhim të përbashkët të shoqërisë për parandalimin e dhunës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • VV’s Abrashi seeks criminal investigation into institutional responsibilities in Arlinda’s murder case

    Vetevendosje Movement MP Artan Abrashi has called for the clarification of all decisions and institutional in the case of the murder of Arlinda Zekiaj, as well as the launch of criminal investigations on responsible persons.

    During the declaration in the Assembly, Abrashi raised questions about dealing with threats to Zekiaj, the Constitutional Court’s decision in Pec on the defence order and risk assessment before she returned home.

    He criticised the defence order, which, according to him, allowed the approach up to two metres inside the house, asking what protection such a measure could offer for a threatened woman.

    Abrashi has stressed that Zekiaj’s lawyer had warned of the danger, denounced violations and sought disciplinary investigation, but the request was rejected by Peja’s chief prosecutor.

    The Founding Court in Pec issued a defense order that allowed for a nearly six – foot [2 m] approach to the house. Two meters! What protection is this? A woman threatened by two men is forced to live two meters away from one from whom she sought protection. Not a foot apart. This is cruelty, not justice. The lawyer had warned of the danger, denounced violations, and requested disciplinary investigation. Peja’s chief prosecutor rejected the request, he stressed.

    He also raised questions about the decision to escort Zekiaj home on October 25th and its security assessment, stressing that she was killed just minutes after police left.

    Abrashi demanded that the Prosecutorial Council and the Judiciary Council immediately clear up any decisions, guidelines and inactions related to the case, identify those responsible and launch appropriate procedures.

    Let those responsible identify themselves and start appropriate procedures immediately. Not enough disciplinary measures. It takes criminal investigation as soon as possible. No more minutes, Abrashi declared himself in the Assembly.

    Source Layer: Dukeagini

  • Abrashi i VV-së kërkon hetim penal për përgjegjësit institucionalë në rastin e vrasjes së Arlindës

    Abrashi i VV-së kërkon hetim penal për përgjegjësit institucionalë në rastin e vrasjes së Arlindës

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka kërkuar zbardhjen e të gjitha vendimeve dhe mosveprimeve institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, si dhe nisjen e hetimeve penale ndaj personave përgjegjës.

    Gjatë deklarimit në Kuvend, Abrashi ngriti pikëpyetje për trajtimin e kërcënimeve ndaj Zekajt, vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë për urdhrin e mbrojtjes dhe vlerësimin e rrezikut para se ajo të kthehej në shtëpi.

    Ai kritikoi urdhrin e mbrojtjes, i cili, sipas tij, lejonte afrimin deri në dy metra brenda shtëpisë, duke pyetur se çfarë mbrojtjeje mund të ofronte një masë e tillë për një grua të kërcënuar.

    Abrashi ka theksuar se avokatja e Zekajt kishte paralajmëruar për rrezikun, kishte denoncuar shkeljet dhe kishte kërkuar hetim disiplinor, por kërkesa ishte refuzuar nga Kryeprokuroria e Pejës.

    “Gjykata Themelore në Pejë nxori një urdhër mbrojtje që lejonte afrimin deri në dy metra brenda shtëpisë. Dy metra! Çfarë mbrojtje është kjo? Një grua e kërcënuar nga dy burra detyrohet të jetojë dy metra larg njerit prej të cilit kërkonte mbrojtje. E asnjë metër larg tjetrit. Kjo është mizori e jo drejtësi. Avokatja kishte paralajmëruar për rrezikun, kishte denoncuar shkeljet dhe kishte kërkuar hetim disiplinor. Kryeprokurorja e Pejës e refuzoi kërkesën”, ka theksuar ai.

    Ai ngriti gjithashtu pyetje lidhur me vendimin për ta shoqëruar Zekajn në shtëpi më 25 tetor dhe vlerësimin e sigurisë së saj, duke theksuar se ajo u vra pak minuta pasi policia u largua.

    Abrashi kërkoi që Këshilli Prokurorial dhe Këshilli Gjyqësor të zbardhin menjëherë çdo vendim, udhëzim dhe mosveprim të lidhur me rastin, të identifikojnë përgjegjësit dhe të nisin procedurat përkatëse.

    “Të identifikohen përgjegjësit dhe të nisin menjëherë procedurat përkatëse. Nuk mjafton masa disiplinore. Duhet hetim penal sa më parë. Asnjë minutë më shumë”, deklaroi Abrashi në Kuvend.

    Burimi: Dukagjini

  • Ngjarja në Vitomiricë, Musliu në Kuvend: Pse nuk kërkohet llogari kur një grua humb jetën?

    Ngjarja në Vitomiricë, Musliu në Kuvend: Pse nuk kërkohet llogari kur një grua humb jetën?

    Ngjarja në Vitomiricë, Musliu në Kuvend: Pse nuk kërkohet llogari kur një grua humb jetën?

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ngritur çështjen e vrasjes së Arlinda Zekajt në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar rastin si dëshmi të dështimit të sistemit për mbrojtjen e grave.

    Musliu ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës të ftohet në komision parlamentar për të raportuar lidhur me rastin, por sipas saj, anëtarët e VV-së kanë votuar kundër kësaj kërkese.

    “Vrasja e Arlindës nuk është thjesht tragjedi familjare, por dëshmia më e dhimbshme e dështimit të sistemit tonë”, ka deklaruar Musliu, transmeton Klankosova.tv.

    Ajo ka ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë institucionale, duke theksuar se duhet të kërkohet llogari kur një grua humb jetën.

    Musliu ka vënë theks të veçantë edhe te urdhrat e mbrojtjes, duke kërkuar që ato të zbatohen në praktikë dhe të garantojnë sigurinë e grave.

    “Urdhri i mbrojtjes duhet të jetë siguri në praktikë, jo thjesht një dokument i vdekur në letër”, ka theksuar ajo.