Blog

  • “Arlinda tentoi të fshihej pas derës”: Detajet e gjykatës dhe zbulimet ekskluzive të “MAT” (VIDEO)

    “Arlinda tentoi të fshihej pas derës”: Detajet e gjykatës dhe zbulimet ekskluzive të “MAT” (VIDEO)

    “Arlinda tentoi të fshihej pas derës”: Detajet e gjykatës dhe zbulimet ekskluzive të “MAT” (VIDEO)

    Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Në dokumentin e gjykatës, të cilin e ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ku arsyetohet kërkesa për paraburgim, janë paraqitur edhe detaje të rënda për atë që dyshohet se ndodhi në momentet e fundit të jetës së Arlindës.

    Sipas dokumentit, Arlinda ishte kthyer në shtëpi pasi kishte raportuar dhunën nga bashkëshorti i saj në stacionin policor në Pejë, ku ishte pajisur edhe me urdhërmbrojtje.

    Në arsyetimin e Prokurorisë thuhet se, në momentin kur Arlinda hyri në dhomën e saj, i dyshuari mori sëpatën dhe hyri pas saj në dhomë.

    Sipas dokumentit, Arlinda tentoi të fshihej pas derës, por i dyshuari dyshohet se qëlloi disa herë në pjesë të ndryshme të trupit të saj, kryesisht në kokë. Si pasojë e plagëve, ajo vdiq në vendin e ngjarjes.

    Këto detaje janë pjesë e arsyetimit të Prokurorisë në kërkesën për paraburgim. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

    Për rastin e rëndë të vrasjes së Arlinda Zekajt, që tronditi opinionin publik, gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti, ka zbuluar detaje ekskluzive përmes emisionit hulumtues “MAT”.

    Në kuadër të këtij hulumtimi, “MAT” publikoi ekskluzivisht videon që ish-bashkëshorti i Arlindës, Jeton Sylaj, dyshohet se ia kishte dërguar asaj.

    Po ashtu, emisioni solli detaje mbi rrethanat në të cilat Arlinda u vra, në praninë e djalit të saj.

  • Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor

    Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor

    Qindra familje në Spanjë janë në ankth pas aksidentit tragjik hekurudhor që ndodhi të mërkurën në mëngjes, më 28 tetor, pranë Toledos, ndërsa presin të mësojnë nëse të afërmit e tyre janë mes 68 viktimave të konfirmuara deri më tani.

    Raportohet se një i ri me emrin Erik, i cili ndodhej në njërin prej dy trenave të përfshirë në aksident, u ribashkua me familjen e tij në stacionin Santa Justa të Seviljes.

    Kamerat filmuan momentin prekës kur i riu përqafon një grua, që dyshohet se është nëna e tij.

    Të dy përqafohen fort, ndërsa Eriku nuk i përmban dot emocionet dhe shpërthen në lot.

    Familjarët shfaqen të lehtësuar që ai ka shpëtuar dhe është mirë me shëndet.

    Pak më vonë, pasi u qetësua, Eriku tregoi për përjetimin e tij: “U nisa duke ecur me këmbët e mia. Valixhja mbeti në tren. Ndjeva sikur duhej të largohesha”.

    Stacioni Santa Justa i Seviljes është kthyer në një nga pikat kryesore të ndihmës për të prekurit nga aksidenti. Aty janë krijuar hapësira për mbështetje mjekësore dhe psikologjike, si dhe për informimin e familjarëve të viktimave. /Telegrafi/

  • KRU “Prishtina” paralajmëron konsumatorët: Pas 1 nëntorit, borxhlinjtë rrezikojnë shkyçjen nga uji dhe përmbarimin

    KRU “Prishtina” paralajmëron konsumatorët: Pas 1 nëntorit, borxhlinjtë rrezikojnë shkyçjen nga uji dhe përmbarimin

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i shlyejnë sa më parë faturat e papaguara të ujit, duke paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj atyre që nuk i përmbushin obligimet deri më 1 nëntor.

    Sipas njoftimit të kompanisë, ndaj konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara mund të ndërmerren masa që përfshijnë shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit dhe procedimin e lëndëve te përmbaruesit privatë.

