Blog

  • Rasti i Arlindës, Abdixhiku kërkon përgjegjësi morale dhe politike

    Rasti i Arlindës, Abdixhiku kërkon përgjegjësi morale dhe politike

    Rasti i Arlindës, Abdixhiku kërkon përgjegjësi morale dhe politike

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, para fillimit të seancës ka folur për vrasjen e Arlinda Zekajt, duke e cilësuar rastin si dëshmi të dështimit institucional.

    Abdixhiku ka thënë se përgjegjësia duhet të përfshijë të gjithë zinxhirin komandues, duke kërkuar përgjegjësi morale dhe politike për rastin e Arlindës, por edhe për dhunën e ushtruar ndaj grave në përgjithësi, transmeton Klankosova.tv.

    “Vrasja e Arlindës dhe çdo ditë që kalon tutje na shpërfaq dështimin institucional. Pa dyshim, përgjegjësia duhet të nisë në të gjithë zinxhirin komandues”, ka deklaruar Abdixhiku.

    Ai ka theksuar se raste të tilla nuk mund të trajtohen vetëm përmes deklaratave publike, por kërkojnë përgjegjësi konkrete.

    “Po, përgjegjësia morale dhe politike në këtë drejtim është minimalja që duhet”, ka theksuar kreu i LDK-së.

  • Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlindës

    Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlindës

    Hoti konfirmon nisjen e inspektimit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë pas rastit të Arlindës

    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se ka nisur inspektimi në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, pas rastit të Arlinda Zekajt.

    Hoti e konfirmoi këtë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u përgjigjur me “Po” në pyetjen nëse ka nisur inspektimi në këtë institucion, njofton Klankosova.tv.

    Rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur reagime publike dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, si dhe për shqyrtimin e veprimeve të institucioneve që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit.

  • Autoritetet amerikane hetojnë objektin misterioz, dyshohet se vjen nga hapësira

    Autoritetet amerikane hetojnë objektin misterioz, dyshohet se vjen nga hapësira

    Ekspertët dyshojnë se një objekt i madh metalik, i gjetur më 14 tetor në një fushë misri në Minesota të SHBA-së, mund të jetë pjesë e një rakete kineze të lëshuar në shtator.

    Sipas portalit shkencor Ars Technica, objekti mund t’i përkasë raketës Zhuque-2E, të kompanisë kineze LandSpace, e cila u lëshua më 14 shtator dhe nuk arriti të përfundonte një rrotullim të plotë rreth Tokës.

    Objekti ka një diametër prej rreth 3.35 metrash, sa edhe faza e sipërme e raketës.

    Autoritetet federale amerikane po e analizojnë objektin për të përcaktuar origjinën e tij, ndërsa kompania LandSpace ende nuk ka komentuar rastin. /Telegrafi/

  • Chelsea këshillohet të transferojë yllin e Barcelonës në vend të Alex Scottit

    Chelsea këshillohet të transferojë yllin e Barcelonës në vend të Alex Scottit

    Chelsea është këshilluar që të synojë transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong, në vend të Alex Scottit të Bournemouthit, teksa londinezët po kërkojnë të përforcojnë repartin e mesfushës. Këtë sugjerim e ka dhënë ish-mbrojtësi i “Bluve”, Glen Johnson.

    Në një prononcim për Action Network, Johnson vlerësoi cilësitë e mesfushorit holandez, duke theksuar se ai do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Chelsean, nëse arrin të jetë në gjendje të mirë fizike.

    “Nëse Frenkie de Jong është i gatshëm fizikisht, ai është një lojtar i shkëlqyer”, deklaroi Johnson, duke pranuar se mbeten pikëpyetje rreth gjendjes së tij fizike dhe kostos së mundshme të transferimit.

    “Zoti e di se sa do të kushtonte, por përderisa është në gjendje të mirë fizike, mendoj se do të ishte një transferim i shkëlqyer”, shtoi ai.

    Ndërkohë, Chelsea raportohet se ka parë të refuzohet një ofertë prej 64 milionë eurosh për Alex Scottin, me Bournemouthin që thuhet se e vlerëson mesfushorin 23-vjeçar rreth 100 milionë euro.

    Për shërbimet e reprezentuesit anglez ka shfaqur interesim edhe Liverpooli.

    Johnson e vlerësoi përparimin e Scottit, i cili ka nisur mirë sezonin dhe ka fituar hapësirë në përfaqësuesen e Anglisë.

    Megjithatë, ish-mbrojtësi i Chelseat beson se nevojiten më shumë paraqitje për të vërtetuar nëse mesfushori mund të jetë vazhdimisht në nivelin e kërkuar nga një skuadër që synon katër vendet e para.

    “Ende nuk e dimë këtë, por ai ka treguar disa momente shumë të mira, e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer dhe, natyrisht, është përfshirë në përfaqësuesen e Anglisë. Kjo vetëm sa do t’ia rrisë vetëbesimin”, u shpreh Johnson.

