Blog

  • 12 serialet që ia vlen të ndiqni gjatë nëntorit, nga Blade Runner 2099 te The Greatest

    12 serialet që ia vlen të ndiqni gjatë nëntorit, nga Blade Runner 2099 te The Greatest

    Muaji nëntor sjell seriale të reja dhe rikthime të shumëpritura, nga drama historike dhe thriller-at me spiunë, te komeditë dhe historitë e bazuara në ngjarje reale.

    Në mesin e titujve që pritet të shfaqen janë edhe Blade Runner 2099, me Michelle Yeoh, dhe The Greatest, që sjell në ekran vitet e para të boksierit legjendar Muhammad Ali.

    1. The Gilded Age

    1. The Gilded Age

    Drama historike rikthehet me sezonin e katërt, duke vazhduar rivalitetet dhe konfliktet mes familjeve të pasura të Nju Jorkut. Bertha Russell përpiqet të ruajë pozicionin e saj në shoqëri, ndërsa Agnes van Rhijn mbetet një nga kundërshtaret e saj kryesore. Paralelisht zhvillohen edhe historitë personale të Peggy-t dhe Marian-it.

    2. The Greatest

    2. The Greatest

    Seriali dramatik fokusohet te vitet e para të Muhammad Aliut, kur ai njihej ende si Cassius Clay. Historia nis nga fëmijëria e tij në një shoqëri të përfshirë nga segregacioni racor dhe vazhdon deri te suksesi në Lojërat Olimpike të vitit 1960 dhe fitimi i titullit botëror në vitin 1964. Rolin kryesor e luan Jaalen Best, ndërsa projekti ka edhe përfshirjen e familjes së boksierit.

    3. Stick

    3. Stick

    Owen Wilson rikthehet si Pryce Cahill, një ish-golfist që përpiqet të ringjallë karrierën e tij. Në sezonin e dytë, ai synon të bëhet lojtari më i moshuar që fiton turneun US Open, ndërsa përballet me rivalitete të vjetra dhe sfida të reja. Në kast rikthehen Timothy Olyphant, Judy Greer dhe Marc Maron, ndërsa Rhea Seehorn i bashkohet sezonit të ri.

    4. Black Doves

    4. Black Doves

    Keira Knightley dhe Ben Whishaw rikthehen në sezonin e dytë të thriller-it me spiunë. Helen Webb vazhdon të përballet me jetën e dyfishtë si bashkëshorte e një politikani dhe informatore e organizatës sekrete Black Doves. Ndërkohë, miku i saj Sam përfshihet sërish në situata të rrezikshme, mes atentateve, sekreteve dhe lojërave politike.

    5. It Gets Worse

    5. It Gets Worse

    Komedia e krijuar nga Leo Reich ndjek tre miq të Gjeneratës Z, të cilët përballen me sfidat dhe pasiguritë e të njëzetave. Në qendër është Ethan, një i ri i vetëkënaqur që mbështetet te prindërit, së bashku me miqtë e tij Abi dhe Sam. Seriali trajton marrëdhëniet, ambiciet dhe egocentrizmin e të rinjve, me paraqitje të aktorëve si Andrew Scott dhe Lena Dunham.

    6. Rivals

    6. Rivals

    Drama e bazuar në romanet e Jilly Cooper rikthehet me histori të reja rivalitetesh, tradhtish dhe marrëdhëniesh të ndërlikuara. Tony Baddingham, i luajtur nga David Tennant, vazhdon përplasjen me Declan O’Hara, ndërsa jeta sentimentale e Taggie-t dhe Rupert Campbell-Black bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar. Sezoni i ri premton më shumë intriga në botën e pasurisë dhe pushtetit.

    7. The Good Daughter

    7. The Good Daughter

    Rose Byrne dhe Meghann Fahy luajnë dy motra që përballen me pasojat e një traume nga fëmijëria. Pas vitesh larg njëra-tjetrës, ato ribashkohen kur Charlotte bëhet dëshmitare e një vrasjeje që i rikthen kujtimet e një sulmi të dhunshëm në familjen e tyre. Seriali, i bazuar në romanin e Karin Slaughter, ndërthur misterin kriminal me konfliktet familjare dhe ndikimin afatgjatë të traumës.