    KRU “Prishtina” ka paralajmëruar se procedurat përmbarimore mund të sjellin shpenzime shtesë administrative dhe masa të tjera ligjore, përfshirë bllokimin e llogarive bankare.

    Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që t’i përmbushin obligimet brenda afatit të caktuar, në mënyrë që të shmangin ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe kostot shtesë. /Telegrafi/

  • Guler bëhet i paprekshëm te Real Madridi, Mourinho nuk heq dorë nga turku

    Guler bëhet i paprekshëm te Real Madridi, Mourinho nuk heq dorë nga turku

    Arda Guler është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madridit nën drejtimin e Jose Mourinhos këtë sezon, falë paraqitjeve të qëndrueshme dhe nivelit të lartë që po demonstron nga ndeshja në ndeshje.

    Sipas gazetës spanjolle Marca, mesfushori turk ka fituar statusin e një lojtari të pazëvendësueshëm në planet e trajnerit portugez.

    Ndonëse në fillim kishte dyshime për rolin e tij në ekip, veçanërisht për shkak të konkurrencës me Jude Bellingham, Guler ka arritur t’i bindë të gjithë me paraqitjet e tij dhe të fitojë besimin e plotë të Mourinhos.

    Futbollisti 21-vjeçar ishte në fushë për të gjitha 90 minutat në fitoren e së dielës ndaj Barcelonës në El Clasico, duke zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë.

    Ai luajti një rol të rëndësishëm në aksionin që çoi te goli vendimtar i Kylian Mbappes, duke dhënë pasimin kyç që ndihmoi në çarjen e mbrojtjes së katalunasve.

    Statistikat e Gulerit këtë sezon dëshmojnë ndikimin e tij në lojën e madrilenëve.

    Në 12 ndeshje të zhvilluara, turku ka regjistruar tre gola dhe pesë asistime, duke grumbulluar gjithsej 703 minuta në fushë.

    Paraqitjet e tij të vazhdueshme po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë lënien jashtë formacionit, ndërsa konkurrenca me emra si Bellingham nuk duket më të përbëjë pengesë për të.

    Përkundrazi, Guler po dëshmon se mund të jetë një prej figurave kryesore të Real Madridit në vazhdim të sezonit. /Telegrafi/

  • Kosovo A3 Unit A Return to Opera

    Kosovo Energy Corporation ( KEK has announced that the A3 power plant unit Kosova A has returned to operation, following the completion of technical interventions and the sanction of the registered problems.

    According to KEK’s announcement, the unit has been synchronized with the electromagnetic network in the early hours of the morning and is currently in regular, stable operation.

    Kosovo Energy Company ( KEK U.S.A. reports that, after successfully completing the technical interventions and sanctioning the recorded problems, TC Kosova A unit has been synchronized with the electromagnetic network in the early hours of the morning and is currently in regular, stable operation. Returning the unit to operations is the result of intensive engagement, professionalism and dedication of technical teams, which acted effectively to eliminate problems and restore the unit to function, KEK has announced.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Njësia A3 e Kosovës A rikthehet në operim

    Njësia A3 e Kosovës A rikthehet në operim

    Njësia A3 e Kosovës A rikthehet në operim

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A3 e termocentralit Kosova A është rikthyer në operim, pas përfundimit të ndërhyrjeve teknike dhe sanimit të problemeve të evidentuara.

    Sipas njoftimit të KEK-ut, njësia është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik në orët e para të mëngjesit dhe aktualisht është në operim të rregullt, me gjendje stabile.

    “Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) njofton se, pas përfundimit me sukses të ndërhyrjeve teknike dhe sanimit të problemeve të evidentuara, njësia A3 e TC Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik në orët e para të mëngjesit dhe aktualisht është në operim të rregullt, me gjendje stabile. Rikthimi i njësisë në operim është rezultat i angazhimit intensiv, profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipeve teknike, të cilat vepruan me efikasitet për eliminimin e problemeve dhe rikthimin e njësisë në funksion”, ka njoftuar KEK.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Spain declares three days of mourning after the train accident of 68 dead

    Spain has declared three days of national mourning after the severe railway accident, where at least 68 people have lost their lives and dozens more have been injured.

