Blog

  • Second day of the German-Kosovo Economic Forum has been held in Pristina, the role of diaspora

    Second day of the German-Kosovo Economic Forum has been held in Pristina, the role of diaspora

    In Pristina, the second day of the third edition of the German-Kosovo Economic Forum — an event that brings together representatives of institutions, business leaders and investors from Kosovo, Germany and other European countries — writes Telegrafi.

    Focusing on second day discussions was the diaspora’ role in strengthening economic ties between Kosovo and Germany, as well as investment opportunities, co-operation between businesses and local production development.

    Foreign Affairs and Diaspora Minister Glauk Konjufca also attended the forum, which spoke of the importance of preserving and strengthening ties between the citizens of Kosovo and Germany, beyond institutional co-operation.

    Among the other speakers were entrepreneur Zenun Krasniqi, representative of the German Federal Ministry for Economic Co-operation and Development, Dr. Micong Klimes, as well as Irfan Perchuk, representative of the Retech U.P.K. company.

    The importance of diaspora experience in establishing new partnerships and promoting investments in Kosovo was stressed during discussions. Also discussed were opportunities to promote Kosovo producers’ products on the German market and exploit the potential of the local workforce.

    The forum aims to strengthen economic co-operation between Kosovo and Germany, creating spaces for dialogue, partnerships and new investment opportunities./Telegraphy/

  • Në Prishtinë është mbajtur dita e dytë e Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, në fokus roli i diasporës

    Në Prishtinë është mbajtur dita e dytë e Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, në fokus roli i diasporës

    Në Prishtinë është mbajtur dita e dytë e Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, në fokus roli i diasporës

    Në Prishtinë është mbajtur dita e dytë e edicionit të tretë të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, një ngjarje që bën bashkë përfaqësues të institucioneve, liderë të biznesit dhe investitorë nga Kosova, Gjermania dhe vende të tjera evropiane, shkruan Telegrafi.

    Në fokus të diskutimeve të ditës së dytë ishte roli i diasporës në forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe mundësitë për investime, bashkëpunim ndërmjet bizneseve dhe zhvillimin e prodhimit vendor.

    Në këtë forum mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili foli për rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe Gjermanisë, përtej bashkëpunimit institucional.

    Ndër folësit e tjerë ishin sipërmarrësi Zenun Krasniqi, përfaqësuesi i Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dr. Micong Klimes, si dhe Irfan Perçuku, përfaqësues i kompanisë Retech Sh.P.K.

    Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e përvojës së diasporës në krijimin e partneriteteve të reja dhe nxitjen e investimeve në Kosovë. Po ashtu, u diskutuan mundësitë për promovimin e produkteve të prodhuesve kosovarë në tregun gjerman dhe për shfrytëzimin e potencialit të fuqisë punëtore vendore.

    Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke krijuar hapësira për dialog, partneritete dhe mundësi të reja investimi./Telegrafi/

  • KRU "Hidrodrini" njofton për ndërprerje të ujit në pesë rrugë të Istogut

    KRU “Hidrodrini” njofton për ndërprerje të ujit në pesë rrugë të Istogut

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar për ndërprerje të planifikuar të furnizimit me ujë në disa rrugë të Istogut, për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit.

    Sipas njoftimit të Njësisë Operative në Istog, punimet do të kryhen në gypin me diametër DN 200, në rrugën “Drita e Parë”.

    Si pasojë e këtyre punimeve, pa furnizim me ujë deri në orën 16:00 do të mbesin rrugët “Mullinjët e Istogut”, “Burimi”, “Arben Januzaj”, “Shkoza” dhe “Demir Llulla”.

    KRU “Hidrodrini” u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim gjatë realizimit të punimeve dhe ka falënderuar ata për bashkëpunimin. /Telegrafi/

  • Teknologjia e re e Samsung mund të ndihmojë në zbulimin e një çrregullimi të rrezikshëm gjatë gjumit

    Teknologjia e re e Samsung mund të ndihmojë në zbulimin e një çrregullimi të rrezikshëm gjatë gjumit

    Samsung po sjell një funksion të avancuar në pajisjet e saj inteligjente, i cili mund të ndihmojë në zbulimin e problemeve serioze të frymëmarrjes gjatë gjumit.

