​Vrasja e Arlinda Zekajt, Abdixhiku kërkon përgjegjësi edhe politike

​Vrasja e Arlinda Zekajt, Abdixhiku kërkon përgjegjësi edhe politike

Written by

in

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar përgjegjësi politike për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Ai, duke hyrë në Kuvendin e Kosovës, tha se vrasja e Zekajt ka shpërfaqur dështimin institucional të Kosovës.

“Vrasja e Arlindës dhe secila ditë që kalon tutje na shpërfaq dështimin institucional të Kosovës dhe padyshim se përgjegjësia duhet të jetë te zinxhiri komandues dhe ajo politike. Iu jap përgjegjësinë morale në këtë moment të rëndë, jo vetëm ndaj Arlindës, por për të gjithë dhunën sistematike të ushtruar ndaj gruas në Kosovë. Rastet e tilla nuk mjaftojnë vetëm deklarimet sa po ndodhin tragjedi, por përgjegjësi kolektive. Prandaj, përgjegjësia morale dhe politike në këtë drejtim është minimalja që duhet të ndodhë”, tha ai.

Arlinda Zekaj 49 vjeçare është vrarë të dielën në Pejë. Policia ka arrestuar të hënën të kunatin e saj si të dyshuar për vrasjen e Arlindës. /kp/