    The event is considered one of the most serious railway accidents in Europe’s modern history, writes the BBC, broadcast Duguagjini.

    Emergency teams have been working all night, under the bright lighting of reflectors, cutting out metal parts of cars and looking for victims. Many of the people who lost their lives have not yet been identified.

    Spanish authorities have begun investigating the causes of the accident, which occurred Wednesday morning when a train traveling from Madrid to Seville crashed into another train that was stopped on the tracks.

    Spanish Prime Minister Pedro Sánchez has said the whole country is in mourning.

    All of Spain is in mourning. Lives are destroyed, families are separated and pain is extraordinary, Sánchez stated.

    According to Spain’s Interior Ministry, hundreds of members of emergency teams are engaged at the site of the event to assist in search-saving operations. Fears and helicopters have also been used to locate victims and remove the ruins.

    Spanish Minister of Transport, slaincar Puente, has announced that the train of the private railway company Iryo, which had stopped on the track, had 147 passengers aboard. According to him, the train had stopped because of a defect in the computer system.

    Puente explained that, in the event of a system failure, the control gets a 24-hour centre in Madrid. However, according to the minister, this centre had made a decision that he described as inexplicable, guiding trains to resume without speed limits.

    Audio communications records between train controllers in Madrid and the conductors seem to indicate that one of the high-speed trains had been given permission to continue moving, although another train had been stopped before him.

    The Iryo Company has declared that its train was backbound by another train, operated by the state railway company Renfe, which had 397 passengers aboard.

    The power of the crash caused several cars to climb off the tracks and end up on steep terrain below the railway level.

    The Witnesses have described serious scenes after the accident, saying that passengers were shouting, covered in blood, and trapped in their seats. Smoke had spread in some cars, and one of them was on fire.

    Prime Minister Sánchez has ruled Spain unacceptable for facing two serious railway accidents within a year. In January, 46 people lost their lives in a high – speed train accident near Cordoba, on the same railway line, but farther south.

    After the accident, most political parties have suspended their campaigns for the upcoming elections, in respect for victims and their families.

    The exception has made the far-right Vox party. Its leader, Santiago Abascal, said the party would not participate in what he described as an attempt to use mourning to silence criticism of the country’s railway infrastructure.

    Source Layer: Dukeagini

  • Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 të vdekur

    Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 të vdekur

    Spanja ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas aksidentit të rëndë hekurudhor, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

    Ngjarja konsiderohet një nga aksidentet më të rënda hekurudhore në historinë moderne të Evropës, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

    Ekipet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës, nën ndriçimin e fuqishëm të reflektorëve, për të prerë pjesët metalike të vagonëve dhe për të kërkuar viktimat. Shumë prej personave që humbën jetën ende nuk janë identifikuar.

    Autoritetet spanjolle kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, i cili ndodhi të mërkurën në mëngjes, kur një tren që udhëtonte nga Madridi drejt Seviljes u përplas me një tren tjetër që ishte i ndalur në shina.

    Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka thënë se i gjithë vendi është në zi.

    “E gjithë Spanja është në zi. Jetët janë shkatërruar, familjet janë ndarë dhe dhimbja është e jashtëzakonshme”, deklaroi Sánchez.

    Sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës, qindra pjesëtarë të ekipeve të emergjencës janë angazhuar në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit. Për gjetjen e viktimave dhe largimin e rrënojave janë përdorur gjithashtu dronë dhe helikopterë.

    Ministri spanjoll i Transportit, Óscar Puente, ka bërë të ditur se treni i kompanisë private hekurudhore Iryo, i cili ishte ndalur në shina, kishte 147 pasagjerë në bord. Sipas tij, treni kishte ndaluar për shkak të një defekti në sistemin kompjuterik.

    Puente shpjegoi se, në rast të një dështimi të sistemit, kontrollin e merr një qendër 24-orëshe në Madrid. Megjithatë, sipas ministrit, kjo qendër kishte marrë një vendim që ai e cilësoi si “të pashpjegueshëm”, duke udhëzuar trenat të rifillonin lëvizjen pa kufizime të shpejtësisë.

