Blog

  • Turqia shënon 103-vjetorin e Republikës

    Turqia shënon 103-vjetorin e Republikës

    Turqia sot shënon 103-vjetorin e themelimit të republikës me ceremoni zyrtare, veprimtari kulturore dhe festime publike në mbarë vendin ndërsa kryeqyteti Ankara është qendra e përkujtimit.

    Flamujt turq ngrihen në shtëpi, vende pune dhe hapësira publike.

    Komunat do të organizojnë koncerte, programe kulturore dhe aktivitete publike ndërsa familjet mblidhen në parqe, sheshe dhe hapësira të tjera publike për të shënuar këtë ditë.

    Në qytetet kryesore, festimet pritet të vazhdojnë më vonë gjatë mbrëmjes me parada dhe fishekzjarrë.

    Republika u krijua pas Luftës së Pavarësisë së Turqisë, një betejë e udhëhequr nga Ataturku dhe lëvizja kombëtare kundër pushtimit të huaj dhe përpjekjeve për ndarjen e Anadollit pas Luftës së Parë Botërore.

    Fitorja e lëvizjes kombëtare hapi rrugën për krijimin e një shteti të pavarur, në të cilin legjitimiteti politik buronte nga kombi dhe jo nga një sundimtar i trashëguar.

    Shpallja e republikës u pasua nga një program i gjerë reformash, që synonte transformimin e institucioneve politike, juridike, arsimore dhe shoqërore të Turqisë.

    Në këtë ditë, populli turk përkujton fitoren e pavarësisë kombëtare, parimin se sovraniteti i përket pa kushte kombit dhe përkushtimin ndaj një republike, institucionet e së cilës mbështeten në arsyen dhe qytetarinë. /AA/

  • ​Vrasja e Arlinda Zekajt, Abdixhiku kërkon përgjegjësi edhe politike

    ​Vrasja e Arlinda Zekajt, Abdixhiku kërkon përgjegjësi edhe politike

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar përgjegjësi politike për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Ai, duke hyrë në Kuvendin e Kosovës, tha se vrasja e Zekajt ka shpërfaqur dështimin institucional të Kosovës.

    “Vrasja e Arlindës dhe secila ditë që kalon tutje na shpërfaq dështimin institucional të Kosovës dhe padyshim se përgjegjësia duhet të jetë te zinxhiri komandues dhe ajo politike. Iu jap përgjegjësinë morale në këtë moment të rëndë, jo vetëm ndaj Arlindës, por për të gjithë dhunën sistematike të ushtruar ndaj gruas në Kosovë. Rastet e tilla nuk mjaftojnë vetëm deklarimet sa po ndodhin tragjedi, por përgjegjësi kolektive. Prandaj, përgjegjësia morale dhe politike në këtë drejtim është minimalja që duhet të ndodhë”, tha ai.

    Arlinda Zekaj 49 vjeçare është vrarë të dielën në Pejë. Policia ka arrestuar të hënën të kunatin e saj si të dyshuar për vrasjen e Arlindës. /kp/

  • Nëntë vite nga ikja e Adelajdës, një prej personazheve më të kujtuara të Big Brother Albania

    Nëntë vite nga ikja e Adelajdës, një prej personazheve më të kujtuara të Big Brother Albania

    Nëntë vite pas ndarjes së parakohshme nga jeta, Adelajda Xhamani vazhdon të kujtohet për guximin, historinë e saj dhe gjurmën që la në ekranin shqiptar.

    Më 29 tetor, gazetari Eraldo Rexho e përkujtoi mikeshën e tij me një video nga koha kur punonin së bashku, duke shprehur mallin përmes një mesazhi të shkurtër.

    Adela u bë e njohur për publikun në vitin 2009, kur u bë pjesë e Big Brother Albania.

    Asokohe mësuese nga Kavaja, ajo sfidoi paragjykimet e kohës dhe u kthye në një nga personazhet më të komentuara të atij edicioni, edhe për historinë e dashurisë me Bjordi Mezinin.