    “Mendoj se duhet të shohim edhe më shumë prej tij, por besoj se është në rrugën e duhur për të luajtur në njërën prej skuadrave më të mëdha”, përfundoi ai. /Telegrafi/

  • Përurohet Zyra e re e Punësimit në Gjakovë, investim prej rreth 200 mijë eurosh

    Përurohet Zyra e re e Punësimit në Gjakovë, investim prej rreth 200 mijë eurosh

    Është përuruar objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Gjakovë, investim i Qeverisë së Kosovës në vlerë prej rreth 200 mijë eurosh, që synon modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve për punëkërkuesit dhe punëdhënësit.

    Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, si dhe zëvendësministri Agon Dobruna.

    Objekti i ri ka një sipërfaqe prej më shumë se 500 metrash katrorë dhe përfshin hapësira për këshillim profesional, ofrim të shërbimeve dhe organizim të trajnimeve. Po ashtu, objekti është përshtatur për qasje nga personat me aftësi të kufizuara.

    Në funksionalizimin e tij ka kontribuar edhe organizata zvicerane Helvetas, e cila ka financuar blerjen e inventarit dhe pajisjeve teknologjike të nevojshme për punën e zyrës.

    Sipas njoftimit, Ministria synon që Zyrat e Punësimit të shndërrohen në pika kryesore të kontaktit për qytetarët dhe bizneset, duke ofruar këshillim profesional, ndërmjetësim në punësim dhe orientim drejt aftësimit profesional.

    Ndërkaq, Qendra e Aftësimit Profesional në Gjakovë ofron trajnime falas në 11 programe profesionale, përmes të cilave kandidatët mund të zhvillojnë aftësi praktike në përputhje me kërkesat e tregut të punës. /Telegrafi/

  • “Faruk, jom lodh, të lutem” – fjalët e Arlindës drejtuar policit që i tha “nuk të pranoj më”

    “Faruk, jom lodh, të lutem” – fjalët e Arlindës drejtuar policit që i tha “nuk të pranoj më”

    Emisioni hulumtues “MAT” ka publikuar bisedën mes Arlinda Zekajt dhe togerit të policisë, Faruk Muqolli, ku e ndjera shpreh shqetësimin për sigurinë e saj dhe të djalit.

    “U shkatërru shëndeti mendor i djalit tem, nuk keni vepru kurgjo”, dëgjohet duke i thënë Arlinda policit.

    Në bisedë, ajo shpreh frikën se mund të vritej dhe paralajmëron se zyrtarët do të mbanin përgjegjësi, transmeton Klankosova.tv.

    “Të lutem, unë vrahna, po ju do të përgjigjeni”, thotë ajo.

    Ndërsa polici, në një moment të bisedës, i përgjigjet: “Unë ty nuk ka me të pranu më, nuk e kam obligim”. /KlanKosova/

    – YouTube www.youtube.com

  • LEX “Arlinda Zekaj assassination shocks justice system,” chief prosecutor calls extraordinary KPK meetings

    State Chief Prosecutor Zejnullah Gashi has called for an extraordinary meeting of the Kosovo Prosecutorial Council ( The KKP, in connection with the murder case of Arlinda Zekiaj in Vitomirica in Pec.

    The meeting is expected today on October 29, 2026, starting at 1: 00 p.m.

    This meeting comes after numerous public reactions and demands for institutional responsibility in terms of handling the case of Arlinda Zekaj, which was killed on October 25th, despite earlier seeking assistance from institutions.

    Signal sources have indicated that the ZKS report regarding the assessment of actions taken by responsible bodies will be addressed.

    Her murder has raised serious questions about acts of justice and measures taken to protect the victim.

    Arlinda Zekaj had presented her concerns to competent institutions, while documents released after the assassination have sparked debate on how her indictments and demands are addressed.

    One of the issues that has prompted reactions is the time of handing over the indictment to her former husband, Sylaj lives.

    According to the Kosovo Judiciary Council’s clarification, the Constitutional Court in Pec had accepted the indictment on October 26, 2026, at 08:56, a day after Arlinda’s murder.

    This has raised questions about whether the indictment was prepared before the murder or finished and handed over only after the tragic event.

    Meanwhile, for the murder of Arlinda Zekitaj, her brother-in-law, Albert Sylaj, who allegedly hit her to death with an axe.

    It remains to be seen whether the KPK’s extraordinary gathering will result in concrete decisions for considering institutional action in this case.

    The signal paper will convey developments from the Kosovo Prosecutorial Council’s meeting and evental decisions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | Vrasja e Arlinda Zekajt trondit sistemin e drejtësisë – Kryeprokurori thërret mbledhje të jashtëzakonshme të KPK-së

    LEX | Vrasja e Arlinda Zekajt trondit sistemin e drejtësisë – Kryeprokurori thërret mbledhje të jashtëzakonshme të KPK-së

    LEX | Vrasja e Arlinda Zekajt trondit sistemin e drejtësisë – Kryeprokurori thërret mbledhje të jashtëzakonshme të KPK-së

    Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Mbledhja pritet të mbahet sot, më 29 tetor 2026, duke filluar nga ora 13:00.