    8. 12 12 12

    8. 12 12 12

    Jamie Dornan dhe Anthony Mackie janë protagonistët e këtij thriller-i kriminal, që nis me planifikimin e një grabitjeje prej 800 milionë dollarësh, rreth 688 milionë euro. Dornan luan një kriminel që përpiqet të largohet nga e kaluara, por detyrohet të rikthehet në lojë. Mackie interpreton një agjent të FBI-së që e ndjek atë, ndërsa ngjarjet zhvillohen në disa vende të Evropës.

    9. Blue Lights

    9. Blue Lights

    Seriali policor i vendosur në Belfast rikthehet me sezonin e katërt, duke vazhduar historitë e policëve që përballen me krimin dhe tensionet politike. Një gjyq për një vrasje të ndodhur në sezonin e parë rikthen kujtime dhe pasoja për personazhet, ndërsa ekipi përballet edhe me protesta kundër emigrantëve që përshkallëzohen në dhunë. Në sfond mbetet rreziku i mbylljes së stacionit policor Blackthorn.

    10. The Altruists

    10. The Altruists

    Drama trajton historinë e Sam Bankman-Fried, themeluesit të platformës së kriptomonedhave FTX, e cila u shemb në vitin 2022. Anthony Boyle interpreton Bankman-Fried, ndërsa Julia Garner luan Caroline Ellison, bashkëpunëtoren dhe ish-partneren e tij. Seriali shqyrton se si ambiciet për të ndryshuar botën financiare u ndërthurën me mashtrimin dhe një nga skandalet më të mëdha të sektorit të kriptomonedhave.

    11. Dig

    11. Dig

    Amy Poehler dhe Hugh Laurie bashkohen në këtë komedi që zhvillohet gjatë një ekspedite arkeologjike në Greqi. Elise, e luajtur nga Poehler, drejton një ekip grash që përfshihet në një situatë të ndërlikuar pasi zbulon një objekt me vlerë të jashtëzakonshme. Laurie interpreton profesorin Neville Wycombe, ndërsa kërkimet shkencore shndërrohen në një aventurë plot keqkuptime dhe telashe ndërkombëtare.

    12. Blade Runner 2099

    12. Blade Runner 2099

    Universi i Blade Runner zgjerohet me një serial të ri ku luajnë Michelle Yeoh dhe Hunter Schafer. Ngjarjet zhvillohen në një të ardhme ku marrëdhënia mes njerëzve dhe replikantëve merr një drejtim të ri. Yeoh interpreton Olwen, një replikante pranë fundit të jetës, ndërsa Schafer luan Corën, një njeri që maskohet si replikante për të mbrojtur vëllain e saj. Seriali eksploron frikën nga inteligjenca artificiale dhe të ardhmen e njerëzimit. /Telegrafi/

  • LEX led by businessman Bedri Rexhepi and hid his body for over a year, the Vlasaliu brothers today before the Supreme One after life sentence

    Following complaints by parties and confirmation of the life sentence by the Court of Appeals, the brothers live and Nexhat Vlasaliu, convicted of killing businessman Bedri Rexhepi, today, on October 29, 2026, face justice again, this time at the Supreme Court in Kosovo.

    The hearing in the highest judicial instance is held in the wake of complaints to the parties, while the Court of Appeals had earlier left the Constitutional Court Act in Pristina, with which the two brothers were sentenced to life in prison.

    The family of the late businessman Bedri Rexhepi is represented by lawyer Besnik R. Berisha, who during previous procedures had rejected defence requirements for annulment of the conviction act.

    On May 28th 2025, the Constitutional Court in Pristina had convicted him of living, and Nexhat Vlasaliu of the serious murder of businessman Bedri Rexhepi and the damage to the corpse, condemning them to life in prison.

    This ruling was confirmed on April 3, 2026 by the Court of Appeals, which had rejected defence complaints, leaving in force sentences pronounced by the first degree.

    How did the murder of businessman Bedri Rexhepi take place?

    According to the Pristina Constitutional Prosecutor’s Act, brothers Jeton and Nexhat Vlasaliu had planned the killing of businessman during the period from January 9th to April 8, 2021, with the aim of benefiting rich.