    Regjistrimet audio të komunikimeve ndërmjet kontrollorëve të trenave në Madrid dhe makinistëve duket se tregojnë se njërit prej trenave të shpejtësisë së lartë i ishte dhënë leja për të vazhduar lëvizjen, ndonëse një tren tjetër përpara tij kishte mbetur i ndalur.

    Kompania Iryo ka deklaruar se treni i saj ishte “goditur nga prapa” nga një tren tjetër, i operuar nga kompania shtetërore hekurudhore Renfe, i cili kishte 397 pasagjerë në bord.

    Fuqia e përplasjes bëri që disa vagonë të dilnin nga shinat dhe të përfundonin në një terren të pjerrët, poshtë nivelit të hekurudhës.

    Dëshmitarët kanë përshkruar skena të rënda pas aksidentit, duke thënë se pasagjerët bërtisnin, ishin të mbuluar me gjak dhe kishin mbetur të bllokuar në ulëset e tyre. Në disa vagonë ishte përhapur tym, ndërsa njëri prej tyre kishte marrë flakë.

    Kryeministri Sánchez e ka cilësuar të papranueshme që Spanja të përballet me dy aksidente të rënda hekurudhore brenda një viti. Në janar, 46 persona humbën jetën në një aksident me tren të shpejtësisë së lartë pranë Kordobës, në të njëjtën linjë hekurudhore, por më në jug.

    Pas aksidentit, shumica e partive politike kanë pezulluar fushatat e tyre për zgjedhjet e ardhshme, në shenjë respekti për viktimat dhe familjet e tyre.

    Përjashtim ka bërë partia e ekstremit të djathtë Vox. Lideri i saj, Santiago Abascal, deklaroi se partia nuk do të marrë pjesë në atë që ai e përshkroi si përpjekje për të “përdorur zinë për të heshtur kritikat” ndaj infrastrukturës hekurudhore të vendit.

    Burimi: Dukagjini

  • Kosova përballë raportit të ri të Komisionit Evropian

    Kosova përballë raportit të ri të Komisionit Evropian

    Gazmir Raci

    Pak ditë para publikimit të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, është me rëndësi t’u rikthehemi gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit të vitit 2025, për të kuptuar se ku kemi shënuar progres, ku kemi ngecur dhe cilat janë sfidat që vazhdojnë të kërkojnë vëmendjen e institucioneve tona.

    Tani që, pas një periudhe të gjatë të ngërçit politik dhe institucional, institucionet e Kosovës duket se janë stabilizuar dhe kanë filluar t’i rikthehen funksionimit të rregullt, krijohet një mundësi e rëndësishme për përshpejtimin e reformave. Kosova duhet t’i rikthehet agjendës së integrimit evropian me një ritëm shumë më të lartë, sepse nuk ka më kohë për të humbur.

    Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025 ofron një pasqyrë të zhvillimeve politike, institucionale dhe ekonomike, duke evidentuar si përparimet e arritura, ashtu edhe sfidat që vazhdojnë ta përcjellin vendin në rrugën e integrimit evropian.

    Në aspektin politik dhe institucional, raporti vlerëson se zgjedhjet parlamentare janë zhvilluar në mënyrë demokratike dhe konkurruese. Megjithatë, ngërçi politik dhe vështirësitë në funksionalizimin e institucioneve kanë ndikuar në ngadalësimin e agjendës së reformave dhe procesit të integrimit evropian.

    Në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, Komisioni Evropian ka evidentuar progres të kufizuar. Pavarësisht disa zhvillimeve pozitive në trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, mbeten të nevojshme reformat që garantojnë pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e sistemit të drejtësisë.

    Në aspektin ekonomik, Kosova ka ruajtur rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar. Megjithatë, sfidat strukturore, papunësia, ekonomia informale dhe nevoja për investime më të qëndrueshme vazhdojnë të kërkojnë politika afatgjata zhvillimore.

    Liria e medias dhe administrata publike mbeten fusha ku kërkohet angazhim më i madh institucional. Komisioni Evropian ka theksuar nevojën për forcimin e pavarësisë së institucioneve, transparencës, profesionalizmit dhe zbatimit të reformave.

