Blog

  • Kurti: FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë pritet të vijnë më 2027

    Kurti: FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë pritet të vijnë më 2027

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se flotës së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë shtuar 12 kamionë ushtarakë Unimog 5T, 4×4, të tipit Mercedes-Benz.

    Sipas Kurtit, këta kamionë i janë shtuar flotës prej 15 kamionëve Rheinmetall, ndërsa ditë më parë kanë arritur edhe tetë kamionë KX 8×8, të blerë nga kompania Rheinmetall. Me këto prurje, numri i kamionëve të këtyre dy kategorive arrin në 35 automjete.

    Kurti ka bërë të ditur se dhjetëra kamionë të tjerë Unimog dhe Rheinmetall janë blerë dhe pritet të arrijnë gjatë vitit 2027.

    Ai ka shpjeguar se kamionët Unimog 5T janë të projektuar për të lëvizur në terrene të vështira, përfshirë rrugët e paasfaltuara dhe zonat malore, ndërsa kamionët Rheinmetall me konfigurim 8×8 rrisin kapacitetet transportuese dhe forcojnë mbështetjen logjistike të FSK-së.

    Kurti ka theksuar se investimet në këto kapacitete janë pjesë e angazhimit për forcimin e mbrojtjes së Kosovës, në përputhje me standardet e NATO-s.

    Ai ka përmendur edhe pranimin e rekrutëve të rinj në FSK, duke bërë të ditur se të premten e kaluar u betuan 515 rekrutë, ndërsa në fillim të kësaj jave 209 të tjerë nisën trajnimin.

    “Ndërsa këtë javë po e mbyllim me pranimin e 12 kamionëve”, ka shkruar Kurti.

    Burimi: Dukagjini

  • Volkswagen nën presion, humb miliarda euro

    Volkswagen nën presion, humb miliarda euro

    Prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë, Volkswagen, bëri të ditur se kishte regjistruar një humbje prej 5.8 miliardë eurosh në tremujorin e tretë, ndërsa po përballet me konkurrencë të ashpër nga kompanitë kineze.

    VW raportoi një humbje prej 1.1 miliardë eurosh në të njëjtën periudhë tremujore të vitit të kaluar.

    Në tërësi, shitjet e grupit ranë me 6.3%, duke arritur në 75.3 miliardë euro, bëri të ditur kompania.

    “Rezultatet e nëntë muajve të fundit e bëjnë të qartë një gjë: Nuk mund të përballojmë të humbasim më kohë. Duhet të veprojmë shpejt dhe me vendosmëri”, deklaroi drejtori financiar i Volkswagen, Arno Antlitz.

    Rezultatet nxjerrin në pah presionin në rritje ndaj Volkswagen për transformim, në një kohë kur kompania përballet me konkurrencë të ashpër në Kinë, me rritjen e kostove vjetore nga tarifat doganore, si dhe me shpenzimet e larta që lidhen me kalimin drejt automjeteve elektrike në Evropë, ku edhe rivalët kinezë po fitojnë gjithnjë e më shumë terren. /Telegrafi/

  • Spitali i Mitrovicës kryen mbi 319 mijë analiza laboratorike për më shumë se 16 mijë pacientë

    Spitali i Mitrovicës kryen mbi 319 mijë analiza laboratorike për më shumë se 16 mijë pacientë

    Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se gjatë periudhës nëntëmujore janë realizuar gjithsej 319 mijë e 704 parametra të analizave laboratorike për 16 mijë e 463 pacientë.

    Sipas raportit zyrtar të spitalit, analizat biokimike dhe hematologjike janë kryer për pacientët e shtrirë në reparte, ata që kanë marrë trajtim në Shërbimin e Emergjencës, si dhe për pacientët ambulantorë.