    Pas përfundimit të spektaklit, ajo vijoi karrierën në gazetari, duke punuar në media të njohura shqiptare.

    Megjithatë, jeta e saj u ndërpre papritur më 29 tetor 2017, në moshën 31-vjeçare, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe kolegët.

    Nëntë vite më vonë, Adela kujtohet jo vetëm për eksperiencën televizive, por edhe për guximin për të bërë zgjedhjet e saj, në një kohë kur jo çdo vendim i një vajze pranohej lehtësisht nga shoqëria.

    Edhe pse u largua shumë herët, emri dhe historia e saj vazhdojnë të mbeten pjesë e kujtesës së publikut. /Telegrafi/

  • Orari i javës së 12-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

    Orari i javës së 12-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Podujevë

    Pesë ndeshje në program, të shpërndara në tri ditë – java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës pritet të sjell përballje interesante, me sfida të rëndësishme për ekipet.

    Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të, ku pesë përballje do të zhvillohen nga e premtja deri të dielën, në garën që po vazhdon të sjellë rivalitet në elitën e futbollit kosovar.

    Java hapet të premten, më 30 tetor, me duelin mes Ballkanit dhe Drenicës, që zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë. Ballkani do të synojë ta shfrytëzojë terrenin vendas, ndërsa Drenica do të kërkojë rezultat pozitiv në një udhëtim aspak të lehtë.

    Të shtunën janë në program dy ndeshje. Drita përballet me Vushtrrinë nga ora 18:00, në stadiumin me bari artificial në Gjilan, në një takim ku gjilanasit do të synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e fushës së tyre.

    Ndërkohë, Llapi dhe Prishtina do të përballen nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në një duel që pritet të sjellë rivalitet mes dy skuadrave.

    Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave zhvillohen të dielën, më 1 nëntor. Malisheva pret Feronikeli ’74 nga ora 13:00 në stadiumin “Liman Gegaj”, ndërsa Dukagjini dhe Gjilani e mbyllin javën me përballjen që nis nga ora 17:00 në stadiumin “18 Qershori” në Klinë. /Telegrafi/

  • The Parliament hearing begins with a solidification with women with breast cancer

    Kosovo Assembly deputies have been solidified with women and girls affected by breast cancer, wearing pink headscarves, as a sign of support and awareness of the disease.

    At the entry of the parliamentary session, Chief Parliamentary Albulen Haxhiu urged women to care for their health and conduct regular medical checkups, stressing the importance of early discovery of the disease.

    Haxhiu said that although October, dedicated to awareness of breast cancer, is ending, care and attention to this issue should continue throughout the year.

    The month of awareness, of October, is about to end, but the care should be done. When the disease is discovered early on, the chances of recovery are much greater, and often it makes a checkup that lasts just a few minutes. Our call remains the same after October, and it is addressed to all women: Please check in time and go to the doctor regularly. Today, we become better acquainted with women who are facing this disease and their families. For institutions caring for women’s health is a permanent obligation, she has said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Seanca e Kuvendit nis me solidarizim me gratë me kancer të gjirit

    Seanca e Kuvendit nis me solidarizim me gratë me kancer të gjirit

    Seanca e Kuvendit nis me solidarizim me gratë me kancer të gjirit

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë solidarizuar me gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit, duke mbajtur shalle në ngjyrë rozë, në shenjë mbështetjeje dhe ndërgjegjësimi për këtë sëmundje.

    Në hyrje të seancës parlamentare, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u bëri thirrje grave që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të kryejnë kontrolle të rregullta mjekësore, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjes.