    Kjo mbledhje vjen pas reagimeve të shumta publike dhe kërkesave për përgjegjësi institucionale lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor, pavarësisht se më herët kishte kërkuar ndihmë nga institucionet.

    Burime të Sinjalit kanë treguar se do të trajtohet raporti i ZKSh-së lidhur me vlerësimin e veprimeve te ndërmarra nga organet përgjegjëse.

    Vrasja e saj ka ngritur pikëpyetje serioze lidhur me veprimet e organeve të drejtësisë dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e viktimës.

    Arlinda Zekaj kishte paraqitur shqetësimet e saj pranë institucioneve kompetente, ndërsa dokumentet e publikuara pas vrasjes kanë nxitur debat mbi mënyrën se si janë trajtuar denoncimet dhe kërkesat e saj.

    Një nga çështjet që ka nxitur reagime është edhe koha e dorëzimit të aktakuzës ndaj ish-bashkëshortit të saj, Jeton Sylaj.

    Sipas sqarimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjykata Themelore në Pejë e kishte pranuar aktakuzën më 26 tetor 2026, në orën 08:56, një ditë pas vrasjes së Arlindës.

    Kjo ka ngritur pyetje nëse aktakuza ishte përgatitur përpara vrasjes apo ishte përfunduar dhe dorëzuar vetëm pas ngjarjes tragjike.

    Ndërkohë, për vrasjen e Arlinda Zekajt është arrestuar kunati i saj, Albert Sylaj, i cili dyshohet se e goditi për vdekje me sëpatë.

    Mbetet të shihet nëse mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së do të rezultojë me vendime konkrete për shqyrtimin e veprimeve institucionale në këtë rast.

    Gazeta Sinjali do të përcjellë zhvillimet nga mbledhja dhe vendimet eventuale të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kurti: KSF added 12 military trucks, dozens more come in 2027

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti has announced this through a Facebook post announcing KSF equipment with new vehicles for transport and logistical support.

    According to Kurti, the 12 new Uniog trucks have been added to the 15 Rheinmetall fleet, while days ago they have reached eight more KX 858 trucks bought by Rheinmetall Company. With these lines, the number of trucks in these two categories reaches 35 vehicles.

    Ten more Unimog and Rheinmetall trucks were bought and will come in 2027, Kurti wrote.

    He has explained that Unimog 5T trucks are designed to enable movement in difficult terrain, including unexaltated roads and mountain areas, while Rheinmetal trucks with a configuration of 8 miracle8 increase the transportation capacity of KSF and strengthen logistical support.

    Kurti has stressed that modernising a military force involves not only weapons and combat equipment but also effective capacity for movement, supply and operation.

    These investments are part of our commitment to strengthening the defence capacities of the Republic of Kosovo, in line with NATO standards and with the aim of ensuring the security of the country and all our citizens, he has written.

    The prime minister has also cited recent developments under the expansion of KSF personnel. He has said 515 new recruits were sworn in last Friday, while early this week, 209 other recruits began training.

    Source Layer: RTKLive

  • Kurti: FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarak, dhjetëra të tjerë vijnë më 2027

    Kurti: FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarak, dhjetëra të tjerë vijnë më 2027

    Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar për pajisjen e FSK-së me automjete të reja për transport dhe mbështetje logjistike.

    Sipas Kurtit, 12 kamionët e rinj Unimog i janë shtuar flotës prej 15 kamionësh Rheinmetall, ndërsa ditë më parë kanë arritur edhe tetë kamionë të tjerë KX 8×8, të blerë nga kompania Rheinmetall. Me këto prurje, numri i kamionëve të këtyre dy kategorive arrin në 35 automjete.

    “Dhjetëra kamionë të tjerë Unimog dhe Rheinmetall janë blerë dhe do të vijnë në vitin 2027”, ka shkruar Kurti.

    Ai ka shpjeguar se kamionët Unimog 5T janë projektuar për të mundësuar lëvizjen në terrene të vështira, përfshirë rrugët e paasfaltuara dhe zonat malore, ndërsa kamionët Rheinmetall me konfigurim 8×8 rrisin kapacitetet transportuese të FSK-së dhe forcojnë mbështetjen logjistike.

    Kurti ka theksuar se modernizimi i një force ushtarake nuk përfshin vetëm armatimin dhe pajisjet luftarake, por edhe kapacitetet për lëvizje, furnizim dhe operim efikas.

    “Këto investime janë pjesë e angazhimit tonë për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Republikës së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s dhe me synimin për të garantuar sigurinë e vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

    Kryeministri ka përmendur edhe zhvillimet e fundit në kuadër të zgjerimit të personelit të FSK-së. Ai ka thënë se të premten e kaluar u betuan 515 rekrutë të rinj, ndërsa në fillim të kësaj jave nisën trajnimin edhe 209 rekrutë të tjerë.

    Burimi: RTKLive