    Në njoftim bëhet e ditur se laboratori i spitalit ofron shërbime 24 orë në ditë, duke siguruar mbështetje laboratorike për pacientët e hospitalizuar dhe ata që kërkojnë trajtim emergjent. /Telegrafi/

  • E vërteta për iluminatët dhe komplotin e tyre për “Rendin e Ri Botëror”

    E vërteta për iluminatët dhe komplotin e tyre për “Rendin e Ri Botëror”

    Nga rebelët jakobinë te njerëzit-hardhucë, një histori e shkëlqyer e elitës më famëkeqe sekrete në botë shpjegon pse realiteti rrallë përputhet me mitin.

    Nga: Brendan Gillott / The Telegraph
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Iluminatët u mblodhën për herë të parë më 1 maj 1776. Në qytetin bavarez Ingolshtat, një akademik i pakënaqur që kishte emrin Adam Weishaupt, po përpiqej të dobësonte kontrollin e jezuitëve konservatorë mbi universitetin e tij. Për këtë qëllim, ai mblodhi një grusht studentësh për të themeluar Illuminatenorden, ose “Urdhrin e Iluminatëve”. Ata do të ishin sekt hierarkik, një forcë për përparimin e ideve të Iluminizmit dhe të vlerave liberale.

    Shoqëritë sekrete ishin shumë në modë në Evropën e asaj kohe. Masonët e Lirë [Freemasonry] dhe rozikrucianët po lulëzonin. Grupet e tilla ishin krahu i fshehtë i Iluminizmit, një dukuri të cilën sot e lidhim me triumfin e arsyes, të lirisë dhe hapjes së shoqërisë.

    “Sekrete” sepse ndonëse shumë nga synimet politike të iluminatëve bavarezë mund të na duken sot standarde – Weishaupti donte të çonte para “Përsosmërinë e njeriut” përmes politikave laike dhe nuk e duronte censurën dhe kufizimet ndaj tregtisë së librave – veprimtaritë e tilla ishin në thelb subversive në Bavarinë e shekullit XVIII, ku froni dhe altari ende e kishin fjalën e fundit.

    Akademiku i pakënaqur Adam Weishaupt mblodhi një grusht studentësh për të themeluar “Urdhrin e Iluminatëve” në vitin 1776(Getty Images/Sepia Times/Universal Images Group)

    Iluminatët ishin, në fakt, një organizatë revolucionare. E, megjithatë, siç vëren Michael Taylor në historinë e tij të re, Iluminatët [Illuminati], këta anëtarë të hershëm ishin “pak më shumë se një klub i fshehtë librash”. Ata qarkullonin lista leximi – të vështira për t’u kuptuar – dhe bënin shënime në esetë e njëri-tjetrit. Ishin më shumë qesharakë sesa ogurzinj.

    Megjithatë, në kulmin e tyre kishin agjentë në mbarë Gjermaninë. Madje, u përpoqën të merrnin nën kontroll masonët e lirë, gjë që çoi në skena të çuditshme në një qendër termale pranë Frankfurtit në vitin 1782 – ku do të mblidhej një kongres i madh i masonëve të lirë evropianë dhe iluminatët planifikonin të krijonin trazira. Fatkeqësisht, tubimi i masonëve u mbajt në kulmin e sezonit turistik: nuk kishte vende të mjaftueshme akomodimi për delegatët dhe as vende private ku të mblidheshin. Prandaj, debatet gjoja “sekrete” u zhvilluan në vende publike – për habinë dhe zbavitjen e pushuesve – ndërsa agjenti kryesor i iluminatëve u bë qesharak duke debatuar për teologjinë me këdo që pranonte ta dëgjonte.

    Shumica e planeve të iluminatëve përfunduan në këtë lloj rrëmuje. Disa anëtarë përfundimisht do të arrinin në pozita pushteti dhe ndikimi, duke qenë në gjendje të zbatonin aspekte të programit të Urdhrit – si toleranca fetare dhe reforma arsimore. Por, në përgjithësi, nuk arritën askund.