    The prosecution had claimed that the two brothers had put the businessman madly, offering him two cars worth 30 thousand euros for sale.

    On April 8, 2021, Bedri Rexhepi had gone to the home of one of the accused in the village of Vlasal, where, according to the indictment, he was deprived of life.

    According to the prosecution’s claims, Jeton Vlasaliu had embarrassed the businessman, believing that he had with him the amount of 30 thousand euros. However, only $8,000 had been found in the victim.

    After the murder, according to the indictment, the two brothers had taken action to hide the body and to eliminate the traces of crime.

    The businessman’s mortar remains were found on September 30, 2022, at the site called Great Mountain in the village of Vlasal in Novoberda more than a year after his disappearance.

    Loyal R. Berisha: Nexhati was the organizer, you live the executioner

    During the review of the case at the Court of Appeals, the faithful lawyer R. Berisha, the representative of the victim’s family, had rejected the defence requirements for turning the case into a retrial.

    Berisha had estimated that it was an extremely serious crime while supporting a life sentence on the two brothers.

    According to his statements during previous procedures, Nexhat Vlasaliu had been the mastermind of the assassination, while the executioner lives Vlasaliu.

    On the other hand, the defense of the convicts had rejected the act of first degree, demanding his cancellation.

    However, the Court of Appeals had estimated that there was no basis for changing or canceling the Constitutional Court’s decision.

    After confirming life’s imprisonment, the case is considered in the Supreme

    Following the decisions of two judicial institutions, the case of businessman Bedri Rexhepi’s murder has already reached the Supreme Court.

    Today’s session is held in the wake of complaints from parties that have rejected previous judicial decisions.

    In this phase of the procedure, the Supreme Court is expected to review the legal claims submitted by the parties, while it remains to be seen whether there will be changes regarding previous decisions.

    The case has attracted great public attention, both for the manner of committing murder and for the fact that the businessman’s body had been hidden for more than a year.

    The signal paper is conveying developments in this judicial process and will report on statements by the Supreme Court’s parties and eventual decisions.

    Note: The person mentioned in this news is considered innocent until his guiltyness is confirmed by the court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | E vranë biznesmenin Bedri Rexhepi dhe ia fshehën trupin për mbi një vit – vëllezërit Vllasaliu sot para Supremes pas dënimit të përjetshëm

    LEX | E vranë biznesmenin Bedri Rexhepi dhe ia fshehën trupin për mbi një vit – vëllezërit Vllasaliu sot para Supremes pas dënimit të përjetshëm

    LEX | E vranë biznesmenin Bedri Rexhepi dhe ia fshehën trupin për mbi një vit – vëllezërit Vllasaliu sot para Supremes pas dënimit të përjetshëm

    Pas ankesave të palëve dhe konfirmimit të dënimit me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit, vëllezërit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, të dënuar për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, sot, më 29 tetor 2026, përballen sërish me drejtësinë, këtë herë në Gjykatën Supreme të Kosovës.

    Seanca në instancën më të lartë gjyqësore mbahet pas ankesave të palëve, ndërsa më herët Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin dy vëllezërit ishin dënuar secili me burgim të përjetshëm.

    Familja e biznesmenit të ndjerë Bedri Rexhepi përfaqësohet nga avokati Besnik R. Berisha, i cili gjatë procedurave të mëparshme kishte kundërshtuar kërkesat e mbrojtjes për anulimin e aktgjykimit dënues.

    Më 28 maj 2025, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur fajtorë Jeton dhe Nexhat Vllasaliun për vrasjen e rëndë të biznesmenit Bedri Rexhepi dhe dëmtimin e kufomës, duke i dënuar me burgim të përjetshëm.

    Ky vendim ishte konfirmuar më 3 prill 2026 nga Gjykata e Apelit, e cila kishte refuzuar ankesat e mbrojtjes, duke lënë në fuqi dënimet e shqiptuara nga shkalla e parë.

    Si ndodhi vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi?

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, vëllezërit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu kishin planifikuar vrasjen e biznesmenit gjatë periudhës nga 9 janari deri më 8 prill 2021, me qëllim përfitimin e dobisë pasurore.