    Në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet një komponent i rëndësishëm i perspektivës evropiane. BE përmes këtij raporti kërkon zbatimin e marrëveshjeve të arritura, uljen e tensioneve dhe përkushtim ndaj dialogut.

    Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor – mundësi që kërkon rezultate konkrete

    Një dimension veçanërisht i rëndësishëm i agjendës evropiane është zbatimi i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, një instrument financiar dhe reformues që synon përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe afrimin gradual të vendeve të rajonit me tregun e përbashkët evropian.

    Në kuadër të këtij instrumenti, Kosovës i janë ndarë potencialisht 882.6 milionë euro në grante dhe kredi të favorshme deri në fund të vitit 2027, të kushtëzuara me përmbushjen e reformave të dakorduara me Komisionin Evropian. Pas ratifikimit të marrëveshjeve përkatëse, në prill 2026 Komisioni Evropian filloi transferimin e parafinancimit prej 61.8 milionë eurosh, duke hapur një fazë të re të zbatimit të këtij instrumenti.

    Sa i përket përmbushjes së kritereve, sipas raportimit zyrtar të Qeverisë së Kosovës të shtatorit 2026, deri më 30 qershor ishin zbatuar dhe raportuar në Komisionin Evropian 20 hapa reformues, me vlerë të ndërlidhur prej 153.3 milionë eurosh. Këto rezultate ishin dorëzuar për vlerësim në Komisionin Evropian, prandaj duhet bërë dallimi ndërmjet reformave të raportuara nga institucionet vendore dhe atyre të verifikuara e të pranuara për financim nga BE-ja. Kjo dëshmon se procesi ka filluar të prodhojë rezultate konkrete, por edhe se mbetet punë e konsiderueshme për përmbushjen e plotë të zotimeve.

    Plani i Rritjes nuk duhet të shihet vetëm si mundësi për përfitime financiare, por si mekanizëm për modernizimin e ekonomisë, forcimin e sundimit të ligjit, përmirësimin e administratës publike dhe rritjen e konkurrueshmërisë së Kosovës.

    Për këtë arsye, institucionet duhet të sigurojnë koordinim të vazhdueshëm, zbatim brenda afateve dhe transparencë në raportimin e rezultateve, në mënyrë që fondet e disponueshme të shfrytëzohen sa më plotësisht.

    Një zhvillim tjetër pozitiv në agjendën evropiane të Kosovës është emërimi i kryenegociatorit për integrim në Bashkimin Evropian, i cili njëkohësisht ushtron përgjegjësinë e Koordinatorit Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje. Ky është një hap i rëndësishëm institucional që dëshmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për t’i dhënë procesit të integrimit evropian një koordinim më të qartë, më të strukturuar dhe më funksional. Emërimi i z. Jeton Zulfajt në këtë pozitë krijon mundësi për një komunikim më të drejtpërdrejtë dhe të koordinuar me institucionet e Bashkimit Evropian, veçanërisht me Komisionin Evropian, si dhe për mbikëqyrjen e zbatimit të reformave të përcaktuara në Planin e Rritjes së BE-së.

    Procesi i Berlinit dhe integrimi rajonal

    Një rëndësi të veçantë ka edhe përmbushja e angazhimeve që dalin nga Procesi i Berlinit, si dhe pjesëmarrja aktive në iniciativat evropiane për Ballkanin Perëndimor. Kosova ka bërë hapa pozitivë në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal, përfshirë pjesëmarrjen në marrëveshjet për mobilitetin, bashkëpunimin ekonomik dhe lehtësimin e tregtisë.

    Një zhvillim pozitiv për Kosovën ishte edhe kryesimi i CEFTA-s gjatë vitit 2025, kur u miratuan 11 vendime të rëndësishme për lehtësimin e tregtisë dhe bashkëpunimin rajonal. Po ashtu, emërimi i znj. Pranvera Kastratit në krye të Sekretariatit të CEFTA-s përbën arritje në përfaqësimin profesional të Kosovës dhe forcimin e rolit të saj në proceset e integrimit ekonomik rajonal dhe evropian.

    Zbatimi i Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal 2025-2028, avancimi i Agjendës së Gjelbër, ndërlidhja infrastrukturore, transformimi digjital dhe lehtësimi i lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit janë hapa që mund të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset. Në këtë drejtim, Procesi i Berlinit, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, Fondet IPA, Plani i Rritjes dhe instrumentet e tjera të Bashkimit Evropian duhet të trajtohen si procese plotësuese dhe jo si agjenda të ndara.

    Pjesëmarrja aktive dhe zbatimi i marrëveshjeve rajonale janë njëkohësisht mundësi ekonomike, përgjegjësi ndërkombëtare dhe instrumente për ta afruar Kosovën me standardet dhe tregun evropian.

    Samiti i fundit i Procesit të Berlinit, i mbajtur më 22 tetor 2026 në Budvë të Malit të Zi, ritheksoi rëndësinë e përshpejtimit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, zbatimit të marrëveshjeve rajonale dhe afrimit gradual me tregun e përbashkët të BE-së. Në fokus të diskutimeve ishin edhe zhvillimi ekonomik, ndërlidhja energjetike, transformimi digjital dhe forcimi i sigurisë rajonale.

    Këto prioritete paraqesin mundësi për të avancuar agjendën e reformave, për të shfrytëzuar planin e rritjes dhe për të përmbushur angazhimet e Procesit të Berlinit. Mesazhi kryesor është se integrimi evropian kërkon jo vetëm marrëveshje dhe zotime politike, por mbi të gjitha zbatim konkret dhe rezultate të matshme për qytetarët.

    Integrimi evropian në një realitet të ri gjeopolitik

    Rëndësia e integrimit evropian të Kosovës dhe e gjithë Ballkanit Perëndimor bëhet edhe më e madhe në rrethanat aktuale gjeopolitike. Agresioni i vazhdueshëm i Federatës Ruse kundër Ukrainës, kërcënimet e sigurisë në kontinentin evropian, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimet ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit kanë krijuar një mjedis ndërkombëtar me pasiguri të mëdha politike, ekonomike dhe të sigurisë. Këto zhvillime ndikojnë edhe në sigurinë energjetike, zinxhirët e furnizimit, tregtinë ndërkombëtare dhe stabilitetin ekonomik të vendeve të vogla, përfshirë Kosovën.

    Në këtë kontekst, zgjerimi i BE-së po merr gjithnjë e më shumë rëndësi strategjike, jo vetëm si projekt ekonomik dhe politik, por edhe si investim afatgjatë në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit. Edhe Komisioni Evropian, përmes iniciativave të fundit për përgatitjen e BE-së për zgjerimin e ardhshëm, ka ritheksuar dimensionin gjeopolitik të këtij procesi.

    Për Kosovën, ky realitet kërkon një qasje të koordinuar ndërmjet reformave të brendshme, diplomacisë aktive, bashkëpunimit rajonal dhe përafrimit të vazhdueshëm me politikat e Bashkimit Evropian.

    Kosova ka interes strategjik që të jetë sa më shpejt pjesë e familjes evropiane si dhe NATO-së, duke kontribuar në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e përbashkët.

    Kosova dhe NATO

    Në rrethanat aktuale gjeopolitike, të karakterizuara nga lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe kërcënimet ndaj sigurisë evropiane, forcimi i marrëdhënieve të Kosovës me NATO-n mbetet një prioritet strategjik. Prania e forcave të KFOR-it vazhdon të jetë faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin, ndërsa zhvillimi dhe modernizimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës përbën një hap pozitiv drejt përafrimit me standardet e NATO-së.

    Megjithatë, anëtarësimi i Kosovës në Aleancë mbetet sfidë diplomatike, veçanërisht për shkak të mosnjohjes së pavarësisë nga katër shtete anëtare. Prandaj, intensifikimi i diplomacisë, forcimi i partneritetit me SHBA-në dhe aleatët evropianë, si dhe avancimi drejt Partneritetit për Paqe, janë objektiva të rëndësishëm. Integrimi në Bashkim Evropian dhe Aleancën NATO janë dy procese plotësuese që për Kosovën përfaqësojnë garanci afatgjata për zhvillim, stabilitet dhe siguri. Në këtë kontekst, përshpejtimi i agjendës euroatlantike mbetet interes strategjik shtetëror.