    Problemi për njerëzit e Weishauptit, shkruan Taylori, ishte se ata në të vërtetë nuk zotëronin ndonjë të vërtetë okulte apo – siç mund të dëgjoni të thuhet sot për iluminatët – ndonjë “gjë që ata nuk duan që ju ta dini”, kushdo qofshin “ata”. Iluminatët ishin organizatë çuditërisht bosh idealet e së cilës ishin mjaft banale jashtë disa konteksteve konservatore – dhe sigurisht për njerëzit të cilët jetonin në shtetet më liberale të Gjermanisë veriore. Kur Weishaupti u zbulua dhe u dëbua në vitin 1784, iluminatët bavarezë u zhdukën nga realiteti i politikës dhe u shkrinë në mit.

    Megjithatë, siç rrëfen pjesa tjetër e Iluminatëve, kjo periudhë e shkurtër e historisë u përfytyrua sërish dhe, në fund, u shtrembërua pothuajse përtej njohjes.

    Impulsi fillestar për ngritjen e teorisë së konspiracionit për iluminatët, siç e njohim sot – iluzioni këmbëngulës se bota po drejtohet, sundohet dhe ndoshta po shkatërrohet nga një grup i fshehtë dhe ogurzi komplotistësh – ishte Revolucioni Francez. Në vitet 1790, një prift francez në mërgim i quajtur Augustin Barruel, dhe një fizikan skocez i quajtur John Robison, shkruan veçmas histori të Revolucionit dhe të dy ata ua atribuonin sekteve të fshehta të iluministëve – që kishin mbijetuar – nxitjen e rebelimit. “Iluminatizmi”, gjëmoi Robisoni, “është teoria e jakobinizmit”. Ishte marrëzi, por lexuesit në botën anglishtfolëse e përpinë me kënaqësi.

    Megjithëse “teoria e konspiracionit për Revolucionin Francez” u hodh poshtë nga komentues më të kujdesshëm, vetë ideja nuk u zhduk kurrë. “Shkalla e ndryshimeve që solli Revolucioni”, shkruan Taylori, “ishte e tillë saqë mënyrat tradicionale të shpjegimit dukeshin krejtësisht të pamjaftueshme”. Dhe, siç vëren ai, kishte vërtet komplote në lojë. Familja mbretërore franceze kishte komplotuar realisht me ushtritë austriake për ta sabotuar Revolucionin; akuzat për komplot, të paktën disa prej tyre të vërteta, ishin në qendër të zhvillimeve të Terrorit. Revolucionet janë, nga natyra e tyre, konspirative.

    Dhe, në vitet që pasuan, pëshpëritjet për iluminatët do të merrnin jetë më vete. Irlandezët e Bashkuar, Partia Federaliste amerikane, bolshevikët – të gjithë e kishin pirë pijen iluministe – ose, të paktën kështu, dikush, diku, do të ishte i etshëm për të pohuar. Kështu, iluminatët u bënë ajo që Taylori e quan “Teoria e Konspiracionit për Gjithçka”.

    Në një parashikim të zymtë, deri në shekullin XX teoria për iluminatët ishte ndërthurur me fanatizmin antisemit. Ajo depërtoi në neofashizëm dhe në skajet më ekstreme të politikës perëndimore. Për shembull, në rrëfimin e Taylorit, diçka e ngjashme – me një mendësi konspirative për iluminatët – ishte thelbësore për shfaqjen e një të djathte të re amerikane në fund të viteve ’50 të shekullit XX: kjo e fundit solli në jetë grupe si Shoqata e Xhon Bërçit [John Birch Society], me orientim radikalisht të djathtë, si dhe një president që aktualisht po shemb krahë të Shtëpisë së Bardhë. Tashmë të kuptuar jo më si një grup i çrregullt studiuesish dhe aristokratësh gjermanë, iluminatët përmendeshin si një grup njerëzish të brendshëm, i përbërë prej “komunistëve”, “liberalëve” dhe ajo bête noire e pavdekshme, “Establishmenti”.

    Në vend që të përfytyroheshin si përpjekje për ta përmbysur rendin e vendosur, iluminatët tani përfytyroheshin si vetë ai rend, ndërsa revolucionarët e vërtetë si patriotët që po luftonin kundër tij. Taylori e gjurmon fillimin e konspiracionizmit bashkëkohor, për iluminatët, deri në ditët e fundit të Luftës së Ftohtë, kur triumfuesi George HW Bush shpalli një “rend të ri botëror” në fjalimin e tij për Gjendjen e Unionit në vitin 1991. Shumë njerëz e mirëpritën fundin e një përplasjeje gjeopolitike që kishte kërcënuar ta shkatërronte jetën në Tokë për gati pesë dekada; por, për disa teoricienë të konspiracionit, fjalimi i Bushit paralajmëronte diçka edhe më të keqe.