    Prokuroria kishte pretenduar se dy vëllezërit e kishin vënë në lajthitje biznesmenin, duke i ofruar për shitje dy vetura në vlerë prej 30 mijë eurosh.

    Më 8 prill 2021, Bedri Rexhepi kishte shkuar në shtëpinë e njërit prej të akuzuarve në fshatin Vllasali, ku, sipas aktakuzës, ishte privuar nga jeta.

    Sipas pretendimeve të Prokurorisë, Jeton Vllasaliu e kishte ngufatur biznesmenin, duke besuar se ai kishte me vete shumën prej 30 mijë eurosh. Megjithatë, te viktima ishin gjetur vetëm 8 mijë euro.

    Pas vrasjes, sipas aktakuzës, dy vëllezërit kishin ndërmarrë veprime për fshehjen e trupit dhe zhdukjen e gjurmëve të krimit.

    Mbetjet mortore të biznesmenit ishin gjetur më 30 shtator 2022, në vendin e quajtur “Mali i Madh”, në fshatin Vllasali të Novobërdës, më shumë se një vit pas zhdukjes së tij.

    Besnik R. Berisha: Nexhati ishte organizatori, Jetoni ekzekutuesi

    Gjatë shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit, avokati Besnik R. Berisha, përfaqësues i familjes së viktimës, kishte kundërshtuar kërkesat e mbrojtjes për kthimin e rastit në rigjykim.

    Berisha kishte vlerësuar se bëhej fjalë për një krim jashtëzakonisht të rëndë, ndërsa kishte mbështetur dënimin me burgim të përjetshëm ndaj dy vëllezërve.

    Sipas deklarimeve të tij gjatë procedurave të mëparshme, Nexhat Vllasaliu kishte qenë organizatori i vrasjes, ndërsa Jeton Vllasaliu ekzekutuesi.

    Në anën tjetër, mbrojtja e të dënuarve kishte kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë, duke kërkuar anulimin e tij.

    Megjithatë, Gjykata e Apelit kishte vlerësuar se nuk kishte bazë për ndryshimin apo anulimin e vendimit të Gjykatës Themelore.

    Pas konfirmimit të burgimit të përjetshëm, çështja shqyrtohet në Supreme

    Pas vendimeve të dy instancave gjyqësore, rasti i vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepi tashmë ka arritur në Gjykatën Supreme.

    Seanca e sotme mbahet pas ankesave të palëve, të cilat kanë kundërshtuar vendimet e mëparshme gjyqësore.

    Në këtë fazë të procedurës, Gjykata Supreme pritet të shqyrtojë pretendimet juridike të paraqitura nga palët, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime lidhur me vendimet e mëparshme.

    Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike, si për mënyrën e kryerjes së vrasjes, ashtu edhe për faktin se trupi i biznesmenit ishte fshehur për më shumë se një vit.

    Gazeta Sinjali po përcjell zhvillimet e këtij procesi gjyqësor dhe do të raportojë për deklarimet e palëve dhe vendimet eventuale të Gjykatës Supreme.

    Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • E-mail investigations from Serbia that alarmed school in Leposaviq ( VIDEOS)

    E-mail investigations from Serbia that alarmed school in Leposaviq ( VIDEOS)

    PKosovo’s olicia is continuing the investigation into the message of placing a bomb at a school in Lesak, Leposaviqi.

    According to the police report, the case was reported on October 28, about 7:17 p.m., after a teacher accepted a message from the school email saying that a bomb had been placed inside the facility.

    After the announcement, police units have come to the scene and evacuated students and school personnel.

    The facility has been controlled by units for demination and K9, but nothing suspicious has been found, Klonkosova broadcast.tv.

    In consultation with the prosecutor, the case has been initiated as false warning, while investigations into the full whiteening of circumstances are continuing.

  • Vazhdojnë hetimet për emailin nga Serbia që alarmoi shkollën në Leposaviq (VIDEO)

    Vazhdojnë hetimet për emailin nga Serbia që alarmoi shkollën në Leposaviq (VIDEO)

    Vazhdojnë hetimet për emailin nga Serbia që alarmoi shkollën në Leposaviq (VIDEO)

    Policia e Kosovës po vazhdon hetimet lidhur me mesazhin për vendosjen e një bombe në një shkollë në Leshak të Leposaviqit.

    Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 28 tetor, rreth orës 07:17, pasi një mësimdhënës kishte pranuar një mesazh në emailin e shkollës ku thuhej se brenda objektit ishte vendosur një bombë.

    Pas njoftimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës.

    Objekti është kontrolluar nga njësitë për deminim dhe Njësia K9, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, transmeton Klankosova.tv.

    Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “Lajmërim i rremë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

  • “Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt (VIDEO)

    “Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt (VIDEO)

    “Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt (VIDEO)

    Emisioni hulumtues “MAT” ka publikuar bisedën mes Arlinda Zekajt dhe togerit të policisë, Faruk Muqolli, të cilit e ndjera i ishte drejtuar për shqetësimet lidhur me sigurinë e saj dhe të djalit.

    Në bisedën e publikuar, të siguruar nga gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, Arlinda shpreh shqetësimin për gjendjen e djalit të saj dhe pretendon se institucionet nuk kishin ndërmarrë veprimet e nevojshme.

    “U shkatërru shëndeti mendor i djalit tem, nuk keni vepru kurgjo”, dëgjohet duke i thënë ajo zyrtarit policor.

    Në përgjigje, polici e pyet nëse ajo kishte paraqitur ankesë ndaj tyre, duke i thënë se kishte të drejtë ta bënte këtë nëse mendonte se ata nuk po vepronin siç duhej.

    “E kemi obligim me të çu deri te dera e shtëpisë”, dëgjohet duke thënë ai në bisedën e publikuar.

    Arlinda më pas shpreh frikën se mund të vritej dhe paralajmëron se zyrtarët do të duhej të mbanin përgjegjësi.

    “Të lutem, unë vrahna, nuk ka lidhje, po ju do të përgjigjeni! Krejt gratë që janë vra kështu janë përgjigj pasi janë vra, a po?”, dëgjohet duke thënë ajo.

    Në fund të bisedës, polici i thotë se nuk do ta pranonte më dhe se nuk e kishte obligim të merrej me të.

    Biseda e Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli

    Arlinda: “U shkatërru shëndeti mendor i djalit tem, nuk keni vepru kurgjo.”

    Polici: A ke paraqit ankesë ndaj neve?

    Polici: Të kam thënë nuk jam i obliguar me u marrë me ty. Atë moment që dyshon që ne nuk jemi në rregull, ki të drejtë me paraqit ankesë, edhe na kemi lodh. E kemi obligim me të çu deri te dera e shtëpisë.

    Arlinda: Të lutem, unë vrahna, nuk ka lidhje, po ju do të përgjigjeni! Krejt gratë që janë vra kështu janë përgjigj pasi janë vra, a po?

    Polici: Unë me ty nuk ka me të pranu, nuk e kam obligim.

    Arlinda u vra nga kunati i saj më 25 tetor në Vitomiricë.

  • Alarm për bombë në një shkollë në Leshak të Leposaviqit, evakuohen nxënësit dhe personeli - nuk gjendet asgjë e dyshimtë

    Alarm për bombë në një shkollë në Leshak të Leposaviqit, evakuohen nxënësit dhe personeli – nuk gjendet asgjë e dyshimtë

    Një person ka njoftuar policinë se në email-in e shkollës ku punon si mësimdhënës, ka pranuar një mesazh ku thuhet se brenda objektit të shkollës ishte vendosur një bombë.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 07:17 në Leshak të Leposaviqit.

    Tutje bëhet e ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë i ndërmarrë veprimet e nevojshme duke evakuuar personelin dhe nxënësit.