    Haxhiu tha se, ndonëse muaji tetor, i dedikuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, po përfundon, kujdesi dhe vëmendja ndaj kësaj çështjeje duhet të vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

    “Muaji i ndërgjegjësimit, i tetorit, po mbaron, por kujdesi s’duhet të mbyllet me kaq. Kur sëmundja zbulohet herët shanset për shërim janë shumë më të mëdha dhe shpesh këtë dallim e bën një kontroll që zgjat vetëm pak minuta. Thirrja jonë mbetet e njëjtë edhe pas tetorit dhe u drejtohet të gjitha grave: ju lutem bëni kontrolle me kohë dhe shkoni rregullisht te mjeku. Sot solidarizohemi me gratë që po përballen me këtë sëmundje dhe familjet e tyre. Për institucionet kujdesi për shëndetin e grave është detyrim i përhershëm”, ka thënë ajo.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Inspection begins at the Centre for Social Work in Pec

    Before the start of the Kosovo Parliament’s plenary session, Hoti has been asked if the inspection in this institution has begun.

    The Arlinda Zekit case has sparked numerous public reactions and demands for institutional accountability. In this context, the actions of institutions involved in handling the case are under consideration.

    Source Layer: RTKLive

  • Nis inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë

    Nis inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë

    Para nisjes së seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, Hoti është pyetur nëse ka filluar inspektimi në këtë institucion.

    Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për llogaridhënie institucionale. Në këtë kuadër, po shqyrtohen veprimet e institucioneve të përfshira në trajtimin e rastit.

    Burimi: RTKLive

  • KPK-ja mblidhet sot për vrasjen e Arlinda Zekajt, diskutohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës

    KPK-ja mblidhet sot për vrasjen e Arlinda Zekajt, diskutohet raporti për veprimet e Prokurorisë së Pejës

    Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mblidhet sot në orën 13:00, ku do të diskutohet për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe veprimet e Prokurorisë së Pejës lidhur me këtë rast.

    Dukagjini ka mësuar se në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i kryeprokurorit të shtetit për rastin, ndërsa në bazë të gjetjeve të tij do të vendoset për hapat e mëtejmë lidhur me kryeprokuroren e Prokurorisë në Pejë.

    Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi sipas rregullores së KPK-së, në raste të tilla parashihet që diskutimet të mos jenë publike.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor rreth orës 21:00 në Vitomiricë të Pejës.

    Më 22 tetor, vetëm tri ditë para vrasjes, Arlinda u ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e saj.

    “Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, ishte paralajmërimi i saj.

    Sipas Prokurorisë, Zekaj dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, Albert Sylaj.

    Sylaj, u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan.

    I dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar rreth orës 23:40, pas një operacioni policor dhe bashkëpunimit me qytetarët.

    “Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës. Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Po të martën Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e Gjykatës”.

    Kërkesën për paraburgim e kishte bërë Prokuroria Themelore në Pejë.

    Në njoftim të Prokurorisë thuhet se ai nuk i është bindur aktvendimit të Gjykatës së Pejës për qëndrim në distancë. Në kërkesë, Prokuroria ka bërë të ditur se Sylaj e ka kërcënuar viktimën e se ia ka hedhur rrobat nga rrobalarësja në oborr të shtëpisë.

    “Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026. Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Të mërkurën Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur protestë kombëtarenë Prishtinë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Mesazhi kryesor i protestës ishte: “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

    Vrasja e Arlinda Zekajt ndodhi nëntë ditë pas vendimit gjyqësor që i kishte mundësuar kësaj të fundit kthimin në shtëpi, dhe tri ditë pas ankesës së saj në institucionet e drejtësisë.

    Burimi: Dukagjini

  • Kuvendi nis seancën plenare, në ulëset e deputetëve vendosen shalla rozë për muajin kundër kancerit të gjirit

    Kuvendi nis seancën plenare, në ulëset e deputetëve vendosen shalla rozë për muajin kundër kancerit të gjirit

    Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, në të cilën deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026 dhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Në ulëset e deputetëve janë vendosur shalla me ngjyrë rozë, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

    Fillimisht, në rend të ditës parashihet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

    Më pas, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Në vazhdim, në shqyrtim të dytë do të jetë Projektligji nr. 11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Në fund të seancës, deputetët do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare./EO

    Burimi: Dukagjini