    Për shembull: për tele-evangjelistin amerikan dhe ish-kandidatin republikan për president, Pat Robertson, i ashtuquajturi Rendi i Ri Botëror ishte ogur i errët në një profeci biblike, një e keqe që do të sillte një qeveri të vetme botërore dhe zhdukjen e fesë. Lidhjen e saktë të iluminatëve me gjithë këtë Robertsoni e kishte të vështirë ta përcaktonte, por ishte i sigurt se ata ishin të përfshirë.

    Ish-kandidati republikan për president, Pat Robertson(AP Photo/Steve Helber)

    Versione më të vona të kësaj prirjeje janë parë tek Alex Jones dhe te amerikanët “dyshues për vendlindjen” [birthers] të cilët pohonin se Barack Obama ishte infiltrues kenian, si dhe te David Icke i cili beson se familja mbretërore është një lloj hardhuce jashtëtokësore. Të gjitha këto dhe të tjera, siç rrëfen Taylori, i mbështetën pak a shumë broçkullat e tyre te modeli i iluminatëve.

    Iluminatët, shkruan Taylori, përbëjnë “një teori konspiracioni pothuajse arketipe”. Në një kuptim themelor, kjo teori nuk është krejtësisht e çuditshme. Siç pranon ai, në kohën tonë “ideja se një rrjet i errët ‘elitash’ po drejton rrjedhën e ngjarjeve globale është e përhapur në të gjithë spektrin politik”. Por, historia e tij e rrënjos këtë ide në shekuj të tërë akuzash absurde, të rrëfimeve të dyshimta dhe trillimeve të drejtpërdrejta. Pse, atëherë, është treguar kaq e fuqishme? Pse figura aq të nderuara sa George Washington, Edmund Burke, Benjamin Disraeli dhe Winston Churchill e përqafuan atë në një formë ose në një tjetër?

    Së pari, argumenton Taylori, fshehtësia aksiomatike e iluminatëve e bën jashtëzakonisht të vështirë që teoria të hidhet poshtë. “Ata” që kobshëm tërheqin fijet nuk emërtohen kurrë, prandaj nuk do të shfaqen kurrë për ta shfajësuar veten. Teoria mund “të shpjegojë pothuajse gjithçka dhe është e paprekshme nga provat kundërshtuese dhe faktet e papërshtatshme”. Ajo është, në praktikë, e pavdekshme. Problemi rëndohet nga karakteri pa fytyrë dhe ndërkombëtar i iluminatëve. “Kozmopolitizmi” fillestar i iluminatëve bavarezë dhe i jakobinëve pas tyre, i cili ishte mjaft real, shërben si rast studimi për format e hershme të “globalizmit” ideologjik. Në atë kohë, kjo mund të dukej njëherësh e paqartë dhe gjithëpërfshirëse, gjë që pasqyron shumë nga frustrimet që ndien publiku sot.

    Komentatori i së djathtës ekstreme, Alex Jones, njihet gjerësisht për përhapjen e teorive të konspiracionit(Getty/Joe Buglewicz)

    Së dyti dhe në mënyrë më prozaike: teoritë e konspiracionit janë fitimprurëse. Ato i intrigojnë audiencat dhe garantojnë atë që sot e quajmë “angazhim”. Kjo mund të jetë më e vërtetë sot se kurrë, duke parë atë që transmetohet në radiot komerciale dhe në kanalet e mediave sociale. Edhe libri i Taylorit është, në mënyrën e vet, një shembull i padëmshëm. Ka treg për gjëra të tilla.