    Funksioni i ri për zbulimin e apnesë së gjumit ka marrë miratimin e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe të autoriteteve përkatëse në Korenë e Jugut.

    Samsung ka njoftuar se funksioni i avancuar do të jetë fillimisht i disponueshëm në Korenë e Jugut. Ndryshe nga sistemi ekzistues, i cili identifikon shenja të mundshme të apnesë së gjumit, teknologjia e re ofron një analizë më të detajuar të gjendjes.

    Përmes algoritmeve të Al, pajisjet analizojnë numrin e çrregullimeve të frymëmarrjes gjatë çdo ore të gjumit dhe vlerësojnë shkallën e mundshme të rrezikut.

    Përdoruesit do të njoftohen për shenja të apnesë së lehtë, të moderuar ose të rëndë.

    Ky përditësim mund të jetë veçanërisht i dobishëm, pasi apnea e gjumit shpesh kalon pa u vënë re.

    Megjithatë, funksioni shërben për monitorim dhe nuk e zëvendëson diagnostikimin nga mjekët.

    Funksioni i ri pritet të fillojë të shpërndahet në Korenë e Jugut gjatë muajit nëntor. Pajisjet e para që do ta mbështesin janë Galaxy Watch Ultra 2, Galaxy Watch 9 dhe Galaxy Ring. Më pas, përditësimi pritet të arrijë edhe te modelet më të vjetra, përfshirë Galaxy Watch 8 dhe Watch 7.

    Duke qenë se funksioni ka marrë miratimin e FDA-së, ekziston mundësia që shpërndarja ndërkombëtare të nisë afërsisht në të njëjtën periudhë. Megjithatë, datat zyrtare për tregjet e tjera nuk janë konfirmuar.

    Funksioni mund të jetë veçanërisht i dobishëm për përdoruesit e Galaxy Ring, pasi unaza është më e vogël dhe më e lehtë për t’u mbajtur gjatë natës sesa një orë inteligjente.

    Apnea e gjumit është një çrregullim që shkakton ndërprerje të përsëritura të frymëmarrjes gjatë gjumit. Sipas vlerësimeve, kjo gjendje prek afro një miliard njerëz në mbarë botën.

    Apnea e gjumit lidhet gjithashtu me probleme të tjera shëndetësore, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe tensionin e lartë të gjakut.

    Zbulimi më i hershëm i shenjave mund t’i ndihmojë përdoruesit të kërkojnë këshilla mjekësore në kohë.

    Megjithatë, orët dhe unazat inteligjente nuk e zëvendësojnë ekzaminimin profesional.

    Trajtimi varet nga shkalla e gjendjes dhe mund të përfshijë ndryshime në stilin e jetesës ose trajtime të tjera mjekësore. /Telegrafi/

  • Haxhiu në Kuvend bën thirrje për solidaritet me gratë e prekura nga kanceri i gjirit

    Haxhiu në Kuvend bën thirrje për solidaritet me gratë e prekura nga kanceri i gjirit

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë seancës së Kuvendit, ka ftuar deputetët që t’i vendosin shiritat në ulëset e tyre, në shenjë solidariteti me gratë dhe vajzat e prekura nga kanceri i gjirit.

    Haxhiu theksoi se, ndonëse Tetori i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit po përfundon, kujdesi për shëndetin duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit.

    Ajo rikujtoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes, duke theksuar se diagnostikimi në kohë rrit ndjeshëm mundësitë për shërim.

    “Thirrja jonë mbetet e njëjtë: ju lutem, bëni kontrollet me kohë dhe shkoni rregullisht te mjeku”, u shpreh Haxhiu.

    Në fund, ajo shprehu solidaritet të plotë me gratë që po përballen me këtë sëmundje dhe familjet e tyre, duke nënvizuar rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin. /Telegrafi/

  • Netanyah accuses Turkey, Qatar for election intervention

    Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu’s Likud party has raised doubts about possible financing from Turkey and Qatar of organisations that have promoted the participation of Arab voters in the 27 October parliamentary elections. The charges, which have not yet been confirmed with public evidence, have set in motion the Israeli Internal Security Agency, Shin Bet, following the Central Election Commission chairman’s intervention.