    Si përfundim

    Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025 nuk paraqet një situatë vetëm pozitive apo vetëm negative. Ai evidenton përparime në fusha të caktuara, por njëkohësisht tregon se ritmi i reformave mbetet i pamjaftueshëm për të përmbushur kërkesat e procesit të integrimit evropian.

    Një nga mesazhet më të rëndësishme është se shumë rekomandime të viteve paraprake vazhdojnë të mbeten aktuale. Kjo tregon se sfida kryesore nuk qëndron vetëm te hartimi i politikave dhe miratimi i legjislacionit, por edhe te zbatimi i tyre në praktikë.

    Me rikthimin gradual të funksionalitetit institucional, përgjegjësia për avancimin e agjendës evropiane bëhet edhe më konkrete. Qeveria, Kuvendi dhe institucionet e tjera përgjegjëse kanë mundësinë të përqendrohen në përmbushjen e rekomandimeve, zbatimin e Agjendës së Reformave, shfrytëzimin e Planit të Rritjes dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

    Integrimi evropian nuk duhet të mbetet vetëm objektiv politik apo diplomatik, por duhet të shndërrohet në proces të matshëm të forcimit të institucioneve, zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

    Raporti i vitit 2026 do të jetë një mundësi e re për të vlerësuar se sa ka përparuar Kosova dhe sa nga rekomandimet e mëparshme janë zbatuar.

    Në një Evropë që po përballet me sfida të mëdha të sigurisë dhe me ndryshime të rëndësishme gjeopolitike, Kosova nuk duhet të humbasë mundësitë që ofron procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian. Stabiliteti institucional, reformat konkrete, bashkëpunimi rajonal dhe zbatimi i obligimeve ndërkombëtare janë elemente thelbësore për ta përshpejtuar këtë rrugëtim.

    Përkushtimi aktual i Komisionit Evropian ndaj procesit të zgjerimit, veçanërisht roli pozitiv i Komisioneres Marta Kos, krijon një momentum të rëndësishëm që Kosova duhet ta shfrytëzojë maksimalisht për përshpejtimin e integrimit evropian.

    Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por pothuajse katër vjet më vonë, shtetet anëtare ende nuk kanë marrë vendim që aplikimi i saj t’i nënshtrohet vlerësimit formal nga Komisioni Evropian. Është koha që shtetet anëtare të BE-së të tregojnë më shumë guxim dhe vendosmëri politike në raport me Kosovën. Vendi ynë meriton trajtim të drejtë të aplikimit dhe një perspektivë të qartë drejt marrjes së statusit kandidat, në përputhje me kriteret evropiane.

    Në këtë momentum të ri gjeopolitik, Kosova duhet të përshpejtojë reformat dhe të intensifikojë diplomacinë evropiane, ndërsa BE-ja duhet të avancojë procesin e saj të integrimit. Kosova nuk ka kohë për të humbur, por as Bashkimi Evropian nuk duhet ta lërë Kosovën të presë pafundësisht në dyert e tij.

  • THIS WORLD

    Poetry from: Mary Oliver
    ♪ Irena Donno

    I would like to write a poem about the world
    as though there is nothing to bewitch,
    But it’s impossible.
    Whatever the subject, the morning sun
    He will shed light on it.
    Tulip will feel the heat.
    Open petals will rub
    And it will be a star.
    Ants will be bored in the buds,
    Shounded by sweetness in the dark.
    As for the rocks on the coast, forget it
    That every man may be washed as gold.
    So I tried to think with my eyes closed,
    Of course the birds were singing.
    And wild poplars were shaking leaves.
    In the sweetest music.
    And this was followed by a pleasant, instant silence,
    who comes to us all together, caressing for us.
    As if we don’t hurry to listen to him.
    As for spiders, what else is in their nets?
    Even if they don’t say anything or feel like they don’t say anything.
    So fascinating is the world, we know, maybe they sing.
    So fascinating is the world, we know, maybe even the stars sing,
    And ants and peonies and hot stones,
    So happy are they where they are, on the coast.
    A place of gold.