    Së treti dhe çka është më e rëndësishmja për shekullin XXI, Taylori vë në dukje një “‘çekuilibër’ në rritje mes kërkesës për përgjigje dhe ofertës së informacionit”. Dikur kishte shumë pak informacion; tani ka tepër shumë. Të dyja situatat e pengojnë dëshirën tonë të natyrshme për një rrëfim që ka kuptim. Njerëzit, shkruan ai, shpesh janë “të paaftë ose të pavullnetshëm të pranojnë se, ndonjëherë, ngjarjet janë jashtë kontrollit edhe të akterëve më kompetentë”. Një shpjegim i ngjarjeve që i vendos forcat e errëta në timon mund të jetë, kundër intuitës, një metodë qetësuese.

    Konspiracioni, në fund të fundit, është në vetvete një formë historie: një mënyrë për t’u dhënë ngjarjeve strukturë narrative. Deri në njëfarë mase, teoricienët e konspiracionit e bënin punën e historianëve edhe pse, siç vëren Taylori, ishin “krejtësisht gabim”, sepse lejonin që imagjinata e tyre të mbizotëronte mbi faktet e qasshme. Për meritë të tij, Taylori është i vetëdijshëm për këtë prirje. Ai paralajmëron për librin e vet se “të fusësh me zor çdo fakt dhe ngjarje të lidhur [me Iluminatët] në një rrëfim të vetëm dhe universal do t’i afrohej rrezikshëm vetë modelit konspirativ”. Pjesët e fundit të Iluminatëve janë më të shpërndara dhe më pak kohezive se kapitujt e parë për prejardhjen bavareze, por kjo është pasojë e domosdoshme e një gjykimi të mirë historik.

    Rrëfimi i Taylorit është i shkëlqyer dhe shpesh befasues. Libri i tij e vendos frymën konspirative të kohës sonë në burimet e saj historike – reale dhe të imagjinuara – me një stil që është herë iluminues, herë shqetësues dhe herë zbavitës. Dhe, nëse Iluminatët, në fund, nuk i zbulojnë misteret që “ata” nuk duan që ju t’i dini, kjo ndodh vetëm sepse “ata” në të vërtetë nuk kanë ditur kurrë ndonjë mister. /Telegrafi/

  • Nine cases of domestic violence within 24 hours, eight women victims

    Nine cases of domestic violence were reported to the Kosovo Police on October 28th, where eight women and girls are victims of physical attacks, psychic violence or threats.

    According to the 24-hour police report, cases were reported in Fushe Kosovo, Pristina, Peja, Kamenica, Novoberda, Decani and Malisheva.

    In Fushe Kosovo, a man has been arrested under suspicion of physically assaulting his wife. She has accepted medical treatment, while the suspect has been sent to the prosecutor’s decision.

    Three cases have been reported in Pristina. In one of them, a woman reported having faced psychic violence from the person she had cohabited with. Suspect has been interviewed and released in regular procedure.

    On another occasion, a man is suspected of attacking his daughter. The victim has accepted medical treatment, while the suspect has not been met by police.

    Also, a man has been arrested in Pristina, who allegedly, after a disagreement, has been threatening a woman with whom he was in a relationship with video recording. At the prosecutor’s decision, he’s been taken to custody.

    In Pec a woman has reported physically assaulted by her brother after a family disagreement. The sides have been interviewed, while the suspect has been released in regular procedure with the prosecutor’s decision.

    Two other cases were reported in Kamenica and Novoberda. In Caminica a man is suspected of physically assaulting his mate, who has accepted medical treatment. Suspect has been sent to the holding.

    Meanwhile, in Novoberda a man has been arrested under suspicion of physically assaulting his minor daughter, who, according to the police, has mental disorders. It has accepted medical treatment, while the suspect has been sent to the hold for 48 hours.

    It was reported in Decan that continued psychic violence against a woman by her husband. The suspect has been arrested, and during the interview he has claimed to own an automatic weapon. The police have gone to his house, where he has seized an automatic weapon with an empty mag. After the interview, he was released in regular procedure with the prosecutor’s decision.

    While in Malisevo, a woman has been arrested under suspicion that she had fucked her son after a disagreement over a property dispute. She’s been sent to the holding for 48 hours.