    According to Israeli media reports, Likud doubts that funds from Turkey and Qatar have been channeled towards organisations engaged in mobilising Arab voters. So far, however, no evidence has been made to prove the two countries’ involvement in financing alleged activities. According to Israeli TV Kanal 12, information related to allegations of foreign intervention was forwarded to Supreme Court Judge and Central Election Commission Chairman Noah Solberg. Reports also claim that the alleged ways of transferring money have similarities with mechanisms used in the past for financing terrorist activities. However, the origin of funds and the legality of alleged transactions have not been clarified.

    Central Election Commission Chairman Noah Solberg has asked Shin Bet leader David Zini to investigate allegations of foreign financing and possible vote purchases, demanding that the results of the investigation be reported within a week. In his letter to Zin, Solberg stressed that he was informed of serious doubts about possible attempts to illegally influence the election process through foreign subjects allegedly acting against Israel’s interests.

    Even though I cannot confirm the validity of these charges, I believe that, given the involvement of foreign subjects, there is an obligation to investigate them thoroughly.Said Solberg, reporting.

    He urged the head of Shin Bet to use the agency’s competencies for collecting evidence that could confirm or undermine claims, underlining the importance of maintaining citizens’ trust in the election process and democratic integrity. In his letter, Solberg did not directly mention Turkey or Qatar, nor did he identify organisations allegedly benefiting from possible foreign financing. Suspects of foreign intervention come in a tense political climate, as Likud has pressed charges of irregularities in areas where Arab Israeli citizens live.

    Netanyah’s party has claimed that the elections were taken by Arab parties, citing vote purchases, voter intimidation, fraud and alleged use of illegal software to mobilise the electorate. However, Israeli police said Thursday, October 29th, that there is no investigative evidence or intelligence information to support claims of widespread election fraud. This position of police relates to the charges brought by Likud for irregularities in the election process and does not amount to the outcome of the special Shin Bet investigation of possible financing from abroad.

    The developments follow the 27 October parliamentary elections, in which increasing Arab voters’ participation strengthened the representation of Arab parties in Knesset, the Israeli Parliament. According to reported data, neither of the two main political blocs had provided the necessary majority of 61 mandates to form the government, adding uncertainty over political negotiations.

    In this situation, the Shin Bet investigation is expected to be an important element in clarifying foreign financing claims and possible impact on elections. It remains to be seen whether authorities will find evidence supporting Likud’s charges or whether allegations will be dropped during the investigation.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Netanyahu akuzon Turqinë dhe Katarin për ndërhyrje në zgjedhje

    Netanyahu akuzon Turqinë dhe Katarin për ndërhyrje në zgjedhje

    Netanyahu akuzon Turqinë dhe Katarin për ndërhyrje në zgjedhje

    Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ka ngritur dyshime për financim të mundshëm nga Turqia dhe Katari të organizatave që kanë nxitur pjesëmarrjen e votuesve arabë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit. Akuzat, të cilat ende nuk janë konfirmuar me prova publike, kanë vënë në lëvizje agjencinë izraelite të sigurisë së brendshme, Shin Bet, pas ndërhyrjes së kryetarit të Komisionit Qendror Zgjedhor.

    Sipas raportimeve të mediave izraelite, Likud dyshon se fonde nga Turqia dhe Katari janë kanalizuar drejt organizatave të angazhuara në mobilizimin e votuesve arabë. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë publike asnjë provë që të vërtetojë përfshirjen e këtyre dy vendeve në financimin e aktiviteteve të pretenduara. Sipas televizionit izraelit Kanal 12, informacionet që lidhen me dyshimet për ndërhyrje të huaj u përcollën te gjyqtari i Gjykatës së Lartë dhe kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Noam Solberg. Raportimet pretendojnë gjithashtu se mënyrat e dyshuara të transferimit të parave kanë ngjashmëri me mekanizma të përdorur në të kaluarën për financimin e aktiviteteve terroriste. Megjithatë, origjina e fondeve dhe ligjshmëria e transaksioneve të pretenduara nuk janë sqaruar.

    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Noam Solberg, i ka kërkuar kreut të Shin Bet, David Zini, të hetojë dyshimet për financim të huaj dhe blerje të mundshme votash, duke kërkuar që rezultatet e hetimit t’i raportohen brenda një jave. Në letrën drejtuar Zinit, Solberg theksoi se ishte informuar për dyshime serioze lidhur me përpjekje të mundshme për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në procesin zgjedhor, përmes subjekteve të huaja që pretendohet se veprojnë kundër interesave të Izraelit.