    “Leshak, Leposaviq 28.10.2026 – 07:17. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në email-in e shkollës ku punon si mësimdhënës, ka pranuar një mesazh ku thuhet se brenda objektit të shkollës ishte vendosur një bombë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë i ndërmarrë veprimet e nevojshme duke evakuuar personelin dhe nxënësit”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, shkolla është kontrolluar nga njësitë për deminim të policisë dhe Njësia K9 dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

    Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

  • Pasi e fitoi Topin e Artë, Kane përgatit dhurata luksoze për yjet e Bayernit dhe Anglisë

    Pasi e fitoi Topin e Artë, Kane përgatit dhurata luksoze për yjet e Bayernit dhe Anglisë

    Harry Kane u ka bërë një premtim të veçantë bashkëlojtarëve të tij te Bayern Munichu dhe Kombëtarja e Anglisë, pasi të hënën fitoi Topin e Artë.

    Pas një viti të jashtëzakonshëm me klubin dhe kombëtaren, Kane e fitoi për herë të parë këtë çmim prestigjioz, duke lënë pas Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal.

    Sulmuesi anglez e pranoi çmimin në qytetin e tij të lindjes dhe mbajti një fjalim emocionues, duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në rrugëtimin e tij drejt majës së futbollit botëror.

    Gjatë vitit 2026, 33-vjeçari shënoi plot 61 gola në 51 paraqitje në të gjitha garat me Bayern Munichun, ndërsa realizoi edhe 12 gola me Kombëtaren e Anglisë.

    Kane e festoi suksesin me një mbrëmje të veçantë në një klub nate në lagjen Soho, ndërsa tani, besnik i modestisë që e karakterizon, synon ta ndajë këtë arritje me bashkëlojtarët e tij.

    Kapiteni i Anglisë ka konfirmuar se planifikon t’u dhurojë dhurata futbollistëve të Bayern Munichut dhe kombëtares, si shenjë falënderimi për kontributin e tyre në këtë sukses historik. Mes dhuratave të mundshme përmenden edhe orët luksoze.

    “Disa nga djemtë më kanë kërkuar orë apo diçka të ngjashme, kështu që do të më duhet të gjej diçka të bukur për ta, si te Bayerni, ashtu edhe te Anglia. Do ta shqyrtoj këtë mundësi dhe do të sigurohem që secili të marrë një dhuratë të bukur”, ka thënë Kane, sipas BILD.

    Vetë Kane u shfaq në ceremoninë e Topit të Artë me një orë jashtëzakonisht të rrallë, Rolex Daytona, vlera e së cilës arrin afër 1.2 milionë euro.

    Me këtë triumf, Kane bëhet fituesi i gjashtë anglez i Topit të Artë, duke ndjekur gjurmët e Sir Stanley Matthews, Sir Bobby Charlton, Kevin Keegan dhe Michael Owen./Telegrafi/

  • SINJEL 24 ) What happened at night: BMW with cocaine, automatic weapons and two on the run

    The evacuation of two minors from the Lipjan Correcting Centre, narcotics shares in Ferizaj and Gjakova, domestic threats to the family in Malisheva, and an armed confrontation in Prizren are some of the cases that have ended in police hands.

    The signal paper brings the summary of events and developments that have occurred in various regions of the country.

    Lipjan two minors leave the Correcting Center

    Two minors have escaped from the Torting Centre in Lipjan, while the case has been reported to the police, who has launched operations to locate them.

    Signal Gazette sources suggest that their departure has been recorded and the law bodies are reported on the case. Currently, it is working on finding minors and explaining the circumstances in which they have managed to leave the institution.

    Still not known how escape has been accomplished or whether there has been any concessions on security measures. Research into their location is continuing.

    Ferizaj ) caught about 60 grams of cocaine, over 6 thousand euros and BMW

    An anti-drug action in the village of Bibaij in Ferizaj has ended with the arrest of two people from Lipjan, following the ban on a BMW car on the way out of the Arber Xhaferiı highway.

    According to information provided by the Signal newspaper, two bags of 59.3 grams of suspected cocaine, one in the passenger’s body and the other under the seat where he was sitting, were found during the search.

    Police have also seized 6,445 euros in cash, two iPhone phones 17 Pro Max, two metal bars and BMW car.

    Both suspects — Gzim Bajrami, about 35-year-old, and Urim Sadiku, about 24-year-old — have been detained for 48 hours at the State Prosecutor’s decision. They are suspected of purchase, possession, distribution and unauthorized narcotics sales, in co-ordination.