    Source Layer: Dukeagini

  • Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tetë gra viktima

    Nëntë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, tetë gra viktima

    Nëntë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës më 28 tetor, ku tetë gra dhe vajza janë viktima të sulmeve fizike, dhunës psikike apo kërcënimeve.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rastet janë raportuar në Fushë Kosovë, Prishtinë, Pejë, Kamenicë, Novobërdë, Deçan dhe Malishevë.

    Në Fushë Kosovë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

    Në Prishtinë janë raportuar tri raste. Në njërin prej tyre, një grua ka raportuar se është përballur me dhunë psikike nga personi me të cilin kishte bashkëjetuar. I dyshuari është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.

    Në një rast tjetër, një burrë dyshohet se e ka sulmuar vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është takuar nga policia.

    Po ashtu, në Prishtinë është arrestuar një burrë, i cili dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, e ka kërcënuar me video-incizime një grua me të cilën ishte në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

    Në Pejë, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj pas një mosmarrëveshjeje familjare. Palët janë intervistuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

    Dy raste të tjera janë raportuar në Kamenicë dhe Novobërdë. Në Kamenicë, një burrë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, e cila ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Ndërkaq, në Novobërdë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur, e cila, sipas policisë, ka çrregullime mendore. Ajo ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Në Deçan është raportuar për dhunë të vazhdueshme psikike ndaj një gruaje nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon një armë automatike. Policia ka shkuar në shtëpinë e tij, ku ka sekuestruar një armë automatike me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

    Ndërsa në Malishevë, një grua është arrestuar nën dyshimin se e ka kanosur djalin e saj pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor. Ajo është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Burimi: Dukagjini

  • Cocaine and Automatic Weapons at a residence in Gjakova, Prosecutor’s Office Seeks Arrest for Suspect

    The Constitutional Prosecutor in Gjakova has called for the appointment of a month of detention to a Albanian citizen, with initials G.R., suspected of narcotics trading and illegal weapons.

    According to the prosecution’s announcement, the defendants have been granted a verdict on the launch of the investigation, while the request for the appointment of a 30-day detention measure has been handed over to the Constitutional Court in Gjakova.

    The suspect, according to the Prosecution, on October 27, 2026, at 12: 00 p.m., on the streets of Fadil Nimaniı in Gjakova, allegedly possessed narcotic substances with intent to sell or distribute them without authorization.

    During the search of the apartment, carried out at the court’s order, 1 kilogram and 9.35 grams of cocaine have been found and seized, as well as 4.14 grams of suspected marijuana substance.

    In addition to narcotics, authorities have seized an electric balance, cash ready in amounts and currency, an automatic weapon, three caricators, and a total of 64 bullets of different calibre.

    The prosecution suggests that the suspect is suspected of criminal acts of purchasing, possession, distribution and unauthorized selling of narcotics, as well as of ownership, control, or unauthorized possession of weapons.

    It is under a 48-hour ban since 27 October, with the State Prosecutor’s decision.

    In the case, the Constitutional Court’s decision in Gjakova is expected regarding the request for the detention assignment. /Telegraphy/

  • Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

    Kokainë dhe armë automatike në një banesë në Gjakovë, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin

    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e një muaji paraburgim ndaj një shtetasi të Shqipërisë, me inicialet G.Rr., i dyshuar për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj të pandehurit është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Gjakovë.

    I dyshuari, sipas Prokurorisë, më 27 tetor 2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Fadil Nimani” në Gjakovë, dyshohet se posedonte substanca narkotike me qëllim shitjen ose shpërndarjen e tyre pa autorizim.

    Gjatë kontrollit të banesës, të realizuar me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram e 9.35 gramë kokainë, si dhe 4.14 gramë substancë e dyshuar si marihuanë.