    “Edhe pse nuk mund ta konfirmoj vlefshmërinë e këtyre akuzave, besoj se, duke pasur parasysh përfshirjen e subjekteve të huaja, ekziston një detyrim për t’i hetuar ato tërësisht”, deklaroi Solberg, sipas raportimeve.

    Ai i kërkoi kreut të Shin Bet të përdorë kompetencat e agjencisë për mbledhjen e provave që mund të konfirmojnë ose të rrëzojnë pretendimet, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së besimit të qytetarëve te procesi zgjedhor dhe integriteti demokratik. Në letrën e tij, Solberg nuk përmendi drejtpërdrejt Turqinë apo Katarin dhe as nuk identifikoi organizatat që dyshohet se kanë përfituar nga financimi i mundshëm i huaj. Dyshimet për ndërhyrje të huaj vijnë në një klimë të tensionuar politike, pasi Likud ka ngritur akuza për parregullsi në zonat ku jetojnë qytetarët arabë të Izraelit.

    Partia e Netanyahut ka pretenduar se zgjedhjet janë “vjedhur” nga partitë arabe, duke përmendur blerje votash, frikësim të votuesve, mashtrim dhe përdorim të pretenduar të programeve kompjuterike të paligjshme për mobilizimin e elektoratit. Megjithatë, policia izraelite deklaroi të enjten, më 29 tetor, se nuk ka prova hetimore apo informacione të inteligjencës që të mbështesin pretendimet për mashtrim të përhapur zgjedhor. Ky qëndrim i policisë lidhet me akuzat e ngritura nga Likud për parregullsi në procesin zgjedhor dhe nuk përbën përfundim të hetimit të veçantë të Shin Bet për financimin e mundshëm nga jashtë vendit.

    Zhvillimet pasojnë zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, në të cilat rritja e pjesëmarrjes së votuesve arabë forcoi përfaqësimin e partive arabe në Knesset, parlamentin izraelit. Sipas të dhënave të raportuara, gjatë numërimit asnjëri prej dy blloqeve kryesore politike nuk kishte siguruar shumicën e nevojshme prej 61 mandatesh për të formuar qeverinë, duke shtuar pasigurinë mbi negociatat politike.

    Në këtë situatë, hetimi i Shin Bet pritet të jetë një element i rëndësishëm për sqarimin e pretendimeve për financim të huaj dhe ndikim të mundshëm në zgjedhje. Mbetet për t’u parë nëse autoritetet do të gjejnë prova që mbështesin akuzat e Likud apo nëse dyshimet do të rrëzohen gjatë hetimeve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Hoti confirms launching inspection at Pec’s Centre for Social Work after Arlinda Zekaj case

    Minister of Labour, Family and Freedom War Values Andy Hoti has confirmed that inspection has begun at the Centre for Social Affairs in Pec following the murder of Arlinda Zekit.

    Hoti confirmed this prior to the start of the Kosovo Parliament’s plenary session, responding to the épogue on whether inspection has started in this institution.

    The Arlinda Zekiaj case has prompted public reactions and demands for institutional responsibilities, including reviewing the actions and inactions of institutions that have had responsibility in handling the case.

    Source Layer: Dukeagini

  • Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlinda Zekajt

    Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlinda Zekajt

    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se ka nisur inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Hoti e konfirmoi këtë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u përgjigjur me “Po” në pyetjen nëse ka nisur inspektimi në këtë institucion.

    Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, përfshirë shqyrtimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit.

    Burimi: Dukagjini

  • Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kundërshtojnë në Supreme dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit

    Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kundërshtojnë në Supreme dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit

    Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kundërshtojnë në Supreme dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit

    Jeton Vllasaliu dhe Nexhat Vllasaliu, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës në Gjykatën Supreme.

    Ankesa e tyre ka të bëjë me dënimin me burgim të përjetshëm, të shqiptuar ndaj tyre për këtë rast.

    Gjykata Supreme pritet ta shqyrtojë çështjen në kuadër të procedurave ligjore për kundërshtimin e vendimit, njofton Klankosova.tv.

    Bedri Rexhepi ishte raportuar i zhdukur në prill të vitit 2021, ndërsa rasti i vrasjes së tij kishte nxitur vëmendje të madhe publike.