Blog

  • KJO BOTË

    KJO BOTË

    Poezi nga: Mary Oliver
    Përktheu: Irena Dono

    Do të doja të shkruaja një poezi për botën
    sikur nuk ka asgjë për t’u magjepsur,
    por e pamundur më duket.
    Sido që të jetë tema, dielli i mëngjesit
    do të hedhë dritë mbi të.
    Tulipani do ta ndiejë nxehtësinë,
    petalet e hapura do të fërfëllojnë
    dhe yll do të bëhet.
    Milingonat do të mërziten në sythin e bozhureve,
    të velura nga ëmbëlsia e tepërt aty në errësirë.
    Sa për gurët në bregdet, harrojeni
    që secili mund të lahet si ar.
    Pra, u përpoqa të mendoja me sy mbyllur,
    sigurisht zogjtë po këndonin.
    Dhe plepat e egër po lëkundnin gjethet
    nën muzikën më të ëmbël.
    Dhe kjo pasohej nga një heshtje e bukur, e çastit,
    e cila vjen te të gjithë ne, na i përkëdhel veshin pak nga pak,
    sikur ne të mos nxitojmë ta dëgjojmë.
    Sa për merimangat, ç’ tjerin vallë në rrjetat e tyre?
    Edhe sikur të mos thonë gjë, ose të duket se asgjë nuk thonë.
    Aq magjepsëse është bota, s’e dimë, ndoshta ato këndojnë.
    Aq magjepsëse është bota, s’e dimë, ndoshta edhe yjet këndojnë,
    Dhe milingonat dhe bozhuret dhe gurët e ngrohtë,
    aq të lumtur janë aty ku janë, në bregdet,
    në vend që të mbuluar në ar të jenë.

  • Data leaks of over 41,000 US security workers, including ICE agents

    Personal and professional data of more than 41,000 US Department of Homeland Security ( DHS, including thousands of immigration law enforcement agents, have been published online after a major cyber security incident.

    The resulting information includes names, working addresses, phone numbers and descriptions of the offices of agencies such as the Migration and Customs Service ( ICE) and Customs and Border Protection ( CBP), transmitsgraphy.

    A spokesman for The DHS stated that the institution is aware of a possible security breach and is working to address the situation. We take seriously all threats against our employees and officials and we will make sure that they are properly protected, he said, adding that the public will be informed when there are more details.

    The data was released on Wednesday on a base called Icepick. According to reports, information was provided by a group calling itself the Department of Peace, while cyber security journalist and researcher maia crimew and the Dicret-Distributed Denial platform ( DDoSecrets helped publish them.

    According to the database, more than 21,000 of the people involved work for CBP, while approximately 6,600 are part of ICE. The data also includes workers of Homeland Security Investments, the Federal Service for Protection and the Agency for Cyber Security and Infrastructure.

    In addition to employee data, publication contains names of operations that had not been made public before, information about agents who conducted or participated in them, as well as some of the technologies used, including tools provided by Cellbrate and Palatir.

    Representatives of the groups involved said the goal was not to create a full list of every DHS agent, but to increase accountability. Emma Best, co-founder of DDoSecrets, said the publication highlights officials responsible for monitoring secret operations, investigating persons who reveal confidential information and expulsion programmes.

    A Department of Peace spokesman linked the action to the activities of ICE agents. He referred to a statement by Secretary of Homeland Security Markway Mullin on July 17, when he said he was getting pressure on the agency. Mullin took office as secretary in March.

    According to the Department of Peace, employee profiles were provided through the centralised Okta identification and entrance service used by organisations to control access to internal platforms. A company spokeswoman said Okta is aware of the claims, but that there is no evidence that its systems or data have been compromised.

    The incident comes after several other cyber security cases affecting American institutions. Last month, the ShinyHunters group attacked the FBI and received personal information from thousands of agents. In the past few days, the Federal Election Commission was removed from office due to an alleged cyberattack attempt.

    The flow of data occurs in a period when public opposition to immigration operations in the US has increased, while President Donald Trump’s administration has expanded the arrests and expulsions of persons allegedly illegally located in the country.