    Malisheve either you kill me or I’ll kill you: The mother allegedly threatened the boy

    A conflict over family heritage has ended with the arrest of a woman in Malisheva, who allegedly threatened her son with murder.

    Signal Journal sources suggest that the dispute between mother and son has left, while during the crash she allegedly told him: Or you’ll kill me, or I’ll kill you.

    After the threat, the boy reported the case to the police. Suspect has been arrested and sent to the holding for 48 hours.

    Full circumstances of the case are expected to be clarified during investigative procedures.

    Prizren was represented as AKI official and gun row, banned for 48 hours

    A 36-year-old, Mergim Gashi, allegedly introduced as an official of the Kosovo Intelligence Agency ( AKI) and a person has landed in a coffee shop on Vesley Clark’s street in Prizren.

    According to signal Gazette sources, the incident occurred on October 27th, around 23:50, following a disagreement between the suspect and another person.

    During the confrontation, Gashi allegedly displayed a firearm and threatened the person, including in threats to his family.

    Following investigative actions and a raid on his home, police have seized a Turkish production pistol, two rounds and 28 bullets. For the weapon, according to information provided by the signal, there was possession.

    Under State Prosecutor’s decision, Gashi has been detained for 48 hours, under suspicion of criminal acts ?

    Bloodsucker over a kilo of suspected cocaine, automatic weapons and money in five currency

    A raid on Fadil Nimaniʹ street in Gjakova has ended with the arrest of 22-year-old Grenard Rrustaj and the seizure of a considerable amount of suspected narcotics, weapons and other items.

    Signal Gazette sources suggest that, during the 27 October search, conducted around 12:30, the suspected cocaine and 4.14 grams of suspected marijuana substance have been found.

    An automatic weapon, three clips, and 64 bullets, as well as electronic scales and a notebook, have also been discovered at the residence.

    Police have also seized 1,175 euros, 200 Swiss francs, an American dollar, 200 money Albanians, 100 Russian rubles and two iPhone phones.

    The row has been detained for 48 hours under State Prosecutor’s decision. The case is being investigated for unauthorized possession of narcotic substances and possession, control or unauthorized possession of weapons.

    Skenderaj A person behaves without signs of life at QKMF, the body is delivered to IML

    A person has arrived without signs of life at the Centre for Family Medicine in Skenderaj, while the case is being investigated by police.

    According to the police report, on October 28, 2026, around 22:40, on the street é Fazli Grejqevciı, the Kosovo male victim has been brought by ambulance to the QKMF without signs of life. His death was arranged by the doctor.

    Police relevant units have come to the scene, while on the order of the prosecutor, the lifeless body has been sent to the Institute of Legal Medicine ( IML to exhibit.

    Case circumstances remain under investigation.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • SINJALI 24 | Çfarë ndodhi gjatë natës: BMW me kokainë, armë automatike dhe dy të mitur në arrati

    SINJALI 24 | Çfarë ndodhi gjatë natës: BMW me kokainë, armë automatike dhe dy të mitur në arrati

    SINJALI 24 | Çfarë ndodhi gjatë natës: BMW me kokainë, armë automatike dhe dy të mitur në arrati

    Arratisja e dy të miturve nga Qendra Korrektuese në Lipjan, aksionet kundër narkotikëve në Ferizaj e Gjakovë, kërcënimet brenda familjes në Malishevë dhe një përballje me armë në Prizren janë disa nga rastet që kanë përfunduar në duart e Policisë.

    Gazeta Sinjali sjell përmbledhjen e ngjarjeve dhe zhvillimeve që kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit.

    Lipjan – Dy të mitur largohen nga Qendra Korrektuese

    Dy të mitur janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, ndërsa rasti është raportuar në Polici, e cila ka nisur veprimet për lokalizimin e tyre.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se largimi i tyre është evidentuar dhe organet e rendit janë njoftuar për rastin. Aktualisht, po punohet për gjetjen e të miturve dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ata kanë arritur të largohen nga institucioni.

    Ende nuk dihet se si është realizuar arratisja apo nëse ka pasur ndonjë lëshim në masat e sigurisë. Kërkimet për lokalizimin e tyre janë duke vazhduar.