    Përveç narkotikëve, autoritetet kanë sekuestruar një peshore elektrike, para të gatshme në shuma dhe valuta të ndryshme, një armë automatike, tre karikatorë dhe gjithsej 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    Prokuroria bën të ditur se i dyshuari dyshohet për veprat penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, si dhe të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Ai ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh që nga 27 tetori, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

    Për rastin pritet vendimi i Gjykatës Themelore në Gjakovë lidhur me kërkesën për caktimin e paraburgimit. /Telegrafi/

  • Aksion në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë - nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

    Aksion në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë – nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit Shëndetësor

    Që nga mëngjesi i sotëm, janë kryer kontrolle në dhjetëra lokacione, për shkak të një operacioni të ri nga Departamenti për Krimin e Organizuar në Byronë e Sigurisë Publike – Ministria e Punëve të Brendshme.

    Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, në operacion janë përfshirë zyrtarë nga një spital privat dhe punonjës të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, të dyshuar për disa krime, duke përfshirë abuzim të pozicionit dhe autoritetit zyrtar, punë të pakujdesshme në shërbim, mashtrim dhe pastrim parash.

    Sipas informacioneve jozyrtare, dëmi i shkaktuar buxhetit tejkalon 1.5 milionë euro, ndërsa përfitimi i kundërligjshëm pasuror që dyshohet se ka përfituar spitali arrin në rreth 4 milionë euro.

    Në këtë rast, dyshohet se janë dëmtuar edhe një numër i konsiderueshëm pacientësh që janë trajtuar në spitalin në fjalë.

    Deri më tani nuk janë bërë të ditura hollësi zyrtare për rastin. Informacione të tjera priten gjatë ditës.

  • "Më i miri në histori": Topi i Artë përmirëson marrëdhënien midis Ronaldos dhe ekipit kombëtar të Portugalisë

    “Më i miri në histori”: Topi i Artë përmirëson marrëdhënien midis Ronaldos dhe ekipit kombëtar të Portugalisë

    Çmimi prestigjioz “Topi i Artë” ka riparuar marrëdhënien e tensionuar midis Cristiano Ronaldos, kapitenit të Al-Nassr të Arabisë Saudite, dhe zyrtarëve të ekipit kombëtar të Portugalisë.

    Revista franceze “France Football” njoftoi të mërkurën mbrëma, se Ronaldo ishte kurorëzuar me çmimin “BOAT” si lojtari më i mirë në historinë e fituesve të Topit të Artë, duke njohur triumfin e tij në vitin 2008 ndërsa ishte te Manchester United.

    Ylli portugez mposhti rivalin e tij argjentinas Lionel Messi në votim, me “Pleshtin” që përfundoi i dyti për Topin e Artë që e fitoi në vitin 2012 te Barcelona.

    Çmimi i Ronaldos e shtyu llogarinë zyrtare të ekipit kombëtar të Portugalisë në platformën “X” ta uronte atë: “Nga viti 2008 deri në përjetësi, fituesi i Topit të Artë më i mirë në histori është portugez, urime kapiten”, shkruhet në postim.

    Ky urim ka krijuar një lidhje të re midis Ronaldos dhe ekipit kombëtar të Portugalisë, pas krizës gjatë pushimit të fundit ndërkombëtar për shkak të mospjesëmarrjes së tij në ndeshjen kundër Norvegjisë në Ligën e Kombeve të UEFA-s.

    Ronaldo u largua nga kampi i Portugalisë para ndeshjes me Danimarkën. Federata e futbollit më vonë e pezulloi atë për 30 ditë, duke i dhënë fund para pushimit të ardhshëm ndërkombëtar, dhe e gjobiti me 255 euro.

    Jorge Jesus, trajneri kryesor i ekipit kombëtar të Portugalisë, ka vendosur gjithashtu ta përfshijë Ronaldon në skuadrën paraprake të zgjeruar për pushimin ndërkombëtar gjatë muajit të ardhshëm të nëntorit.

    Ronaldo qëndron si lojtari më i shquar në historinë e ekipit kombëtar të Portugalisë. Ai i ndihmoi ata të fitonin tre tituj, përkatësisht Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe Ligën e Kombeve UEFA në vitet 2019 dhe 2025, dhe ai mbetet golashënuesi i tyre më i mirë i të gjitha kohërave. /Telegrafi/