    During this year, several immigration operations have ended with violence. According to the report, ICE agents have shot at more than two dozen people and killed at least nine. Among the victims are Alex Pretti and Renee Good, who were shot to death by ICE agents in Minnesota, although there were no targets of arrests.

    Migration agents often perform operations with faces covered by masks and glasses, while American politicians have demanded that the DHS implement the legal obligation to identify them.

    According to Migration Policy Institute data, since Trump’s return to the White House in 2025, the U.S. has accomplished nearly a million expulsions. More than 70 percent of those expelled, according to the same source, had no penal precedents. /Telegraphy/

  • Rrjedhin të dhënat e mbi 41 mijë punonjësve të sigurisë në SHBA, përfshirë agjentë të ICE-it

    Rrjedhin të dhënat e mbi 41 mijë punonjësve të sigurisë në SHBA, përfshirë agjentë të ICE-it

    Të dhënat personale dhe profesionale të më shumë se 41 mijë punonjësve të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS), përfshirë mijëra agjentë të zbatimit të ligjit për imigracionin, janë publikuar në internet pas një incidenti të madh të sigurisë kibernetike.

    Informacionet e rrjedhura përfshijnë emra, adresa pune, numra telefoni dhe përshkrime të detyrave të punonjësve të agjencive si Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe Dogana dhe Mbrojtja Kufitare (CBP), transmeton Telegrafi.

    Një zëdhënës i DHS-së deklaroi se institucioni është në dijeni të një shkeljeje të mundshme të sigurisë dhe po punon për ta trajtuar situatën. “Ne i marrim seriozisht të gjitha kërcënimet ndaj punonjësve dhe zyrtarëve tanë dhe do të sigurohemi që ata të mbrohen siç duhet”, tha ai, duke shtuar se publiku do të informohet kur të ketë më shumë detaje.

    Të dhënat u publikuan të mërkurën në një bazë të quajtur “Icepick”. Sipas raportimeve, informacionet u siguruan nga një grup që e quan veten Department of Peace, ndërsa gazetarja dhe studiuesja e sigurisë kibernetike maia crimew dhe platforma Distributed Denial of Secrets (DDoSecrets) ndihmuan në publikimin e tyre.

    Sipas bazës së të dhënave, më shumë se 21 mijë nga personat e përfshirë punojnë për CBP-në, ndërsa afro 6,600 janë pjesë e ICE-it. Të dhënat përfshijnë gjithashtu punonjës të Homeland Security Investigations, Shërbimit Federal për Mbrojtjen dhe Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën.

    Përveç të dhënave të punonjësve, publikimi përmban emra të operacioneve që nuk ishin bërë më parë publikë, informacione për agjentët që i drejtonin ose merrnin pjesë në to, si dhe për disa nga teknologjitë e përdorura, përfshirë mjete të ofruara nga Cellebrite dhe Palantir.

    Përfaqësuesit e grupeve të përfshira thanë se synimi nuk ishte krijimi i një liste të plotë të çdo agjenti të DHS-së, por rritja e llogaridhënies. Emma Best, bashkëthemeluese e DDoSecrets, deklaroi se publikimi nxjerr në pah zyrtarë përgjegjës për mbikëqyrjen e operacioneve të fshehta, hetimet ndaj personave që nxjerrin informacione konfidenciale dhe programet e dëbimit.

    Një zëdhënës i Department of Peace e lidhi veprimin me aktivitetet e agjentëve të ICE-it. Ai iu referua një deklarate të sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, më 17 korrik, kur ky i fundit tha se po “rriste presionin” ndaj agjencisë. Mullin mori detyrën si sekretar në muajin mars.

    Sipas Department of Peace, profilet e punonjësve u siguruan përmes shërbimit të identifikimit dhe hyrjes së centralizuar Okta, që përdoret nga organizatat për të kontrolluar qasjen në platformat e brendshme. Një zëdhënëse e kompanisë tha se Okta është në dijeni të pretendimeve, por se nuk ka prova që sistemet ose të dhënat e saj janë komprometuar.

    Incidenti vjen pas disa rasteve të tjera të sigurisë kibernetike që kanë prekur institucione amerikane. Muajin e kaluar, grupi ShinyHunters sulmoi FBI-në dhe mori informacione personale të mijëra agjentëve. Ndërkohë, ditët e fundit, Komisioni Federal i Zgjedhjeve u nxor jashtë funksionit për shkak të një përpjekjeje të dyshuar për sulm kibernetik.

    Rrjedhja e të dhënave ndodh në një periudhë kur kundërshtimi publik ndaj operacioneve të imigracionit në SHBA është shtuar, ndërsa administrata e presidentit Donald Trump ka zgjeruar arrestimet dhe dëbimet e personave që dyshohet se ndodhen ilegalisht në vend.

    Gjatë këtij viti, disa operacione të imigracionit kanë përfunduar me dhunë. Sipas raportimit, agjentët e ICE-it kanë qëlluar ndaj më shumë se dy duzina personash dhe kanë vrarë të paktën nëntë. Mes viktimave janë Alex Pretti dhe Renee Good, të cilët u qëlluan për vdekje nga agjentë të ICE-it në Minnesota, ndonëse nuk ishin objektivat e arrestimeve.

    Agjentët e imigracionit shpesh kryejnë operacione me fytyrat e mbuluara nga maska dhe syze, ndërsa politikanë amerikanë kanë kërkuar që DHS-ja të zbatojë detyrimin ligjor për identifikimin e tyre.

    Sipas të dhënave të Migration Policy Institute, që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025, SHBA-ja ka kryer afro një milion dëbime. Më shumë se 70 për qind e personave të dëbuar, sipas të njëjtit burim, nuk kishin precedentë penalë. /Telegrafi/

  • EU backs proposal for Canadian status

    According to The Guardian and Reuters, the new draft envisions the EU and Canada working on determining the concept of an increasingly close relationship until their 2027 summit.

    The proposal for associate status was submitted by European Commission President Ursula von der Leeyen, in her speech on the Union’s situation last month. However, the initiative met with opposition from several European capitals, including Berlin, Paris, Rome and Athens.

    Concerns related to the fact that associate membership status is not defined in EU treaties, while its legal implications remain unclear and the way Canada could be included in union institutions and decision-making processes.

    Germany has rejected using this term, arguing that such status should be linked to countries aimed at full EU membership, such as Ukraine and Montenegro.

    Meanwhile, Canadian Prime Minister Mark Carney has stressed that, for his country, concrete benefits from co-operation, not the appointment of relations with the EU.

    The EU Summit is held in Montreal on October 29th and 30th, with the aim of deepening co-operation in trade, energy, defence, early critical materials and digital technology.

    Access to Europe is part of Canada’s efforts to diversify economic partnerships and reduce dependence on the United States at a time of commercial tension between Otawa and Washington.

    Source Layer: RTKLive

  • BE-ja tërhiqet nga propozimi për status të asociuar për Kanadanë

    BE-ja tërhiqet nga propozimi për status të asociuar për Kanadanë

    Sipas The Guardian dhe Reuters, drafti i ri parasheh që BE-ja dhe Kanadaja të punojnë për përcaktimin e konceptit të një “marrëdhënieje gjithnjë e më të ngushtë” deri në samitin e tyre të vitit 2027.

    Propozimi për statusin e asociuar ishte paraqitur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit muajin e kaluar. Megjithatë, nisma hasi në kundërshtime nga disa kryeqytete evropiane, përfshirë Berlinin, Parisin, Romën dhe Athinën.

    Shqetësimet lidhen me faktin se statusi i “anëtarësimit të asociuar” nuk përcaktohet në traktatet e BE-së, ndërsa mbeten të paqarta implikimet e tij ligjore dhe mënyra se si Kanadaja do të mund të përfshihej në institucionet dhe proceset vendimmarrëse të unionit.

    Gjermania ka kundërshtuar përdorimin e këtij termi, duke argumentuar se një status i tillë duhet të lidhet me vendet që synojnë anëtarësimin e plotë në BE, si Ukraina dhe Mali i Zi.

    Ndërkohë, kryeministri kanadez, Mark Carney, ka theksuar se për vendin e tij rëndësi kanë përfitimet konkrete nga bashkëpunimi, e jo emërtimi i marrëdhënies me BE-në.

    Samiti BE–Kanada mbahet në Montreal më 29 dhe 30 tetor, me synimin për të thelluar bashkëpunimin në tregti, energji, mbrojtje, lëndë të para kritike dhe teknologji digjitale.

    Afrimi me Evropën është pjesë e përpjekjeve të Kanadasë për të diversifikuar partneritetet ekonomike dhe për të ulur varësinë nga Shtetet e Bashkuara, në një kohë tensionesh tregtare mes Otavës dhe Uashingtonit.

    Burimi: RTKLive

  • German-Kosovo Economic Forum continues with business meetings

    During the first day, discussions focused on strengthening economic co-operation between the two countries, digital transformation, artificial intelligence, renewable energy and modern industry development.

    Prime Minister Albin Kurti and German Ambassador to Kosovo Rainer Rudolph attended the forum, which stressed the importance of economic relations and opportunities for further co-operation.

    Today it is dedicated to direct meetings between Kosovo and German companies, with the aim of identifying concrete investment opportunities and creating new partnerships.

    Discussions for the Kosovo business diaspora in Germany, sustainable production and expansion of industrial co-operation are also envisioned under the programme.

    The forum is organised by the German-Kosovo Economic Oda and aims to promote German investments in Kosovo, as well as to create new development opportunities for the two countries’ businesses.

    Source Layer: RTKLive

  • Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar vazhdon me takime mes bizneseve

    Forumi Ekonomik Gjermano-Kosovar vazhdon me takime mes bizneseve

    Gjatë ditës së parë, diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, transformimin digjital, inteligjencën artificiale, energjinë e ripërtëritshme dhe zhvillimin e industrisë moderne.

    Në hapjen e forumit morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, të cilët theksuan rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm.

    Dita e sotme i kushtohet takimeve të drejtpërdrejta ndërmjet kompanive kosovare dhe gjermane, me synimin për të identifikuar mundësi konkrete investimi dhe për të krijuar partneritete të reja.

    Në kuadër të programit janë paraparë edhe diskutime për diasporën e biznesit kosovar në Gjermani, prodhimin e qëndrueshëm dhe zgjerimin e bashkëpunimit industrial.

    Forumi organizohet nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe synon të nxisë investimet gjermane në Kosovë, si dhe të krijojë mundësi të reja zhvillimi për bizneset e të dy vendeve.

    Burimi: RTKLive

  • KEK-u rikthen në funksion njësinë A3 të Termocentralit Kosova A

    KEK-u rikthen në funksion njësinë A3 të Termocentralit Kosova A

    KEK-u rikthen në funksion njësinë A3 të Termocentralit Kosova A

    Njësia A3 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në funksion dhe aktualisht po operon në gjendje stabile, pas përfundimit të ndërhyrjeve teknike.

    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik në orët e para të mëngjesit, pas sanimit të problemeve të evidentuara.

    Sipas KEK-ut, rikthimi i njësisë në operim është bërë falë angazhimit të ekipeve teknike, të cilat kanë punuar për eliminimin e problemeve dhe normalizimin e funksionimit, transmeton Klankosova.tv.

    Me këtë rast, KEK-u ka shprehur mirënjohje për stafin rreth angazhimit dhe përkushtimin e treguar gjatë ndërhyrjeve.

  • Tajvani paralajmëron për kërcënim nga 53 anije kineze në ujërat e rajonit

    Tajvani paralajmëron për kërcënim nga 53 anije kineze në ujërat e rajonit

    Tajvani paralajmëron për kërcënim nga 53 anije kineze në ujërat e rajonit

    Tajvani ka ngritur shqetësimin për praninë e më shumë se 50 anijeve ushtarake dhe zyrtare kineze në një hapësirë të gjerë detare, nga jugu i Japonisë deri pranë Tajvanit dhe Filipineve.

    Joseph Wu, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Tajvanit, deklaroi se aktiviteti i njëkohshëm i anijeve kineze përbën një kërcënim të dukshëm për sigurinë rajonale, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas një harte të publikuar prej tij në rrjetin social X, janë identifikuar gjithsej 53 anije, prej të cilave 34 janë anije luftarake të marinës kineze. Në mesin e tyre ndodhet edhe aeroplanmbajtësja kineze Liaoning, e shoqëruar nga grupi i saj ushtarak.

    Sipas hartës, grupi i aeroplanmbajtëses ndodhej në lindje të Filipineve, ndërsa formacione të tjera kineze ishin pozicionuar në lindje dhe juglindje të Tajvanit, si dhe pranë bregdetit jugor të Japonisë.

  • PSG-ja gjen pasuesin e Kvaratskhelias, përgatit ofertën për yllin e Bayer Leverkusenit

    PSG-ja gjen pasuesin e Kvaratskhelias, përgatit ofertën për yllin e Bayer Leverkusenit

    PSG-ja ka nisur të mendojë për përforcimin e repartit ofensiv në afatin kalimtar të janarit, pas lëndimit të Khvicha Kvaratskhelias, ndërsa në listën e dëshirave të klubit francez është mesfushori ofensiv i Bayer Leverkusenit, Ibrahim Maza.

    Sipas gazetarit Florian Plettenberg të SkySport, drejtuesit e Paris Saint-Germainit kanë kontaktuar me përfaqësuesit e futbollistit algjerian, duke ua bërë të ditur interesimin për transferimin e tij në afatin kalimtar të dimrit.

    Kampionët francezë po kërkojnë një lojtar që mund të shtojë alternativat në fazën ofensive të skuadrës së trajnerit Luis Enrique dhe të ndihmojë në mbulimin e mungesës së Kvaratskhelias, i cili është jashtë fushave për shkak të një lëndimi në gju.

    Maza, 20-vjeçar, ka pasur një fillim të mirë të sezonit 2026/27 me Bayer Leverkusenin, duke regjistruar tri gola dhe tri asistime në 10 paraqitje zyrtare.

    Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të PSG-së, të cilët e shohin si një futbollist që mund t’i japë më shumë kreativitet dhe dinamizëm repartit ofensiv.

    Megjithatë, Luis Enrique ka deklaruar publikisht se lëndimi i sulmuesit gjeorgjian nuk e detyron klubin të bëjë një transferim të ri.

    Pavarësisht kësaj, trajneri spanjoll ka pranuar se drejtuesit e klubit po i përcjellin mundësitë në tregun e transferimeve.

    Aftësia e Mazës për të luajtur në qendër, por edhe për t’u zhvendosur në krahë, është një nga arsyet që e bëjnë atë një profil interesant për kampionët francezë.

    Në anën tjetër, Bayer Leverkuseni nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij në mes të sezonit. Klubi gjerman po përgatit një ofertë për vazhdimin e kontratës së futbollistit përtej qershorit të vitit 2030, me synimin për ta shpërblyer progresin e tij edhe përmes një rritjeje të pagës.

    Drejtuesit e Leverkusenit synojnë ta mbajnë Mazën në skuadër, çka mund ta bëjë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për PSG-në.

    Përfaqësuesit e futbollistit pritet të zhvillojnë takime me drejtuesit gjermanë gjatë nëntorit për të shqyrtuar ofertën e re të kontratës.

    Sidoqoftë, PSG-ja mbetet e interesuar për shërbimet e 20-vjeçarit dhe mund të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e tij nëse negociatat për rinovimin e kontratës me Leverkusenin nuk përparojnë siç pritet.

    Klubi francez synon ta shqyrtojë mundësinë e paraqitjes së një oferte zyrtare që në afatin kalimtar të janarit. /Telegrafi/