    Ferizaj – Kapen me rreth 60 gramë kokainë, mbi 6 mijë euro dhe BMW

    Një aksion i antidrogës në fshatin Bibaj të Ferizajt ka përfunduar me arrestimin e dy personave nga Lipjani, pas ndalimit të një veture BMW në dalje të autostradës “Arbër Xhaferi”.

    Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Sinjali, gjatë kontrollit janë gjetur dy qese me 59.3 gramë substancë të dyshuar kokainë, njëra në trupin e pasagjerit dhe tjetra nën ulësen ku ai ishte ulur.

    Policia ka sekuestruar gjithashtu 6,445 euro para të gatshme, dy telefona iPhone 17 Pro Max, dy shufra metalike dhe veturën BMW.

    Të dy të dyshuarit, Gzim Bajrami, rreth 35-vjeçar, dhe Urim Sadiku, rreth 24-vjeçar, janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë së Shtetit. Ata dyshohen për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, në bashkëkryerje.

    Malishevë – “Ose ke me më vra, ose kam me të vra”: Nëna dyshohet se kërcënoi djalin

    Një konflikt për trashëgiminë familjare ka përfunduar me arrestimin e një gruaje në Malishevë, e cila dyshohet se e ka kërcënuar me vrasje djalin e saj.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se mosmarrëveshja mes nënës dhe të birit ka eskaluar, ndërsa gjatë përplasjes dyshohet se ajo i ka thënë: “Ose ke me më vra, ose kam me të vra”.

    Pas kërcënimit, djali e ka denoncuar rastin në Polici. E dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Rrethanat e plota të rastit pritet të sqarohen gjatë procedurave hetimore.

    Prizren – Prezantohej si zyrtar i AKI-së dhe kanoste me armë, ndalohet për 48 orë

    Një 36-vjeçar, Mërgim Gashi, dyshohet se është prezantuar si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe ka kanosur një person në një kafiteri në rrugën “Vesli Klark” në Prizren.

    Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, incidenti ka ndodhur më 27 tetor, rreth orës 23:50, pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarit dhe një personi tjetër.

    Gjatë përballjes, Gashi dyshohet se ka ekspozuar një armë zjarri dhe e ka kërcënuar personin, duke përfshirë në kërcënime edhe familjen e tij.

    Pas veprimeve hetimore dhe një bastisjeje në shtëpinë e tij, Policia ka sekuestruar një pistoletë të prodhimit turk, dy karikatorë dhe 28 fishekë. Për armën, sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, kishte leje posedimi.

    Me vendim të Prokurorisë së Shtetit, Gashi është ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për veprat penale “Kanosje” dhe “Prezantim i rremë”.

    Gjakovë – Mbi një kilogram kokainë e dyshuar, armë automatike dhe para në pesë valuta

    Një bastisje në rrugën “Fadil Nimani” në Gjakovë ka përfunduar me arrestimin e 22-vjeçarit Grenard Rrustaj dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të substancave të dyshuara narkotike, armëve dhe sendeve të tjera.

    Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se gjatë kontrollit, të realizuar më 27 tetor, rreth orës 12:30, janë gjetur 1,009.35 gramë substancë e dyshuar kokainë dhe 4.14 gramë substancë e dyshuar marihuanë.

    Në banesë është zbuluar edhe një armë automatike, tre karikatorë dhe 64 fishekë, si dhe një peshore elektronike dhe një fletore me shënime.

    Policia ka sekuestruar gjithashtu 1,175 euro, 200 franga zvicerane, një dollar amerikan, 200 lekë shqiptarë, 100 rubla ruse dhe dy telefona iPhone.

    Rrustaj është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë së Shtetit. Rasti po hetohet për posedim të paautorizuar të substancave narkotike dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Skenderaj – Një person sillet pa shenja jete në QKMF, trupi dërgohet në IML

    Një person ka mbërritur pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Policia.

    Sipas raportit policor, më 28 tetor 2026, rreth orës 22:40, në rrugën “Fazli Grajqevci”, viktima mashkull kosovar është sjellë me autoambulancë në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

    Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Rrethanat e rastit mbeten nën hetim.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali